Vėzhgime Iliro-Shqiptare

Pėrpiluem prej: Dr. Ludwig von Thallóczy-t

Me pjesmarrjen e Prof. Dr. Konstandin Jireček-ut, Prof Dr. Milan von _ufflay-t, Shef Sekcjoni Theodor Ippen-it, Prof. E.C. Sedlmayr-it, Arqivar Dr. Josef Ivanič-it, tė ndjyemit Emmerich von Karįcson-it, Kshilltar Sekcjoni i mbr. Hung.. Béla Pech-it dhe Karl Thopia-s.

Pėrkthyesi shqip Mustafa Merlika- Kruja
Copyright: Bashkim Kruja Merlika
Pėrgatiti pėr botim: Gjovalin Ēuni,
anėtar i redaksisė sė revistes "Phoenix"

 

 

 

Shėnim: Nė kėtė botim nė internet do tė jepen vetėm disa nga kapitujt e librit, qė redaksia e Phoenix i gjykoi si mė tė rėndėsishme.

Origjinali: Botim i Duncker e Humblot-it, München dhe Leipzig, 1916.


DIFTUES
( i plotė i pėrmbajtjes sė lėndės)

PARAQITJE

PARATHĀNĖ

I

SHQIPNIJA NĖ TĖ KALUEMEN (Dr. Konstantin Jireček: Albanien in der Vergangenhei,63-93)

II

HISTORIJA PARAKE E ILIRVET NĖ QARKUN E BOSNES ( Dr. Ludwig v. Thallóczy: Die Urgeschichte des Illyrertums auf dem Gebiete Bosniens, 3-38)

III

KRUJA DHE QARKU I SAJ BĖRTHAMĖ E SHQIPNĢS MESJETORE (nė tekst āsht: Dr. Ludwig v. Thallóczy und Dr. Konstantin Jireček: Zwei Urkunden aus Nordalbanien, 125-151)

IV

POZITA E E KALUEMJA E QYTETIT TĖ DURRSIT NĖ SHQIPNĢ (Dr. Konstantin Jireček : Die Lage und Vergangenheit der Stadt Durazzo in Albanien, 152-167)

V

SHKODRA E KRAHINA E SAJ NĖ MESJETĖ (Dr. Konstantin Jireček: Skutari und sein Gebiet im Mittelalter, 94-124)

VI

VLORA NĖ MESJETĖ (Dr. Konstantin Jireček: Valona im Mittelalter, 168-187)

VII

SHQIPNIJA MESJETORE (Dr. Milan v. _ufflay: Das mittelalterliche Albanien, 282-287)

VIII

KUFIJT E SHQIPNĶS NĖ MESJETĖ (Dr. Milan v. _ufflay: Die Grenzen Albaniens im Mittelalter, 288-293)

IX

GJŹNDJA KISHTARE E SHQIPNĶS PARATYRKE ( Dr. Milan v. _ufflay: Die Kirchenzustände im vortürkischen Albanien, 188-281)

X

KONTRIBUTE HISTORĶS SĖ MBRŹNDSHME TĖ SHQIPNĶS NĖ QV. XIX (Theodor Ippen: Beiträge zur inneren Geschichte Albaniens im XIX Jahrhundert, 342-385)

XI

DJASPORA SHQIPTARE (Dr. Ludwig v. Thallņczy: Die albanische Diaspora, 299-341)

FJALORTH neologjizmash, fjalėsh e ligjiresash tė rralla tė pėrdoruna nė kėtė vepėr (pėrkthyesi Mustafa Kruja).

DIFTUES I EMNAVET VEĒORĖ


PARAQITJE

U mbushėn gati 90 vjet qysh se u botuen n'gjermanisht dy vllimet tė pėrpiluem nga Dr. Ludwig von Thalloczy, me titullin „Illyrisch-Albanische Forschungen".

Nja 40 vjet mbas atij botimi i u shtrue Mustafa Kruja me e pėrkthye shqip vllimin e parė, tue zgjedhun ato pjesė qi ai gjykonte mā tė pėrfaqsueshme pėr Shqipninė, me titullin „Vėzhgime iliro-shqiptare".

Nė dorshkrimin e tij gjindet nė fillim nji faqe me titullin „Parathanė e Pėrkthyesit". Ajo faqe mbeti e bardhė, mbasi vdekja e zuni para kohės, nė 1958. Ka shpėtue nji faqe tjetėr me kėto pak rrjeshta:" Nė qoftė se āsht thānė qi kjo vepėr tė shohė ndonji herė dritė e shtypun, dėshiroj qi mundsisht kėtė barrė t'a marrė pėrmbi vete nji kompetent. Mund tė ketė gabime qi un i kam lanė me i krye ma vonė e s'i a kam mbėrrīmė. Gabime e tė meta, nė qoftė se do tė ndreqen e do tė plotsohen, tė shėnohen prej kuj u bānė."

Kompetenta nė kėtė lāndė sigurisht nuk mungojnė nė Shqipnķ e pėrtej, por familja ka vendos me e botue siē āsht, me shpresė qi mu ky botim tė shkaktojė interesė jo vetėm ndėr studjozėt e historisė shqiptare me recensione dhe komentime tė tyne, por edhe nė nji qark mā tė gjānė lexuesėsh qi duen me nxānė mā tepėr mbi Shqipninė e atėhershme dhe mā tė hershme.

„Siē āsht" don me thānė edhe nė gjuhėn gege, me bindje qi kjo gegnishte do tė kuptohet mirė prej ēdokuj nė botėn shqiptare edhe sot.

Njikohsisht nėnkuptohet se interesi kryesor i lexuesvet do tė pėrqėndrohet nė pėrmbajtjen e veprės origjinale e hartueme nga studjozėt austro-hungarė.

Trajtohen ngjarjet dhe rrethanat historike tė qytetevet dhe krahinavet kryesore tė Shqipnisė etnike prej origjinet deri nė fillim tė shekullit XX me shpirt vėzhgimi i pėrkrahun nga nji morķ dokumentash tė vėrtetueme dhe nji objektivitet qi āsht cilsķ primare e nji historjani.

Pėrkthyesi i ka shtue tekstit origjinar shėnime e komentime tė veta, (tė dallueme me shkrolat A,B,C,...) shpesh herė tė pėrthellueme dhe tė pėrhapuna, si plotsim i veprės kryesore, pėr sa i pėrket tre kapitujt e parė. Pėr tė tjerėt fati nuk e lejojė: edhe nji shtojcė mbas tekstit themelor, nji diftues analitik mbi emnat veēorė ndėr mā tė randsishmit, mbeti vetėm te shkrola A.

Mā nė funt botohet kėtu nji „Fjalorth" i Pėrkthyesit mbi fjalė tė pėrdoruna nė tekstin shqip. Kjo pjesė mund tė shihet si nji minjaturė dhe nji esé i Fjalorit tė Madh tė Gjuhės Shqipe qi Mustafa Kruja hartoi gjatė 15 vjet pune, dhe qi, gati pėr shtyp nė 1943, hupi nė furķn e ngjarjeve ushtarake dhe politike tė Shqipnisė n'atė kohė e mbas.

Nji falėnderim i nxehtė i detyrohet atyne qi e kanė bā tė mundun me kshilla e me veprime botimin e kėtij libri, veēanėrisht Z.it Willy Kamsi, Z.it Gjovalin Ēuni, Z.it Ardian Ndreca .

Bashkim Merlika


PARATHĀNĖ

Kjo pėrpilesė pėrfshķn nė dy vėllime nji tog studimesh e hartimesh, disa me mbrźndsinė historike, do tjera ethnografike-zakonore, nė tė cilat pėrmblidhen sende tė kohės sė tashme,1915, qi i pėrkasin zhvillimit ekonomik kombtar tė Shqipnķs, sidhe shkoqitje mbi tė shkuemen e afėr tė vźndit. Auktorėt e kėtyne punimeve, tė rendueme simbas kronologjķs dhe lāndės sė tyne, janė dijetarė e shkrimtarė nga tė dy Shtetet e Monarqķs.

Botuesi ka marrė pėrmbi vete qi nj'ato punime dijetarėsh specjalista mbi ēāshtje iliro-shqiptare tė cilat kanė dalė ndėr rivista tė ndryshme t'i a bājė tė njohuna (me anėn e kėtij libri) nji rrethi kėnduesash mā tė gjānė, tė cilėt nuk enthusjazmohen pėr Shqipnķn vetėm nė t'ashtu-quejtmen stinė balkanike 1913-14, por janė interesue kurdoherė pėr kėtė copė vźnd.

Āsht padyshim nji farė detyre nderi pėr dijetarėt e Monarqķs me e kultivue kėtė fushė ditunije, mbasi nji konsull i pėrgjithshėm austro-hungar, Gjon Gjergj von Hahn-i (1811-1869), ka qźnė i pari qi me Studimet shqiptare tė tija (1854) na e ka prūmė Shqipnķn mā ngjat, po mė bāhet me thānė madje, na e ka zbulue.

Mbas tij ka qźnė Benjamin Kįllay-i, politikani mā i randsishėmi i Hungarķs pėr Orjentin, ai qi me durimin e vet tė pashoq ka pėrkrahun si ministėr (1880-1903) me fjalė e me punė ēdo nisjativė shkencore qi kishte pėr qėllim njohjen e Shqipnķs. E para historķ e vźndit, e shkrueme shqip, i dihet pėr nder atij. Edhe alfabeti shqip e krijim'i nji gjuhe shqipe pėrbājshin dy pika tė programės sė tij balkanike.

Punimet ditunore tė pasardhėsve tė pandėrmjetėm qi po botohen kėtu, nga tė cilat janė pėr t'u vūmė nė rend tė parė studimet e Prof. Kostandin Jireēekut e tė Prof. Milan Shufflayt, na sjellin prej burimesh tė zbulueme krejt rishtas nji pasunim tė plotvlershėm tė njohunivet historike mbi Shqipnķn dhe mbi marredhānjet e ksaj me fqījt.

Punimet nė fushėn e ethnografķs e tė sė drejtės zakonore shqiptare, veēan studimi udhēelės i Shefit tė Sekcjonit Theodor Ippen, pėrbājnė gurėt e themelit t'ethnologjķs krahashore.

Vėllimi II. 1 ka mbrźnda dy thema prej kompetentash tė provuem, tė cilėt merren me gjźndjen ekonomike e hydrografike tė Shqipnķs.

Nė pjesėn e dytė tė tė II. vėllim, botojmė kontribute, tė mbajtuna ngushtsisht ndėr caqe objektive, pėr historķn e Shqipnķs sė re qi porsa ka dalė nė dritėn e jetės prej konferencės s'ambashatorvet nė Londėr e qi pa plasun ende lufta botore ra pėrsri nė gjumė. Me botimn e kėtyne studimeve e projekteve, kemi synue me provue se Austro-Hungarija, nė tė gjitha pėrpjekjet e saja qi i pėrkasin Shqipnķs, kishte para sysh pikrisht marrveshjet e konferencės s'ambashatorvet nė Londėr, sidomos mbasi ēāshtja shqiptare, nėpėr vėndimet e ksaj konference, pat marrė formėn e nji probleme evropiane.2 Mb'anė tjetėr, Monarqija u ka rregullue ngushtas mbas nj'asaj marrveshtjeje qi ka qźnė bāmė mbi Shqipnķn ndėrmjet ministrit tė jashtėm t'Austro-Hungaris, Golukowskit, dhe t'atij t'Italis, Visconti-Venostas, sė pari me gojė nė pjekjen e Monzės me 6 e 7 nānduer 1897 dhe mbrapa edhe me shkrim nėpėr nji shkėmbim notash nė 1900-19013. U bānė mundime, gjithsa herė qi gjindej ndonji farė baze, pėr me zbulue mjete dhe udhė tė pėrshtatēme pėr nji pajtim t'interesave t'Austro-Hungarķs me ato t'Italķs.

Na e kemi mbajtun veprėn t'onė larg asaj politike. E nėse, nga pikpamja e vėzhgimit historik, botuem pėrnjimźnd para kohe thema tė tashvonshme tė sė kaluemes s'afėr, kėtź e bāmė me qėllim qi tė paraqesim nji materjal tė dobishėm, thjesht tė sendėrt, pėr gjykimin e zhvillimit qi āsht tue gjamė sod nė Balkan.

Se sa vėshtirė ka pėr tė qźnė me i lidhun objektivisht nė nji formė tė pėrpikėt pźjt e zhvillimeve mā tė rejavet, s'ka as nevojė me e thānė. Me gjithė kėtź, kjo barrė bāhet mā e lehtė si pėr botėn e soēme ashtu edhe pėr tė nesėrmen, po qe se bashkpuntorėt e njikohshėm kthiellojnė qėllimet e ēdo veprimi.

Qoftė ndera e ministrit mbretnuer t'arsimit tė Hungarķs, Béla von Jankovich-it, i cili, tue e ēėmue qėllimin e ksaj pėrpilese, i dha shkas botimit tė saj.

Dr. Ludvig von Thallóczy, dhetuer 1915.

1 Nuk bān pjesė nė kėtė pėrkthim. (Pėrkthyesi)

2 Akte diplomatike qi u pėrkasin marredhānievet t'Austro-Hungarķs me Italķn nga 20.VII. 1914 deri me 23. V. 1915. Vjenė, 1915. Akti 144, f. 137

3 Pėr parahistorķn e luftės me Italķn. Vjenė, 1915, f. 19-21.


KAP. I
SHQIPNIJA NĖ TĖ KALUEME

prej Dr. Konstatin Jireček-ut

(Dalė sė pari nė Österreichischen Monatschrift für den Orient, botuem nė Vjenė prej K.K.Handelsmuseum, moti 40; kallnuer-fruer 1914)

Paraqitja e historķs sė kėtij vźndi s'āsht gjā e lehtė. Shqipnija qyshė prej kohnave tė moēme e kėndej s'ka formue kurrė nji Shtet tė madh kombtar t'unjishėm. Nga kjo pikpamje Shqiptarėt dallohen nga Grekėt e mesjetės, nga Bullgarėt, Sėrbėt e madje edhe nga Boshnjakėt. Historija e Shqipnķs āsht pjesė e historķs sė Shteteve tė ndryshme tė hueja, tė princnive tė vogla lokale dhe tė fisevet malsore autonome.

Tė parėt e Shqiptarvet kanė qźnė Ilirėt e moēėm ( Illyrėt, Hilurii tė Latinve tė vjetėr), tė cilėt banojshin nė bregun linduer t' Adrijatikut prej Epirit e kah veriu deri nė Panonķ (A) tė damė ndėr shumė grupe. N' Italķ, Venetėt dhe fiset e Apulķs (Mesapėt, Japygėt, et.) numrohen prej sish. Simbas gjuhės ata zānė nji vźnd mesatar ndėrmjet Helenvet e Italikvet. Emnat personalė ilirė tė njohun prej mbishkrimesh afrohen mā fort kah italikja se kah helenikja. Nuk janė dyrrānjsha si e shumta e emnavet helenikė, gjermanikė, slavė ase iranikė, por mā tepėr njirrājsha, si p.sh. Bato, (shkruem Baton, prej Grekvet), Apo, Tato, Verzo, Plares (gjenitivi Plarentis), Dassius, Plassarus, Pleuratus, et. Edhe emnat e vźndeve t'Ilirķs e t'Italķs kanė shumė karakteristika tė pėrbashkta. Populli ishte i damė ndėr shumė njisķ tė vogla, sikur Dalmatėt ke Salona, nga tė cilėt vjen emn'i Dalmatķs, Vardejt (pėr Grekėt Ardjejt) ke Makarska, Dokleatėt nė Malin e Zi tė sodshėm, Pirustejt dhe Desaretėt nė Shqipnķ tė Veriut, et. Mā e shumta ishin fise barijsh, tė cilėt me prét e tyne detare i kanė mėrzitun mjaft Grekėt e mbrapa edhe Romakėt. Nė Damastion, nė tokė tė Dasaretvet (ndoshta nė Dibrėn e soēme) ka pasun cehe argjźndi. Mbretnija ilire e Agronit, e mbretneshės Tevta dhe e pasardhėsve tė tyne nė tė III e tė II qv.p.K. i kishte qāndrat e veta nė Shkodėr e nė Rhizon (Risano), por nuk i pėrfshinte fiset malsore tė Dalmatķs verijake. Romakėt e hoqėn (168 p.k.) mbretin e fundėm Genthios, tė njohun edhe nga paret e preme prej tij (me mbishkrim greqisht) si beslidhun tė Maqedonvet, po pėr me shtrue Ilirėt e Veriut u desh shumė kohė e lufta t'ashpra qi vazhduen deri nė kohėn e Augushtit.

I fortė ka qźnė ndėkim'i i qytetnimit helenik. Qytetarėt e Korqyrės (B) themeluen nė bregun e fushės sė Shqipnķs sė mesme tė soēme dy kolonķ, paret e argjźnta tė tė cilave gjinden sod kudo nė tė tāna vźndet qi shtrihen deri nė Danub e Transilvanķ. Durrsi ka qźnė nji qytet me rāndsķ, nė fillim i ndėrtuem mbi nji gjysishull shkāmbi, gjatė gjithė shekujvet nji kryevźnd i bregut shqiptar. Mā poshtė Pojani qe shkretue qyshė nė kohė tė Perėndorit Justinjan (C) pėr shkak tė moēalevet qi bājshin pa prājtun grykat e lumnave t'afėr. Gėrmadhat e pėrshkrueme prej Dr. K. Patsch-it gjinden nė grykė tė Semanit afėr manastirit grek "Panagia tis Apollonias" (D) dhe fshatit tė Pojanit, tė banuem prej Kucovllehvet. Trashigimtare e Pojanit u bā Vlona e soēme (greqisht Aulon-gropė,kanal,hendek) qi gjindet mā nė jugė nėn qytezėn e madhe tė Kaninės e me nji liman tė bukur tė natyrshėm. Nji kolonķ syrakusjane ishte nė kohėn e vet edhe Lissos-i (Leshja) me qytezėn Akrolissos-it pėrmbi qytetin .

Gjeografi aleksandrin Ptolemeu (E) pėrmend nė tė II qv.mb.K nji fis

t'Albanvet nė lindje tė Leshės me qytetin Albanopolis, vźndi i tė cilit Hahni beson se janė gėrmadhat e Zgurdheshit nė rrānxėn perėndimore tė malit tė Krujės. Emn'i kėtyne Albanve, pėr shkak tė rāndsķs strategjike tė vźndeve tė tyne tė vėshtira me u shkelun, qyshė prej qv. XI i u dha gjithė tepricave tjera t'Ilirve tė moēėm. Vźndi rreth Krujės e Elbasanit prej tė XI qv. deri nė tė XV u quejt prej Byzantinvet Arbanon ase Albanon, latinisht Arbanum e nė sėrbishte tė vjetėr Raban. Populli quhej, tue ndėrrue vazhdimisht l-ja e r-ja njāna me tjetrėn, Albanoi, Arbanoi ase Albanitai, Arbanitai, latinisht Arbanenses ase Albanenses. Prej formės latinishte ase romane ka lemė edhe slavishtja Arbanasi dhe mā nė funt prej greqishtes sė re Arvanitis erdh tyrqishtja Arnaut. Albanezėt e quejnė veten Arbėr ase Arbėn. Emni Shqiptarė āsht mā i ri (mbas Gustav Meyerit prej latinishtes excipio); kėtź as Shqiptarėt e emigruem nė tė XVqv. n'Italķ e nė Greqi s'e njohin (F). (.................) .Nė kohė tė Romės perėndorake gjymsa verijore e gjysishullit balkanik dahej dysh, njāna e romanizueme e tjetra e helenizueme (F-1). Kufini ndėrmjet kėtyne shquhet mjaft mirė mbas mbishkrimesh e paresh tė qytetevet. Ai fillonte nė Lesh e shkonte kah lindja nėpėr malet e Shqipnķs dhe tue i u sjellė qytetit tė Shkupit nė Maqedonķ kah an' e jugės mbėrrinte nė tokė tė Haemus -it ( tė malit Balkan) ndėrmjet Nishit (Naissus) e Pirotit tė sodshėm. Edhe kolonizimi romak dahej nė dy pjesė. Kolonizimi civil nė Dalmatķ, ku tepricat e djalekteve mesjetore romane ruejshin forma shumė tė vjetra, ka qźnė mā i lashtė; kurse kolonizimi ushtarak rreth fushimeve tė mėdhaja tė legjonevet (G) nė Danub, ku dalkadalė u formue rumenishtja, ka qźnė mā i ri. Nė mest, ndėrmjet Dalmatķs, e Romakve tė Danubit, gjindej nji zonė gjyslatine, e banueme prej Ilirvet malsorė. Shqipja āsht sod plot me elementa romanė, pa dyshim tue fillue prej latinishtes sė vjetėr e deri ke venetishtja. Miklosich-i ka gjetun 930 ksi elementash e Gustav Meyeri 1420, qi thuhet se pėrbājnė mā tepėr se tė katėrtėn e gjithė thesarit tė gjuhės. Schuchardti e Gustav Meyeri e qesin shqipen si nji "gjuhė tė pėrzieme gjysromane". Fjalėt pėr kuptimet mā tė zakonshmet janė latinishte: mik, amicus; print, parentes; vėrtyt, virtutem; mort, mors; qytet, civitatem; ngusht, angustus; numroj, numerare; kėndoj, cantare, et. [Gustav Meyer: Die lateinischen Elemente in Albanesischen, punuem rishtas nga Meyer- Lübke nė Grundriss der romanischen Philologie tė Gruberi-t, botim i dytė, Strassburg, 1906, I, 1038-1057] (H) Edhe terminologjija kristjane e Shqiptarvet rrjedh prej kohės romake, ashtu si dhe ajo e Rumenvet. Nė Shqipnķ na kujton Dalmatķn e Heladėn numr'i madh i katundevet me emna shźnjtash, i emnave tė vjetėr tė kishavet qyshė prej mesjetės sė hershme; gjā kjo, qi nė Bosne, nė Serbķ e nė Bullgarķ mungon gati krejt. Kolonķ romake ka pasun dikur edhe nė zonėn gjysgreke nė jugė tė kufīnit qi u pėrmend mā nalt. Nji qytet i madh typit latin ka qźnė Durrsi, pėr shumė shekuj nji stacjon i rāndsishėm mbi udhėn prej Rome nėpėr Brindisi e deri nė Selanik kah Lindja. Romakė banojshin edhe nė Byllis (ase Bullis), nji vźnd kodrinash nė lindje tė Vlonės.

Ndryshime tė mėdhaja kanė sjellė rrebeshet e mėrgatave tė popujvet qi u pėrfunduen nė gjysishullin balkanik vetėm nė tė VII qv.mb.K. Provincjalėt e vźndevet danubjane, e shumta barij, u tėrhoqėn dalkadalė kah juga. Nji lagje Romanėsh mbėrrīni deri nė Thesalķ e n'Epir. Gjithashtu u shtynė pa dyshim edhe tepricat ilire kah juga, ndėr provincat qi pėrpara ishin mā fort greke. Zona e Danubit u zū prej Slavėvet nė qv.VI deri VII, nė Veri me turma tė mėdhį e nė Jugė, ku disa fise tė shkėputuna tė tyne kishin mbėrrīmė deri nė Greqķ, mā tė pakėt. Prej fisevet sėrbohėrvate tė bregut t'Adrijatikut ata mā jugorėt ishin Djoklitėt ase Djoklejt, tė vėndosun nė Mal tė Zi tė sodshėm e tė quejtun kėshtu prej qytetit romak Doclea, afėr Podgoricės sė soēme; kjo zonė dikur ishte e banueme prej Dokleatvet ilirė e prej kėtyne rridhte edhe emn'i qytetit. Nga Maqedonija pat mbėrrīmė nji rrźmb i kolonizimit slav nė breg tė detit ndėrmjet Durrsit e Vlonės, ku shihen shźnjat nė nji tog tė madh emnash vźndi. Atje ka edhe qytete tė mėdhį e selķ peshkopėsh me emna slavė, mā i pari "Qytet'i Bardhė", "Beligradi i Romanķs" pėr Italjanėt, "Bellagrada" pėr Byzantinėt, Berati i sodshėm i Myzeqés. As n'Epir s'ka qźnė i pakėt kolonizimi slav, siē kuptohet nga emna vźndesh tė pėrmźndun ndėr dokumenta byzantinė.

Qźndra e pronavet byzantine n'Adrijatik ka qźnė Durrsi, vźndi ku leu Perėndori Anastasios I (491-518), nji nga parardhsit e Justinjanit; rreth'i kėtij qyteti ka shkue tue u voglue shumė herė, sikurse shihet nga tepricat e murevet, vijat e tė cilavet janė ngushtue gjithmonė e mā tepėr. Kufīni verijak i provincės, i "themės" byzantine, tė Durrsit gjindej ende nė qv.X n'anėn e veriut tė qytetit tė Tivarit. Nė kėtė pjesėn e Veriut tė provincės, popullsija romane ka qėndrue mbė kāmbė edhe pėr nji kohė tė gjatė nė shumė qytete tė mėdha e tė vogla, afėr njāni-tjetrit, si Shkodra, Drishti, Soacia (sėrbisht Svaē), Ulqini, Tivari, et. Qyshė prej tė XV qv. kėta Romanė u zhdukėn, mā e shumta tue u shqiptarosun, por nji shumicė kujtimesh romake vazhdon tė rrojė nėpėr emna vźndesh: lum'i Valbonės, nė malet kah lindja e Shkodrės, ai i Rijollit (rivulus), ndėrmjet Shkodrės dhe Podgoricės, banorja Fundina (fontana), et. Qyshė me plasjen e luftės pėr fuguret (ikonat) nė tė VIII qv. perėndorėt e Stambollit i dhanė fund lidhjes qi kishte kisha e ksaj zone me Romėn. Peshkopėt e krahinės sė Shkodrės figurojnė ndėr katalogė tė vjetėr tė peshkopivet orjentale si nėnurdhnorė tė metropolitvet grekė tė Durrsit. Me gjithė kėtź mbas luftės sė Djoklitvet kundra Byzancit, nė tė XI qv., nė Tivar u ngreh nji kryepeshkopķ e re katholike, e cila qėndron edhe sod. Ksaj kishe kryepeshkopore i pėrkasin shumė peshkopķ ndėr qytetet e krahinės sė Shkodrės e ndėr malsina t'afra ku kishin selķn e tyne "episcopus Polatensis (peshkop'i i Pultit) dhe "episcopus Arbanensis". Pėrkundrazi nė Shqipnķ tė mesme qėndronte i gjallė e mbė kāmbė ndėkimģ'i kishės greke, sidomos me anėn e kryepeshkopķs autoqefale t'Ohrit, e cila vetėm nė 1767 qe bashkue me patrijarkķn e Stambollit.

