Willy Kamsi

SHÊJTNORJA
E ZOJËS SË SHKODRËS

Shenime historike
Shkodėr 1997

Botimi i parė, tetor 1997

Pėrpunue nga
Willy Kamsi

© 1997 Copyright
Argjipeshkvia Metropolitane e Shkodrės
Sheshi Gjon Pali II

Shtypur: Shtypshkronja "Volaj"
SHKODËR


« kthehu tek faqja e Shkodrės

Shqipnia, pėr hir tė vendosjes sė saj, ka qenė ndėr shekuj pikė takimi e ndeshjesh ndėrmjet kombesh e kulturash tė ndryshme. Vendosja e saj gjeopolitike ka pėrcaktue situata me karakter politik e kulturor, tue pasė qenė qysh nė lashtėsí kalim i detyrueshėm i Lindjes drejt Prendimit dhe anasjelltas, pėr hir edhe tė ndėrtimit gjeologjik tė brigjeve tė saja, tė rrafshta e me ranishta tė pafund. Pėr ket arsye ka marrė, pėrēue e rrezatue kulturė nė caqet e Adriatikut e tė Ballkanit.

Zhvillimi i Shqipnisė, qysh nga epoka klasike ilire, deri nė prak tė pushtimit turk, pasqyronte nji zhvillim qė nuk kishte gjâ mangut kundrejt pėrparimit tė vendeve kufitare, dhe qė nė disa rasa kapėrcehej nė mėnyrė tė shkėlqyeshme, nė pikėpamje teologjike, kulturore, shkencore e juridike, prej pėrfaqėsuesve mâ nė shêj tė fisit tė vet.

Qysh nė zanafillė, krishtenimi e ka vulosė praninė e vet nė tokėn shqiptare me anėn e veprės sė nji Apostulli tė madh, Shėn Palit, i cili nė shtegtimet e veta, qė pėrfunduen me martirizimin e tij nė Romė, pėrhapte ndėr ilirė mėsimet e Jezu Krishtit. Krishtenimi, i pėrndjekun prej nji vargu perandorėsh romakė, mbas gati tre shekujsh, do tė lulėzonte pėrsėri, derisa t'u bante, mbas shpalljes s'Ediktit tė Konstantinit, fé shtetnore. Krishtenimi ka qenė, dhe kjo duhet tė nėnvizohet, e vetmja fé e pranueme nė Shqipní kundėr vullnetit tė pushtuesit.

Pėr tė gjatė mesjetės nė qytetet e saja, pėr hir edhe tė marrėdhanieve tregtare qė lulėzojshin me vendet bregdetare tė Mesdheut, nji zhvillim tė spikatun patėn shkencat humanistike, sidomos nė qytetet e Veriut tė Shqipnisė, tė drejtueme me statute tė veta, si Shkodra, Drîshti, Tivari, Ulqini, Lezhja e Durrėsi. Sa personalitete me vlerė u jepshin shkėlqim e autoritet universiteteve tė bregut italian tė Adriatikut, ndėr tė cilat shquhej ai i Padovės, tue lanė nji gjurmė tė pashlyeshme me praninė e tyne, pėrgatitjen e kulturėn humanistike. Kjo vlen edhe pėr bregun dalmatin. Emna si ai i Barlecit, i Beēikemit, i Tomeut ose i Gazullit e tė kaq tė tjerėve, qenė lavdi i kėtyne universiteteve. Duhet vû nė dukje se pranė Universitetit tė Padovės, Tomeu pat dishepull tė vetin Nikollė Kopernikun nė zâ, ndėrsa prifti shkodran Marin Barleci, historian e humanist, botonte nė vjetėt e para tė `500, pėrveē nji kronike tė rrethimit tė parė tė Shkodrės nga ana e turqve (1474), prej tė cilit kėta u tėrhoqėn me turp, nji biografí historike tė Heroit tonė Kombtar, Gjergj Kastriotit-Skanderbegut, dhe nji vepėr mbi papė e perandorė. Tė gjitha, simbas traditės humanistike, tė shkrueme latinisht, lingua universalis e asaj kohe, dhe qė Erazmi prej Roterdami e cilėsonte si tė vetmen gjuhė kulture.

