Krishterimi ndėr Shqiptarė - Simpozium Ndėrkombėtar - Tiranė, 16-19 Nėntor 1999
Seksioni i Gjuhės, Letėrsisė dhe Kulturės


Agron Xhagolli
Shqipėri

Elementi Biblik në Këngët Popullore Shqiptare

Folklori, si pėrcjellės gojor i ndjenjave, mendimeve, realiteteve tė caktuara bart nė qarkullimin dhe nė transmetimin e tij edhe prurje tė periudhave nga mė tė hershmet e shoqėrisė njerėzore. Por gjithnjė duhet pasur parasysh roli dorėvėnės i mjediseve tė njėpasnjėshme tė praktikimit tė krijimeve tė ndryshme folklorike. Nė kėtė kuptim, nga njera anė, dhe vetėqėnia e folklorit krijimtari artistike, nga ana tjetėr, nuk lejon qė ky i fundit tė konsiderohet njė strukturė e barazvlerėshme me analogen jetėsore tė periudhave historike, tė hershme apo tė vona.Edhe kėnga folklorike shqiptare, nė gjini e nė lloje tė caktuara, paraqitet si trajtuese temash e motivesh qė realisht tė kujtojnė periudha tė hershme tė shoqėrisė njerėzore. Tjetėr punė pastaj, nėse do tė diskutohej rreth kohėformimit tė kėtyre krijimeve dhe pikėmbėshtetjes sė tyre nismėtare.Pėr shkak tė regjistrimit relativisht tė vonė, pėrgjithėsisht tė folklorit shqiptar, duhet pranuar se ėshtė shumė i vėshtirė, pėr tė mos thėnė i pamundur, pėrcaktimi i kohėformimit tė shumicės sė krijimeve folklorike dhe, qė kėtej, edhe diferencat, pranėvėniet, pikėnisja, kohėfomimi, kohėzgjatja, rimarrja, vazhdimėsia pėr ēdo krijim folklorik. Gjithsesi, ne sot gjykojmė nga ē' kemi tė regjistruar.Kjo do tė thotė se mjaft mekanizma tė procedimit folklorik dhe, pėr mė tepėr, ngjizjet, ndėrfutjet, kontaminimet, kohėshkėmbimet tė mbeten deri nė fund tė paqarta e tė papėcaktuara. Rolet dhėnėse e marrėse, periudhat e realizimit tė kėtyre proceseve mbeten gjithnjė nė sferėn konceptuale, vartėsisht nga individėt. Faktikisht ne sot do ta vlerėsojmė ēdo krijim folklorik nga pozicioni gjendje e tij, nė momentin e fiksimit nė botime tė ndryshme apo nė dokumentime arkivore.Midis kėngėve folklorike ka tė tilla qė, si lloj, paraqiten tė krijuara herėt apo motive tė caktuara u pėrkasin stadeve tė hershme tė shoqėrisė parashqiptare. Nuk mund tė mos konsiderohen tė tilla kėngėt e kreshnikėve, baladat legjendare, kėngėt apo festat popullore kalendarike etj., qė pėr vetė motivet qė sjellin, hapėsirėn mendore qė rrokin, marrėdhėniet e normat zakonore qė pėrshkruajnė a flasin, ta ēojnė mendjen nė mote tė kahershme. Nga krijimet qė kemi tė regjistruara, nuk do tė mund tė realizohej pėrcaktimi i protokrijimeve tė stadit nistor apo tė flitet pėr marrje a pasurime gjatė qarkullimit tė ndėrduarshėm folklorik.Nga ky kėndvėshtrim do tė pėrpiqemi qė edhe nė kufijtė e kėtij kumtimi tė trajtojmė se cilat janė disa nga elementet biblike qė i ndeshim edhe nė kėngėt popullore shqiptare, pa pretenduar pėr ndriēimin e raporteve marrėse-dhėnėse, apo pėr tė folur pėr proces kontaminimi. Thjesht, do tė trajtojmė pėrbashkėsi qė i gjejmė nė bibėl dhe nė kėngėt folklorike shqiptare.Duhet tė themi se deri mė sot ėshtė bėrė fare pak pėr shikimin dhe trajtimin e kėtyre raporteve. Vetė fakti se krijimtaria folklorike shqiptare ka njohur si fazėn mė intensive tė regjistrimit tė saj kryesisht gjysmėn e dytė tė shekullit XIX, si dhe ndalesa qė u ėshtė bėrė nga shteti monist pėr rreth 50 vjet vlerave fetare, e pakėson mundėsinė e shqyrtimit tė plotė e tė gjithanshėm tė raporteve tė jetės folklorike me