Nė mesjetėn e hershme Shqiptarėt kufizoheshin nė nji qark tė ngushtė. Zźmr'e tyne pėrmblidhej nė katėrkāndshin Shkodėr-Prizren- Ohėr- Vlonė me disa tė shtrime mā pėrtej kah veriu. Nė tė XIV qv. pėrmźnden ndėr dokumenta, medis katundarėsh tė vėndosun afėr Katorrit, "Arbanenses" me emna personalė shqiptarė, dhe gjithashtu nė luginėn e Cėrmicės, nė veriperėndim tė lėqźnit tė Shkodrės, qi sod āsht thjesht sėrbe. Nji komune barijsh afėr Stolacit nė Herzegovinė e pėrmendun qyshė nė 1330, Burmasi ase Burmazoviqi, e ka emnin e vet prej Burrmadhit (burr'i madh), emėn personal shqiptar i mesjetės. Nė Mal tė Zi ka emna vźndi shqiptarė ndėr krahina ku sod askush nuk e flet mā kėtė gjuhė: Shingjon, Goljemade, e dokumentueme qyshė nė 1444 si gulae magnae, pra shqip golėmadhe , sod gojemadhe; mbandej Shekulare ( pėr t'u shqiptue-llare ), nga saeculum, shqip shekull-botė, et. Āsht pėr t'u shėnue nji gojdhānė mbas sė cilės disa fise shqiptare e sėrbe rrjedhin prej sė parėsh tė pėrbashkėt, b.f. si Vasojeviēi, Piprri, Ozriniqi, tė cilėt sod janė sėrb, dhe Krasniqi e Hoti, shqiptarė, dalė prej pesė vllaznish. Kuēėt nė Lindje tė Malit tė Zi sod janė sėrb orthodoks, por Mariano di Bolizza nga Katorri i pėrmźnd nė pėrshkrimin qi i bān vźndit tė tyne nė 1614 si "Chuzzi Albanesi", "del rito romano". Nė krahinėn e Prizrenit e tė Pejės gjźjmė ndėr letrat e kryepeshkopit t'Ohrit, Demetrios Chomatianos (rreth 1230-s) e nė dokumentat shumė tė hollsishėm tė monastirevet sėrbe, sidomos tė Deēanit (1330) dhe tė monastirit tė Kryźngjėllit nė Prizren, nji popullsķ tė dźndun bulqish me qinda emnash personalė slavishtje tė vjetėr, ndėr tė cilėt vetėm disa janė shqiptarė, si Llesh, Gjon ase Gjin et.

Shqiptarėt vetė ishin nė mesjetė shumė mā afėr me Grekėt e Romanėt e Dalmatķs se sa me Slavėt qi ishin kthye rishtas nė kristjanizėm. Ata ishin nji popull i krishtźnė qyshė moti, me nji kulturė qytetare mā tė madhe. Secili Shqiptar bante dy emna. I pari ishte zakonisht nji emėn i krishtźnė, si Pjetėr, Pal, Gjon, Gjin, Llesh, Mitėr, Lazėr, Mavric, et. e rrallė nji emėn kombtar, si Burrmadh, Bardh, Progon, et. I dyti ishte nji emėn fisi a katundi, sikur sod tė mirnjohunit Tuzi, Shkreli, Kastrati, et. Edhe fiset e Shqipnķs sė Veriut fillojnė e njihen heret, p.sh. Hoti qyshė nė 1330. Nji sqyrtim tė hollsishėm na e siguron mā sė miri kadastra venecjane e vjetės 1416 nė qarkun e Shkodrės, e cila shėnon pronarėt e shtėpivet tė katundevet e natyrisht edhe gjithė fisnikėt.

Historija e kėtyne vźndeve bāhet plotsisht e qartė vetėm nė qindvjett e fundit tė mesjetės. As nė luftat e Byzantinvet me mbretnķn e vjetėr tė Bullgarvet nuk bāhet fjalė pėr Shqiptarėt, sado qi pra Symeon'i Bullgaris nji herė (rreth 896-s) ka pasė pushtue 30 kėshtjej afėr Durrsit dhe nė qv.X e XI Ohri ka pasė qenė kryeqytet i Bullgarvet e Car'i fundit Gjon Vladislavi (1017) ka qėnė vramė nė nji rrethim tė Durrsit. Mā vonė Djoklitija u bā qźndra e Sėrbvet, mbret'i tė cilvet Bodini e kishte selķn nė Shkodėr. Nji shumicė lajmesh mā e madhe fillon nė kohnat e luftave tė Byzantinvet me Normandėt e Italķs sė Jugės nė qv.XI e XII, qi zakonisht kishin pėr qėllim zotnimin e Durrsit (H-1) Mun aso kohe pėrmenden Shqiptarėt pėr tė parėn herė prej Mhill Attaleiates-it (1143-1180) nė qv.XI. I mbrapmi perėnduer i madh grek Manuel Komnenos-i pėrtrin edhe nji herė zotnimin byzantin si nė Veri tė Dalmatķs me qźndėr nė Spalato, ashtu edhe nė Jugė mbi Shkodėr, Tivar, Ulqin e rrethe. Mbas dekės sė tij e me ligshtimin e perėndorķs sė Stambollit kjo krahinė kufitare u pushtue prej princit sėrb Stefan Nemanja dhe nė paqėn me Perėndorin Isak Angelos (1190) ai pushtim u njoh. Prej asaj kohe e mbrapa Nemanjajt sėrb zotnojshin Shkodrėn e Tivarin sidhe krahinėn e Pultit (Polatum, sėrbisht Pilot) nė malsķ mbi udhėn e Shkodrės pėr Prizren. Qytetet muerėn prej mbretėnvet sėrb privilegja tė mėdhaja e gjithashtu kryepeshkopija e Tivarit, peshkopķt e sė cilės bash atėherė u shtuen me selķ tė reja nė Balezo, Denjė, Sappata, et. Trashigimtarėt e thronit sėrb banojshin zakonisht nė Djoklitķ, e cila u quejt gjithnji mā tepėr Zeta, mbas emnit tė nji lumi tė Malit tė Zi tė sodshėm. Selija e tyne ishte nji pallat afėr Shkodrės, qi mbas kohės sė Stefan Dushanit ka qźnė i njohun si "corte de lo imperador". Edhe tė vejavet mbretnore sėrbe shpesh herė pasunija pėr mbajtjen e tyne u shėnohej n'Ulqin.

Pushtim'i Stambollit nga an'e kryqzatavet e e Venecjanvet suell ndryshime tė mėdhį (1204). Por perėndorija latine nuk i pėrfshinte tė gjitha provincat e mbretnķs byzantine (H-2). Nji Shtet grek i ri leu nė Perėndim, despotat'i Epirit me selķ nė Nartė e nė Janinė, i sunduem prej burrash tė fortė, tė cilėt rrallė vdisshin prej deke tė natyrshme. I pari i kėtyne Despotve, Mhilli I, nisi madje (rreth 1215-s) edhe nji rivėndosje tė zotnimit grek mbi Shkodrėn, e cila, veē, mbas dekės sė tij, u pushtue prap prej Sėrbvet. I vllai, Theodori, u bā mā i fuqishmi sundues nė gjysishullin balkanik. Mbasi dėboi Frankėt nga Selaniku (1223), u kunorzue perėnduer, si rival i perėndorit grek tė Niqés n' Asķn e Vogėl, veēse u mujt mbandej prej Bullgarvet dhe ra rob nė dorė tė tyne (1230). Famėn e tij e shpall ende nji mbishkrim mbi nji pirg tė Durrsit. Klasėn fisnike tė vźndit tė pėrbāme prej Grekėsh, Sėrbsh e Shqiptarėsh, sidhe klerin, qytetarėt, bulqit e barijt, i njohim prej korrespondencės sė kryepeshkopit t'atėhershėm t'Ohrit Demetrios Chomatianos, qi ka qźnė nji jurist i pėrmendun (rreth 1217-1234-s), me shumė hollsina mbi jetėn shoqnore t'asaj kohe. E para familje princore shqiptare del prej kėtij burimi nė krahinėn Arbanum me qytetin e fortė tė Krujės; janė dy djelm tė Progonit: Mitri, i dhāndrri tė "parkunorzuemit" mbret serb Stefani, qi ishte i biri i Nemanjės, dhe Gjini. Pak ngjati zotnim'i Carvet bullgarė Gjon Asźnit II (+1241) dhe i tė birit Kalimanit (+1246) n'Ohėr e n'Arbanum. Mbrapa u shtynė deri n'Adrijatik Grekėt e Niqés nėn perėndorėt Gjon Duka Vatatzes dhe Mhill Paleologos, i cili shpejt pėrzu edhe "Latinėt" nga Stambolli (1261). Despoti Mhill II u sigurue me anėn e nji beslidhjeje me Manfredin, mbretin e Dy Siqilivet, tė cilin e bāni dhāndėrr tue i dhānė tė bijėn Helenėn e, si pajė tė ksaj, qytetet mā tė rāndsishmet tė Shqipnķs sė mesme (I): Durrsin, Vlonėn e Beratin (1259). Qe fillim'i zotnimit tė gjatė tė Napolitanvet nė brigjet e Shqipnķs (I-1).

Shtatė vjet mā vonė mbreti Manfred mbet nė luftė pranė Beneventos (1266) kundra Karlit t'Angjovinvet. Ky vėlla energjik i mbretit tė Francės, Luigjit IX, tė tė Shźnjtit, nė beslidhje me perėndorin latin tė dėbuem, Balduinin II, ndoq n'Orjent plane tė mėdha. Pronat e Manfredit nė Shqipnķ, mbas nji qėndrese t'antarve tė tė mbramit Staufen, (J) dhe t'Epirotvet, ranė nė duer tė trupave tė Karlit, pikė sė pari Qerfosi e Durrsi (1272), ku aty e mbrapa ngrehu selķn e vet nji sundimtar i pėrgjithshėm (Kapedan i Pėrgjithshėm) i zotnuesit tė ri. Nj'atė herė del mā sė pari emni i nji mbretnije shqiptare, i nji "regnum Albaniae". Veē Durrsit, qi e kishte prishun nji tėrmet i madh, i pėrkitshin ksaj mbretnije edhe Butrinti (greqisht Buthroton), kundruell Qerfosit, Himara, Vlona, e, pėrmbrźnda, Berati e Kruja. Pėr tė parėn herė zānė vźnd ndėr dokumenta edhe emna familjesh fisnike shqiptare qi aty e mbrapa pėrmźnden shumė dźndun: Topijajt, Arjanitajt, Gropajt, Skurajt, Muzaqajt, Matarangajt, Jonimajt, et. Me Shqiptarėt e malevet qi ishin tė paqėndrueshėm, luftohej shpesh; edhe familjet fisnike qenė shtrėngue me dhānė njerėz peng e kėta u internuen e u mbajtėn ndėr qytete t'Italķs jugore. I lidhun me Epirotėt, Serbėt, Bullgarėt e Venedikasit, Karli I pėrgatiti mbandej nji ushtrķ tė madhe pėr me mbėsymė Stambollin. Por Vesprat Siqiljane (1282) (K) dhe shkelja e Aragonasvet n'Italķ tė poshtėr, tė lidhun me Byzancin, i a pėrmbysi njājze tė gjitha planet. Gjatė ksaj kohe trupat e Perėndorit kishin pushtue Beratin (1274) e shumė qyteza tė vogla, shpejt edhe Krujėn. Durrsi me tepricat e pronave tė kunorės sė Napolit u bā mbandej trashigim i nji dege tė dytė t'Angjovinvet, pronė e Dukve tė Durrsit.

Nėn Perėndorin Andronikos II (1282-1328) toka byzantine hynte si nji pylkė deri n'Adrijatik ndėrmjet Napolitanvet e Sėrbvet nga njāna anė dhe Epirotvet nga tjetra. Vlona ishte limani mā me rāndsķ i perėndorķs nė Perėndim. Ndėr kėto lufta parija shqiptare lėkundej herė nė nji anė e herė nė tjetrėn ndėrmjet Frankvet, Sėrbvet e Grekvet. Ata u mbajshin gjithmonė me mā tė fortin e ēasit, tė cilit mbandej i kthejshin shpinėn nė rasėn mā tė parėn. Kėto ndėrrime shfaqeshin edhe ndėr juridikcjonet kishtare. Durrsi vetė qe zotnue edhe nji herė prej Byzantinvet, por mbandej shpejt ra nė duer tė mbretit sėrb Stefan Urosh II Milutin (1296) e prap t'Angjovinvet. Prej asaj kohe e mbrapa Angjovinėt shtinė nė dorė kunorėn e Hungarķs dhe nė Shqipnķ u bānė kundrėshtarė tė Sėrbvet, mbretnat e tė cilvet patėn fillue me e quejtun veten edhe si mbretėn tė Shqipnķs.

Popullsija malsore ishte aso kohe shumė mā e dźndun e mā e fortė se ajo e katundarve tė fushės qi ishte rrallue e dobsue ndėr lufta tė papreme. Kjo gjā shkaktoi nji vėrshim malsorėsh, nji dyndje Shqiptarėsh kah Juga, pikė sė pari kah Thesalija. Bashkė me Shqiptarėt muerėn pjesė nė kėtė lėvizje edhe Rumenėt (Vlleht). Nji tregim tė qartė pėr kėtź e jep nė nji letėr tė vjetės 1325 nji bashkėkohės, venecjani Marino Sanudo Torsello.

Shqiptarėt zdrypin prej maleve me grį e fėmijė bashkė kah Thesalija, shkretojnė fusha, qytete e qyteza "et ad presens consummunt et destruunt taliter, quod quasi nihil remansit penitus extra castra". (tashti shkatrrojn e rrenojn aq fort, sa s'kį mbetė kurrgjā tjetėr posė fortesavet.) Qe e kotė ēdo qėndresė e Grekvet e Katalonvet, kėta tė fundit aso kohe zotnuesa tė dukatit t'Athinės. Nji princ grek, Mhill Gabrielopulos, nė nji traktat tė qytetit thesalik Phanarion shtrėngohet me premtue qartazi se as ai vetė e as trashigimtarėt e tij s'do tė vėndoseshin "Albanitėn" nė tokė tė qytetit. Sukceset e mėdhaja tė Perėndorit tė ri Andronikos III, i cili nė 1330 pushtoi pėr Byzancin krejt Thesalķn e shpejt edhe tė tānė despotatin e Epirit nuk e ndaluen kėtė lėvizje. Barijt shqiptarė tė maleve shkretuen aso kohe rrethet e qytetevet greke Berat e Vlonė. Perėndori nisi personalisht nji fushatė deri afėr Durrsit dhe u lėshoi mbė shpinė Shqiptarve tė pashtrueshėm trupat e veta, sidomos rrogaēat tyrq, deri ndėr kreshtat e malevet. Grigjat e mandrat e mėdha tė tyne, dhźn, gjedhe e kual, u dhanė qytetevet pėr shpėrblim tė dāmevet qi kishin psue. Ndėr qytetet greke mbretnonte gazmźndi, por Shqiptarėt bluejshin nė zemėr shpagim e turfullojshin prej zėmrimit.

Perėndori Andronikos III vdiq nė 1341, e mbas dekės sė tij lufta partizane ndėrmjet Paleologvet e Kantakuzenvet i a kishte gėrrye themelat deri nė funt mbretnķs byzantine. Mbreti i ri sėrb, Stefan Dushani e shfrytoi gjallsisht kėtė rasė pėr vete.Mbas pushtimit tė Maqedonisė (vetėm Selaniku mbet grek), ai u kunorue nė Shkup "Car i Sėrbvet e i Grekvet" (1346). Pikė sė pari muer Shqipnķn, Krujėn nė 1343, Beratin e Vlonėn nė 1345. Vjetėn e murtajės (1348) pushtoi gjith'Epirin edhe Thesalķn deri te kufījt e dukatit t'Athinės. Trupat e tija nė jugė pėrbāheshin mā e shumta prej Shqiptarėsh. Arhondat dhe stratiotat grekė tė despotatit u dėbuen nga pronat e tyne dhe kėto me gjithė ē'kishin vu dhanė krenvet e luftarvet shqiptarė deri nė krahinė tė Nartės. Nė kėtė mėnyrė Epiri u bā nji vźnd gjysshqiptar. Vetėm disa qytete tė bregut u patėn mbetun Frankvet: Angjovinvet Durrsi, Butrinti e Lepanti; Briennevet Vonica. Sundimtarė u vūnė disa gjinķ tė Carit sėrb: nė Berat e nė Vlonė i kunati, Despot Gjon "Komnenos Asźn", nji i vllai Carit bullgar Gjon Aleksandrit; n'Epir i gjysvėllai Symeoni. Qė tė dy kėta ishin martue me princesha epirote.

Mbi gjźndjen e mbrźndshme s'kemi shumė lajme pėr kėtė kohė. Deri nė tė XIII qv. ka mbizotnue ndėkimi grek. Edhe zyrtarėt e qytetit tė Durrsit kanė bajtun, pėr nji kohė tė gjatė tituj byzantinė: prokathimenos, kastrofilax, (Kryetar, komandant kėshtjelli). Zotnimi i Angjovinvet shkaktoi nji zgjānim tė latinishtes e tė kishės katholike. E shumta e dokumentave tė ruejtun tė parķs shqiptare ndėr kohnat e māvonshme (1350-1470) janė tė shkruem sėrbisht. Mbasandej tė trija kėto gjuhė kanė ecun ndėr dokumenta krah pėr krah: greqisht, slavisht e latinisht.

Nė shoqnķ vźndin e parė e kishin familjet fisnike, shpesh me pasunķ tė madhe e me parti tė gjānė, aty-kėtu, por, kishte ndėr ta edhe krejt tė vorfnuem, tė rritun ndėr lufta me deshirin e armvet. Nji qytetnim tė vjetėr na dėshmon nji shumicė e madhe ndėrtesash kishtare tė vźndit nė stilin grek, roman e gotik e me teprica fresqesh tė vjetra, sod e shumta tė rrenueme. Qytet'i Durrsit ishte nė teposhtė pėr shkak tė moēalosjes sė gjolit qi e pėrpjek me tokėn. Pėrkundrazi Vlona gjindej nė pėrparim. Gjatė bregut tė detit, qi Hahni ende e dėften si "Lombardķ t'egėrsueme", ka pasun aso kohe nji bulqsķ tė lulzueme, me gjithė qi e dijmė nga lajmet venecjane se bulqit u ripshin e u ndrydhshin prej zotnivet fisnikė. Nė tokėn e ngrohtė bregdetase ka qźnė e madhe edhe kultura e ullījvet e e mėndafshit. Barijt e malevet ishin nji popull i lirė. Nė marredhānjet juridike luente nji rol tė madh kullota e fushės e cila as sod s'e ka humbun rāndsķn. Pėr cehet s'ka lajme nga mesjeta, sidomos nuk dihet nėse zhbartohej serė nga Vlona. Kurse lulzonte nė qv.XIII e deri nė XV tregtija e drithnavet nėpėr gjithė grykat e lumnavet, sod aqė tė shkretueme. Tregu mā i njohuni ishte kuvźndi i Benediktinvet nė Shėn Shirgj tė bregut tė Buenės, qi ka qźnė liman'i Shkodrės. Artikulli kryesuer i Durrsit ishte kryp'e detit, e cila zhbartohej tutje pėr det.

Nėpėr lumejt barej lāndė nga vźndet e mbrźndshme, veēan lāndė lisi prej Venedikasve, Raguzanve, Puljezve e tjerve. Aty-kėtu ndėrtoheshin edhe anije tė vogla. Zhbartimet tjera, posė prodhimevet pyllore ishin pemė e gogla dhe somak pėr tė regjun lėkura, por sidomos prodhime blegtorije si bagtķ, mish, lėkura. Veē kėtyne zhbartohej peshk, sidomos njala e "scoranze" (caraga) prej lėqźni tė Shkodrės sidhe butarga. Nga Vlona dilshin edhe falkoj gjuetie. Ndėr mbartime vijshin nė radhė tė parė vena e Dalmatķs, mall metali gjithė farėsh, veēan armė sidhe pėlhurna nga Italija, gjāna arit, erza et. Nji trazim pėr tregtķn ishte preja e detit. Kjo nuk bāhej vetėm prej atyne Shqiptarve qi dilshin natėn me barkat e tyne nga bisht'i Muzhlit e bisht'i Pallės pėr tė kapun lundra tė vogla, por, nga nji herė edhe prej qytetarve tė Durrsit e t'Ulqinit me gjemķ tė mėdha. Edhe nė tokė shpesh u sulmojshin e u plaēkojshin karvana kualsh barrtorė.

Shpejt i a mbėrrīnė kohnat e teposhtes e tė vorfnimit. Mbas dekės sė Carit Stefan Dushan (1355) plasėn nė Sėrbķ luftat partizane qi shkaktuen coptimin e mbretnķs nė nji tog principatesh tė vogla. I vllai Dushanit Symeoni s'e njohu djalin e tij Uroshin si perėnduer, por mundi tė qėndrojė vetėm nė Jugė (n'Epir e nė Thesalķ), ku pėr kryeqytet kishte Trikalėn. Nji trashigimtar i mā sė mbrapmes dynastķ epirote u pėrpoq me shtimė nė dorė shtetin e tė parve tė vet, por u mund prej princavet shqiptarė ke lumi Acheloos (Aqeloķ, sod Aspropotami) e u vra (1358). Ai qe Despoti Niqefor, prej dynastķs s'Orsini-vet me origjinė italjane, por kryekėput i greqizuem, qi nė fillim ishin kontat palatinė tė Qefalonķs e tė Zantes. Despoti Symeon i a la mbandej Epirin tė dhāndrrit Thoma, qi ishte i biri kryekomandantit sėrb Preljub e qi sundoi deri nė 1385, me selķ nė Janinė. Por fuqija e kėtij mbet e kufizueme prej Shqiptarvet, prinjsi mā i shquem i tė cilve ishte despot'i Nartės Gjin Spata. Kėta s'i a danė asnji herė gverrilet e tyne. Nė Djoklitķ ase nė Zeta u shquen gjatė luftimevet ndėrmjet Symeonit e Uroshit tre vėllazėn nga nji familje fisnike e ulėt, tre Balshajt (1360), siē duket prej origjine Rumenėsh tė Jugės dhe gjinķ me parķn shqiptare. Kėta u bānė shpejt tė zott e vźndit deri nė Prizren. Njāni prej sish, Balsha Balshaj, me nji martesė futi nė dorė edhe Vlonėn e Beratin. Afėr Durrsit njeriu mā i forti i asaj kohe ishte Karl Topija, "princeps Albaniae" (1359-1388), i cili nė nji mbishkrim tri gjuhėsh, greqisht, latinisht e sėrbisht tė monastirit tė Shėn Gjonit afėr Elbasanit shėnohet si pasardhės "prej gjakut tė mbretėnve tė Francės". Ishte anmik i Balshajvet, qi e kishin shtimė nė mest nga veriu e nga juga, sidhe i Angjovinvet, tė cilvet u pėrlau Durrsin nė 1368. Sundimet e pėrsrituna tė Durrsit nga an'e kryekomandantave t'Angjovinvet me ndihmėn e kompanjivet rrogaēe "navarreze" tė pėrbāme prej Spanjollve e Baskve nuk ngjatėn shumė. Simbas librave t'arqivavet raguzane, i mbrapmi prej tyne qi sundoi kėtė qytet ka qźnė Duka Robert d'Artois (1379). Por edhe Balsha Balshiqi shkruhej Duka i Durrsit (duka drački). Nė funt, Durrsi u mbet Topijajvet.

Nga Lindja ishte tue u afrue nji rrezik i madh, i cili do tė shkaktonte mbrźnda nji shekulli shźmbjen e plotė tė gjithė Shteteve tė vjetra tė krishtźna tė gjysishullit. Tyrqit osmanllij, tue pėrfitue nga luftat civile byzantine, shkelėn pėr tė parėn herė nė tokė t'Evropės dhe u vėndosėn nė Gallipoli (Gjelibollu) nė 1354. Shpejt pushtuen edhe Dimotikėn e Edrenen, tė cilat sado qi Mbreti sėrb Vukashin me tė vllįn Ugljesha u pėrpoqėn t'i pruejshin, mbetėn qė tė dy tė vramė nė bėtejėn e madhe tė Ēirmenit ke lum'i Maricės afėr Edrenes (1371). Mbas ksaj fitorje kalorija tyrke u ra pré gjithė fushavet deri nė Greqķ e Shqipnķ. Princat sėrb nė Maqedonķ, mā sė pari djal'i Vukashinit Kral Marku nė Pėrlepe, u shtrėnguen me u bāmė vasalė tė Tyrqķs. Balsha Balshiqi mbet nė nji bėtejė kundra Tyrqvet (1385). Shumė fisnikė, n'atė hutim e trazim e sipėr i ofrojshin pronat e tyne Venedikut pėr me gjetun nji strehė ndėr kolonķt venecjane. Bėteja e madhe e popujve nė Fushė tė Kosovės afėr Prishtinės kundra Sėrbvet e Boshnjakvet (1389) vėndosi zotnimin othoman nė mbrźndsinėn e gjysishullit pėr 523 vjet deri nė ditt e soēme. Sulltan Bajazidi I zū kudo qytetet e qytezat mā me rāndsķ, pikė sė pari Shkupin (1391), pėr me sigurue rrugėn pėr Adrijatik e Bosne. Pushtim'i Thesalķs (1394) u hapi udhėn Tyrqvet pėr nė principatet e vogla tė Greqķs. Gjergj Balsha ra rob nė duer tė tyne dhe mbandaj u la i lirė pėr shpėrblim tė dorzimit tė Shkodrės. Nė Shkodėr, Drisht e nė liman tė Shėn Shirgjit tė bregut tė Buenės u vėndos pėr dy vjet (1393-1395) si sundimtar i Tyrqķs Shahini (L), gjā qi i shqetoi shumė Venedikasit. E vėrteta, Gjergji i qiti prap Tyrqit prej kėtyne vźndeve, por s'ishte nė gjźndje me i pruejtun e prandaj i u desh me ua lėshue Venedikasvet tue marrė prej tyne pėr shpėrblim nji pension. Shkodra mbet atėherė nji qytet i Republikės sė Sh. Markut pėr 83 vjet (1396-1479).