Nė ketė frymė kulture, tradite e historie pati zhvillimin e vet Shkodra, nji ndėr qytetet mâ tė randėsishme tė pellgut tė Adriatikut: «nji qytet qė ka hy nė histori me shêjet e fisnikisė e tė pushtetit qė ja kanė dhanė qytetnimet e njimbasnjishme tė Europės jug-lindore». Shkodra mesjetare mblidhej te rranza e kodrės sė kėshtjellės «Rozafa», e cila sundonte e shtrinte shikimin e vet nė fushėn Mbi- e Nėnshkodėr, nė nji pozicion tė pėrkryem nė pikėpamje strategjike, e mbrojtun prej shpatit thik tė kodrės e prej lumejve, qė rrjedhin nė dý anė tė saja.

Kisha e kuvende, simbas fjalės sė Barlecit e tė dokumentave qė i dishmojnė nė arkivat e Venedikut, Raguzhės e tė Vatikanit, e mbushin qytetin mbi e nėn kodėr. Dėshmí qė ka mbetė e vetme, sepse burimet dokumentare vendase qenė shkatrrue nė gati pesėqind vjetėt e sundimit barbar turk.

Nė shekullin xv, nė qytet e mbi kodėr, do tė kujtojmė: kishėn e Sh'Nėkollit, tė Shėn Aponalit, tė tė gjithė Shêjtėnve, si dhe tė Shėn Teodorit e tė Shêjtes Krygjė. E mandej Sh'na Vlashi (kisha e tregtarėve tė Raguzhės, e shndėrrueme nė hamam dhe e shkatrrueme nė fillim tė vjetėve '60), Sh'Illia, kisha katedrale e Shėn Shtjefnit (e fundit tė shekullit xiii, e stilit romanik-gotik), kisha famullitare e Sh'Nėkollit dhe ajo e Sh'Mėrisė sė Shkodrės. Kurse nė afėrsí tė qytetit, nė Dêjė, nji tjetėr kishė kushtue Sh'Mėrisė, e vetmja e stilit romanik-gotik qė pat mbėrrijtė shėndosh mbas 500 vjetėve shkatrrimi turk, nji xhevahir i vėrtetė arti, e cila qe hjedhė nė erė me dinamit gjatė tė ashtuquejtunit «revolucion kultural» komunist. Nė Shirq kemi rrenojat e nji kishe tė tė njajtit stil e periudhe ndėrtimore, atê tė Shêjtėnve Shirgj e Baht, mbrenda rrethit tė nji monastiri tė lashtė benediktin, prej tė cilit nuk duken mâ as gjurmėt nė sipėrfaqe.

Kah fundi i shekullit xiv u dukėn pėr herė tė parė nė tokėn shqiptare urditė turke, tė cilat i kishin thirrė feudalėt shqiptarė nė grindjet e tyne tė mjera. Tė verbuem prej egoizmit nuk e kuptuen fatkeqėsinė e madhe, qė po i shkaktojshin kombit tė vet.

Me 1467, nji vjetė para vdekjes sė Gjergj Kastriotit-Skanderbegut, prania e turqve nė trollin shqiptar po shtohej dita-ditės. Kjo praní shoqnohej me rrenimin e plotė tė fshateve e tė fushave, me kerdinė e popullit tė pambrojtun.. Prej kėshtjellės, qė sundonte qytetin mesjetar, shiheshin fshatet krejt flakė, tė cilat diftojshin pėrparimin e akinxijve turq.

Nė vjetin 1467 ndodhi diēka me randėsí pėr Kishėn e pėr popullin shqiptar. Âsht vjeta kur, si rrjedhim i nji inkursioni turk, qyteti qe braktisė e qytetarėt u bartėn mbi kodėr, mbrenda kėshtjellės, ku jetuen deri kur, me 1479, merguen nė Venedik. Âsht vjeta kur nė traditėn e Shkodrės kujtohet shpėrngulja e Fugures Shêjte tė Zojės sė Kėshillit tė Mirė. Âsht vjeta kur fugurja shfaqej nė Gjenacan, e shoqnueme prej dy shkodranėve, Gjergji e Shkjau (Giorgi e De Sclavis).