biblėn, tė efekteve mė tė gjera qė mund tė ketė pasur ky raport.Gjithsesi, edhe nga sa na e bėn tė mundshme gjendja e folklorit tė mbledhur, ėshtė me interes tė shihen drejtimet kryesore tė elementeve, motiveve apo ndėrsuazimeve biblike dhe kėngėve popullore shqiptare. Kėtu do theksuar fakti qė nė Shqipėri, edhe pse gjatė sundimit monist temat fetare nė pėrgjithėsi e ato biblike ne veēanti ishin tė ndaluara, fryma fetare e biblike nė folklor ishte e pranishme dhe gjatė qarkullimit folklorik.Pėrgjithėsisht, nė folklorin shqiptar ekzistojnė lidhje tė natyrave tė ndryshme me besimet e ndryshme fetare qė kanė ekzistuar apo qė vazhdojnė tė ekzistojnė edhe sot nė Shqipėri. Pėrvoja personale rreth 30-vjeēare nė kėrkimin sistematik tė folklorit shqiptar, na ka bindur se elementet fetare nė folklorin shqiptar kanė qenė e janė tė pranishme.Nė mbėshtetje tė pohimit tė mėsipėrm, do tė ndaleshim vetėm te njė lloj folklorik i veēantė, siē janė vajtimet. Edhe pse gjatė periudhės moniste nė Shqipėri ishin tė ndaluara ritet e praktikat fetare, gjatė vajtimeve ndesheshin mjaft elemente me origjinė apo ndikim religjioz. Ndėr tė tjera, gjatė vajtimeve shpreheshin edhe ide tė tilla, si pranimi i botės sė pėrtejme dhe tė pėrjetėshme, nė tė cilėn do tė shkonte shpirti i tė vdekurit; takimi dhe pėrshėndetjet e tij me tė afėrmit, miqtė e shokėt e vdekur mė parė; porositė se pėr ēfarė duhej tė interesohej i sapovdekuri nė botėn tjetėr etj. Lidhja e dy botėve, nė vazhdim tė njera-tjetrės, tregon se nė mendėsinė e njerėzve edhe gjatė monizmit besohej sinqerisht bota e pėrtejme, parajsa. Pra, pėr njė shumėsi njerėzish, bota njerėzore ishte e pėrkohshme dhe se kryesore ėshtė bota ku shkon njeriu pas vdekjes.Me ndėrgjegje a pa ndėrgjegje, populli shqiptar, pėrgjithėsisht, i ka pėrjetuar e pėrcjellė elementet biblike edhe nėpėrmjet veprimtarisė, praktikimit tė krijimeve folklorike me kėtė frymė. Edhe studjuesit, ndonėse mė pak, nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr, i kanė konfirmuar nė punėn e tyre mbledhėse dhe mė pak nė atė botuese, elementet biblike tė folklorit shqiptar, si vlera tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi.Nė njė plan mė tė pėrgjithshėm, elementet, motivet biblike qė i gjejmė tė pranishme edhe nė kėngėt folklorike shqiptare, do t'i gruponim nė tri ndarje tė veēanta. Sė pari, kėngėt popullore me motive dhe trajtesė tė mirėfilltė biblike. Sė dyti, kėngėt popullore qė kanė motive biblike dhe trajtesė tė mėvetėsishme. Sė treti, kėngėt folklorike shqiptare nė tė cilat janė tė pranishme edhe elemente a figura biblike, por pa funksione determinuese. Le t'i analizojmė mė konkretisht tė trija grupimet e pėrmendura.Nė grupimin e parė do tė pėrfshinim tė gjitha ato krijime folklorike qė nė qendėr tė tyre kanė tėrėsisht motive fetare. Nė origjinė kėto janė kėngė kishtare, por jo liturgjike, pra nuk praktikohen gjatė ceremonive fetare. Kėtu ėshtė fjala kryesisht pėr kėngėt popullore qė te arbėreshėt nė Itali njihen pėrgjithėsisht me emrin kalimera.Kishim pasur rast tė lexonim nė botime tė ndryshme pėr kalimerat. Por mė gjerėsisht u informuam rreth tyre gjatė njė ekspedite kėrkimore-shkencore folklorike qė kryem, me kolegė nga Instituti i Kulturės Popullore, nė fshatra tė Kalabrisė e tė Sicilisė ku banojnė arbėreshė, mė 1993. Atje ndoqėm me rigorozitet praktikat fetare, u konsultuam