I njājti fat i ra nė krye edhe Durrsit, i cili mā nė funt mujti me qėndrue vetėm me ndihmėn e Venedikut. I biri e trashigimtar'i Karl Topķs Gjergj Topija ishte i sėmunė e i a dorzoi qytetin Republikės, qi e mbajti mā se njiqind vjet (1392-1501). Qyshė nė 1403 i u ngushtue rreth'i murevet, mbasi qytetarėt e tij s'ishin nė gjźndje me dhānė aqė njerėz sa duhej pėr t'a pruejtun. Venedikasit u munduen me e kthye qytetin nė nji ishull. Ingjenjerėt e tyne punuen shumė vjet me puntorė tė mbledhun prej gjithė Shqipnķs pėr t'a lidhun gjolin prap me det. Fisnikėt e familjevet Topija, Spata, Muzaqi, Skura, Sakati et. banojshin herė nė qytet e herė ndėr shtėpķt e tyne nė katund. Konti Niketa Topija (M) qėndronte nė Krujė si vasal i Venedikut, por mbas dekės sė tij qyteza ra menjiherė nė duer tė Tyrqvet (1415). Nė Berat dhe Vlonė u bā trashigimtar i Balshės prap nji Sėrb qi u martue me motrėn e tij Ruginėn; kėtė Serb e quejshin Mėrksha (1396-aty kah 1414) e ishte i biri kryekomandantit tė njohun nė kohė tė Stefan Dushanit, Zharko-s (1356-1357). Mbas dekės sė tij e shoqja Rugina desh t'u a shesė kėtė vźnd Venedikasvet, por nė 1417 i a mbėrrīnė Tyrqit e e dėbuen andej, dhe menjiherė u vūnė me ndėrtue anije nė Vlonė, qi mbet nė duer tė tyne 495 vjet.

N'Epir sunduen prap princa italjanė: nė Janinė nji florentin, i quejtun Esał de Buondelmonte (prej 1386-deri aty kah 1409), i cili pat marrė pėr grue tė vén e Despotitit Toma; nė Nartė kontat palatinė tė Qefalonķs prej familjes kalorse Tocco nga Benevento, tė cilėt heret ishin vasalė t'Angjovinvet e tash despota. Por nė 1430 Janinėn e pushtuen Tyrqit e nė 1449 edhe Nartėn. Tocco-ve nė kontinent u mbetėn vetėm disa qyteza tė vogla, por ruejtėn deri nė fund tė qv.XV ishujt Qefalonija e Zante. Familja Tocco āsht e vetmja dynastķ mesjetare e sinisķs balkanike qi nuk āsht shue e sod bān pjesė n'aristokratķn e naltė tė Napulit: Principi de Achaia e Montemileto, Duca de Popoli, Conti de Montaperto, et.

Pėrparim'i Tyrqvet shkaktoi nji dyndje Shqiptarėsh kah juga. Kolonista shqiptarė nė dukatin e Athinės qenė thėrritun qyshė prej Katalonvet (1387) e mā vonė prej Acciajuoli-vet (kėta tė fundit dikur florentinė tash ishin Dukė t'Athinės) dhe qenė vėndosun edhe afėr Korinthit e n'Argolide (N) . Tjerė Shqiptarė shkuen nė provincat byzantine tė Morés, n'Arkadķ e Lakonķ (O) tė qeverisuna prej mbėkāmbsit Manuel Kantakuzenos (+1380). Mā vonė Theodor Paleologu, i vllai Perėndorit Manuel Paleolog, vėndosi 10.000 familje shqiptare po n'ato vise. Kolonizimi kapėrceu shpejt tutje ndėr ishuj tė sunduem prej Venedikut a tė zotnuem prej familjesh venecjane, si Euboea e Andros, et. (P) (1402). Nė kohėn e pushtimit tyrk (deri nė 1460) Moreja ishte plot me kolonķ shqiptare, tė cilat kanė qėndrue kundra Osmanllijvet me nji trimnķ heroike ekstreme. Teprica tė kėtyne Shqiptarve kishte ende nė qv. XIX gjatė luftavet greke pėr shlirim edhe n'ishujt Hydra (Q) e Spetsja (Q). Pasardhsit e tyne flasin djalektin tosknisht nė formė tė vjetėr.

Shqipnija e Veriut ishte aso kohe shesh luftimesh tė mėdhį ndėrmjet Venedikut e Sėrbvet. Balsha III (+1421) i mbrapm'i Balshajvet, u mundue 18 vjet me i qitun Venecjanėt nga toka e Shkodrės. Mā nė funt emnoi pėr trashigimtar t'ungjin, Despotin sėrb Stefan Lazareviq, i cili pat lidhun besė me mbretin Sigismund tė Hungarķs e pėrtrimė pushtetin e Sėrbķs. Pėr Venecjanėt lufta ishte mā e vėshtirė me nji fuqķ t'atilė se sa me nji princ tė vogėl malsuer. Prandej u lėshuen Sėrbvet me paqė (1423) Tivarin e Budvėn, kėshtu qi Shteti sėrb shtrihet tash pėrsri prej Danubit deri n'Adrijatik. Por kur despotati sėrb u pushtue pėr herė tė parė prej Tyrqvet, pronat sėrbe tė bregut tė detit i muer prap Venediku (1442) e nuk i lėshoi mā as kur Despoti Gjergj Brankoviq mbas pak kohe (1444) mbėrrīni me e pėrtrimė prap Shtetin e vet. Kot u pėrpoq Gjergji (deri nė 1452) me i dėbue Venecjanėt. Venediku e dinte qi nji pushtim i ri i Sėrbķs nga an'e Tyrqvet ishte vetėm nji ēāshtje kohe; dhe me ramjen e kryeqytetit tė fundit Smederevo nė 1459, ai pushtim qe nji pun'e kryeme.

Gjatė kėtyne luftave princat e vogjėl tė Shqipnķs sė Veriut janė pėrmźndun shumė: Dukagjinajt, qi nė 1393 u kishin lėshue Venedikasvet Leshėn; Zakarijajt, nė qytezėn e Denjės afėr Shkodrės; Jonimajt e tjerė si kėta. Prej fillimesh tė vocrra leu pushtet'i Kastrijotvet, kėshtu me kėt'emėn grek: kastriotis=qytetar, nga kastron=qytet (prej latinishtes castrum=qytezė, kėshtjell; sepse polis=qytet, pėr Grekėt ishte vetėm Stambolli, kryeqytet'i Perėndorķs). I pari Kastrijot i njohun ka qźnė vetėm komandant i qytezės sė Kaninės (1368) afėr Vlonės. Mā vonė Pal Kastrijoti zotnonte vetėm dy katunde nė luginė tė Matės. Mā i njohun āsht i biri Palit Gjoni (1407-1437), "dominus satis potens in partibus Albanie" (" Zotnues mjaft i fuqishėm ndėr krahina tė Shqipnķs") me nji ushtri 2000 kalorėsh e qytetar nderi i Venedikut e i Raguzės, por vasal i Tyrqķs. Pron'e tij shtrihej prej bregut tė detit ke bisht'i Muzhlit nė veri tė Durrsit e deri nė krahinė tė Dibrės. Prej katėr djelmve tė tij, Gjergji mbas 1422-s gjindej peng nė dorė tė Tyrqvet e ishte bāmė mysliman me emnin Skanderbeg (tyrqisht Skander pėr Aleksandėr dhe beg, qi aso kohe donte me thānė princ). Nga pikpamja kishtare nji pjesė e vźndit tė Gjonit shkonte me peshkopķn katholike t'Arbanum-it e nji pjesė tjetėr me kishėn sėrbe. Prandej Gjoni pat dorovitun me vakufe monastirin e Qilandrit, nė malin Athos, qi ishte nji themelesė e Sėrbit Nemanja.

Tė gjithė kėta princa shqiptarė: Topijajt, Arjanitajt, Kastrijotajt et. ishin lidhun me krushqina edhe me princat e vonė sėrb. Despotėt e mbrapėm tė Hungarķs jugore rridhshin prej harkut tė nji djali tė Despotit Gjergj, tė Stefanit tė verbuem prej Tyrqvet qi ka qźnė martue me tė bijėn e Arjanitit, Angjelinėn, e kėshtu bāmė kunat (baxhanak) me Skanderbegun. Edhe i biri i Skanderbegut Gjoni kishte pėr grue Irenen, nji vajzė tė Despotit Lazar Brankoviē (+1485) qi ishte i vllai Stefanit tė verbuem. Sekretarėt e princavet shqiptarė vetėm sėrbisht shkruejshin aso here. Raguzanėt e lajmojshin Perėndorin Sigismund nė 1434 se Ndrekė Topija kishte vetėm "sclavonos cancellarios et scientes sclavicam linguam et litteram" (sekretarė slavė e asish qi dijshin me folė e me shkrue slavisht.); se kur merrte letra tė shkrueme latinisht ishte i shtrėnguem me i u drejtue "cancellarios latinorum" (sekretarvet pėr gjuhėn latine) nė breg tė detit e prandaj s'ruhej dot fshehtsija; se pėr kėtė shkak Perėndori duhej t'i shkruente andej e mbrapa vetėm slavisht.

Interesim tė madh pat zgjue, sidomos n'Oborrin e Sigismundit, qėndresa burrnore e princave tė vogjėl tė Shqipnķs sė mesme qyshė nė 1433 kundra Tyrqvet, me Arjanitin, Muzaqin e Ndrekė Topķn nė ballė dhe me sukces. Dhetė vjet mā vonė (1443) mbret'i ri i Hungarķs e i Polonķs Vladislavi me Gjon Hunjadin e Despotin Gjergj nisėn mbėsymjen e tyne kundra Sofjes e deri nė Slaticė nė Bullgari. Kjo luftė shkoi shumė mbarė me fitore mbas fitoresh e pat pasoja me rāndsķ. Despoti Gjergj, mbas ksaj fushate, e pėrtrīni edhe nji herė Sėrbķn. Skanderbegu iku nė Shqipnķ, pushtoi Krujėn qi zotnojshin Tyrqit e u bā prap i krishtźnė me emėn Gjergj Kastrijoti dhe anmik kryesuer i Tyrqvet (1443-1468). Rreth tij u lidh nji besė ndėrmjet shtėpive tė para shqiptare e Arjaniti u bā vjehėrr i tij. Historija e luftave tė kėtyne 24 vjetve vetėm me nji mbledhje tė dokumentavet qi i pėrkasin mund tė ndriēohet e tė qėrohet nga legjendat e māvona, sidomos nga ajo paraqitje kataremzore qi i ka bāmė prifti Marinus Barletius (Marin Barleci, Barlleci, Bardheci: Pėrkthyesi) prej Shkodre, libri latinisht i tė cilit deri tash vonė ka qźnė burimi kryesuer i historķs sė Skanderbegut. Me Venedikun, qi nji herė pat lėshue edhe pare mbi kokėn e tij, Skanderbegu s'pat shkue mirė sė pari. Por mā vonė si ai si i vjehrri Arjaniti kanė qźnė mā tė shumtėn prinjsa mercenarėsh tė Venedikut. Ai gjet nji pėshtetje tė madhe te themeluesi i zotnimit spanjoll nė Napėl, te Mbreti Alfons i Aragonķs (+1458). Kur i biri kėtij Mbreti Ferdinand I ishte nė luftė me anėn e Angjovinvet, Skanderbegu pėrfitoi prej nji armpushimi qi kishte me Tyrqit edhe shkoi nė ndihmė personalisht me 3000 Shqiptarė (1461). Pėr kėtė ndihmė qe shpėrblye mbandej me prona e tė holla tė pėrvjeēme. Fam'e tij u pėrhap nė tė gjithė botėn e krishtźnė kur Sulltan Murati II bashkė me tė birin Mehmetin u shtrėnguen me u kthye nga nji rrethim i Krujės (1450) i deshtuem. Si ranė Byzanci, Sėrbija dhe Bosnja, Shqipnija mbet i mbrapmi Shtet i madh kristjan nė Balkan. Mehmeti II e rrethoi Krujėn personalisht edhe dy herė tjera (1466 e 1468) pa mujtun me e marrė. Por vźnd'i Skanderbegut ishte i vogėl, ushtrija e tij, e pėrbāme prej 12 000 vetėsh, mezi mjaftonte pėr projė, edhe kėta vetėm me ndihmėn e papės, tė Napolitanvet e tė Venecjanvet. Pėr mā tepėr Skanderbegu kishte edhe kundėrshtarė e shemra nė mes tė parķs shqiptare. Qytetet e mėdhį rreth e rrotull, si Beratin e Ohrin s'mundi me i pushtue. Pėr me pasun vźndin nėn oró kah an'e jugės, Mehmeti II themeloi nji qytet, Elbasanin e sodshėm tė mirnjohun, i cili aso kohe quhej greqisht Neokastron, slavisht Novigrad, italisht Terra Nuova. Skanderbegu vdiq 63 vjeē nė Lesh (1468) dhe u vorrue atje nė kishė tė Shėn Nikollit. Kur Tyrqit pushtuen mā vonė atė qytet, i a ēelėn vorrin e i a muerėn eshtnat pėr talismana. Tepricat e pronės sė Skanderbegut i muerėn Venedikasit (R). Ishte nji tokė tėmersisht e shkretueme. Vetėm ndėrmjet Gallipolit e Edrenes gjindeshin kaqė shumė qytete tė shkretueme nė mesjetė sa nė krahinėn e Shkodrės, mā sė pari selķt e peshkopve tė Sardės, Drishtit, Balezos, Svaēit, et. qi gjinden edhe sod tė rrenueme qyshė prej qv. XV.

Venediku s'pat fat gjatė luftės. Kruja, e pruejtun nga Giacomo da Mosto, u shtrėngue tė dorzohet nė 1478 dhe prej asaj kohe e mbrapa u quejt tyrqisht Ak-Hissar, Qyteza e Bardhė. Ende nė qv. XIX tė krishtenėt e kishin tė ndalueme me ndeshkim deket tė hymen natėn nė qytezė. Muret e forta e pyrgjet e kalįs, qi formojshin nji trekāndsh, kanė qźnė shźmbun prej Tyrqvet gati krejt nė vitin 1832 pėr shkak tė kryengritjevet shqiptare. Kalaja ishte e pajosun pėrmbrźnda me kroje tė plotujshme e rreth e pėrqark e pruejtun prej greminash tė shkāmbta. Mbas nji vjete qi ra Kruja (1479), Venecjanėt u shtrėnguen me lėshue edhe Shkodrėn mbas nji proje trimnore. Durrsi qi ishte i izoluem, mbahej ende. Kalorsi Arnold von Harff nga Kolonja (e Gjermanķs ) qi kalonte nėpėr atė qytet tue udhtue pėr Jerusalem si peregrin (1496) e qi ka mbajtun edhe tė parat shėnime tė ruejtuna tė "gjuhės shqipe", e quen atź nji qytet tė madh "tė rrenuem"[1]Ai i duel doret Republikės qyshė nė 1501. Tivari e Ulqini i ikėn vetėm nė kohėn e betejės pranė Lepantos (1571) e prej asaj kohe e mbrapa Venecjanėt s'kishin mā asnji stacjon ndėrmjetės qė nga Budva afėr Katorrit e deri nė Qerfos.

Vdeka e Skanderbegut qe fillim'i nji mėrgimi tė madh Shqiptarėsh N'Italķ. Ndėr ta ishin edhe pasardhsit e princavet. Djal'i Skanderbegut Gjoni muer nė Napėl dukatin San Pietro in Galatina dhe markezatin Soleto, por barku i tij mashkulluer u shue qyshė nė qv. XVI.

Pasardhsit e tė vllait Stanisha rruen mā gjatė, tė njohun me emnin Kastriota-Skanderbeg e me titullin Marchese d'Atripalda. Mā i mbrapmi i familjes, Marchese Federigo, mbas tė dhānavet qi ka mbledhun Hopfi, ka dekun nė 1873 si ish-kshilltar i oborrit mbretnuer napolitan. Edhe Muzaqt po nė Napėl jetojshin e kėta u shuen vetėm nė 1600. Nji prej sish, Despot Gjon Muzaqi, ka shkrue italisht nė 1510 nji historķ e gjenalogjķ tė shtėpķs sė vet, nji vepėr me rāndsķ, qi u zbulue e u botue prej Hopfit e qi ndėr hollsina s'āsht gjithkund i besueshėm. Edhe Arjanitajt u shuen n'Italķ vetėm nė qv.XVI. Prej sish ka qźnė Kryekomandanti Constantino Arianit (+1531), i njohun nga historija e markezatit Montferrat (Monferrato) qi ishte nėn zotnimin e nji dege tė Paleologvet byzantinė. Gjithashtu ka pasun pasardhės tė Dukagjinajvet nė Venedik e n'Ankonė deri nė qv.XVII.

Tjerve pjestarė tė parķs u pėlqeu mā fort me ndźjtun nė shtėpķ e me u bāmė muhamedanė. Kėshtu disa Arjanitaj, Muzaqaj, Topijaj e Dukagjinaj, mbi tė cilėt kujtimet e Muzaqit apin shumė lajme. Nė popull u pėrhap besimi mysliman shumė mā shpejt e mā lehtė se nė Bullgarķ, Sėrbķ ase ndėr Grekėt. Shumė Shqiptarė qi patėn marrė besimin mohamedan hypėn n'ofiqe tė nalta tė perėndorķs othomane.

N'Italķ gjinden deri nė ditėt tė soēme teprica tė kolonivet shqiptare. Mėrgimi n'Itali nisi nė 1450 e mbaroi vetėm nė 1744, me mėrgimtarė nga Himara. Nė vjetėn 1886 numroheshin n'Italķ 196.768 Shqiptarė nė 79 komune, tė shpėrdame ndėr vźnde tė ndryshme: n'Abrucet, fqīj me t'arratisunit dalmatinė: nė Kalabrķ, pranė tepricavet greke tė mesjetės dhe nė Siqilķ nėn Etnėn. Ata flasin djalektin juguer, tosknishten. Disa kanė ardhun nė qv.XVI nga Greqija, nga Koron e tjera qytete; do tjerė ishin mā parė si rrogaēa n'ushtrķn napolitane dhe mbetėn nė vźnt. Ndėr kėta Shqiptarė t'Italķs jugore rrojnė kāngė e gojdhāna pėrmbi Skanderbegun mā qartas se nė pjesėn mā tė madhen t'atdheut tė kthyem nė besimin islamik.

Vorfnimin e prapsimin e Shqipnķs nėn Tyrqķn e njohim mā tė shumtėn prej aktesh kishtare qi u pėrkasin katholiqve tė vźndit, ndaj tė cilėt Tyrqit kishin shumė mosbesim. Kryepeshkopėt katholiq tė Durrsit nuk mujshin mā me ndźjun nė qytet, por nė nji katund t'afėr. Nji gjźndje kjo, qi ka vazhdue deri tash vonė. Kėto akte janė botue ndėr veprat e Farlatit "Illyricum sacrum", prej Theinerit "Monumenta Slav. merid. II" e prej historjanit hėrvat Dr. Karl Horvat nė "Glasnik" tė muzeumit krahinuer boshnjak (blźni 21, 1909). Ndėr pėrshkrime udhtimesh ka nji rāndsķ tė veēantė pėr lajmet qi ep, ai i peshkopit titullar tė Tivarit Marino Bizzi, nji Dalmatin nga Arbeja, i cili ka vizitue nė 1610 Shqipnķn dhe Sėrbķn e Vjetėr.

Emnat e familjevet fisnike s'qenė harrue aqė lehtė. N'administratėn tyrke nji provincė, prej Leshje deri nė Pejė, quhej Dukagjin; nji krahinė malsore ka edhe sod kėt'emėn, ashtu siē quhet Myzeqé nga Muzaqt edhe fusha ndėrmjet Durrsit e Vlonės. (......).

Ndėr malsķt e Veriut administrata tyrke ka qźnė mā tepėr vetėm e sipėrfaqshme dhe fiset e atjeshme gati tė lira e vazhdimisht ndėr kryengritje. Te Bizzi (1610) pėrmźnden pėr herė tė parė Mirditasit, katholiq nė rreth tė nji kuvźndi mesjetar tė Shėn Lleshit. Por burrat mā tė fortėt nė Veri ishin nė qv.XVII Kėlmźndasit, edhe ata katholiq, banues ndėr bjeshkėt lindore tė Shkodrės. Gjys'e lirė ka qźnė edhe krahin'e Himarės, nė jugė tė Vlonės, qi i pėrket kishės greke. Kėta malsorė kanė pasun lidhje tė padame me Venedikas e Spanjollė tė Naplit. (......................).

Togjet e forta t'Arnautve" mohamedanė ndėr ushtrķt e Sulltanit mbas ramjes sė Jeniēervet kanė qźnė ēėmue fort si kāmbsorķ e lehtė. "Tash nė Bender, tash nė Buda "(S) thuhet nė nji kāngė nostalgjike tė vjetėr tė kėtyne rrogaēave, tė shėnueme prej Hahnit nė "Albanischen Studien". Ky shėrbim ushtarak e ka favorizue edhe mā fort tė shtrimen e islamizmės. Nė vźnd tė familjevet fisnike tė hershme u krijuen nė Shqipnķ tė mesme e tė Jugės zotnķ tė rij prej mohamedanėsh, tė cilėt banojshin ndėr pirgje tė forta (kule) me prona tė gjāna e partina.

Nė qv.XVII filloi nji mėrgatė e re Shqiptarėsh malsorė kah verilindja nė zźmėr tė gjysishullit, nė funt fare kah Lindja nė Maqedonķ. Qyshė prej pushtimit tyrk popullsija sėrbe āsht tėrhjekun gjithmonė mā tepėr kah Veriu e nė 1690 ndodhi dyndja e madhe kah Hungarija. Nė vźndin e vjetėr tė Sėrbvet u vėndosėn Shqiptarėt, jo vetėm bregut tė Drķnit tė Bardhė e nė Kosovė, por edhe mā tutje kah Veriu e kah Lindja, deri nė Pazar tė Ri e nė Nish. Kjo lėvizje e Sėrbvet tue u tėrhjekun e e Shqiptarvet tue u shtymė u shtue qyshė me kryengritjen sėrbe nė 1804-1815 e sidomos qyshė me luftėn sėrbo-tyrke 1876-1878. Nė funt, ikja e tė krishtźnvet prej ksaj pjese tė Tyrqķs ishte kaqė nė shtim, sa qi nė mbretnķn sėrbe tė 1912-s u numrojshin deri 150 000 t'ikun prej Sėrbķs sė vjetėr. Qyshė prej gjymsės sė dytė tė qv.XVIII, tė shtrimėt e Shqiptarvet muer mā fort drejtimin e lindjes, kah Maqedonija. Nė luginėn mā t'eprėn tė Vardarit bulqit sllavė punojnė pa tokė tė veten ndėr ēifliqet e pronarve tė mėdhaj mohamedanė; toka tjetėr āsht e banueme prej barijvet shqiptarė. Ana jugperėndimore e lėqźnit t'Ohrit tash vonė zotnohej krejt prej Shqiptarėsh. Kėshtu qi andej edhe elementi i krishtėnė u zhduk. Ende deri nė 1791 pėrmźndet nė perėndim dhe nė jugė tė lėqźnit t'Ohrit peshkopija e Gorės e e Mokrės qi varej prej kryepeshkopit t'Ohrit; sod s'e din kush mā se ku e ka selķn ky peshkop. Afėr Kumanovės e Kosturit gjinden disa katunde shqiptare, et. Pa dyshim elementi shqiptar ne Verilindje mbas traktatit tė Berlinit, āsht kthye prapė tue u shkulun prej rretheve tė reja tė Sėrbķs. āsht nji gjā karakteristike qi kėta Shqiptarė tė dyndun tutje kah lindja e dijnė me sigurķ se cilit fis tė malevet i pėrkasin: p.sh. ata qi janė afėr Kumanovės janė prej fiseve tė Gashit e Krasniqes.