Mbasi venedikasit ja patėn dorėzue Shkodrėn turqve, me nėnshkrimin e traktatit tė paqes tė 25 janarit 1479, nuk qe mâ e mundun me pasė lajme qė tė provojshin shpėrnguljen e Fugures Shêjte dhe traditėn e lidhun me `tê nė Shkodėr.

Ipeshkvi Dillon vrén se «nji ngjarje me nji shenj paralajmues kaq fatzí, duhet tė ketė depėrtue thellė nė zemrat e Shqiptarėve tė mjerė, qė nuk kishin mundėsí tė mergojshin», kurse «ata qė nuk ndigjuen me mohue fenė e tė parėve, do tė kenė marrė nė nėnshtrimin e vet gjykimin e drejtė tė Perendisė pėr vendin e tyne, dhe prandej janė lidhė mâ ngusht pėrreth fesė sė vet».

Prandej nuk qe e mundun pėr nji kohė tė gjatė me pasė lajme tė sakta rreth traditės vendase shqiptare, nė lidhje me shpėrnguljen: Ishte e pamundun, sepse tė gjithė tė huejt shiheshin me dyshim. Kah gjysma e shekullit xviii diēka lėvizi, dhe pati disa hapa prej ane sė njerėzve qė mund tė jepshin njoftime mâ tė hollėsishme.

Relacioni i parė qe dėrgue prej Kontit e Kapidanit Stefano Medin me 25 korrik 1745, Giovanni Battista Medin-it. Aty dishmohet prania nė Shkodėr e nji kishe tė rrenueme kushtue «Shêjtes Nuncjatė», e cila bante mrekullí, ndėr `to edhe pėrpjekje tė ndryshme e tė kota pėr me e kthye nė xhamí. Ndėrsa, pėr sa dihet prej traditės, disa banorė tė qytetit tė Shkodrės thoshin se kjo Fugure Shêjte kishte qenė bartė, e disa tė tjerė pohojshin se ishte nisė vedi.

Mbas dý vjetėsh, me 1747, gjindej nė Romė, nė Kishėn e Aracoelit, nė tė cilėn po kremtohej Tetėshja pėr kanonizimin e Shėn Pjetrit Regalato, Kola i Ndoc Kamsit, «fisnik i Qytetit tė Shkodrės, e Provanik i nandė Kishėve, qė gjinden nė afėrsí tė Qytetit tė sipėrthanun pėr Misionarėt Papnorė, dhe Ipeshkvijt e dėrguem prej Kongregatės Shêjte tė Propaganda Fide». N'atė vjet, tue mos dijtė italishten, nuk mujti me kumtue drejtpėrdrejt dishminė e vet dhe kjo kje bâ prej abatit Dom Gaspėr Curri, qė kryente detyrėn e pėrkthyesit dhe qė shoqnonte Kolė Kamsin. Me 9 fruer 1748 Kola i Ndoc Kamsit, tue e pasė mėsue nė mėnyrė tė mjaftueshme italishten, lėshoi nji dishmí nė tė cilėn pėrsėritte ēka kishte deklarue me 1747.

Mâ vonė kemi tė tjera dishmí, ndėr tė cilat ajo e Atit Giampiero da Bergamo O.M. Prefekt Papnor i Misioneve tė Kastratit e i Parė i Kuvendit tė Franēeskanėve tė kėtij qyteti, e 16 korrikut 1878, qė jep nji pėrshkrim interesant dhe tė hollėsishėm tė rrenojave tė kishės. Nji hollėsí pėr t'u vrejtė âsht zgavra qė si pėrmasa ju pėrgjegjte atyne tė pikturės sė nderueme dhe qė gjindet nė Gjenacan. Ndėrsa dy dritore tė nji kthine «kanė arkitrenė me hark tė mprehtė tė stilit gotik». Me kėtê provohet se stili dhe koha e ndėrtimit, para pushtimit turk, kanė qenė tė gjashme me ata tė katedrales sė Shėn Shtjefnit e tė kishave tė Sh. Shirgj e Baht e tė Sh'Mėrisė. Nė ketė dokument shenjohet dyndja aty, jo vetėm e besimtarėve katolikė, por madjè edhe tė vetė myslimanėve «pėr me pasė pėrfitime shpirtnore e shekullore».