me priftėrinj tė ndryshėm, pėr tė sqaruar sa mė mirė e qartė rolin e funksionet, strukturėn e kalimerave.Eshtė e nevojshme tė theksojmė se krijime tė ngjashme janė gjetur edhe nė Shqipėri, pavarėsisht se nuk njihen me emrin kalimera me tė cilin njihen tek arbėreshėt nė Itali.Jemi tė mendimit se pėr krijimin, praktikimin dhe pėrhapjen e kėtyre kėngėve kanė pasur rėndėsi tė dorės sė parė kisha me pėrfaqėsuesit e saj. Janė pikėrisht kėta tė fundit, ata qė kanė ndikuar nė kultivimin e kėtyre krijimeve, por edhe nė transmetimin gojor tė tyre deri nė ditėt tona.Koret e kishave nė fshatra tė ndryshme arbėreshe, tė formuara me zėra tė zgjedhur, pėrveē kėngėve tė mirėfillta tė praktikave fetare, qė janė pjesė pėrbėrėse e riteve dhe shėrbesave fetare, praktikonin edhe kalimerat apo kėngėt popullore me motive fetare, gjatė kohės sė tyre tė lirė, nė mėnyrė individuale a mė gjerė. Nė njė farė kuptimi, kėto kėngė sjellin informacione me njė gjuhė mė tė kapshme e mė tė kuptueshme pėr shtresat e ndryshme tė popullsisė, duke pasur njė trajtim tė qartė e konkret. Motivet e kėtyre krijimeve lidhen me festa tė caktuara fetare, si dhe me figura shenjtorėsh dhe praktikohen nė festa a momente fetare, si: Krishtlindjet, Pashkėt, Kreshmėt etj. Do tė pėrmendnim nė mėnyrė tė veēantė midis kėngėve folklorike tė kėtij grupimi tė parė kėngėn e Shėn Lazarit apo Shėn Lazėrit, si nga mė tė pėrhapurat. Kjo kėngė njihet edhe me emrin Kalimerja e Laxarit. Ky krijim praktikohet mė 25 prill dhe bėn fjalė pėr ringjalljen e Shėn Lazrit. Fėmijėt dhe tė rinjtė, natėn, shkojnė shtėpi mė shtėpi tė katundit dhe, duke kėnduar kėtė kėngė, nė fund marrin vezėt e kuqe qė ua jep e zonja e shtėpisė.Ėshtė me interes tė theksojmė se ky motiv i Lazarit ka ekzistuar dhe nė Shqipėri, si dhe tek arvanitėt nė Greqi. Midis varianteve tė mbledhura nė kėto tri mjedise ka mjaft pika takimi, gjė qė flet pėr tė njejtėn traditė etnokulturore tė popullit shqiptar, pėrpara pushtimit osman, ashtu siē ka dhe tė veēanta.Mund tė themi se pėrgjithėsisht variantet e arbėreshėve tė Italisė kanė tė bėjnė kryesisht me ringjalljen e Shėn Lazarit, nė dallim nga variantet e mbledhura nė Shqipėri, ku ka dhe vargje qė nuk lidhen drejtpėrdrejt me motivin fetar.Vetė bartėsit arbėreshė tė kėtyre kėngėve i dallojnė kalimerat si njė lloj i veēantė nga tėrėsia e llojeve folklorike qė ata praktikojnė.Kėtu do tė ndaleshim edhe tek vlerat e shumanshme qė sjellin krijime tė tilla. Krahas edukimit me moralin fetar, ato kanė shėrbyer pėr tė ndėrgjegjėsuar nė tė qenurit arbėresh. Kjo pasi tekstet janė nė tė folmen arbėreshe dhe ruajnė e ngulisin edhe mė mirė fjalėt, format gramatikore, strukturat sintaksore etj. tė sė folmes arbėreshe.Nė kėngėt folklorike tė grupimit tė dytė do tė pėrfshinim ato qė kanė motive biblike, por trajtesa nė pėrgjithėsi e kėngės paraqitet e mėvetėsishme. Grupimin e dytė do ta shihnim tė lidhur pikėrisht me ato kėngė popullore shqiptare tė llojeve tė ndryshme ku gjenden motive tė qarta biblike, qė i gjejmė dhe nė bibėl. Pavarėsisht nėse kemi tė bėjmė me paralele motivesh biblike, nė kėngėt folklorike shqiptare apo huazime motivesh, mendojmė se ėshtė mė me interes pėr t'u theksuar prania e motiveve biblike dhe nė kėngėt folklorike shqiptare, pėr tė realizuar pastaj bashkėpėrkimet e mundshme.Rrokja e tė gjitha motiveve analoge apo dhe e shndėrrimeve