E shtymja e barijvet mohamedanė t'armatisun kundra bulqve tė krishtźnė pa armė siell ndėrmźnd fenomene analoge nė Lindje t'Anadollit, tė shtymen e Qyrdvet kundra Armenvet. Ajo ka shkaktue edhe teposhtjen e vźndit. Bizzi ende pėrshkruen (1610) qytetin malsuer Trepēa nė lindje tė Mitrovicės, nė tė cilin nė kohnat e mbretnķs sė vjetėr sėrbe ka qźnė nisun shfrytim'i ceheve tė plumbit e t'argjźndit prej Saksvet nga Hungarija nė qv.XIV. Sod gėrmadhat e Trepēės i ka mbulue pylli, nė tė cilin vetėm barijt shqiptarė banojnė. Gjithashtu cehet e argjźndit tė Malit tė Ri (sėrb. Novo-Brdo, it. Novomonte), dikur tė njohuna deri larg jashta gjysishullit balkanik, nė ditt t'ona janė tė lāna e tė shkretueme. Peja qi mā se 600 vjet ka qźnė selija e kishės sėrbe, vėrtet ka ende tė pėrnderueshmin monastir me pėrmźndoret e kohnave tė kryepeshkopve e tė patrijarkve tė Serbis sė vjetėr, por rreth'i saj āsht shkretķnė. E njājta gjā vlén edhe pėr monastirin e afėr e tė madh tė Deēanit, dokument'i themelimit tė tė cilit (1330) āsht nji burim aq'i rāndsishėm pėr njohjen e jetės katundare tė Sėrbve tė moēėm. Tue qźnė se krejt rrethi āsht i shqiptarosun, nė 1902 Sėrbėt patėn thėrritun kallogjera rusė nga mali Athos pėr tė pasun mā shumė projė. Nga veēorķt e jetės sė vźndit duhen pėrmźndun prét e Shqiptarvet, tė bāme papritmas, sidomos pėr bagtķ. Tė tila pré, tė bāme me plan, kanė qźnė ndėrmarrė deri tash vonė, b.f. prej mohamedanve tė Lurės nė krahinėn e Rekės sė Dibrės, tė banueme prej Shqiptarėsh qi i pėrkasin kishės greke. Ksaj i shtohet edhe shpagim' i gjakut, mbi tė cilin Baron Nopcsa ka dhānė hollsina statistike interesante. Poshtramja e pėrgjithshme āsht shpejtue prej mungesės sė fuqķs sė Pushtetevet tyrke. Mbas udhtimeve tė bāme prej gjeologut Boué botanikut Grisebach nė 1836-1840, shumė vźnde s'janė vizitue mā prej shtegtarėsh shkencorė. Monastiri i Sinait deri nė luftėn e mbrapme mund tė vizitohej mā lehtė se Peja ase Deēani dhe gėrmadhat e Ninivės ase tė Persepolis-it mā lehtė se qyteza e Skanderbegut nė Krujė.

Nė kohė tė luftavet napoleonike, nė ballė tė historķs lokale qėndrojshin pashallarėt gjysindipendenta si Pasvanoglu i Vidinit ase tė mveshunit me pushtet tė gjānė si nė Syrķ e n'Egjypt. Nga kjo kategorķ, botnisht i njohun ishte Ali Pasha i Janinės, nji dynast pėr 32 vjet, mā i pasun edhe mā i fortė se vetė Sulltani. Ai ishte nji Toskė prej Tepelene nė luginėn e Vjosės, prej nji shtėpie tė moēme nga agallarėt e vźndit, i cili kishte kalue nji rinķ tė duhishme si rrogaē e pretar. Nji bindje fetare tė ngultė s'e kishte, fliste mirė greqisht e ishte nji mik i Grekvet. Sė pari kishte mbėrrīmė nė pashallik tė Trikalės nė Thesalķ. Me nji ferman tė gėnjeshtėrt u bā nė 1788 pashė i Janinės. Qyshė atėherė filloi qyteti me lulzue, i cili kishte asokohe nji popullsķ 40 000 frymėsh. Shpejt hyni edhe Narta nėn sundimin e tij. Nė vjetėn 1802 u bā Vali ase Bejler-Beji i Rumelķs, d.m th. sundimtar i pjesės mā sė madhes sė Tyrqķs s' Evropės me selķ nė Monastir. Por menjiherė, nė vjetėn tjetėr, e humbi kėtė vźnd pėr shkak tė lidhnive tė tija me Pasvanin e pabindun tė Vidinit. Aliu shfrytoi me nji mjeshtrķ tė madhe situatat e ndryshueshme tė luftavet napoleonike, veēan ndryshimin e zotnimit mbi ishujt e Jonit. Interesante janė raportet e qyrėsve tė huej, tė kolonelit ingliz Leake dhe tė mjekut frźng Pouqueville. Nė 1812 Aliu mbėrrīni nė kulm tė fuqķs sė tij. Ishte zot i gjithė Greqķs, i Epirit, i Thesalķs, i Maqedonķs jugperėndimore dhe i Shqipnķs sė mesme me Beratin deri te kufīt jugorė tė pashallikut tė Shkodrės. Kishte pėr kundėrshtar Sulltanin reformatuer, Mahmudin II. Tekembramja Aliu u mbyll nė Janinė i rrethuem prej kryekomandantit tė Perėndorit Khurshid Pasha . Nė kėtė kohė plasi revolucjoni grek, por Khurshidi s'u tund, vazhdoi rrethimin. Aliu u dha nė kallnorin e 1822-s, por tue bisedue me ajutantin e Khurshidit nė kėshtjellin e ishullit tė leqźnit tė Janinės i u pre koka e i u dėrgue nė Stamboll.

Nė Verķ tė Shqipnķs u shque qyshė nė fillim tė qv. XVIII familja e Bushatlijvet, prej katundit tė Bushatit afėr Shkodrės. Kara - Mahmud Bushati pushtoi e dogj nė 1785 kuvźndin e Cetinės nė Mal tė Zi. Por nė 1796 u mujt prej Malazezvet afėr Krusi-t e u vra. Koka e tij ruhet edhe sod nė Cetinė ndėr trofejt e vjetėr. Mustafa Bushati nė kohėn e Aliut u mbajt me Sulltanin dhe vetėm mā vonė u bā i pandėgjueshėm. Sidomos gjatė luftės ruse nė 1829 luejti nji rol tė dyshueshėm. Sulltan Mahmudi II kishte nji mėnķ tė madhe kundra krenve tė Shqipnķs. Kur ata u mblodhėn nė 1830 ke Vezir'i Madh nė Monastir pėr pagimin e rrogavet, n'atė ēas qi ishin tue shkue nė gostė, trupat e reja tė pėrgatituna me atė qėllim u vūnė pushkėn. Atje duhet tė jenė vramė nga 400 e deri 700 krenė shqiptarė. Hahni ka shėnue kallzeza e kāngė qi i pėrkasin ksaj ndodhije. Nė 1832 Mustafai u mujt mbandej prej Reshidit (T) afėr Pėrlepes e u rrethue nė Shkodėr. Si ra nė dorė u fal e u emnue sundimtar i nji province asjatike, ku diq vetėm nė 1860.

Nji dynastķ shqiptare qyshė prej ksaj kohe sundon mbė tokė afrikane, familja e nėnmbretėnve trashigimtarė t'Egjyptit. Themeluesi i ksaj dynastije Mehmet Aliu (lemė nė 1769) ishte i biri i nji Shqiptari, i Ibrahim Agės qi ishte komandant i rojes sė dervźnvet nė Kavallė, nė Maqedonķn lindore. E filloi karrjerėn e tij si tregtar duhani dhe rrogaē. Vojt n'Egjypt nė 1798 si oficer rrogaēash shqiptarė nė luftė kundra Frźngjet. E shfrytoi situatėn mjeshtrisht pėr veten e tij dhe nė 1805 u bā ai vetė zot i Egjyptit. Thelbin e trupave tė tija nė luftat e shumta kundra Tyrqvet, Arabvet, Nubjanvet dhe zezakvet e formojshin gjithmonė bashkvźndsit e tij shqiptarė.

Shqipnija ishte aso kohe shesh revolucjonesh perjodike. Namik Pasha qe shtrėngue nė Shkodėr me u dorzue (1833). Shkaku i kėtyne lėvizjeve qenė rekrutimet pėr ushtrķn tyrke t'organizueme rishtas. Dy vjet mā vonė ndodhi nji tjetėr kryengritje kundra Hafiz Pashės. Pėr nji kohė tė gjatė Mirditasit u gjinden mbė kāmbė nėn princin e tyne Bibė Dodėn (1838-1870), i cili bįnte titullin e nji gjenerali brigade tė Tyrqķs. Mbas traktatit tė Berlinit vjen lėvizja e madhe e "Lidhjes Shqiptare", nė fillim e drejtueme kundra Malit tė Zi e Sėrbis. Myshir Mehmet Aliu (nji Gjerman nga Magdeburgu) u vra atėherė (1878) nė Gjakovė. Por tekembramja gjithė kjo lėvizje u shue nė 1881 prej Dervish Pashės. Krijim'i parlamentit nė Tyrqķ nuk solli ndonji ndryshim tė madh. Shumė mohamedanė tė Shqipnķs muerėn pjesė nė tź si deputetėn, por fiset e maleve tė Veriut s'ishin aspak tė pėrfaqsuem, sepse ata s'paguejshin vergjķ toke. I kemi fare tė reja nė kujtimin t'onė kryengritjet e mbrapme tė Shqiptarvet kundra Stambollit nė 1909-1911 dhe ndodhķt e luftės balkanike tė fundit qi u dhanė shkas Sėrbvet me pushtue Durrsin mbas Sėrbķs sė Vjetėr e Maqedonķs, deri qi Pushtetet e Mėdhį dekretuen nė konferencėn e Londrės krijimin e nji Shqipnije autonome qi pat pėr kryeqytet tė pėrkohshėm Vlonėn.

Nji letėrsķ shqipe ka lemė vetėm prej qv. XVII e kėndej me pėrpjekjen e klerit katholik. Ende Kalorsi von Harff (1496) shėnonte qi Shqiptarėt s'kishin shkrim. Pėrpjekjet me sajue nji shkrim tė tilė i pėrkasin shekullit XIX. Letėrsija mā e moēmja e ajo qi ka pasun pėrhapjen mā tė gjānėn ā shtypun me shkrimin latin. Janė librat e Propagandės nė Romė dhe veprat e Italo-Shqiptarvet, tė cilat nė gjysmėn e dytė tė qv.XIX patėn bāmė tė njohun edhe disa talente tė shqueme, sidomos poetin epik Girolamo de Rada, lemė nė Kalabrķ nė 1815, dhe filologun Demetrio Camarda. Shumė mā i vonė ka qźnė pėrdorim'i shkrimit grek nė Jugė: nji pėrkthim i Testamentit tė Ri, shtypun nė 1827 nė Qerfos, tekste folkloristike tė mbledhuna prej shtegtarėsh gjermanė (Xylander 1835, Reinhold) nė mbretnķn greke mbas shlirimit tė Greqķs, dhe mā nė funt n' Epir prej Hahnit. Mbas kėtyne vijnė botime prej mėrgimtarėsh, si "Albanike Melissa" (Bleta Shqiptare) e Mitkos nga Korēa, n' Aleksandrķ nė 1878 (folkloristike). Nji puntuer i shquem ka qźnė Konstandin Kristoforidis, i cili donte tė ngrźnte nė gjuhė letrare djalektin e Elbasanit. Ai pėrktheu Testamentin e Ri pėr Shoqnķn Biblike dhe shkroi, veē librash shkollorė, nji gramatikė tė shqipes nė gjuhė greqishte dhe nji fjaluer me gėrma greqishte, shtypun n'Athinė nė 1904. Shkrimi i pėrdorun mā pak se tė gjithė tjerėt āsht qirilisht. Veprat e shtypuna me kėtė shkrim janė gati vetėm libra ligjėrimi pėr Sėrb e Bullgarė. Sikurse nė Bosne, ashtu edhe nė Shqipnķ shkrimi arab āsht pėrdorun vetėm pak pėr gjuhėn lokale, sado qi Shqiptarėt mohamedanė kanė nxjerrė poetėn me shumė talent si Sami Frashėrin (U) e tė vllįn Neimin. Sė voni Shqiptarėt e tė tri besimevet u deklaruen pėr shkrimin latinisht, por gjetėn kundrėshtim nga an' e qeverķs tyrke, e cila donte qi tė pėrdorshin shkrimin arabisht. Prej 1883-s kanė fillue me dalė edhe gazeta shqipe, pa dyshim tė shtypuna pėrjashta Shqipnijet, nė Stamboll, Sofje, Beligrad, Bukuresht, Romė, Napėl, Palermo, Bryksel, London, Kairo e deri nė Boston t' Amerikės. Edhe librat u shumuen shpejt, por edhe kėta u shtypshin pėrjashta, shumė-shumė nė Shkodėr, ku Shoqnija Bashkimi botoi nė 1908 nji fjaluer, disa nė Monastir e nė Selanik e tė gjithė tjerėt nė Stamboll, nė Bukuresht ku qenė formue shoqnija letrare, mbandej nė Sarajevė, Vjenė, Paris, et. āsht nji gjā karakteristike qi nji pėrkthim i libravet kishtarė ortodhoks pėr Shqiptarėt, bāmė prej Fan Nolit nė Boston, ā shtypun me pėlqimin e synodit rus, nj'ashtu sikur nė ditt t'ona āsht bāmė nji pėrkthim japonisht i librave tė shźnjtė me kujdesin e misjonarvet rusė.

(.................................).

Shėnime tė Pėrkthyesit mbi kapitullin I

(A)Panonija (gjerm. Panonnien, fr. Pannonie, it. Pannonia). Trevė e moēme e Evropės, qi pėrfshinte Hungarķn, Slavonķn, Hėrvatķn e Sėrbķn e soēme.

(B) Korqyra (Korkyra). Qerfosi (Korfusi) i sodshėm.

(C) Justinjani. Āsht fjala pėr Justinjanin I, perėndorin e Lindjes, qi sundoi nga 527 deri nė 565. Aja-Sofij'e Stambollit u ndėrtue prej tij.

(D) Shėn Mrij'e Pojanit.

(E) Mathematik , astronom e gjeograf i pėrmźndun, Klaud Ptolemeu leu e rroi nė tė II.qv. mbas Krishti n'Aleksandrķ t' Egjyptit.

(F) Mbi dy emnat e farės s'onė, mbi mā tė vjetrin sidhe mā tė riun, po shfaqim edhe na kėtu nji mendim; e nė lidhje me emnin mā tė lashtin, po paraqesim nji theorķ t'onėn, pak si tė ndryshme nga ē'āsht thānė deri sod, edhe mbi origjinėn e popullit shqiptar. Na pra besojmė, bashkė me tė tjerėt para nesh, se trajta mā e vjetra dhe e vėrteta e emnit tė kėtij populli, qi nė mesjetė u shtri prej Shqipnķs sė Mesme nė tė tānė vźndin, ka qźnė Arbān: ashtu siē ka vijue deri nė ditt t'ona ke Arbāna e Tiranės, ke Arbėri i Jugės, ke Arbėreshi i Greko-Shqiptarvet dhe i Italo-Shqiptarevet e deri ke Arbneshi i Borgericjotvet pranė Zarės sė Dalmatķs; madje ke Raban e Arbanas' i Sėrbvet dhe Arvanit ‘i Grekvet, ky i fundit me ndėrrrim normal tė -s me -v-n e greqishtes sė re. Dy shkaqe kanė ndihmue me e kėmbye rrānjėn arb- me alb- ke gjuhėt e Okqidentit: prestigji mā i madh i sė dytės, tė pėrhapun nėpėr shumė emna vźndesh qyshė moti ndėr treva tė ndryshme t'Evropės, pra , pėr me folė me terminologjķ gjuhsore, analogjija āsht shkaku i parė; dhe i dyti āsht lehtėsij' e ndėrrimit shoq me shoq tė dy tingujvet rrjedhakė l e r. Po pėr Arbān āsht edhe dijetar'i ynė i shquem Sami Frashėri te artikulli Arbanija i Enqiklopedķs sė tij nė gjuhėn tyrqishte pėr emnat historikė e gjeografikė, i cili shton: "Pėr sa i pėrket etymologjķs sė kėtij emni, ky rrjedh prej fjalvet arė dhe bān. Pra Arbān don me thānė punues arash, bulk. Sepse āsht nji gjā krejt e vėrtetė qi bulqsķn e kanė sjellė n'Evropė mā sė pari Arjanėt e ardhun nga Asij'e mesme e qi Shqiptarėt janė nji ndėr popujt mā tė moēmit tė ksaj race. Madje Max Mülleri, qi āsht nji prej dijetarvet tė gjuhsķs footnote'[4]e ka provue se fjala ar, ager e arg ka tė njājtin kuptim edhe nė gjuhė tjera arjane tė vjetra dhe se emni Arja ka rrjedhun shi prej asaj e shumic' e emnave tė popujvet arjanė janė tė pėrbāmė me kėtė fjalė."

Kjo thesė, pėr nė qoftė e drejtė siē e besojmė na, ēel nji rrugė shumė interesante qi na qet nė pėrfundime me mā tė madhen rāndsi. Prej ksaj these del se emni Arbān qźnka shum'i vjetėr, vėlla me shumė emna tjerė popujsh tė hershėm arjanė a indoevropianė, si p.sh Armen (ar+men). Por mb'anė tjetėr, Arbanėt deri sod janė quejtun si nji fis ilir, pra nji degė e atij trungu. Dhe besohet se Ilirėt, para se t'u dajshin ndėr fise, ishin tānė nji popull i vetėm, me kėt' emėn e vllazėn me Thrakėt. E kėshtu,emni Arbān na del mā i ri se Iliri e prandej jo fort i pėrshtatshėm thesės sė Müllerit, tė pėrkrahun prej Frashėrit. A thue s'āsht Arbān nji emėn parailir, ndoshta emn'i pėrbashkėt i Thrako-Ilirvet nė fillim tė mėrgatės sė tyne, ase mā para, me nji fjalė i mā tė vjetrit popull indevropjan qi ka shkelė nė Balkan? Prej tij, po thomi se u danė dy degė e muerėn emnat Thrakė e Ilirė, tue lānė mbė nj'anė nėse njikohsisht a mā herėt ase mā vonė, n'atdheun e vjetėr ase nė tė riun, u danė prej tė njājtit trung edhe degė tjera e cilat: Maqedonėt e Epirotėt, b.f. mund tė kenė qźnė mū prej atyne degve, e sa tjerė qi kompetentat s'janė marrė vesht ende pėr me i lidhun me ndonji trung tė posaēėm posė atij tė pėrgjithshmit, arjanit. Por fjalėn kėtu e kemi ke Arbanėt, e kėta neve na duket se duhet t'i pranojmė, jo si bij t'Ilirvet, siē janė quejtun deri sod pėrgjithsisht prej albanologvet, por vllazėn me ta e me Thrakėt, dalė prej nji trungu tė pėrbashkėt, me emnin mā tė vjetrin, qi kanė ruejtun e mbanė edhe sod. Kjo theori, jo veē qi i pėrshtatet thesės sė Max Müllerit, pėr sa i pėrket vjetėrsķs s'emnit, e ndėrpretimit tė Sami Frashėrit, por ndoshta zgidh edhe nji problemė gjuhsore tė mbetun ende pezull: gjuha shqipe ka mbrźnda, nė rrānjėt e vjetra qi i kanė teprue, elementa ilirė dhe thrakė. Para shumė vjeē, nė 1938, kemi pasė pėrfundue nė nji artikull mbi origjinėn e populit shqiptar, tė botuem nė Pėrpjekjen Shqiptare tė Zit Branko Merxhani qi dilte nė Tiranė, se gjuh'e jonė ishte e drejtė tė quhej thrako-ilire ase thrake e ilirizueme apo anasjelltas. Por tash po na han mźndja se mund t'a quejmė mā logjikisht popullin arbān vėlla me tė dy ata dhe gjuhėn e tij motėr me t'atyne, krejt nj'ashtu, b.f., sikur sod Gegė, Toskė, Labėr e ēamėr me djalektet e tyne. Ndokush mund tė pyesė me tė drejtė: si bāhet qi ky fis, i cili paska mā tė moēmin emėn tė gjithė fisevet indevropjane tė gjysishullit balkanik tė njij familjeje, mun at'emėn qi dikur ndoshta e paskan bartun tė gjithė sė bashku, si bāhet qi ky emėn tė zbulohet mā i mbrapmi ndėr tė gjithė tjerėt e prej nji Greku aqė tė largė si Ptolemeu i Aleksandrķs, ndėrsa nuk e gjźjmė as te Straboni, qi ka jetue nji shekull mā parė se ai, as te Herodoti e ke Thuqydidi e auktorė tjerė grekė ase romakė para sė dytės qindvjetė tė herės kristjane? Ksaj kundrarsyje, qi pa dyshim do t'ishte mjaft e fortė, na besojmė se mund t'i pėrgjigjemi kėshtu: fisi arbān ka qenė nji popull bulk e blegtorak paqsuer, i butė, nji fis "barbar" qi s'u ka ramė mbė qafė Grekvet fqīnj t'Epidamnit e t'Apolonķs (Durrės e Pojan), qi ishin tė vetmet kolonķ greke me tė cilat pėrpiqej. Ka qźnė zotnue prej fisesh ilire qi kishin pėr mjeshtrķ vetėm a gati vetėm rritjen e gjās sė gjallė e armėt pėr pré e pėr luftė. Prandej Grekė e Romakė i kanė quejtun edhe Arbanėt me emnat e zotnuesve tė tyne, herė me emnin e pėrgjithshėm t'Ilirvet e herė me atź tė nji fisi tė tyne, Taulant a tjetėr. Edhe sod, ēdo popull i sunduem prej nji tjetri, politikisht a gjeografikisht shkrihet nė kėtź dhe emn'i i tij e i vźndit tė tij zhduket prej faqeve tė historķs e tė gjeografķs, sidomos kur s'ka qźnė shque mā parė me veprime qi t'a bājshin tė njohun jashta kufijve tė vet e s'ka pasun nji qźnmenķ politike mbė vete. Shźmbuj tė kėtillė, kėnduesi do tė gjźjė vetė plot, nė ēdo epokė tė historķs .

Kjo thesė e jonė nuk don me pasun mā tepėr se vlerėn e nji hypothese qi u parashtrojmė albanologvet pėr studim e gjykim, nuk pretendojmė se kemi zbulue nji tė vėrtetė tė sigurtė, por besojmė se kemi hjedhun nė shesht nji idé tė re qi meriton kujdesin e kompetentavet mā t'aftė se na pėr t'i dalė nė shkānj[5].

§§§

Shumė hypothesa janė paraqitun deri tash edhe mbi emnin e ri tė popullit t'onė, dmth. mbi emnin qi pėrdorim na vetė nė vźnd t'onė: Shqiptar. Edhe pėr kėtź, na kemi nji mendim t'onin. Ā shkrue se ky emėn vjen prej nji familjeje qi ka rrue aty kah fund'i mesjetės nė krahinėn e Shkodrės e qi quhej Skapuder. Kush ishte, ē'ishte kjo familje qi i paska dhānė emnin e vet krejt nji populli? As vetė Auktori, qi paraqet kėtė hypothesė, _ufflay, s'ka dijtun me na thānė kurrgjā mā tepėr pėr tź se emnin, kėshtu thatė. Vjen pra vetvetiu pyetja: me ē'farė force magjike, me ēfarė mrekullije paska mujtun nji familje e panjohun, ndoshta thjesht nji katundar i pėrvūlė i shkretė, i cili ka pasun vetėm fatin me i u shkrue emni nė 1416 nė kadastrėn e Venedikut qi sundonte aso kohe Shkodrėn me rrethet e saja, si paska mujtun ky me u dhānė emnin e vet Arbneshve tė vźndit kāndekānd? Mundet, madje, qi kur populli shqiptar muer kėt'emėn, Skapuder'i mjerė ka pasė qźnė shue me bir e me bijė kaherė.

Āsht thānė e shkrue edhe se emn'i ynė i sodshėm ka lidhje me emnin italisht tė pushkės: schioppo! Kjo āsht nji hypothesė krejt absurde, pėr dy arsye: e para se shqipja s'na paraqet asnji shźmbull tjetėr, ku s -ja e italishtes tė jetė bāmė nė gojė tė popullit t'onė sh dhe e dyta, se kjo fjalė italishte s'āsht e njohun kurrkund nė dhé t'onė: Arbneshi s'ka mujtun me sajue pėr vete nji emėn tė ri me

nji fjalė tė huej qi s'njeh. E qi emni Shqiptar āsht vetėm e thjesht shqiptar, dmth. i pėrdorun vetėm prej nesh, āsht nji gjā e dijtun. Sami Frashėri merr shkas prej nji anekdoti tė jetės sė Pyrrit, qi ka shkrue Plutarku, pėr me vūmė pėrpara nji hypothesė tė tijėn; shkruen n'Enqiklopedķn e tij tek emni Pyrrhus: "Simbas Plutarkut, qi ka shkrue bijografķn e tij, kur vot n'Italķ e mundi Romakėt, ushtarėt qi kishte pranė i thanė: -Ke sulmue mū si shqipe! Edhe ai u pėrgjegj: Shqipe mė keni bāmė ju, or shqiptarė! Ka gjasė pra qi ky emėn t'u ketė mbetun Arnautvet (Auktori ka shkrue tyrqisht) qyshė atėherė. Mb'anė tjetėr, tue qźnė se Pyrri kishte pėr emblemė tė flamurit tė tij shqipen, mundet edhe qi emni Shqiptar tė ketė pėr origjinė kėtź". Me gjithė qi pėr themėn t'onė s'ka rāndsķ se nė ē'rasė u shkėmbyen fjalėt e sipėrshėnueme ndėrmjet Pyrrit e ushtarvet tė vet, e vėrteta āsht se Plutarku, simbas pėrkthimit frėngjisht tė Ricard-it (Librairie Garnier frėres, Paris), ato fjalė i bie, jo mbas ngadhnjimit kundra Romakvet, por kundra gjeneralit tė Dhimitėr Antigonit, Pantaukut, n'Etolķ. Dhe gjāja qi na intereson mā tepėr janė vetė fjalėt. Kėta, nė pėrkthimin e Rikardit, shqip tingullojnė kėshtu: "Tue qźnė se Epirotėt e quejtėn shqipe, ai u pėrgjegj: -Me jue jam bāmė un shqipe, armėt e jueja kanė qźnė pėr mue si fletė tė shpejta qi mė ēuen nė nji fluturim aqė tė naltė." Si po shihet, ndėrmjet dy versjonevet ka nji ndryshim themeluer: atje kemi fjalėn shqiptarė (tyrq. "karakushllullar") e kėtu vetėm shqipe ("aigle"). Neve Shqiptarvet, tue na kilikosun krenķn kombtare, na ka pėlqye mā fort me besue kėtė hypothesė sesa ndonji tjetėr, dhe āsht e vėrtetė se shpesh herė, edhe tė huej qi kanė admirue trimnķn e burravet shqiptarė kanė bāmė retorikė tue na quejtun tė bijt e shqipes. Por retorika āsht nji gjā e shkenca nji tjetėr, e problem'e jonė kėtu ā shkencė. T'a lāmė mbė nj'anė nėse u tha apo jo Pyrri Epirotvet Shqiptarė nė gjuhėn e tyne, qi sigurisht s'ka qźnė kjo qi flasim na sod, por tė pėrmźndim vetėm faktin qi prej kohės sė Pyrrit e deri ditėn qi njihet emni Shqiptar kanė shkue plot njizet shekuj. Sikur t'a kishim marrė kėt'emėn qysh'atėherė, do t'ishte pėrnjimźnd nji teprķ e pamasė me besue qi na ra ndėr mźnd pėr tź vetėm mbas dymijė vjeē!