Ky relacion kje hartue prej Atit Mariano da Palmanova O.M., nėnshkrue prej anėtarėve tė komisionit dhe legalizue nėnshkrimet e tyne prej Argjipeshkvit tė Tivarit e Shkodrės, Imz Karl Pooten.

Me 17 dhetor 1878, Imz. Engjėll Radoja, lėshonte nji tjetėr dishmí me randėsí nė lidhje me vendosjen e kishės, tė quejtun kishėz, nė tė cilėn gjindej «Fugurja e Zojės sė Shkodrės – Fuguria e Zois Sckoders». «Me tė vėrtetė kjo Kishėz, si sot, si atėherė, gjindej nė njenėn ndėr lagjet e jashtme, tė quejtun qysh prej vjetve tė parė tė vershimit tė tmershėm tė turqve – Ali-Begh-Mahâlasi. Kjo lagje, sot gjashtėdhetė vjet, ishte plot me shtėpia e banorė tė gjithė Myslimanė». Kjo, sepse nė atė kohė katolikėt e kishin tė ndalueme rreptėsisht qė tė banojshin nė qytet.

Dishmia e Imz. Radojės na jep, pėrveē kėsaj, njoftime interesante, prej tė cilave disa pasqyrojnė atê qė thotė tradita mbas rrethimit tė 1478-79. «Turqit…, posa u banė tė zotėt e Shkodrės, mâ keq se vandalėt, prishėn mbishkrimet e shenjat qė do tė kujtojshin Fenė e Krishtenė, dhe dogjėn librat e gjanat e tjera shkencore e fetare»:Pėrveē kėsaj vijon tue pohue se «Nuk âsht e vėrtetė mandej me pohue se tė krishtenėt me pushtimin turk ose i ranė mohit fesė, ose ata qė deshėn me qindrue nė fé u strehuen ndėr male ose ikėn nė Italí. Kjo dihet pėr disa, por jo pėr tė gjithė. Shumė sish patėn leje me banue nė Zus, Tebuenė, Berdicė, Kuē e Rrmanj, vende shumė afėr qytetit».

Gjendja fetare nė Shqipní gjatė pushtimit osman ishte bâ e padurueshme. Kah fillimi i shekullit xviii, pėrfundue `600-shi, shekulli i apostazisė sė madhe, pėrpara nji vargu parregullsísh tė vrejtuna nė Kishėn Shqiptare, kler e besimtarė tė asaj kohe, u bâ e detyrueshme mbledhja e Kuvendit tė Parė tė Arbėnit nė Merqinjė, pranė Lezhe, me 1703. Ketė kuvend e ndoqėn edhe dy tė tjerė: i dyti (1871) dhe i treti (1895). Tė dy, tė mbledhun nė Shkodėr, parashtrojnė e pasqyrojnė rishtas tė gjitha ato parregullsí tė kundrueme nė Kuvendin e parė. Kėto parregullsí duhet t'u shkruhen ndėr tė tjera edhe vėshtirėsive qė i paraqiteshin Kishės, ndėr tė cilat korrupsioni i autoriteteve turke dhe pengesat e shtimuna ndėrmjet qė tė mos rregullohej gjithēka shkonte kundėr shestimeve tė Kishės. Gjithashtu, Kuvendi i Tretė (1895) propozoi si mbrojtėse e pajtore tė Shqipnisė Virgjinen Nanė tė Kėshillit tė Mirė, e njohun pėrgjithėsisht si Zoja e Shkodrės. Ky vendim u mor njizani dhe iu parashtrue Atit tė Shêjt, Papės Leonit xiii, papa i Rerum Novarum, dhe jo vetėm mori pėlqimin, por pėrveē kėsaj kje shpallė 26 Prilli si ditė kremtje pėr dioqezet e Shqipnisė.