tė mundshme paraqitet njė punė mjaft e gjerė dhe pėr tė do tė ishte i nevojshėm thellimi dhe perceptimi gradual i paraleleve. Nė kufijtė e kumtesės qė po paraqesim do tė ndalemi vetėm nė dy-tri motive, sa pėr tė konkretizuar ndarjen tonė.Pėrmendim sė pari, motivin e ringjalljes apo tė ringritjes nga varri. Nėse pėr literaturėn biblike rasti mė tipik ėshtė ringjallja e Krishtit, nė folklorin shqiptar ringjalljen, nė forma tė ndryshme, e gjejmė nė disa lloje tė kėngėve folklorike. Ky motiv ėshtė i pranishėm nė balada, kėngė kreshnikėsh, vajtime, pėrsa u pėrket kėngėve folklorike.Pavarėsisht nga pėrpjekjet qė janė bėrė pėr ta paraqitur baladėn e Kostandinit dhe tė Doruntinės si njė trajtim rreth mbajtjes sė fjalės sė dhėnė apo besės, nė thelb tė kėsaj balade, me njė shtrirje mė tė gjerė sesa shqiptare, edhe ne mendojmė se kemi tė bėjmė, nė radhė tė parė, me motivin e ringjalljes. Habiten dhe zogjtė se si shkon i gjalli me tė vdekurin. Nėse nuk do tė ngrihej Kostandini nga varri, pra, nėse ai nuk do tė ringjallej, nuk do tė ekzistonte vetė balada. Ėshtė tjetėr problem pastaj se nga ē'faktorė kushtėzohet a nxitet kjo ringjallje.Lidhur ngushtė me ringjalljen realizohet edhe konfirmimi i jetės sė pėrtejme, besimi popullor te bota tjetėr. Kjo konstatohet nė tė gjithė folklorin shqiptar dhe, mesa duket, vjen nga burime religjioze.Ringjalljen e ndeshim edhe te kėngėt e kreshnikėve, por nė funksione tė tjera. Nė variante tė ndryshme Muji ose Halili, dy kryeheronjtė e eposit shqiptar tė kreshnikėve, vdesin. Ata varrosen dhe nė momente tė caktuara ringjallen. "'I mrekulli zoti e ka ba, / Prej vorrit Halili ka dalė".Nė kėto nivele paraqitet edhe ndonjė krijim i epikės historike, siē ėshtė konkretisht kėnga pėr Luftėn e Fushė Kosovės mė 1389. Mjafton tė kujtojmė se nė tė gjejmė dhe kokėn e prerė qė flet.Njė motiv tjetėr biblik qė e gjejmė dhe nė kėngėt folklorike shqiptare ėshtė sakrifica njerėzore. Krishti kryen kėtė sakrificė duke u shenjtėruar. Paralele tė kėsaj natyre gjenden edhe nė kėngėt folklorike shqiptare. Konkretisht, balada e njohur e murimit nė thelbin e saj, nė njė shumėsi variantesh, i bėn jehonė pikėrisht domosdoshmėrisė, shenjtėrimit tė vetėsakrificės njerėzore. Pa kryqėzimin e Krishtit, nuk do tė kishte ringjallje tė tij; pa murimin e nuses sė vėllait tė vogėl, ura nuk do tė qėndronte.Grupimin e tretė tė kėngėve popullore shqiptare ku gjenden elemente biblike, do ta shihnim tė pėrbėrė kryesisht me ato krijime qė, pavarėsisht nga zanafilla e tyre, qė lidhet me periudhėn pagane, kanė nė trupin e tyre figura a elemente biblike, tė cilat, nė tėrėsinė e krijimit, natyrisht, nė formėn qė e gjejmė sot, mund tė mos luajnė ndonjė rol tė posaēėm apo tė mos jenė domosdoshmėri. E kemi fjalėn kėtu kryesisht pėr krijime tė tilla folklorike siē janė kėngėt pėr festat popullore kalendarike. Nė kėto kėngė gjenden tė mpleksura dhe mjaft elemente me zanafillė a ngjyrime mė tė vona fetare, kryesisht kristiane.Shohim nė kėto krijime, krahas njė qytetėrimi popullor, edhe figura a elemente nga qytetėrimi fetar. Krahas mendėsisė popullore pėr jetėn, nė kėto krijime pėrmenden edhe shenjtorėt e ndryshėm, si Shėn Gjergji, Shėn Gjini, Shėn Pjetri etj., ringjallja e Llazarit etj. Ka nė kėto krijime njė mpleksje tė riteve e tė praktikave popullore me festimin e ditėve tė shėnuara apo tė figurave fetare. Kėshtu, mė 