Por po hjekim dorė nga Pyrri e po zāmė se e muerėm emnin nga shqiponja atėherė kur nisėm me e pėrdorun. E pse vallė nga shqiponja? Me se provohet qi Shqiptari i ka dhānė kėtij shpendi nji kuptim tė jashtazakonshėm? A ka gjā nė folklorėn t'onė, nė legjendat t'ona, nė pėrrallat t'ona qi ligjon disi marrjen e emnit tė tij pėr emėn kombtar? Na s'e dijmė. Vetėm nji send mund tė na vijė ndėr mźnd: kujtim'i flamurit tė Skanderbegut. Por atbotė, kishim me thānė na, do t'a kishim ndėrrue emnin shi n'at'enthusjazėm kur tė parėt t'anė derdhshin gjakun pėr lirķ tė kombit, e jo nja treqind vjet mā vonė.

Tjetėr hypothesė: rrānja shqip-e Shqiptari-t na qźnka shkāmb, na qźnkemi, pra, shkāmbtarė, d.m.th. malsorė. Pėr mendimin t'onė as kjo s'ka gjasė kurrrkund as me i u hudhun sė vėrtetės.

§ § §

Po nga leu, ku e ka rrānjėn atėhėrė ky emėn, ku e si, nė ē'rrethana historike e psykologjike u pėrhap? Sepse gjithkush e ndien nė veten e tij e e merr vesht lehtė qi nji popull, i cili ka bartun me shekuj nji emėn, s'e ndėrron kurrė kėtź me nji tjetėr pa qźnė i shtymė prej shkaqesh psykologjike shumė tė thella. Ani popull'i ynė!

Pėr ne s'ka pikė dyshimi qi emni Shqiptar āsht formue prej rrānjės shqip e mbrapashtesės -tar. Kuptimi qi i ep sod popull'i ynė kėtij adverbi njirrokės āsht ai i gjuhės qi flet: flas e shkruej shqip mirė. Por vźni ró dhe ksaj frasės tjetėr: Fol or shqip, se s'jam tue tė marrė vesht? Kėtu ē'don me thānė shqip? Don me thānė: qartė, kthiellėt, tfillueshėm, kuptueshėm; e ja dhe nji frasė tė tretė: Shqip, ksaj i thonė me hāngėr fjalėn! Pra: haptas, rrumbullak, qartas, drejtpėrdrejtė, pa i bāmė lak fjalės. Kėto dy kuptimet e fundit, na sod i quejmė fytyrore, por tash shpejt po e provojmė se nė rrānjė, e sigurisht pėr nji kohė shumė tė gjatė, fjala ka pasun mā sė pari pėr kuptim tė vetin atź tė frasės sė dytė, nji hapė mā pėrtej, me nji shkallzim qi po i themi fytyruer, ka marrė atź tė sė tretės, dhe nė funt fare ka mbėrrīmė n'atź tė sė parės, qi na sod pėrgjithsisht kujtojmė se ka qźnė kuptim'i vet themeluer, fillestar. Ke gjuhėt qi kanė nji letėrsķ tė vjetėr, semantika studjohet nėpėr veprat e shkrueme n'epoka tė ndryshme. Na mjerisht s'e kemi kėtė mundsķ. Prandej kur na lyp puna, si nė rasėn e tashtishme kėtu, do tė kėrkojmė methoda tjera, do t'i pėshtetemi pak gjuhsķs, pak gjuhve tė hueja pak arsyes sė thjeshtė. Po i a nisim pra prej rrānjės sė ksaj fjale qi po na duhet kėtu. Gjźjmė ke dy fjalorėt e kompetentavet mā tė mėdhajve tė gjuhės s'onė nė kėtė lāmė, te Gustav Meyeri dhe te Konstandin Kristoforidhi, verbin shqipoj, qi tė dy e spjegojnė pėr kuptoj. I dyti bie dy frasa krejt tė qarta: A shqipon se ē'tė them? Shqipoj atė gjuhė, po s'munt t'a flas"; e i pari na ndriēon edhe me etymologjķn e fjalės, qi āsht lat. excipio. Fjala shqip pra duhet tė ketė dalė nga ky verb, sė pari nė kuptimin: qartė, kthiellėt, tfillueshėm, kuptueshėm, nė mėnyrė qi s'lźn dyshim, qi e merr vesht kushdo; mā vonė: qartas, rrumbullak, haptas, pa dredha; e mā nė funt u pėrdorue pėr arbnisht, sepse mėnyra e kuptueshme e foljes pėr Arbneshin ishte gjuha e vet. Nji shźmbull pothuej identik me kėtė rasėn t'onė na e paraqet gjermanishtja: deutsch ka pėr gjermanin tė njimźndim kuptimi qi ka shqip pėr ne. Ja kėtu nji spjegim tė ksaj fjale prej fjalorit t'A.Molé-ut: "deutsch, adj. allemand, germanique, teutonique; deutsch, adv. fig. rondement, nettement; das heisst deutsch gesprochen, voilą ce qui s'appelle parler clairement, en bon franēais". (Āsht pėr t'i vūmė re me kujdes kėtu pėrkthimit deutsch= en bon franēais ). Gjithashtu, nė kėtė gjuhė, der Deutsche don me thānė Gjerman, deuten me spjegue; deutlich i kuptueshėm, i qartė, i kthiellėt, i shqueshėm.

Pa dyshim, verbi shqipoj āsht i vjetėr fort nė gojė tė popullit t'onė, fjalė qi ka hymė prej latinishtes drejpėrdrejt nė popull, na e provon struktura e saj: pra āsht aq'e lashtė sa sundimi romak, si tė gjitha fjalėt popullore me rrānjė latine qi ka shqipja. Kaqė mund tė thomi me sigurķ pėr verbin. Sa pėr shqip, mbasi besojmė se ka dalė prej verbit, e s'asht marrė fill nga latinishtja asht e pamundun me i caktue, qoftė edhe afrisht, nji datlindje. Tek auktorėt e vjetėr shqiptarė s'e gjźjmė kurrkund deri ke Bogdani. Vetėm ky e pėrdoron, pėr herė tė parė, nė parathānėn e veprės sė vet Cuneus prophetarum de Christo Salvatore mundi me kuptimin e gjuhės. E mbasi ky kuptim, simbas arsyetimit t'onė tė māsipėrm, tregon frasėn e mbrapme tė zhvillimit semantik tė fjalės, mundemi me thānė se kur e pėrdori Bogdani kjo kishte mbėrrīmė nė nji farė moshe.

Tash duem tė besojmė se ndaj gjithė kėto tfillime qi dhamė deri kėtu, hypothesat e deritashme mbi etymologjķn e emnit t'onė bien poshtė njājze, me Skapuder e me schioppo, me shqiponjė e me shkāmb dhe jet e vėrtetė vetėm thesa e Gustav Meyerit: Shqiptar mundet me qźnė vetėm shqip+tar, ai qi flet shqip. Prej sė njajtės rrānjė duel edhe emn'i vźndit, Shqipni, qi zūni vźndin e Arbnķs, mbas analogjķs me abstraktat qi rrjedhin prej mbiemnavet (adjektivėt) e emnavet bashkorė qi lejnė nga forma e shumsavet. Nga Shqiptari u sajue edhe Shqiptarija, mbandej shqiptarisht gjithmonė nė gojė tė popullit. Adverbi, nė gjuhė tė shkrimit, u adjektivue, kėshtu sod, shumic'e shkrimtarve t'anė shkruejnė gjuha shqipe, por forma e shumsit ka mbetun ende e pandryshueme: fjalorė shqip, libra shqip. Derivate tjera letrare janė edhe shqipnoj=pėrkthej shqip, shqiptoj=nxierr nga goja njė zā (nji gėrmė, fjalė, ligjiresė, frasė, ligjiratė).

§ § §

Nga etymologjija tė hidhemi tashti nė historķn e emnit. E thamė qysh nė krye se na po kujtojmė qi ende nė kohnat parahistorike mā tė hershmet tė qźnmenķs sė vet, populli shqiptar ka qźnė quejtun Arbān. Dikur, nė nji epokė historike, theksim'i rrokjes sė parė, dmth. i elementit ar-,e mundi tė dytin e kėshtu zānorja a e rrokes mbarimtare qi mbuer theksin u kthye n'e tė pazāshme, d.m.th. n'ė: Arbān u bā Arbėn. Latinėt qitėn rregullisht prej emnit t'Arbanķs adjektivin e banorvet e i quejtėn kėta Arbanenses, qi nė gojė t'Arbnorvet u bā Arbnesh. Kėshtu leu nji tjetėr formė e emnit t'onė mā tė vjetrit. Nga Arbni e Arbnori me kalue n' Arbnesh s'lyp nji mundim tė madh. Prandej mund t'a pranojmė qi s'do tė ketė shkue tepėr gjatė mbas pushtimit romak pėr t'a pėrvetue popull'i ynė kėtė formė latine t'emnit tė vet, tė cilėn e ruejti pėr shumė qindvjet n'atdhe e po vazhdon t'a ruejė ende nėpėr kolonķt e moēme tė tija n' Italķ, nė Greqķ e nė Dalmatķ. Edhe kur perėndorija romake u da dysh e ai i ra pėr pjesė Lindjes, as sundimi shumshekulluer, as ndėkim'i qytetnimit e as ai i besimit tė Byzancit nuk mujtėn me e bāmė Arbneshin Arvanit. Me emėn, nemose, ai mbet me Okqidentin, edhe mbas shźmbjes sė kėtij nėn peshėn barbare.

Tyrqit, nė luftė me perėndorķn byzantine porsa kishin fillue me u shtrimė, tė parat lajme mbi popujt e Balkanit i muerėn, natyrisht, prej Grekvet. Nxūnė kėshtu prej kėtyne se mbi bregun linduer t'Adrijatikut, tue fillue madje qyshė prej gjīnit tė Nartės, rronte nji popull i quejtun Arvanit. Kėt'emėn ata e shtrembnuen pakėz me nji metathesė, dmth. tue u kėmbye vźndet dy gėrmave, dhe e bānė Arnavit, Arvnavėt, Arnavut, Arnaut. E kėshtu ka mbetun emn'i ynė nė gojė tė Tyrqvet atė kohė e sod; ndėrsa edhe na emnin Tyrk e nxūmė po prej Grekvet,Venecjanvet e Sėrbvet, qi s'e kanė zānoren y nė gjuhėt e tyne, e e bāmė si kėta Turk. Mb'anė tjetėr, tue qźnė se edhe feja mohamedane hyni ndėr ne me anėn e "Turkut", turk e quejtėm edhe veten t'onė kur e muerėm atė fé.

Por Arbneshi qi s'e ndėrroi fén i mbet besnik emnit tė vjetėr edhe nėn zotnimin tyrk. Deri kur? Me sigurķ tė plotė deri nė 1726, siē na e provon kolonij' e Arbneshve te Borgericjotvet pranė Zarės sė Dalmatķs. Edhe kėta, si Arbreshėt e Greqķs e ata t'Italķs, emnin Shqiptar e kanė nxānė von' e vonė kur filluen me pasun tė pėrpjekun me vllaznit e atdheut tė vjetėr.Vepr'e Bogdanit, qi na mėson se adverbi shqip ishte i pėrdorun nė 1685, nuk provon se edhe emni Shqiptar kishte lemė qysh'atėherė e e kishte vūmė kandidaturėn e vet mbi trashigimin e Arbneshit. Mb'anė tjetėr, veē, as qi mund t'a pohojmė me sigurķ se fakti qi ai emėn s'ishte i njohun nė krahinėn e Shkodrės nė 1726 pėrjashton ēdo mundsķ qi tė ketė pasė lemė diku gjeti e tė ketė pasė fillue me u pėrhapun pa mujtun ende me mbėrrīmė der atje. Prandej historikisht me tė saktė, mund tė thuhet kėshtu: Pėr deri nė 1726, emni Shqiptar ishte i panjohun nė krahinėn e Shkodrės, dhe deri sod s'kemi asnji provė qi tė ketė qźnė njohun nė ndonji tjetėr krahinė tė Shqipnķs.

Mundėm kėshtu me caktue me pėrpiknķ se deri nė ē'datė ka qźnė i panjohun prej popullit shqiptar emni qi ka sod. Por a mundemi vallė me qźnė gjithaqė tė pėrpikėt edhe nė caktimin e datlindjes sė tij, tė datės kur filloi me u pėrhapun e kur mbėrrīni me qźnė emn'i popullit mbarė? Pėr kėto data mjerisht jemi nė mā tė plotėn errsinė. Pėr t'i gjetun e dokumentue, do tė na duhej nji letėrsķ kombtare e shek.XVIII, qi pėr fat tė keq s'e kemi. Veprat e Italo-Shqiptarvet e tė tė huejvet s'na hyjnė nė punė pėr kėtė qėllim, mbasi tė parėt, atje ku mund tė kenė pasun rasė me e pėrmźndun emnin e popullit t'onė, e kanė shkrue Arbnesh e tjerėt nė gjuhėn e tyne. Pra sado qi tė kėrkojmė, ndoshta do tė mundemi me e gjetun vetėm nė gjymsėn e dytė tė qindvjetės XIX tė parin shkrimtar qi ka shkrue emnin Shqiptar, nji gjā me fare pak dobķ.

Me nji hamźndje tė pėshtetun mbi rrethana historike qi mund tė kenė ndihmue pėr ndėrrimin e Arbneshit me Shqiptarin, e qi do tė zgjateshim tepėr pėr t'i zhvillue, kishim me thānė se krijim'i emnit tė ri ka qźnė nji shkėndijė gjenije e patrijotizme e nji prelati katholik shqiptar tė qindvjetės XVII si nji urė bashkimi pėrmbi gėrranėn qi po hapte, pėr ditė mā tė frikshme e mā tė rrezikshme, rrebesh'i huej ndėrmjet nji pjese t'Arbneshvet qi bāheshin "Turq"e tjetrės qi s'donte me e lėshue fénė e emnin e tė parvet. Tė dy palėt nė njanźn e nė tjetrėn anė tė gėrranės, kishin nisun me e shikue shoshoqin me sy t'egėrsuem e nji ditė mund tė mbėrrījshin me e quejtun anmik. Duhej me i dalė para me ēdo kusht ksaj katastrofe, duhej me e ndalun. Duhej me gjetun nji kryefjalė tė re, qi tė depėrtonte ndėr zźmrat e tė dy palvet pėrmbi tė dy emnat qi i dajshin. Kishtarija katholike do tė jetė vūmė me mish e me shpirt me predikue: ndėr kisha e ndėr familje, ndėr mbledhje kuvźndesh, darsmash e mortesh, ndėr tė krishtźnė e ndėr myslimanė. Meshtar'i brengosun, i mėsuem e i udhzuem prej tė parit tė vet, do t'u thoshte gjindės: Arbneshė e Turq, jeni vllazėn, se flitni nji gjuhė, ju flitni shqip, ju jeni Shqiptarė, ju s'jeni si ata Turqit e huej halldupa qi s'i kuptoni as njāni kur flasin..et.et. Kėshtu krijohej nji emėn i ri i pranueshėm prej Arbneshve e neoturqve, se ishte emn'i gjuhės qi flitshin, jo mā Arbneshi qi s'kishte ndonji kuptim pėr ta qi, pėrkundrazi, ishte tue u bāmė pėrherė mā i urryeshėm pėr ata qi i kthejshin shpinėn. Natyrisht pėrhapj'e tij unjķ s'ka qźnė punė e lehtė as e shpejtė: mund tė jenė dashun nja njiqind vjet pėr me u harrue Arbneshi. Nji emėn qi ka rrue pėr afro njizet shekuj nuk shlyhet aqė lehtė as nga zźmra as nga mźndja e popullit qi e ka bartun.

Kjo hamźndje e jonė, ndoshta do tė duket e ndoshta edhe āsht nji fantasķ. Por nė mėngesė elementash positivė punon fantasija, qi njeriu shpesh herė e merr pėr logjikė. Kėshtu na duket edhe neve kjo e jona. E kemi thānė edhe mā parė se ndėrrimi pėr tė cilin jemi tue folė s'ka mujtun me u bāmė pa nji arsye psykologjike shumė tė thellė, e tue pasun parasysh rrethanat historike tė vźndit t'onė gjatė gjymsės sė dytė tė qv.XVII e gjymsės sė parė tė qv. XVIII, kėt' arsye psykologjike na po e zbulojmė shi nė travajėt shpirtnore tė popullit t'onė n'atė kohė. Kėtu po specifikojmė se deri nė fillim tė shek. XVII vetėm e dhetta e Shqiptarvet kanė qźnė kthye, kokrra-kokrra mbas parķs sė vet nė fén myslimane e bāmė turq. Apostasija me grumbuj ka nisun aty kah mes'i atij shekulli. E kush ishte nė gjźndje aso kohe me e marrė vesht mā sė miri rrezikun edhe me e ndie, posė kishtarīsė, qi ishte e vetmja klasė intelektuale e nė tė pėrpjekun tė ngushtė e tė dźndun me popullin?

Sa pėr tė shtrimėt e emnit tė ri nė tė gjithė popullin, na kėtź e quejmė tė kryem, gjithnjķ me hamźndje, jo mā para se nj'aty kah gjymsa e qv. XVIII.

(G) Legjonet, v. fjalorthin.

(H) Kjo theorķ mbi gjuhėn shqipe āsht dėrmue ka herė prej studimeve tė albanologut tė madh Norbert Jolk.

(H-1) Normandėt, popull i dyndun prej Skandinavije, burra detarė tė fortė; kah mes'i qv. IX pushtuen Ukrainėn e nji rremb i tyne mbėrrīni deri nė Byzanc. Kah fund'i sė njājtės qv. i u rrasėn Francės dhe bānė tė veten nji pjesė tė Veriut tė ksaj, qi prej tyne muer emnin Normandķ. Mā vonė pushtuen Anglķn (1066) me Vilhelmin Pushtimtar dhe mb'anė tjetėr Italķn e Jugės (1043) me Siqilķn tue formue Mbretnķn e Dy Siqilivet nė 1130.

(H-2) Jerusalemi, mā i shźnjti qytet i botės, ku besnikėt e tė tri fevet monotheiste, israjlitėt, tė krishtźnėt edhe myslimanėt kanė diēa pėr t'adhurue, nė 637 u pushtue prej khalifit tė dytė Omar. Gjatė katėr shekujsh qi Palestina mbet nėn sundimin arab, peregrinėt e krishtźnė s'patėn ndeshun me pengime pėr tė hymė e dalė me vizitue Vźndet e Shźnjta nga ēdo anė. Por mbrapa mbretnija abaside u shźmb nėn grushtat e Tyrqvet selēukidė, e atbotė peregrinija e krishtźnė nė Jerusalem nisi tė bāhet pėr ditė mā e vėshtirė. Kėshtu u ndez edhe mā tepėr mėnija antimohamedane n'Okqidentin e Evropės e, nė 1095, u qit kushtrimi nga ana e papės Urban II pėr tė parėn Kryqzatė (v. fjalorthin). Kjo u nis pėr Orjent vjetėn tjetėr me dy dėrgesa tė veēanta kryqtarėsh njāna mbas tjetrės. E para, prudhė e nė Syrķ, u stėrfar kryekėput pa mbetun asnji me kallzue pėr shokėt. E dyta pat mā shumė fat. Pėrbāhej prej katėr ushtrķsh, t'organizue me mā sė miri e mā sė forti: e para me Lorenas e Gjermanė nėn komandėn e Godefroy (Godėfruą) de Bouillon (dė Bujō)-it; e dyta, me Frźngj verijakė tė komanduem prej dukės sė Normandķs (v.H-1); e treta me Provencalė dhe e katėrta me Normandė t'Italķs (v.H-1) tė komanduem prej Boemondit tė Tarantit e Tankredit. Pushtuen Niqén (Iznik, n'Anadoll), Esedėn e Mesopotamķs (sod Urfa), Tarsin (Tarsos, n'Anadoll), Antjokėn (Antakja, ibid), Askalonin edhe vetė Jerusalemin (1099). Godefroy-u u shpall mbret i Jerusalemit. Pak mā vonė edhe Sidoni (Sajda), Bejruti e Tyri (Sur) ranė nė duer tė tė krishtenvet. Por kėta kot u coptuen pėr me marrė Damaskun. Mbas mbretnķs sė Jerusalemit, u krijuen edhe principat'i Antjokės e kontnķt e Edesės dhe Triplit tė Syrķs (sod i Libanit). U krijue kėshtu nji Orjent latin me systemė feudale si n'Evropėn e asaj kohe.

Nji kryqzatė e dytė (1147-1149) qi kishte nė krye si prinjsa perėndorin e Gjermanķs, Konradin III, dhe mbretin e Francės, Luigjin VII, dėshtoi pėrpara Damaskut, qi s'und e muer as ajo.

Tash kishte ardhun rend'i kundėrsulmit prej anės mohamedane. Qyshė nė 1171, n'Egjipt ishte themelue nji dynastķ myslimane e re. Themeluesi ishte nji ndėr burrat mā tė mėdhaj qi ka pamė Orjenti: Salahedin Ejjubiu, i famshmi Saladin i historķs e i legjendavet mesjetore qi kanė mbėrrīmė kėshtu me kėt'emėn edhe n'Okqident. Ky, nė pak kohė, shtiu nė dorė, posė Egjiptit, edhe gati tė gjithė Asķn Pėrballore e Jemenin. Nė 1187 u dha Latinvet nji dishfatė tė mėndershme nė Hatin (Hitajn) tė Palestinės ndėrmjet Nazarethit e Tiberjadės e u muer Jerusalemin. Okqidenti u trondit e pėrgatiti tė tretėn kryqzatė (1189-1192). E komandojshin Frederiku Mjekėrkuq, perėndor'i Gjermanķs, Filip Augusti (Filip i II) i biri i Luigjit VII e mbret'i Francės, e Rikardi Zźmėrluani, mbret‘i Anglķs. Mjekėrkuqi pushtoi Konjėn e mbandej u mbyt nė lumin e Qydnit tė Qiliqķs (n'Anadoll) tue u lamė. Filipi e Rikardi muerėn Akrėn (Aqqa) e bānė paqė me Saladinin pa mujtun me e ēlirue Jeruzalemin. Inglizi (qysh'atėherė !) para se tė nisej pėr ishullin e tij themeloi nji mbretnķ nė Qypėr. Kėshtu mbaroi edhe kryqzat' e tretė.

E katėrta (1202-1204) qe ajo qi pat mā tė madhen rāndsķ pėr Balkanet. Nisun nė komandėn e Baldovinit, konti tė Flandrės, pėr Asķ, gjet nė Venedik nji programė tė re qi s'kishte ē'tė bānte kurrkund me qėllimin e kryqzatavet: Dogje-ja Henrik Dandolo, qi kishte vetėm kujdesin e perėndorķs tregtare e strategjike tė vźndit tė vet, va mbushi mźnden kryqtarvet qi tė vejshin me i ndihmue pėr pushtimin e Zarės nė Dalmatķ. E s'i u desh as me hjekun keq fort pėr tė va mbushun mźnden, mbasi kishte nė dorė nji argument shumė tė fortė pėr ta: anijet. Pa flotėn e Venedikut e kishte tė vėshtirė kryqtarija me mbėrrī mė n'Orjent. Ndėrkaq duel edhe nji rasė shumė tėrhjekse dhe e papritun pėr ambicjen e prinjsavet, qi pajtohej fare bukur edhe me interesat e Venedikut. Perėndorin e Byzancit Isak Āngjėllin (1185-1195) e kishte hjekun i vllai Aleksi III prej thronit e ishte ulun vete mbė tź, e ai po lypte ndihmė prej kryqtarvet. E kėta e harruen atbotė vorrin e Krishtit e u nisėn pėr Konstantinopėl, tė cilėn e pushtuen dhe kthyen nė thron tė vet Isakun (1203), por bashkė me tė birin, Aleksin IV, sepse i vllai, jo veē qi kishte marrė thronin, por edhe e kishte pasė verbue tė dy sysh e burgosun. Mbas gjashtė muejsh, veē, ky rrėzohet prap e mbytet me gjithė tė birin prej Aleksit V Duka. Edhe kėtź e rrėzojnė kryqtarėt mbas pak muejsh dhe shpallin perėnduer t'Orjentit Baldovinin e Flandrės, i cili e dėnoi Aleks Dukėn pėr dekė si gjaksuer tė mbretit tė vet. Kėshtu u krijue Perėndorija Latine e Orjentit qi ka vazhdue 57 vjet. Krenėt tjerė tė kryqtarķs sė katėrt, shokėt e Baldovinit, danė pjesė tjera tė pronavet byzantine qi mujtėn me shtimė nė dorė nė Balkan dhe me kėtė mėnyrė u formuen nė kėtė gjysishull disa shtete tė vogla prap latine. Do ishuj e skela i pėrlau Venediku. N'Anadoll, mbi pronat byzantine qi kishin shpėtue ende nga pushtim'i Selēukidvet, u themeluen dy mbretnķ greke mbė vete me selķ nė Trebizondė e nė Niqé. Ksaj sė fundit do t'i epet mā vonė (1261) me e shtimė nė dorė edhe nji herė kryeqytetin e njimijė vjetve, deri ditėn qi do tė bjerė nė dorė t' Osmanllijvet (1453), e do tė bāhet Istambull, tue i dhānė fund mesjetės e tue hapun epokėn e historķs moderne. Tekst'i ynė na tregon se edhe nė kėt'agonķ tė gjatė pothuej dyqindvjeēare, perėndorija byzantine prap se prap do tė ketė tė bājė me Shqipnķn, qoftė prej Niqeje e Konstantinopli, qoftė nėpėr despotatin e fortė t'Epirit.