Tue kenė se gjatė pushtimit turk nuk ishte i lejuem nė mėnyrė tė preme rindėrtimi i kishave tė rrenueme gjatė shekujve, aq mâ pak zbatimi i punimeve pėr meremetimin e tyne, u desh tė mbėrrihej deri mbas pavarėsisė sė Shqipnisė prej zgjedhės turke (28 Nandor 1912) pėr me nisė rindėrtimin e Shêjtnores sė kushtueme sė nderuemes Zojė tė Shkodrės.

Pikėrisht me 1917, nė kulm tė Luftės sė Parė Botnore, qenė nisė punimet.

Me 23-26 prill 1917, u kremtue me madhėshtí 450 vjetori i shpėrnguljes prej Shkodre i Fugures Shêjte. Nė atė rasė morėn pjesė nė kremtim Argjipeshkvi i Shkodrės, Imz. Jak Serreqi, Argjipeshkvi i Durrėsit, Imz. Prend Bjanku, Ipeshkvijtė e Lezhės e tė Zadrimės, Imz. Luigj Bumēi e Imz. Gjergj Koleci. Ishin tė pranishėm, pėrveē autoriteteve vendase, Kryekomandanti i Korparmatės xix austro-hungareze, Gjenerali Ignatius Trollmann, G. v. Bolberitz, Konsulli i Pėrgjithshėm August Ritter von Kral, i cili gjatė Luftės sė Parė Botnore zente kambėn e Komisarit Civil nė Shqipní dhe Konsulli Karl Halla.

Pėr me gazmue gjithēka ndihmuen banda ushtarake austriake, ajo qytetse dhe Schola Cantorum e katedrales sė Shkodrės.

Pėr rindėrtimin ndihmuen njizani e me zemėrgjanėsí populli i Shkodrės dhe i fshateve tė Arkidioqezės. Pėrveē ipeshkvijve, klerit e autoriteteve qytetse dhe krejt popullit, u bashkuen nė mėnyrė kuptimplote teologėt shqiptarė pranė Universitetit tė Innsbruck-ut nė Austrí, tė cilėt me anėn e nji fushate nė shtypin austriak mbėrrijtėn me mbledhė nji shumė tė randėsishme.

Toka mbi tė cilėn gjindeshin germadhat e shêjtnores sė lashtė, mbi nji sipėrfaqe prej 10.262 m2 me nji vlerė 7.500 koronash austriake, i dhurohej prej Komandės sė Naltė tė Korparmatės xix austriake, Argjipeshkvisė sė Shkodrės. Pėr me ligjėsue ketė akt, qe hartue nji dokument pronėsie qė, me 7 korrik 1917, i qe dorėzue Argjipeshkvit tė Shkodrės, Imz. Jak Serreqit. Qe hapi i parė. Mâ vonė, me 31 korrik, qe bekue guri i parė, ndėrsa me 17 gusht, nė praninė e Argjipeshkvit tė Shkodrės, tė Baroneshės Mari, bashkėshorte e Gjeneralit Trollmann dhe tė nji numri tė madh oficerėsh, vetė Gjenerali, zbriti nė gropėn e themeleve, vendosi gurin e parė me nji pergamenė mbrendė, dhe mbasi shtroi llaēin, me nji mistrí tė vogėl, pati pėrgėzimet dhe falėnderimet e Imz. Argjipeshkvit pėr zellin e treguem pėr rindėrtimin e Shêjtnores sė Zojės sė Kėshillit tė Mirė.