25 mars festohet Dita e Zojės (ditė nė tė cilėn praktikohen ritet e pashkėve kristiane); mė 18 prill nga besimtarėt katolikė besohet ringjallja e Shėn Lazėrit (qė ndėrthuret me ditėn e Llazoreve); Shėn Gjergji, qė nė Shkodėr festohet mė 23 prill si Shėn Gjergji i ri dhe mė 6 maj (sipas kalendarit julian) si Shėn Gjergji plak; Buzmi, qė festohet mė 24 dhjetor, sidomos nga besimtarėt katolikė (qė ėshtė i lidhur me lindjen e Krishtit).Tė gjitha festat fetare tė mėsipėrme, dhe tė tjera si kėto, kanė pasur gjatė festimeve edhe kėngė e valle tė caktuara, tė pėrfshira nė momente pjesė pėrbėrėse tė njė rituali.Pavarėsisht nga pėrkimi i datės sė praktikės fetare me festat popullore, nė trupin e kėngėve folklorike, elementet a figurat fetare, pėrgjithėsisht janė vetėm tė pėrmendura, pa i dhėnė ngjyrimin tėrėsor krijimit folklorik. Por ka dhe ndonjė krijim me ngjyresa mė tė theksuara fetare. Do tė pėrmendnim njė kėngė nga arbėreshėt e Italisė, ndėr vargjet e sė cilės gjejmė dhe: "Tė falemi, i Shėn Gjergj, / O nder i math i jetės, / Dėshmor i tė vėrtetės, / I gjarpėrit armik. / Tė falemi e pėrdita, / Tė lutemi tue thėnė: / "O ndihm' e horės tėnė, / Mos lerna nė rrezik!"...Megjithėkėtė, duhet pohuar se krahas kėtyre krijimeve folklorike me elemente e figura biblike, tė praktikuara si pjesė pėrbėrėse e njė rituali tė caktuar, pra, pėrveē repertorit tradicional tė festės, kishte edhe krijime jashtė kėsaj natyre. Pėrmendim kėtu se periudha kohore midis dy Shėn Gjergjave shėrbente edhe pėr ngritjen e shtregullave qė shoqėroheshin me kėngė e me valle idilikeĖshtė pėr t'u vėnė nė dukje, sė fundi, edhe njė fakt mjaft domethėnės e me vlerė, siē ėshtė praktikimi e festimi i Llazoreve si nga tė krishterėt, edhe nė fshatra me banorė tė besimit islam, nė rrethe tė ndryshme tė Shqipėrisė.



Summary

Biblical Elements in Albanian Folk Songs.

The presence of Biblical elements in Albanian folk songs provides some evidence of their early formation. This conclusion is reached on the basis of the fact that the motifs, the Biblical elements and analogues as they are found in folk songs, are expressions, manifestations, of the mentality and the psychology of a certain time; a time which is unrepeatable and which cannot be conceived of except in the context of antiquity.

Further illumination, over as broad a field as possible, of these relations -- especially in the context of folklore elements which have been preserved in printed and archival sources, while not discounting the possibility of a revival of the oral tradition in the current period -- would serve to highlight the entire network of relations between Albanian folklore and Biblical literature, which constitute two great individual encyclopedic worlds.

We are of the opinion that in the future the Biblical elements and their interdependent relations with popular culture must be viewed on a more all-inclusive, Albanian and national, level. In this way broader and fuller illumination can be given to the entirety of Albanian culture, and to its relations and convergence with Biblical literature and liturgical praxis at different periods.



http://www.dardania.com/phoenix/simpoziumi/simpoziumi_sek6_art05.html

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr & Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
http://www.dardania.com/phoenix