Lufta pėr Vźndet e Shźnjta prej anės sė kryqtarivet e zotnuesvet mohamedanė vazhdon deri nė 1270 edhe me katėr fushata tjera: tė pestėn (1219-1221), tė gjashtėn (1228-1229), tė shtatėtėn (1248-1252) e tė tetėtėn (1270). Gjak i madh derdhet prej njānės anė e tjetrės ndėr kėto kaēafytje deshprimi, heroizma sublime tregohen prej tė dy palvet, e ngadhnjimi pėrfundimtar i jet Orjentit. Historjanėt nuk ndalen vetėm mbi dāmin e sakrificat njerzore tė kėtyne pėrleshjeve, por flasin gjān'e gjatė edhe mbi dobķt qi ka pasun njerzija prej sosh: tri bota u njohėn me prova zjarmi shoqe me shoqe, tri qytetnime u trazuen dhe muerėn e dhānė: latin, byzantin e mysliman; e shumė gjāna tė dobishme e muerėn vrullin e pėrparimit prej atyne provave.

(I) Tekst' i ynė e quen Shqipnķ tė mesme qyshė prej bregut tė Matės e deri nė Vlonė. Edhe s' kuptohet me ē'farė kriteri, mbasi Shqipnķn mesjetore s'e shtyn pėrtej maleve tė Himarės. Ndoshta lźn tė nėnkuptueme si Shqipnķ tė Jugės andej e teposhtė, qi e quen tė kolonizueme prej Shqiptarvet po nė mesjetė.

(I-1) "Napolitanė", dmth. mbretnij'e Dy Siqilivet, qi kishte per kryeqytet Naplin.U formua nė 1130 prej Rugjerit II, Kontit tė Madh normand qi sundonte me kėtė titull Siqilķn, Kalabrķn e Apulķn. Dynastija normande vazhdoi deri nė 1194, e u shue me Guljelmin III. Nė kėtė datė, e bija Rugjerit martohet me Henrikun VI Hohenstaufen tė Gjermanķs, e throni i mbretnķs sė Dy Siqilivet i kalon ksaj dynastije, qi e mban deri qi i mbrampi mbret i saj Manfredi vritet (1266) nė betejė tė Beneventit kundra Karlit t'Angjoit, invaduesit frėng tė nxitun e tė pėrkrahun prej papės Urban IV. Themelohet kėshtu me Karlin I dynastij'e Angjovinvet, qi ka pėr tė luejtun nji rol tė madh edhe nė shkenėn e historķs shqiptare. Karli ishte djal'i mbrapėm i mbretit tė Francės, Luigjit VIII e i vllai Luigjit IX tė, tė Shźnjtit. Nji trashigimtar i pafat i Hohenstaufenvet nė mbretnķn napolitane, Konradini (Konradi V i Gjermanķs), u zł gjallė prej Karlit nė bėtejėn e Tagliacozzo-s (1268), dhe u prish prej tij mbas nja motmot burgimi. Karli sillet keq me nėnpushtetasit e vet dhe shkakton Vesprat Siqiljane. Ky emėn historik i āsht ngjitun kryengritjes qi bānė Siqiljanėt nė krejt ishullin me tė kėrsitun kumbonėt e lutjes sė parangrysjes (it.vespro) sė ditės sė hānė tė pashkvet nė 1282 kundra Frźngjvet, tė cilėt i prenė tė tānė kudo. Nxitės i ksaj kryengritjeje qe edhe mbret' i Aragonės Pietri III (1276-1285), i cili pat qźnė martue me Konstancėn, tė bijėn e Manfredit, e pat pėr organizatuer nji fisnik siqiljan tė quejtun Gjon' i Proqidės, mik shumė i dashun i Frederikut II Hohenstaufen, mbret i Napolit (1197) e perėnduer i Gjermanķs (1214-1250), sidhe intim i Manfredit. Kėshtu qi, me Vesprat Siqiljane, ishulli u bā pronė e dynastķs aragoneze e Karlit Angjovin i mbet nė dorė vetėm pjesa kontinentale e mbretnķs. Edhe kjo dynastķ e re qi i afrohet Adrijatikut, siē flet vetė teksti edhe pėr kėtź si pėr Angjovinėt, do tė ketė nji rāndsķ tė posaēme pėr ne, sidomos pėr sa i pėrket kohės sė Skanderbegut. Alfonsi V (1416-1458) pushtoi edhe Napolin (1435), e kėshtu mbretnija e Dy Siqilivet u bā krejt e dynastķs aragoneze. Me dekėn e Alfonsit, kunorėn e Napolit e trashigon Ferdinandi I (1458-1494), e mbas kėtij histori'e Napolit s'ka mā lidhje me Shqipnķn si vźnd e koncept politik.

(J) E njohun si Hohenstaufen ( Hóhenshtaufėn), familje gjermane prej Wurtembergut qi ka dhānė 6 perėndorė: Konrad III (1093-1152, perėnd. 1138), Frederik I Mjekėrkuqi (perėnd.1152-1190), Henrik VI (perėnd.1190-1197), Filip'i Svevės ( lindun 1170, dekun 1208), Frederik II (perėnd.1214-1250), Konrad IV (perėnd.1250-1254)

(K) V.I-1

(L) Duket tė ketė qźnė nji zyrtar tyrk pa ndonji rāndsķ, mbasi Shahin'i njohun n'at'epokė (Lala Shahin Pasha), qeveritar'i gjithė viseve tė pushtueme n'Evropė, bejlerbeu i Rumelķs, le qi nuk do tė vente me ruejtun e sundue vetė atė skānj pronash atje, po kishte edhe afro nja njizet vjet qi kishte vdekun.

(M) Kont (Comes) ishte aso kohe nji titull qi u epte Venediku qeveritarve tė vet nė Shqipnķ e jo titull fisnikije, qi princat shqiptarė s'kanė pasun.

(N) Kėto familje sundimtare latine nė Balkan e kanė origjinėn nė kryqzatėn e katėrt (v. H-2).

(O) Dukat'i Athinės sigurisht pėrfshinte sė paku Atikėn; Argolidja kishte pėr kryevźnd qytetin Argos nė Moré, Lakonija Spartėn, Arkadija āsht nji krahinė qėndrore e Morés.

( P) Eubea, mā i madhi ishull i Greqķs mbas Kretės, sod Evveia Andros vjen si nji krahinė qėndrore e Morés.

(Q) Hydra (sod Idhra), nji ishull i vogėl nja 4.000 frymėsh, krejt kolonķ shqiptare qi ruen ende gjuhėn e vjetėr, nė juglindje tė gjysishullit t'Argolides; edhe Spetsja po atje afėr, nė tė hymė tė gjķnit t'Argolides.

(R) Historķn e Skanderbegut e ka shkrue shqip Fan Noli, e Shqiptarėt qi s'kanė pasun ende rasė me e kėndue kanė tash nji botim tė ri tė ksaj vjete (1951).

(S) Bender, nji qytet i Besarabķs; Buda, kryeqytet'i Hungarķs, sod Budapest.

(T) Mustafa Reshid Pasha (1800-1860), 6 herė vezir i madh (sadrazam) i Sulltan Mexhidit. Nė Tyrqķn perėndorake ka qźnė quejtun si krijues i diplomatķs s'asaj mbretnije; burrź Shteti modernist e reformist

(U) Sami Frashėri ka qźnė erudit, por jo poet.


KAP. III
KRUJA E QARKU I SAJ BĖRTHĀMĖ E SHQIPNĶS MESJETORE1

Nė fund tė kėtij kapitulli kanė pėr t'u botue tekstet deri tash tė panjohun qi i pėrkasin Shqipnķs sė Veriut (A). Njani prej kėtyne āsht nji lejė kalimi prej anės sė Princit Gjon Kastrioti, t'et tė Gjergj Katrijotit a Skanderbegut, lėshuem slavisht nė vjetėn 1420 Ragusanvet e kumtuem prej Prof. Jirečekut, qi e ka gjetun n'arqivė tė Raguzės; tjetri nji dekret privilegjash a venomesh i Mbretit Alfons V (I) (A-1) t'Aragonķs e tė Naplit (1416-1458) dhānė qytetit tė Krujės nė kohė tė Skanderbegut (1457) me vėrtetimin tepėr tė rāndsishėm tė privilegjave tė vjetra byzantine e sėrbe tė kėtij kryevźndi tė maleve tė Shqipnķs verijore: ky u zbulue n'arqivė tė Barcelonės prej Dr. Ludwig Thallóczy-t, drejtuer arqivet.

Kėta dokumenta i pėrkasin shi nj'atyne viseve nė tė cilat emni'i Shqipnķs āsht familjar qyshė prej kohės s'Ilirve tė motshėm e qi andej ky emėn u shtrī larg pėrmbi nji qark tė gjānė qyshė prej gjymsės sė dytė tė mesjetės. Fisi ilir Albanōn, me qytetin‘Albanópolis, pėrmźndet ke Ptolomeo nė kohėn perėndorake tė Romės ndėr malet e pjesės perėndimore tė provincės sė Maqedonķs (B) t'asaj pjese qi shtrihej deri ke deti Adrijatik e afėr kufijve jugorė tė provincės fqinjė tė Dalmatķs, e cila pėrfshinte nė Jugė dhe Shkodrėn e Leshėn; pra mū ndėr malet e Krujės. Hahn-i mendon se ky qyteti' Albanópolis ka qźnė ai i gėrmadhave qi gjinden nė Skorteshe2 pėrfund rrānxės perėndimore tė malit tė Krujės e pranė nji katundi tė quejtun Fund Graēe (sl. Gradėcė=kėshtjell). Nė mesjetėn byzantine, kur ajo krahinė i pėrkiste provincės (themės) sė Durrsit, ka kalue nji kohė e gjatė pa lānė gjurma tė sigurta pėrmbi hollsķt e gjeografķs provincore tė bregut t'Adrijatikut. Por nė qv.XI na del emn'i vjetėr i fisit t'Albanvet pėr me shėnue paslindsit e Ilirve tė motshėm qi kishin jetue ndėr ato male dhe malsķt e pėrfshime nė katėrkāndshin ndėrmjet Shkodrės, Durrsit, Ohrit e Prizrenit. Sė pari Mhill Attaleiates nė historķn e kryengritjeve ushtarake plasun nė Durrės prej Maniakvet nė 1042 e prej Vasilakvet nė 1078 pėrmźnd ‘Albanoi-t ase ‘Arvanītai-t . Anna Komnena shquen nė historķn e t'et, tė Perėndorit Aleks Komnnenos (1081-1118), vźndin “Įrbanon gjatė udhės Durrės-Dibėr me qafa, shtigje malesh e qyteza, dhe popullin e ‘Arbįnōn- ase ‘Arbanitōnvet. Gjergj Akropoliti, i cili si sundimtar byzantin i ka pamė vetė me sy kėto krahina nė qv.XIII, e quen vźndin me qytetin e Krujės' Įlbanon dhe popullin ‘Albanītai, tė cilėt mā vonė te Kantakuzeni et. janė shkrue si 'Albanoķ. Ndėr burime tė shkrueme latinisht, sidomos kishtare, emn'i vźndit āsht shėnue Arbanum e ai i popullit Arbanenses, Albanenses, prej kah mbandej italisht Albanese, Arbanese. Slavisht populli quhej Arėbanasi. Emni Arbanasi kėndohet ndėr poezķ tė vjetra dalmatine sidhe ndėr kāngė popullore te Bogishiqi e Vuka, por sod ndihet vetėm nė Jugė, veēan nė Raguzė e Mal tė Zi, ku Arbanas don me thānė nji Shqiptar katholik. Nė Bullgarķ e nė Serbķ ka hymė me nji formė mā tė re, si Arnaut, Arnautin, nga emni tyrqisht, marrė edhe ky nga greqishtj'e re 'Arvanķtźs. Vźndi ‘Arbanon (Įlbanon), Arbanum nė mesjetė quhej slavisht Rabėnė (adj. rabėnėski). Ky emėn āsht krejt i rregullt nga Arbanum, 'Arbanon, me humbjen e zānores sė huej fillimtare ashtu siē āsht bāmė slavisht Rasha nga Arsia, Labin, nga Albona (n'Istrķ), Rab nga Arba (ndėr ishujt e Dalmatķs), Lom nga Almus (nė Bullgarķ) et.

Qi Kruja ka qźnė qźndra e kėtij Arbanumi mesjetar, s'ka pikė dyshimi. Kėta vėrtetohet prej pėrshkrimit tė vźndit tė Anna Komnena, prej deshmķs s'Akropolitit sidhe prej titullit tė Tyrkut Ballabanbeg (B-1), i cili nė 1415 titullohej "suba_a kruiski i rabanski" (subash i Krujės e i Arbnit) dhe sundonte "Krui i arbana_ku zemlio" (Krujėn dhe tokėn shqiptare). Identitet'i vźndit e i peshkopķs s'Arbanumit me atź tė Krujės āsht provue tash vonė nė shėnimet e bukura qi u ka bāmė Marin S. Drinovi mbi letrat e Kryepeshkopit Dhimitėr Chomationos Notitia episcopatuum dhe botuem "Vizantijski Vremenik"(blź I, f.332-340) te Parthej (Hieroclis Synecdemus et Notitiae graecae episcopatuum, Berlin, 1866, f.124-125, 220), hartuem pa dyshim para qv.XI, numron nėn metropolitin e Durrsit 15 peshkopi tė Stephaniakōn afėr Vlonės, Khounaias ndėrmejt Durrsit e maleve t'anės perėndimore tė luginės sė Matės tė Krlon'Elissóū (Lissus, tash Leshja) tė Diokleķas nė Doklén romake ase qarkun e saj tė Skodrōn (Shkodra) tė Dribįstou, PalįthōnGlabinķtzas (GlavėnicaVisio tė Danielit ) afėr Vlonės tė Aulōneķas, tė Aukinķdōn -jo Lychnidos, por Olcinium, Dulcigno, nė sėrbishten e vjetėr Dėcinė t'Antibįreōs (Tivari, ku qyshė prej qv.XI kishte nji kryepeshkopķ katholike), tė Tsernķkou (ndoshta nė krahinėn e soēme tė Ēermėnikės), tė Poulcheropóleōs (ndoshta Bźlgrad, tash Berat) tė Graditzķou (Gradėcė, Byllis'i moēėm nė lindje tė Vlonės, gėrmadhat e tė cilit gjinden afėr fshatit Gradica). Arbanumi kėtu mungon, e arsyeja āsht se shkonte nėn peshkopin e Krujės- Kroaķ. Simbas Farlatit e Coletit n'Illyricum sacrum VII, peshkopėt e Arbanumit gjinden tė mvarun nga kisha katholike e Tivarit vetėm prej qv.XII, madje āsht pretendue se nė qv.XIII ka pasun nė tė njājtin djoqez t' "Albanensis" dy peshkopė, nji latin e nji grek, gjā qi pa tjetėr āsht keqmarrveshtje. Farlati njeh peshkopė tė veēantė nė Krujė, bashkė me ata t'Arbanumit, vetėm tue fillue prej vjetės 1286, dhe shton se mbas pushtimit tė Krujės prej Tyrqvet titujt peshkop i Krujės e peshkop i Albanensis u shkrinė pėrsėri bashkė .

Nė qv.XII-XIII edhe krahin'e Pultit (Polatum, slavisht Pilot) i pėrkiste Arbanumit. Nji peshkop i Pelįthōn-it nė Notit. Episc. pėrmźndet qyshė nė 877 nėn metropolitin grek tė Durrsit, por qyshė nė qv.XI gjindej nėn kryepeshkopin latin tė Tivarit. Polatum-i ase Pilot-i ishte shumė mā i madh se Pulat-i (Pulti) i sodshėm; ai pėrfshinte gjithė malsķn gjatė udhės ndėrmjet Shkodrės e Prizrenit. Princ'i fuqishėm shqiptar Karl Topija, qi nė mbishkrimin trigjuhėsh tė vjetės 1381 nė monastir tė Shėn Gjonit afėr Elbasanit quhet aśthéntźs pįsźs chōras'Albįnon-princeps in Albania dhe gospodinė rabanėski, zotnonte edhe krahinėn e sodshme t'Elbasanit. Edhe mbas dokumentavet napolitanė familj'e Topis nė 1338 ishte e zonj'e tānė dheut prej ujit tė Matės (Maet, te Makushevi shkruem Amaet pėr a Maet-ke Matja) e te lum'i Shkumbīnit (quejtun kėshtu prej emnit tė qytetit tė motshėm Scampa; lumi thirrej heret Genusus, nė mesjetė Vrego, nė veprėn e Muzaqit Scombino, nė qv.XVI Scumbino nga scampinum ). N'emnin e Matės a-ja shpesh herė na del, si kėtu, e zgjatun me zānor e ase, si nė traktatin ndėrmjet Mbretit sėrb Urosh II Milutin e Karlit Valois, me nji ha (Mahat). Ndryshe ź Mįtź, te Grekėt, na Mati sėrbisht ( C ).

Kėshtu pra krejt krahina qi fillon prej "Alpevet Shqiptare" ndėrmjet lumejve tė Limit e Drīnit e shkon deri ke malet nė jugė t'Elbasanit āsht Arbanum. Emn'i Shqipnķs dalkadalė rritet e i kapėrcen kufijt e ngushtė tė ksaj krahine. Bregu linduer i detit Adrijatik shumė kohė dahej ndėrmjet Sklavonķs (Hėrvatķs, Dalamatķs, mbretnķs sėrbe) e Romanķs. Romanija ishte emni qi pėrdorej motķt rėndom prej Arabvet, Italjanvet, Slavėvet e tjerve pėr tė tānė perėndorķn romake tė Lindjes e ndėr dokumenta raguzanė ende nė 1280 Durrsi e nė 1310 Vlona (kjo me tė vėrtetėn ishte aso kohe nėn zotnimin byzantin) u pėrfshijshin nė tė. Mā vonė emn'i Romanķs vjen tue u mbėrrudhun kah Greqija e ai i Shqipnķs tue u shtrimė edhe mbi breg tė detit. Toka e Angjovinve tė Naplit rreth Durrsit prej vjetės 1272 e mbrapa quhej zyrtarisht gjithmonė "regnum Albaniae". Qyshė kah fund'i i qv. XIV emn'i Shqipnķs shtyhet kah Veriu; ndėr akte raguzane nė 1386 "Shėn Shirgji i Shqipnķs" (S.Sergium de Albania) nė breg tė Buenės, nė 1429 Tivari, nė 1430 deri Lushtica afėr Katorrit e nė 1433 Podgorica et. pėrmźnden tė pėrfshime nė Shqipnķ. Nji pėrshkrim i bāmė afrisht aty kah 1570-a (Starine, b.12, f. 193) e kufizon Shqipnķn prej Ulqini deri nė Vlonė e ke malet e Himarės. Āsht nji gjā e dijtun qi edhe krahin' e Katorrit si nėn Venedikun ashtu edhe nėn Francėn kohėn e Napoljonit I e para 1848-s nėn Austrķn āsht quejtun Albanķ. Sod emn'i Shqipnķs ka mā fort nji kuptim ethnografik me nji gjānsķ shumė tė madhe, por tė papėrcaktueme, sidomos kah an'e pėrmbrźndshme e mā tepėr kah Juga.

Kruja qėndron ndėr malet ndėrmjet Elbasanit, Matės e Ishmit (shėnuem prej Raguzanvet nė qv.XIV-XV Isamo, Yssamo, Dyssamum), simbas kartavet ushtarake t'Austris 604 m.nalt, por nga Lindja e Juglindja e shtrueme prej majash mā tė nalta. Ndėrtuem mbi nji shkāmb tė pėrpjetėt, mā tė shumtėn thik, qi vetėm kah Perėndimi pėrviret mā āmbėl, me kroje tė plotujshme mbrźnda fortifikatavet, ndėr qv.XVI e XVII ishte e njohun gati si e papushtueshme, "piazza fortissima et inespugnabile", siē e pėrshkruen Bolizza nga Katorri. Nė 1553 Gjustiniani prej Venediku pėrshkruen pozitėn e naltė, "nel mezzo una fontana freschissima, ch'ė cosa maravigliosa" (C-1) dhe pamjen e plotbukurishme; shihen malet e Katorrit e tė Tivarit, dheu i Shkodrės, i Ulqinit, i Leshės, i Durrsit, i Tiranės, i Petrelės, mal'i Tomorrit dhe nė perėndim nji pjesė e madhe e detit Adrijatik. Nji pėrshkrim i vjetėr prej qv.XVI thotė se Kruja qėndron "sotto un alto monte, ma sopra un dirupo di sasso vivo" ( "nėn nji mal tė naltė, por mbi nji shkāmb tė thatė."), e forcueme me mure tė hershme, e pajosun me "fontane vive" ( "kroj qi s'mźjnė") se nė medis tė qytezės ishte nji "taverna" e mbrźnda ksaj nji gurrė, ujėt e sė cilės mbandej rridhte jashtė nė qytet e mujte me sjellė mullīj; se pozitėn e kishte tė bukur, ajrin tė mirė e qi ishte e pasun pėr drś, voj, drithna e mish nga rrethi. Prej qv. XIX ka pėrshkrime te Zef Müller-i mjek nga Praga (Albanien, Rumelien et., f.72) e te Konsull Hahn-i (Albanische Studien I, 87). Muret e forta e tė nxime rreth e pėrqark me tabe rrumbullake u shźmbėn nė 1832 mbas shtypjes sė kryengritjes sė Mahmut Pashė Bushatit (D). Herėt tė krishtźnėt mund tė hyjshin mbrźnda vetėm ditėn e tue vu primė mohamedanėt; natėn po tė shkilshin nė Krujė (dmth. mbrźnda kalįs- Pėrkthyesi) dėnoheshin me vdekje. Nji rrugė pazari e ngushtė, ku burojshin krojna tė fortė, tė ēon nė kalį, nė tė cilėn, simbas Hahnit, u gjindshin 80 shtėpķ tė vorfnish myslimanė, ndonji xhamķ e nji kullė sahati; poshtė rreth e rrotull kalįs, tė dame ndėr lagje, nja 700 shtėpķ. [Pėrshkrimi mā i voni i Krujės āsht ai i Ippen-it, botuem nė 1902 nė Glasnik tė Bosnes, f.190 e tutje, dhe nė 1907 ke blźni 10, f.59-65 i Wiss. Mitteilungen aus Bosnien, me 12 fotografķ].

Emni i vjen prej krojnash. Byzantinėt e shkruejshin Kroaķ nė formė shumsi. Banorėt quheshin Kroitėn. Trajta latine e emnit tė qytetit ishte Croia ase Cruia (E). Gjinden edhe me emnėn Oppidum Croarum (Qytez'e Krutanvet). Mā tė parėn herė e gjźjmė tė pėrmźndun ndėr akte kishtare. Peshkop'i Krujės mungon ndėr lajmet e vjetra tė peshkopivet greke nėn metropolitėt e Durrsit, dhe del mbandej nė fillim tė qv.XIII nė korrespondencėn e kryepeshkopit t'Ohrit Dhimitėr Chomatianos. Privilegjet e dhāna prej perėndorvet byzantinė, pėr tė cilat bāhet fjalė nė konfirmimin e mbretit Alfons, fillojnė me Manuel Komnenin (1147-1180), i cili ndėr lufta tė tija āsht ndalun edhe nė Shqipnķ. Qyshė nė qv.XII-XIII, Kruja ishte selķ dynastash shqiptarė qi sundojshin Shqipnķn. Akropoliti pėrmźnd nė historķn e luftave tė Perėndorit Gjon Dukas Vatatzes me Despotin Mhill II t'Epirit "tņ'en tō Albanō phrourion tas Kroas" ( .....qytez'e Krujės n'Arbni"). Ndėr privilegjat e qytetit ka pasun dekrete tė kėtij perėndori, qi prej pėrkthyesvet latinė quhet Gjon Dux, dhānė kur u bā i zot'i kėtyne viseve me traktatin e Larisės nė 1252, e gjithashtu tė tė birit, Perėndorit Theodor Laskaris II (1254-1258), nėn mbretnķmin e tė cilit Despoti Mhill II pat nxitun "Albanītai-t" me ēue krye kundra Grekve tė Niqés dhe pėr do kohė pat mbėrrīmė me i a hjekun kundrėshtarit tė vet kėto vise. Kėto luftime ndėrmjet Grekvet tė Nartės e atyne tė Niqés u bānė shkak me u futun mbrźnda Frankėt si beslidhės tė despotit (F). Kruja qe pushtue prej 1272- 1278 prej trupave tė Mbretit Karli I t' Angjovinvet. Ky ka qźnė kulm'i zotnimit napolitan nė Shqipnķ. Mbas prishjes sė madhe qi patėn Napolitanėt afėr Beratit, Kruja u pushtue pėrsri nė 1280 prej Byzantinvet. Prej ksaj kohe rrjedh privilegja e qytetit nga an' e Perėndorit Mhill Paleolog, vdekun nė 1282. Kjo privilegjė u vėrtetue mbandej edhe prej tė birit, Perėndorit Andronik II (1282-1328) me dekretin qi ka mbrźnda tānsisht dokument'i ynė tė pėrkthyem nė gjuhė latine tė datuem nė tetuer tė tė dytit indikcjon; pra, sikur tė jetė dhānė dekreti shpejt mbas hypjes sė dhānsit nė thron, data bie nė vjetėn 1288-1289 (6797 = 1 shtatuer 1288-31 gusht 1289); e dyta vjetė e cyklit t'indikcjonit kthen mbasandej nėn sundimin e gjatė tė kėtij perėndori, sido qi tė jetė, edhe dy herė nė 1303-1304 e 1318-1319. Androniku III (1328-1341) qe mā i mbrapmi perėnduer byzantin qi ka zotnue tokat shqiptare e qi siē e kanė pėrshkrue hollsisht Kantakuzeni e Niqefor Gregoras-i ndėr luftat e tija ka qźnė atje edhe personalisht.