Me 1944 erdhėn kohė tė zymta pėr Kishėn dhe Kombin shqiptar. Shteti komunist, marksist-leninist e prandej ateist, u sul me furí kundėr gjithēka pėrfaqėsonte katoliēizmin nė Shqipní. Qenė shkatrrue institucionet fetare, shkollat, plaēkitė bibliotekat, muzetė dhe tė gjitha veprat kulturore qė ishin zhvillue nė Shqipní prej Kishės, e cila mbante parėsinė e plotė nė ketė fushė qysh prej mesjetės dhe mâ pėrpara. Dhe Shkodra, qendėr e katoliēizmit, qe qyteti mâ i pėrndjekun me vrasjen nė masė tė meshtarėve e tė shekullarėve, vetėm pėr besnikinė e tyne kundrejt besimit tė vet fetar dhe parimeve tė krishtena. Kurse me «revolucionin kultural» tė tipit kinez, pėrndjekja fetare mbėrrinte kulmin e vet me mbylljen e tė gjitha kishave, shkatrrimin e tyne ose shndėrrimin nė pallate sporti ose nė depo shtetnore. N'atė rasė i erdhi radha Shêjtnores sė Zojės sė Kėshillit tė Mirė, qė tė pėsonte barbarizmin «kultural». Pėrveē se u rrafshue ndėrtesa, qenė nxjerrė mbetjet e Argjipeshkvit tė Shkodrės, Jak Serreqit, i vorruem mbrenda kishės, dhe tretė nė lumin qė rrjedh aty pranė. Ashtu si patėn bâ me mbetjet e Poetit tonė Kombtar, Atit Gjergj Fisha O.F.M.

Me kthimin e ligjshmėnisė nė Shqipní, me shembjen e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisė kaq tė pritun, filloi nji punė e vijueshme dhe e dendun pėr me rindėrtue gjithēka mund tė shpėtohej. Shumė u paraqitėn pėr rindėrtimin e kishave, kusht paraprak pėr rindėrtimin e ndėrgjegjeve, tė damtueme randė prej nji ideologjie shterpe si ishte marksizėm-leninizmi.

Do tė rilindte edhe Shêjtnorja e Zojės sė Shkodrės. Me projekt e pėrmasa tė njajta, si kishte qenė para shembjes.

Dhe erdh dita e lumė. Ati i Shenjtė Gjon Pali II, nė prak tė vizitės historike nė Shqipní, qė posa kishte pėshtue prej komunizmit, shkonte nė Gjenacan pėr me nderue Fugurėn e Zojės sė Kėshillit tė Mirė.

Kur erdh nė Shkodėr bekoi gurin e parė pėr rindėrtimin e dytė tė Shêjtnores. Kjo ndodhte me 25 Prill 1993, ditė kur populli shqiptar nė tanėsinė e vet, pa dallime, myslimanė, ortodoksė e katolikė kishte vershue ndėr rrugė e sheshe tė qyteteve pėr me pritė, me mikpritjen e vet tradicionale e me zemėr tė pastėr, Mikun e Madh tė Shqipnisė e tė Shqiptarėve.

Qysh me 10 mars 1991, kur zente fill shembja e regjimit orlig komunist, shqiptarja Nanė Terezae Kalkutės, mbasi kishte marrė lejen, tė mohueme kaq e kaq herė kur desh tė shihte, endè gjallė, nanėn e motrėn e vet, kishte ardhė pėr vizitė nė Atdheun e vet e ulej me u lutė mbi rrenojat e Shêjtnores sė Virgjines Nanė tė Kėshillit tė Mirė.

Ky vend i shenjtė kulti pati pėr mecenat nji shqiptar tė mergimit historik, ruejtės i traditave kombtare e shpirtnore tė zanafillės sė vet, Imzot Simeone Duca, pasardhės i merituem i Kolonisė sė Arbėneshit (Borgo Erizzo) tė Zarės, koloní shqiptarėsh qė, nė shekullin xviii, e mirėpritun prej Republikės sė Venedikut, zuni vend nė lagjen qė prej Fisnikut Erizzo mori emnin.

Populli shqiptar shprehė mirėnjohjen e vet kundrejt Imzotit Duca dhe e falėnderon, tue i pasė kthye ky kultit, me zemėrgjanėsinė qė e dallon, njenėn ndėr shêjtnoret e mėdhaja qė gjinden nė dheun e Shqipnisė, objekt i nji pėrshpirtnie tė pėrvujtė e tė flakėt, jo vetėm pėr katolikėt, por edhe pėr besimet e tjera qė janė nė Shqipní.

Si pėrfundim na duket se, pėr nji Shêjtnore tė shkatrrueme nė rasa tė ndryshme e tė rindėrtueme mandej, tė jenė kuptimplote fjalėt e Tênėzot drejtue Sh'Pjetrit:

"et portae inferi non praevalebunt"


« kthehu tek faqja e Shkodrės

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr & Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
http://www.phoenix-shkodra.de