Trashigimtarė tė Byzantinvet u bānė Sėrbt. Stefan Dushani i vėrtetoi si mbret edhe ai privilegjat e Krujės nė qershuer tė vjetės 1343. Data ka nji rāndsķ pėr kronologjķn e asaj kohe. Stefan'i Sėrbvet mbas vdekės s'Andronikut III pat lidhun besė me antiperėndorin Gjon Kantakuzenos qi nė 1342 qe arratisun nė Sėrbķ. Por beslidhsit u danė qyshė nė verė tė 1343-s, mbasi Sėrbt, tue pasė pushtue njānin mbas tjetrit tė gjitha qytetet e Maqedonķs, s'kishin mā nevojė me e mbajtun atė beslidhje. Na shohim nė dokumentin e pėrmźndun qi Stefani njikohsisht kishte pushtue edhe qytetet e Shqipnķs sė Veriut tė sunduem prej Grekvet e i kishte ardhun rendi Shqipnķs sė Mesme. Nė 1345 e 1346 ai merr Kosturin, Beratin dhe Kaninėn me gjithė Vlonėn. Krali sėrb gjithkund i nxitte Shqiptarėt kundra Grekvet. Qyshė nga fund'i shekullit XIII kishte fillue ndėr banorėt e malsive tė Shqipnķs nji lėvizje zgjānimi kah fushat qi ishin shkretue e shpopullue prej shumė luftimesh tė zhvillueme ndėrmjet katėr zotnuesve tė vźndit: perėndorvet byzantinė, despotve t'Epirit, Angjovinve tė Naplit dhe Sėrbvet. Kurse popullsija blegtorake e malevet pėrkundrazi ishte shtue, dhe sė pari u shtri nji herė kah zonat e qyteteve, por mā vonė edhe kah Greqija e Veriut, mā parė e mā dalė kah Thesalija. Fisniku Mhill Gabrielopulos u premtonte nė 1342 arhondve tė Fanarit afėr Trikalės nė Thesalķ, se as ai vetė as trashigimtarėt e tij s'do tė vėndosnin Shqiptarė ndėr zonat e qytetevet.

Nji letėr e Marino Sanudos nė 1325 pėrshkruen tfillueshėm zbritjen e Shqiptarvet prej malesh kah fushat e Thesalķs tė shkretueme n'anarki e ndėr luftat e Katalonvet. Gjithashtu nė 1330 e mbrapa patėn vuejtun zonat e qyteteve tė Beratit, Kaninės e Vlonės prej barijve e endacakvet malsorė, gjā qi e shtyni perėndorin Andronik III me u nisun kundra sish me nji ushtrķ tė komandueme prej tij vetė pėr me u dhānė nji shuplakė tė ndieshme. Mbas ksaj dacke tė fortė Grekė e Shqiptarė mbetėn ballė pėr ballė anmiq, gjā kjo qi va lehtoi shumė Sėrbvet veprimet e tyne. Kur Car Stefani pushtoi nė 1348 Epirin e Thesalķn, krenėt e trupave shqiptare u vėndosėn deri nė Jugė tė tokės epirote, deri atėherė greke, mbi pronat e arhondvet e tė pronarvet feudalė. Trupat e kryekomandantit sėrb Preljub, i cili qe shtymė deri te qyteza e Pteleonit, aso kohe venecjane, qi gjindej nė tė dalė tė gjīnit tė Volo-s pėrballė Negropontes, qenė shėnue nė 1350 prej Venedikasvet si"Albanenses". Privilegja e Krujės, lėshuem prej Stefan Dushanit dhe pėrsritun nė dekretin e mbretit Alfons, tregon se si ka dijtun pushtuesi sėrb me e bāmė pėr vete menjiherė parķn e Shqipnķs me akte dhuntije.

Kur ra mbretnija sėrbe, Krujėn e shohim nėn zotnim tė Karlit tė Topķs, mā tė fuqishmit dynast shqiptar mbas 1360-s. Nė 1329 banonte n'atė qytezė e bija Lena me tė shoqin qi ishte nji patric Venediku, Mark Barbarigo, nji "rebellis" i vendit tė vet qi aso kohe kishte pushtue Durrsin. Barbarigo nė 1394 qe bāmė vasal i Tyrqķs, por nė fund tė fundit shkoi e mbaroi nė Venedik i burgosun. Nė Krujė i a zū vźndin nji burrė i dytė i Lenė Topķs, Kostandini, i biri Gjergj Balshės e i Theodorės. Ky Kostandin, qi kishte edhe Skurajt tė vett, qe premė nė Durrės nuk dihet se pse, prej Venedikasve nė 1402. Nė 1403 Kruja gjindet nėn zotnimin e kontit Niketa Topija, i cili qe detyrue me vūmė flamurin e Sh. Markut dhe pėr gjithė vjetė ditėn e Shėn Mhillit me i ēue sundimtarit venecjan tė Durrsit dy falkoj (austures). Mbas vdekės sė Niketės nė 1415 Krujėn e sundonte nji qeveritar i Tyrqķs, Ballabanbegu, "Subash i Krujės e i Raban-it", ndėrsa fqījt mā t'afrit tė Gjon Kastriotit ishin pushtue edhe ata.

Emn' i Krujės u bā i njohun e i famshėm nė tė gjithė Evropėn nė kohėn e Gjergj Kastrijotit a Skanderbegut (1444-1468). Tri herė kanė dalė Sulltanėt e Tyrqķs vetė nė luftė pėr pushtimin e ksaj qyteze shkāmbi tė Shqipnķs e tė tri herėt kot: sė pari Murati II e mbasandej Mehmeti II. Mbas vdekės sė Skanderbegut Krujėn e ruejti nji garnizon venecjan, por edhe ky, mbas nji proje kreshnike, u shtrėngue me i dorzue Sulltan Mehmetit II vetė ēelsat e qytezės nė 1478. Qyshė atėherė Kruja mbet, si "Ak-Hisar" (e drejta Akēa Hisar-Pėrkthyesi), nji fortesė e rāndsishme e Tyrqķs nė Perėndim nėn urdhnat e sanxhakbegut t'Ohrit.

Nė 1453 Skanderbegu pat hymė nėn hijen e mbretit Alfons. Ky vėrtetoi nė Napėl me 19 prill 1457 privilegjat e "bashkķs sė qytezės sė Krutanvet" (universitas oppidi Croarum). Nė kėt'akt Skanderbegu s'pėrmźndet fare; pėrmźnden vetėm peshkopi, kleri, bashkija (communitas) dhe "homines" ( „burra, mashkuj") tė qytetit. Nė tekst kumtohen dy privilegja, dhānė "ab antiquis imperatoribus". Mū nė krye tė qytetarvet pėrmźnden kishtarėt e fisnikėt. Banorėt e qytezės zotnojnė vėneshta, ara, ullīshta e tė drejta me gjuejtun peshk, kanė bulq (colonos sive agricolas), por pasunija kryesore e tyne janė kullota dimnore, nga tė cilat 19 copė tė shėnueme emėn pėr emėn. Ke dyert e qytetit Krutanėt ishin tė falun prej ēdo pagese drush e prej ēdo angarije tjetėr si nė tė hymė ashtu nė tė dalė. Gjithashtu edhe nė qytetin e Durrsit ata ishin tė lirė me marr'e me dhanė pa kurrfarė taksash doganore, prap siē kishin qźnė mėsue heret para se tė biente kjo skelė kryesore e Shqipnķs nė dorė tė Napolitanvet e mā vonė tė Venecjanvet. Sundimtarėt e provincės e financjerėt, sidhe komandantat, kėshtjelltarėt e rojtarėt e qytezės kishin porosķ tė forta me u dalė zot tė drejtave tė Krutanvet.

Pėrsa u pėrket familjeve tė fuqishme tė vźndit, lajmet mā tė parat mbi to gjinden nė korrespondencėn e Kryepeshkopit Dhimitėr Chomatianos. Si mā i pari dynast i Shqipnķs sė Veriut del nė qv. XII nji Progon, shqiptar me nji emėn kombtar tė njohun mirė: Progonė ndėr dokumentat e Deēanit, shpesh Progano ndėr akte venecjane. Ky emėn ka qźnė kuptue keq prej botuesve tė korrespondencės (sė sipėrpėrmźndun) pėr shkak tė pėrgjasķs me fjalėn greqishte prógonos= parardhės e prandej edhe shtypun me shkrolėn e parė tė vogėl. Djelmt e Progonit kanė qźnė arhondėt e parė Gjini e Mitri. Ky i fundit njihet prej dokumentash papnorė (1208-1209) si "arbanensis princeps, judex Albanorum" ("princ shqiptar, sundues i Arbnorvet") nji kundrėshtar i Venedikasvet, tė cilėt aso kohe zotnojshin Durrsin. E shoqja Komnena ishte nji e bija e Zhupanit tė Madh (mā vonė i pari mbret sėrb i konorzuem), Stefanit tė Sėrbķs, dhe i Evdoqes qi ishte e bija e Perėndorit Aleks III. Mā vonė vjen pėr kėtė vźnd nji perjodė zotnimi qi trashigohet me anėn e femnavet. Mbas vdekės sė Mitrit sundon nė Shqipnķ, nėn Despotķn e Epirit (mbandej perėnduer) Theodorin, sevastos-i Gregor Kamona, qi qe martue me tė vén e Mitrit, krejt nė kundrėshtim me ligjėt kishtare, tue qźnė se e para grue e tij ka pasė qźnė e bija e Gjinit, vllait tė Mitrit. Nė 1253 bāhet zotnues i Shqipnķs nji Golem, i martuem me tė bijėn e Komnenės sėrbe, simbas Drinovit, ase me nji gjinķ tė Perėndoreshės Irene, simbas Akropolitit (G).

Nė qv.XIV dera qi ka sundue mbi kėtė vźnd malsuer ka qėnė ajo e Topķs. Kastrijotėt fillojnė me u pėrmźndun vetėm mā vonė. Ke Spandugino dhe Muzaqi ka gojdhāna pėr nji origjinė sėrbe tė kėtyne tė fundit. Por emni Kastriótźs āsht pa dyshim greqisht, prej nji vźndi Kastrķon. Elementat greqisht ndėr emna familjesh fisnike tė Shqipnķs, po tė merret parasysh zotnimi byzantin shumė shekujsh, s'janė aspak nji gjā e jashtazakonshme.

Tė parėn gjurmė tė familjes sė Kastrijotvet e gjźjmė n'Oborrin e dynastėve slavė tė Vlonės, tė cilėt pėrmźnden prej vjetės 1350 e deri nė 1417. Mā i par'i kėtyne dynastve qi e ka pasun selķn nė Vlonė ka qźnė i kunati Carit Stefan Dushan, i vllai sė shoqes Jelena, Despoti Gjon Komnenos Asźn (1350-1363), qi ishte edhe i vllai Carit bullgar Gjon Aleksandrit; mbas atij vjen nji farefis i vet, ase ndoshta vetė i biri, nji Aleksandėr (1366-1368). Nė betimin e kėtij tė fundit, "gospodin Kaninź i Avlonu" (Zotnķ i Kaninės e i Vlonės), si qytetar nderi i Raguzės (brat od komuna dubrovačkoga) figurojnė ndėr deshmitarėt mu nė krye "Prodan vojvoda i Nikleu_ kefalija vavlonski, Branilo i kefalija kaninski Kastrijot". Pra mā i moēmi Kastrijot ka qźnė vetėm nji nėpunės, komandant qyteze nė Kanninė afėr Vlonės. Gėrmadhat e ksaj qyteze prej tre podash ( mā i nalti 379 metra pėrmbi det) janė gjallė edhe sod nė juglindje tė Vlonės. Simbas tekstit Branilo gjįn tė jetė emn'i Kastrijotit, siē e ka kuptue Hopfi (H). Mā vonė Kastrijotvet va ndjejmė zānin nė Shqipnķ tė Veriut. Mā sė miri e pėrshkruen fillimin e ksaj dynastije Despot Muzaqi: "Sappiate, com' l'avo del Signor Scanderbeg se chiamņ Signor Paulo Castrioto e non hebbe pił de due casali, nominati Signa ( mbas Hahnit fshati Sinj'e Epėr e Sinj'e Poshtėr nė Mat) e Gardi-ipostesi (Gardhi i Poshtėri? Pėrkthyesi)" (Hopf, Chroniques greco-romanes inédites, f.301).I biri Palit Gjoni "se fece Signor della Matia" (ib., f. 298, 301). I biri Gjonit Skanderbegu "dopo che recuperņ la Matia, stato paterno, s'insignorķ della cittą de Croia, ch'il padre non l'hebbe" (f. 299) "fu Signore non solum della Matia, ma si fe Signore de Croia, de Dibra, de Birina (Brinje nė Mat) cioė de Randisia, Tomorista e Misia e lo paese de Guonimi (pa dyshim, tė familjes Jonima, kr. Ruvarac n'Archiv, 17, f. 564) insino alla Marina" ( f. 298-299). Hopfi, Hahni e Maku_evi kanė bāmė nji ngatrrim nė gjenalogjķ tue shtimė nė familjen e Kastrijotvet nji Konstandin tė Krujės qi, sikurse u dėftye mā nalt, ka qźnė nji i Balshaj; pra jo nji vlla i Gjon Kastrijotit e aqė mā pak Pal Kastrijoti me tė cilin e identifikon Hahni.

Gjon Kastrijoti (Ivanus Castrioti, siē e shėnojnė bashkėkohsat) āsht i njohun mirė prej dokumentave t'asaj kohe. Qyshė nė 1407 ai thirret "dominum satis potens in partibus Albanie" (zotnķ mjaft i fuqishėm nder krahina tė Shqypnķs, ase ma mirė t'Arbnķt.). U qe shtrue Venediskavet, qi aso kohe zotnojshin Durrsin, Leshėn e Shkodrėn. Me 3 prill 1407 senat'i Venedikut, mbas nji shkrese qi kishte prej kėtij princi shqiptar, vėndos me hymė fjalmirė pėr tź pranė papės. Peshkop'i Leshės pat dashun me "occupare duodecim de ecclesiis episcopatus Albanie et illas nititur semovere ab ipso episcopatu Albanie et unire atque reducere sub episcopatu suo".(me zaptue 12 prej kishėsh t'ipeshkvijės s'Arbnķt e kto (kishė) orvatet (rropatet) me i shkputė prej (asaj) ipeshkvijės s'Arbnķt e me bashkue e me i kthye nėn ipeshkvijėn e vet.) Gjon Kastrijoti protestoi kundra ksaj gjāje tue thānė se kėto kisha i pėrkitshin peshkopit tė Shqipnķs qyshė 800 vjet parandej e se, po t'i u hiqshin, kėta do tė shkaktonte nji "maximus tumultus et dissensio inter ecclesias interque nobiles et omnes alios de contracta illa"(poterė e madhe e dasķ ndermjet kishave e ndermjet bujarvet e ndermjet tanė per ata shka kje ujdisė.) Ky akt ka nji rāndsķ tė madhe pėr historķn e peshkopķs sė Shqipnķs; "episcopatus Albanie" qi nė fillim tė qv. XV datonte tė drejtat e zotnimit tė vet deri 800 vjet parandej, nė kohėn e Perėndorit Mauricius ase Phokas, s'āsht kurrgjā tjetėr veēse peshkopija e Kroōn-it tė burimevet greke, tashmā patjetėr nėn zotnim tė katholiqvet. Qyshė me 21 mars 1413 Gjoni ishte qytetar i Raguzės, mbas vėndimit tė Consilium Rogatorum-it " de acceptando dominum Iuanum Castriot in ciuem et vicinum nostrum, cum omnibus priuilegiis et immnitatibus cum quibus accipiuntur aliķ ciues facti per gratiam" (mbi pranimin e zotit Gjon Kastriot si qytetas e si shefitar t'onin me tė gjitha privilegjet e imunitetet, qi u epen qytetarvet nderi.) (Libri Reformationum 1412-1414 n'arqivė tė Raguzės).

Shpejt mbandej Gjonit i u desh me i shtrue sypranķs tyrke; nė 1416 bāhet edhe ai vasal i Tyrqķs si Balshė Strācimiroviqi, Koja, Bitri, Jonima e komandanti tyrk i qytezės sė Krujės (capitaneus castri Croye). Qyshė nė 1410 ankohej ambashator'i tij nė Venedik sepse "ipsum esse astrictum a Turchis et habere proprium natum in obsidem apud eos et quotidie infestari, ut ipsos Turchos permittat per passus et loca sua descendere ad territoria et loca nostra dominationi subjecta"(ai āsht i shtrėnguem nga Tyrqt me pasun djalin e vet peng ndėr ta e pėr ditė āsht nxitun tė lejojė Tyrqt me kalue nėper shtigje e vende tė tija e me zdrypėn ndėr krahina e tokė qi janė nen sundim t'onė.). Gjatė luftimevet kundra Balshės u pėrpoqėn shumė Venedikasit pėr t'a sjellė Gjonin kah an'e tyne si beslidhės. E para ofertė qi u pat bāmė ky nė 1411 pėr t'u lidhun me ta kėrkonte prej sish nji ndihmė tė pėrvjetēme njimijė dukatsh e premtonte me vūmė kundra Balshės e ēdo anmiku tjetėr tė Venedikut nė Shqipnķ "equos trecentos Turchorum et equos due mille de suis et plures, si plures erunt necessarii".(300 kual tė Tyrqvet dhe 2 mi kual prej tė vetėsh e ma tepėr, po kje nevoja.). Fuqija e madhe e kalorķs qi mund tė ngrźnte mbė kāmbė Gjoni tregon nji gjānsi tė madhe tė tokės sė tij. Marrveshtjet u pezulluen e i filluen disa herė risht. Por kur mbas vdekės sė Balshės nė 1421 Despoti Stefan Lazareviq i Sėrbķs u fut nė krahinėn e Shkodrės si trashigimtar i Balshajvet pėr me luftue kundra Venecjanvet, Gjoni hyni nė marrveshtje me Sėrbt tue dėrgue tė birin ke despoti, veēse pa kėputun fillin as me republikėn e Sh. Markut. Nji ambashator i Venedikut, Andrea Marcello, udhtonte tinzisht, i veshun si tregtar, pėr Lesh me dhuntina pėr t'a fitue prap Gjonin pėr vete. Prej udhzimevet qi kishte me datėn 28 kallnuer 1423, shihet se Gjoni kėrkonte nga Venecjanėt "illum honorem, quem habuit comes Nicheta" (njatė nderim qi pati konti Niketa Topija.). Ambashatori venecjan e vźnte nė beft Gjonin mbi rreziqet qi i kėrcnoheshin atij e tjerve "domini" pėr vźndet e tyne, "si dictus dominus despotus dominaretur in partibus illis" (po kje se zoti despot zotnon nder ato krahina.), nė rasė qi trupat e Gjonit u gjindshin vėrtet nė fushimin e despotit pėrpara Shkodrės, ai duhej t'i tėrhiqte mbrapėsht. Po atė vjetė, veē, Sėrbija e Venediku u ndreqėn e bāmė paqė.

Nė maj 1426 Gjoni u lutej Raguzanvet qi t'i dėrgojshin nji mjek e senati ēoi e pyeti mjekun e qytetit Mjeshtėr Tomės "si contentus est ire ad Castriotum" (po kje kondend me shkue te Kastriota). Aso kohe (1424-1425) Venecjanėt patėn kėrkue nga Gjoni qi " destriu faciat omnes salinas, quas fieri facit" (t'urdhnojė me rrenue tė gjitha kryporet, qi pat lanė me ba.)kryporet e detit diku atje afėr Leshės. Mjerisht "capitula"-t e tė dėrguemve tė tij nė Venedik ndėrmjet 1428-s e 1433-s njihen vetėm nga shėnimet e shkurtna tė regjistravet, mbasi vetė librat e senatit pėr 1422-1440-n nuk janė ruejtun. Nė korrik tė 1428-s Gjoni i lutej Venedikut me anėn e Ambashatorit tė vet Dom Mitrit qi mos t'a quente pėrgjegjės nė qe se i biri Gjergji (Skanderbegu), qi ishte bāmė mysliman, do tė dāmtonte pronat venecjane. Me 18 kallnuer 1430 kshill'i madh i Raguzės vėndosi t'i dėrgonte Gjonit nji dhuntķ stofnash me nji vlerė 150 perpėrsh e ambashatorit tė tij Nikoll Sumės nji cohė 50 perpėrsh.

Bash atė vjetė, i a mbėrrīnė Gjonit dit tė kėqija. Me 29 mars Tyrqit i pėrlanė Venedikut Selanikun. Si ra ky qytet i rāndsishėm nji ushtrķ tyrke marshoi kah Epiri dhe pushtoi Janinėn; Despotit Karl II Tocco s'i mbet tjetėr rrugė veē Jugės sė despotatit tė tij me Nartėn. Nji ushtrķ e dytė tyrke nėn komandėn e Isakut, qi ishte sundimtar i Shkupit, u rras nė Shqipnķ. Toka e Gjon Kastrijotit u pushtue, katėr qyteza i u shźmbėn, nė dy tjera u vūnė garnizone tyrke. Me gjithė kėtź Gjoni mundi se mundi me u marrė vesht me Tyrqit e toka e pushtueme i u kthye prapė pėrveē nji pjese tė vogėl qi mbet nėn sundim t'Isakut. Rreth kėtyne ndodhive gjinden disa hollsina nė korrespondencėn e Raguzanvet deri tash tė pabotueme. Me 18 Mįj 1430 senat'i Raguzės i shkruente ambashatorit tė vet Benedetto Mar de Gondola pranė Vojvodės sė Madh Sandalit nė Bosne: "De nouelle abiamo questo. Come auanti fo scritto, lo Turcho obtegnj Salonicho et obtegnudo che l'aue parte delle sue gente mando nella Morea e parte contra le tenute e paexe de Iuan Castrioto, lequal ad esso Iuan leuorno quatro forteze, zoe castelle, che gitorno per terra et segondo se diceua, esso Iuan cerchaua sego achordo. Que de pił sia seguito, perche nostre barche non son venute questi dģ de lą, non sapiamo dir. Me 28 mįj tė njājtit ambashator i shkruhej " De nouelle altro non abiamo, ne ma che li Turchi, deli quali per altre vi scriuessimo, anno auuto tutta la contrada de Iuan Castrioto e anno gitado per terra tutta le forteze, excepto duo, le qual per se anno fornito e. Et parte della contrada ė data a Turchi e parte n'ė lassada al dicto Iuan. Lo imperador se ritroua sotto la Janina e guereza quelle contrade, che forno del dispoth Exau e del dispoth del Arta" Me 3 qershuer Raguzanėt i shkruejshin ambashatorit tė vet Niccolo Mich de Resti pranė Oborrit tė mbretit tė Bosnes prap kėto tė reja mbi Shqipnķn: "Di noue di qua se dice, el Turcho auer tolto tute le forteze a Iuan Castrioti e quelle auer ruinato excetto due, le qual a posto in man e guardia di Turchi e la contrata auer renduta a Iuan, saluo alguna particella, data a Isach, e la hoste mazor parte a licentiado, excetto una particula, chi ė rimasta a guerizar el despoto de la Janina, e lo imperador e andato in Andrinopoli con la sua corte". Kryekomandanti tyrk, i shoqnuem prej nji djali tė despotit sėrb, u fut nė zonėn venecjane tė Shkodrės e nė tokėn e Gojēin Crnojeviēit. Pėrmbi kėtź i shkruhej Gondolas me 30 qershuer: "De noelle abiamo, che Ysach col fiol del signor despoth son venutj in Zenta et anno arobado e predado la contrada de Goizin e de la Signoria de Venexia fin sotto Scutarj". (Krejt nga Lettere e commissioni di Levante, blźni 1427-1430, n'arqivėn e Raguzės.) Me 13 shtatuer 1430 u dėrguen te Sulltan Murati II Piero de Luchari e Zorzi de Goze tue i porositun qi tė mblidhshin nė Prishtinė gjithė Raguzanėt e atjeshėm e bashkė me nji pėrfaqsuses tė tyne tė vejshin te Isach Vojvoda pėr t'u sigurue tregtarvet raguzanė udhtim tė lirė "per la contrada fo de Iuan Castrioti ad Alexio e per ogni altra via a nui dextra" (ib.). Ambashatorat shkruejshin nga Shkupi me 9 tetuer se Isaku pa lźjen e "imperador turcho" s'mund tė bānte kurrgjā e se prandej ata pėr tė gjitha tė drejtat tregtare tė deshirueme do tė flitshin n' Oborrin e Zotnķs sė Madh. Aso kohe Tyrqit kishin pushtue edhe vźndin e Tanush Dukagjinit. Nė 1431 Denja kishte nji qefalķ tyrk. Mė kėtė "chiephali al Dagno" qenė ngarkue me folė nė 2 dhetuer pėr projėn e tregtarvet d.J. Matteo de Crosi e Marino Jun. de Zorzi nė rasė tė nji udhtimi tė ri si ambashatora pranė qeverķs tyrke (Lett. e Comm. 1430-1435). Me gjithė kėtź Gjoni prap kishte fitue nji farė influence ndėr kėto punė, sepse me 19 kallnuer 1431 Consilium Rogatorum i Raguzės auktorizonte rektorin me kshillin e vogėl pėr "respondere litteris comitis Scutari, dohaneriorum dohane Dagni et Iuan Castriot, prout eis melius uidebitur, scriptis pro dohana Dagni et via mercatorum nostrorum" (me u pėrgjegjė letravet tė zotnis sė Shkodrės dhe letravet tė doganorvet tė Dejės e Gjon Kastriotit, si t'u duket atyne ma mirė me u pėrgjegjė) (Liber Rogatorum 1427-1432). (Disa prej kėtyne dokumentave janė tė Jorgės, Notes et extraits, b. 2: Paris 1899, f. 272 e tutje).

Me 28 Mįj 1438 Gjonit i qe dhānė nji privilegjė prej Venedikut. Me 10 Korrik 1439 senat'i Raguzės vėndosi me u dhānė tė drejtėn e qytetsķs edhe tė bijve Gjonit: "Prima pars est de confirmando filiis Iuani Castrioth cartam ciuilitatis (Georgio Castrioth shlyem me nji vizė), prout et quemadmodum facta fuit Iuano Castrioth patri suo. Per omnes." (Pika e parė āsht me u vėrtetue tė bijvet tė Gjon Kastrijotit kartėn e qytetnķs, sikurse i kje ba Gjon Kastrijotit, babės sė tij. Pėr tė gjithė.) Vdekėn e Gjon Kastrijotit Hopfi e vźn aty kah vjeta 1443.( Simbas dy dorshkrimesh sėrbishte vdeka e tij del nė muej tė majit 1437). Miqsija e tij me Venedikun i sillej ndėr mźnd energjikisht tė birit Skanderbegut, prej Venecjanvet me tė cilin kėta kanė pasun shumė keqkuptime: "antiqua et maxima amicitia, habita cum domino Iuanne, patre suo, et quantas comoditates sibi fecimus" (miqsija e vjetėr dhe fort e madhe me babėn e tij mund tė shenjojė sa lehtėsime i kemi ba vetes.).

Tė shkruemit nė gjuhė slavishte ase, mā drejt me thānė, sėrbishte tė dokumentit tė Gjon Kastrijotit, qi po botohet kėtu mbrapa, nė Shqipnķ s'pėrbān nji pėrjashtim. Njihen dokumenta slavisht tė Zotnive tė Vlonės, tė Dukagjinit, tė Gjergj Kastrijotit, tė cilit i a shkruente "djaku" ase "kanzhiljeri" i tij Ninac Vukosaliqi. Nji shkresė e Raguzanvet, dėrguem Perėndorit Sigimund nė 1434, thotė shquemas se princat shqiptarė kanė vetėm "sclavonos cancellarious". Nė dokumentin e pėrmźndun Gjoni del si "gospodin" (dominus), tė bijt (sinovi, djeca) si bashksundues tė tij. Prej zyrtarve t'Oborrit pėrmźndet nji "čelnik" Petėr dhe gjithashtu ke Gjergj Kastrijoti nji "čelnik" Rajan. Kalim'i tregtarvet nė tokėn e Gjonit pėr nė Sėrbķ kishte rāndsķ si rruga mā e sigurta nė nji kohė kur portet e Katorrit, Tivarit e Ulqinit, sidhe gryk'e Buenės, pėr shkak tė luftave tė Venedikut kundra Balshės e mbandej kundra Sėrbvet, ishin mbyllun pėr tregtķn. Aso kohe (1422) ende para paqės me Sėrbķn, i shkruejshin Venedikasit "domino Johanni Castrioti circa Raguseos, transeuentes per viam Scutari et territorium Croye". (zotit Gjon Kastriotit per shka u perket Raguzanvet qi kalojn neper Shkoder e neper krahinen e Krujės.) Si derė tė hymit nė tokė tė tij pėrmźndet nji skelė e quejtun Shufadaj ase Shufadaja afėr Leshės, shkruem ndėr dokumenta latinė, venecjanė ase raguzanė t'asaj kohe Sufat, Suffada,Zufada. Pozit'e ksaj skele na sqarohet prej nji akti venecjan me datė 26 shtatuer 1393. Porsa ishte marrė Leshja prej anės sė Venedikut, kėshtjellari lajmonte se "aliqui circauicini conantur reducere mercata salis, que erant solita fieri in Alexo (sic), ad quendam locum, vocatum Suffada, longinquum per octo milliaria, quod est causa destruendi dictum nostrum locum Alexi"(disį shefitarė rropaten(mundohen, duen) me transferue pazaret e krypės qi ishte zakon me i ba nė Lesh, nė njifarė vendi tė qujtun Suffada, larg prej kndej 8 mil, shka asht kavij'e rrenimit tė vendit tė syprithanun tė Leshit.),prandej senat'i nėnpushtetasvet venecjanė e ndaloi vizitimin e "hoc mercatum " mbas Ljubiqit vetėm pėr tė dalė jashtė e mbas Maku_evit kryekėput. Me 3 mįj 1403 nji ambashator i princit shqiptar Mitėr Gjonima lutej qi nji "suus mercator possit vendere salem ad mercatum Semphanday" (tuxhari i vet tė mundet me shitė krypen nė pazarin e Semphanday)me nji t'ardhun 200 dukatsh nė mot, por lutja s'i u pranue. Udha nėpėr pronėn e Gjonit shkonte tutje gjatė rrugės sė soēme Shkodėr-Denjė-Pukė pėr Prizren nė vźndin e Gjergj Vukoviqit (Brankoviqit) e tė Despot Stefan Lazareviqit. Nuk dihet se ku gjindej Radunj-i, ku ruente nji doganuer tyrk. Mrčarija (merceria) e prate_ (mall) janė fjalė tė njohuna; jet e errėt indul, gjenitive shumse, ( nga émbolon ase imballare ?). Ēdo dām qi tė gjįnte nė tokė tė Gjonit ky merrte mbi vete me e shpėrblye. Dogana e mbartimit ishte e caktueme dy dukat pėr barrė kali (tovar, lat.salma) stofnash, nė Radunj nji gjymsė dukati; pėr mrčarije" tjera 1 perpėr, nė Radunj 6 dinarė; ajo e zhbartimit nga Sėrbija pėr nė det nji perpėr, nė Radunj 6 dinarė. Pėr sa i pėrket vlerės sė monedhavet, nė qv.XIV 1 ducatus auri shkonte 2 yperpyri (yperpyri ishte atėherė vetėm nji monedhė llogarije)= 24 grossi, nė qv. XVI 1 dukat aur=3 yperpyri=30 grossi de Ragusio. Prej nji libre argjźndi nė monedha raguzane u pritshin nė 1383 njizet, por nė 1422 njizetedy perpėr. Dinari sėrb ishte baras me groshin (denarius grossus). Veēse kurset lokale ishin shumė tė ndryshme; nė doganėn e Denjės nji ducatus u llogatitte nė 1443 edhe pėr 4 yperpyri.

Dy dokumenta tjerė slavisht tė Gjon Kastrijotit deri tash njihen vetėm prej nji shėnimi tė Grigoroviēit. Ky shėnonte nė 1844 prej arqivės sė monastirit tė Qilandrit nė mal t'Athosit: Nr.39 pa datė, mbi shitjen e pyrgos-it tė Shėn Gjergjit Joan Kastriot-it e tė bijvet Repo_ Konstantin dhe Georg, me shkrim kursiv mbi pergamen e me vulė dylli; nr. 40, 1422, Iwan Kastriot-i me tė bijt Stani_a, Repo_, Konstantin e Georg i falin monastirit tė Qilandrit katundet Redostushe e Trebishte, pergamen, kursiv. [Ky i dyti dokument āsht botuem tash, me datė 1426, te Novakoviqi, Zakonski spomenici, Beligrad 1912, f. 467-468].

Qi Gjon Kastrijoti tė ketė dorovitun nji monastir tė kishės orjentale s'āsht aspak nji gjā e jashtazakonshme tue u marrė para sysh lėkundja e dynastvet shqiptarė ndėrmjet dy kishavet herė kah njāna, e herė kah tjetra. Nė njė codex tė pėrkthyem sėrbisht prej Gergios Hamartolos-it, Karl Topija permźndet me trajtullat e zakonshme tė ferrėfimit orjental pėr princat. Nė nji epitafė tė pėrshkrueme prej Ljubomir Stojanoviqit nė Spomenik, 3, 177 pėrmźnden fisnikė shqiptarė, nji Aranit dhe familjet e dy "ēelnik"-vet Rajan (te Gjergj Kastrijoti) e Dmitėr. Mbandej monastiret sėrbe nė qv.XIV kishin edhe vakufe nė Shqipnķ tė Veriut. Monastir'i Qilandrit kishte nė Pilot (Polatum, Pulti) katundet Kalogeni e Muriqi. Monastir'i Kryźngjėllit nė Prizren, i themeluem prej Stefan Dushanit, kishte nji grup katundesh tė banueme prej Shqiptarėsh katholiq nė perėndim tė pėrpjekjes sė dy Drījvet me katundet Shikla Krujmada (shqip "krue i madh"), Krsti e Sakati nė Pultin e Epėr (Gornji Pilot) e mbandej kishėn e Shėn Mrķs Virgjėn tė Denjės me katundet Prapratnica e Lonēari, dhe tekembramja nji tjetėr kishė tė Shėn Mrķs nānė nė breg tė Gjadrit (sėrb. Gladra, fiume del Jadro 1459) e katundin e Zheravinės (Zaravina 1444) me pron rreth Leshės.

Nji libėr dokumentash pėr historķn e Shqipnķs me nji pėrmbledhje tė plotė e tė shtypun mirė tė gjithė dokumentavet qi i pėrkasin kėtij vźndi nga Venediku, Roma, Napli, Raguza et. do t'a ndriēonte fare bukur historķn shqiptare tė mbrźndshme e tė jashtme ndėr qindvjett e fundit tė mesjetės. Nji rāndsķ vendimtare do tė kishte nji i tillė Codex diplomaticus Albaniae pėr historķn e Gjergj Kastrijotit a tė Skanderbegut, e cila vetėm nėpėr nji pėrmbledhje dokumentash ka pėr tė fitue nji truell tė shėndoshė historik e pėr t'u shlirue veprash kataremzore tė dorės sė dytė3.

1

1420, 25 fruer. Lźjė kalimi prej Zotit Ivan (Kastrijoti) dhe tė bijvet pėr tregtarėt e Raguzės rrugės nėpėr vźndin e tij tue fillue nga Shufadaj (afėr Leshės) pėr Prizren me gjithė caktimin e pagesavet doganore.

.

+ VJERA MOJA G(OSPO)D(I)NA IVANA I MO(I)H SINOV VSAKOMU TRGOVCU VLADU_TAGO GRAD (A) DUBROVNIKA, KOI USHKOJE DOKI U MOJO ZEMLJO U _UFADAI ILI TKO USHOKJE U MOJO ZEMLJO TRGOVATI ILI TKO USHOKJE MINUTI MOJOM ZEMLON U ZEMLJO GJORGJEVU ILI GOSPODINA DESPOTA. I TAKO IM SM VJERU DAL, JOD KDI DOGJE U MOJO ZEMLJO U _UFADAJO, AKO MU BUDE KOJA ČTE(T)A ILI ZLOKJA MOJOM ZEMLOM DO PRIZRENA, DA JA G (OSPOD) D (I)N IVAN I MOJA DJECA PLAKJAM. A NA JOVI ZAKON CARI (NSKI ?) U GOVORIL SM S PRIJATELJEM MOIM A VA_IM BRATOM PETROM MIMO VSU MOJO ZEMLJO DA E JEDNA C(AR)INA NA TOVAR SVITE DVA DUKAT(A) A NA MRČARIJO JO-T-OVARA PERPE(R)A U TURSKOI ZEMLI U RADUNJO O-T-OVARA SVITE POL DUKATA A JOD MRČARIJE _EST DINAR, A NA VRAKJENIE JOPET MINO VSU MOJO ZEMLJO DO _UFADAJA JOD VOSKA I OD INBUL (SIC) I JOD INE PRATE_I PERPERU, A U RADUNJE TURČINU _EST DINAR. A VSEMU TOMU M(I) L (O)STNIK PETR ČELNIK.

PISANA NA.A.I.Č I K.LJETO. M(JE)S(E) CA FERVARA.K.E.DN.

Vula me tė cilźn āsht vulosun ky dokument u ka mbulue me nji copėz kartė katėrkāndshe; mbi tź dallohet mbrźnda nji rrethi nji kokė e kthyeme kah e māngjėta (mbresė e nji fytyre tė moēme). Pėrmbrapa dokumentit nji shėnim: leter (a) de d. no Juan chastroi.. sauo chonduto ali merch (adanti) [ Edhe Gjergj Kastrijoti pėrdorte pėr vulė nji fytyrė tė moēme tė punueme mbi gur tė ēėmueshėm, e cila ishte nji Leda lakuriqe me mjelleme. Dy dokumenta tė 1459-s Miklosisch, Mon.serb. 481-483 (pėrshkrim i vulės nė shėnime tė shkrueme me dorė tė Dr.Gjon _araųik-ut mbetun nė trashigim tė P.J. _araųik-ut nė muzeun e Pragės]

Origjinal'i dokumentit tė sipėrkopjuem āsht pėrmbi nji format karte 29 cm. gjānė e 16,3 gjatė. Shkruem me dorė nė kursiv tė drejtė e me bojė tė zezė(....).

Pėrkthim shqip i dokumentit

Besa e ime e zotnisė Gjoni, edhe djemve tė mij, seicilit tregtar tė qytetit zotnuesė tė Dubrovnikut, i cili don me ardhun nė tokėn t'eme nė Shufadajė ose kush don me bį tregti nė token t'eme ose kush don me kalue nėpėr tokėn t'eme nė tokėn e Gjergjit ose tė zotni Despotit. Edhe kėshtu iu dhamė besėn, prej kudo qė tė vijnė nė tokėn t'eme nė Shufadajė, qė nė rast se iu bahet ndonji dam ase ndonji e keqe nė tokat e mija deri nė Prizren, qė unė , zotni Gjoni, e pėr fėmijet e mij, t'i paguajmė (dam-shpėrblimin). E me kėt ligjė tė doganės jemi marė veshė me mikun t'imė e vllaun t'uej Pietrin, qė nėpėr tanė tokėn t'eme tė jetė nji doganė nė ēdo barrė (kali) dy dukata e pėr cikrima nji perper; nė tokėn Turke, nė Radunjė, pėr ēdo barrė (kali) gjysmė dukati e pėr cikrime gjashtė dinarė; e nė kėthim, prap nepėr tanė tokėn t'eme deri nė Shufadaj (dmth prej Prizreni deri nė Shufadaj), pėr dyllė e pėr inbul (?) e pėr ēdo mallna tjera tė tyne (do paguejnė) nji perper e nė Radunjė Turkut (do t'i paguejnė) gjashtė dinarė. Mbi tė gjitha sa sipėr tė besueshmit (t'onė) ēelnik (ēelnik dmth. Bajraktar, kryetar ose komandant) pėr veprim e zbatim.

II

Napėl, 1457, 19 Prill. Mbreti Alfons V (I) i Aragonķs e i Naplit konfirmon privilegjat e qytetit tė Krujės tė dhāna prej anės sė Perėndorit Andronik II e tė Mbretit Stefan Dushan, tue pėrmźndun dekretet mā tė lashta tė Perėndorvet Manuel Komnenos, Gjon Dukas Vatatzes, Theodor Laskaris II dhe Mhill Paleologos.

Pro universitate oppidi Croarum

Nos Alfonsus etc.consuevimus pro nostro more nedum iis, qui sua sponte libentique animo nostro sub imperio se posuer, sed et iis etiam quos arduis horrendisque bellis domitos nostra virtute subiugavimus et antiquas gratias se privilegia confirmare et nostris etiam nobis (novis?) eos donare. Et quoniam ad nostram maiestatem a clero, comunitate et hominibus oppidi Croarum oratores advenere nos piis vocibus miserandoque humilitatis deprecantes, ut eis, quum nostri subditi sint et nostro imperio, ut ante dictum est, non inviti, sed libentes ferventique animo dediti, privilegia quedam libertates ab antiqua imperatoribus eisdem sucesive refirmatis eisdem confirmare et novo concedere dignaremur. Quorum quidem tenores privilegiorum e greco in latinum conversi tales habentur.

Quoniam reverendus episcopus Croensis et venerabilis clerus cuisdem sanete ecclesie et nobiles oppidi eiusdem Croarum retulerunt ad nos de omnibus juribus et privilegiis predicti oppidi tam intra quam extra habitis, videlicet de vineis, terris, possesionibus, olivetis, piscinis, hibernis, ceteris omnibus juribus, que ad hoc usque tempus habent ac possident, atque in primis de hiberno vocato Selmazo cum eius vinario, de hiberno Contelo, de hiberno Bezo, de hiberno Castrato, de hiberno Pallaso, de hiberno Santa Euphomia cum eius terris, de hiberno Zale cum eius terris et fonte, de hiberno Phentopleto cum eius terris, de hiberno Bellice cum eius terris, de hiberno Santo Blasio cum eius terris, de hiberno Heremo cum eius terris, de hiberno Metro cum eius terris, de hiberno Hostrati cum eius terris, de hiberno Colli cum eius terris, de hiberno Pherza cum eius terris, de hiberno Beroa cum eius terris, de hiberno Montemagno Cromi cum eius terris usque ad propinquum Nobalum et Cudinum, de hiberno Calamaseuti cum eius terris et vineis et olivetis, de hiberno Cercoleso cum eius terris acque arboribus fructiferis et non fructiferis, que omnia jura possident ab antiquo et maiorum suorum patrimonio habent et privilegiis mandatisque felicis memorie imperatoris Manuelis Magni Comini et superiorum atque etiam felicis memorie Lascarii, avi nostri et patris nostri et nostris; hac de causa robore et facultate presentis huius privilegii nostri concedimus et largimur omnibus predicti oppidi Croarum tam superioribus, quam inferioribus, ut hec omnia possident libere et sine ulla molestia et perturbatione fruantur iis per omnia tempora, quemadmodum in suis privileggiis ac reliquiis juribus continetur. Et non prefecto, non capitano, non castellano penitus liceat exigere ab iis aliquid vel pene, vel angarie vel colecturi vel vectigalis, hos est gabelle, vel alicuius solutionis, sed omnino liberos et inmunes apud omnes serventur et habeantur. Preterea volumus, ut nullam ipsam gabellam exsolvere debeant, ubicumque reperiantur, sive Durachii sive alibi, sed sint omnio liberi et inmunes, quemadmodum in suis privilegiis continetur et presens hos nostrum privilegium precipit. Similiter volumus etiam, ut in portis eiusdem oppidi nihil ab his ipsis hominibus exigatur, vel lignorum vel alicuius angarie, sed ea quoque in parte sint et habeantur liberi et inmunes ab omni vectigali et quavis alia solutione, sive ingredi sive egredi velint.

Nec ab officialibus de facto debeant retineri, sed queemque culpa eorum et causa sit, fasto judico et examine puniantur. Presentia igitur huius privilegii nostri nemo audeat injuriam aut molestian aut impedimentum hiis inferre in hiis omnibus, que presens hoc nostrum privilegium declarat et continet. Nam securitatis tuteleque gratia nostrum hoc privilegium concessum iis datumque est mense junio, indictionis XI, anno ab initio mundi septijes (sic) millesimo octingentesimo qiuneuagesimo primo.

Stephanus fidelis in Christo crales Bugarorum.

Quoniam constat habitatores oppidi Croarum habere jura antiqua et super hiis juribus privilegia felicis memorie imperatoris Joanis Ducis et Teodori Lascari eius filii acque etiam privilegium et mandatum serenissimi imperatoris nostri patris, ut suis bonis tam intra quam extra predictum oppidum habitis vel habendis fruantur libere et sine ullo impedimento, sine ulla molestia sua possideant omnia et tractent, suplicant vero, ut super his ipsis etiam a nobis privilegium consequantur, nos suplicationem et petitionem eorum probantes presens hoc privilegium iis concedimus et largimur, quo privilegio jubemus, mandamus acque precipimus, ut quemadmodum in antiquis corum juribus et in privileggis super his juribus habitis predictorum imperatorum Joanis Ducis et eius filli Theodori Lascari et nostri patris continetur, sic sua possideant omnia, sive intra sive extra predictum oppidum habeantur, verbi gratia domos, vineas, segetes, plana, hiberna et eorum colonos sive agricolas, item oliveta, piscina et omne, quiequid ex antiquo in hoc usque tempus possideant, hoc omnia habeant rata et firma sine ulla molestia, sine ullo detrimento aut impedimento, et fruantur iis omnibus libere et tranquille, nec in hiis ipsis possidentis potiendisque aliquid vi aut iniuria a vicinis vel baronibuss vel quibusvis allia infestentur. Volumus enim, ut non prefecto eius provincie, non publico procuratori, non capitano predicti oppidi, non custodibus, non castellano loci eiusdem, non alicui penitus liceat capere quiequid ex rebus aut possesionibus eorum predictis vel aliquid iis inferre iniurie aut molestie et impedimenti, sed omnes servare debeiant eos liberos et omni perturbatione, omni infestatione inmunes circa suas predictas possesionum colonos aut agricolas. Robore enim et facultate presentis huius nostri privileggii servari omnio debent etiam imposterum omne tempus habitatoribus predicti oppidi Croarum inmunitas acque securitas atque omnis publice infestationis exactionisque libertas circa predictas eorum possesiones, quam ex antiquo in hoc usque tempus assequebantur, iuxta argumenta privilegiorum et mandatorum, que iis esse concessa ab imperatoribus diximus. Et quoniam idem Croite retulerunt ad nos preterea sese preter inmunitatem et libertatem, qua fruuntur ex privilegiis et mandatis, liberos acque inmunes servatos semper fuisse etiam a vectigalibus, hoc est gabellis Durachii oppidi pro mereibus, quas ipsi vel portarent ad id oppidum vel inde exportarent et pro ea ipsa inmunitate et libertate vestigalium privilegium quoque nostrum obtinuerunt, itenque suplicarunt, ut etiam ab ea predicta solutione vectigalium sint imposterum quoque liberi, inmunes et omni molestia, omni impedimento absoluti, nos hanc etiam eorum suplicationem petitionemque probantes jubemus et precipimus homines eosdem Croitas servari haberique etiam imposterum omne tempus liberos et inmunes a solutione vectigalis, id est gabelle Durachii oppidi pro mereibus, quas ipsi vel portent in illud oppidum vel inde exportent, quemadmodum in eo, quod iis concessimus, privilegio continetur, ita ut ad nullam solutionem vocari trahique debeant nihil ab iis exigi aut peti pro eorum quibusvis mercibus liceat. Nam libertatum munitarum securitattis, tutele tranquillatatisque gratia presens hoc nostrum privilegium sigillo pendenti aureo iis predictis habitatoribus oppidi Croarum concessimus largitique sumus mense octobris, indictionis II.

Andronicus fidelis in Christo imperator Paleologus.

His itaque attentis et nostro animo repetitis episcopo, clero et communitati et hominibus Croarum oppidi antedicti tenore presentis nostri privilegii concedimus et quam liberaliter assentimus volumusque et jubemus, quod ex nunc in antea teneant, habeant et assequantur libere et sine contradictione aliqua omnia et singula privilegia, gratias, libertates et inmunitates et exemptiones, que in preinsertis privilegiis continentur, quas et unam quamque ipsarum eisdem episcopo, clero, comunitati et hominibus dicti oppidi Croarum confirmanus et de novo utique concedimus, mandantes propterea quibuseumque in partibus Albanie nostre viceregibus, gubernatoribus, comisariis et aliis officialibus nostris, presentibus et futuris, et presertim prefecto, capitano, castellano et custodibus dicti oppidi Croarum ipsas (?) huiusmodi nostram confirmationem, novam concessionem et gratiam ac omnia et singula in preinsertis privilegiis contenta espiscopo, clero comunitati et hominibus oppidi Croarum antedicti teneant firmiter et observent tenerique et observari faciant cumulatim, et in diminutis non contrafaciant ratione aliqua sive causa. In quorum testimonium presens privilegium exemptionis fieri Jussimus nostre, bulla aurea pendente munitum. Datum in Castello Novo civitatis nostre Neapolis die XVIIII aprilis, anno a nativitate Domini mcccClvii, regni huius Sicilie citra Farum anno vigesimo tertio, aliorum verum regnorum nostrorum XXXXII.

Rex Alfonsus. Yo he leido la presente e plaze me , que asi se faza.

Dominus Rex mandavit, mihi Arnaldo Fonolleda.

(Archivio general de la Coróna de Aragon, Barcelona, R.2623, f. 118-119 v).

NĖ DOBĶ TĖ KOMUNITETIT TĖ QYTETIT KRUJĖ

( Pėrkthim shqip i dekretit, nga At Paolin Margjokaj)

Na Alfonsi etj. kemi pasė zakon si mbas adetit t'onė me perforcue nderėt e privilegjet edhe me u falė tjera tė reja (privilegje e nderė) prej anės s'onė jo vetėm atyne qi vullndetisht e me gjithė zemer i u shtruen sundimit t'onė, por edhe atyne qi na i vum nen zgjedhė t'onė me lufta tė vshtirshme e tė mndershme. Te Madhnija e jonė erdhen parlamentarė tė klerit, tė komunitetit e tė krenvet tė gjytetit tė Krujės, tue na u lutė me fjalė tė pervujta, qi na tė denjohemi me konfermue privilegjet e lirķt e dhanuna prej perandorvet tė vjetėr e me i iu falė tjera tė reja atyne qi, si u tha sypri, jo me forcė, por vullndetisht e me gjithė zemėr janė nenshtetas t'onė nen sundim t'onė.

Pėrmbajtja e ktyne privilegjeve, prej greqishtje sjellė latinisht asht kjo.

Tue kenė se i perndritshmi ipeshkev i Krujės e i nderueshmi klér i tė sė njajtės shejte kishė e bujarėt (tė parėt, krenėt) e tė njajtit gjytet tė Krujės na njoftuen permbi tė gjitha tė drejtat e privilegjet qi kį gjyteti i syperpermendun si mbrenda si jashta, d.m.th. vneshta, tokė (tė punueme), pronė, ullishta, ujore, kullosa dimnore e tė gjitha tė drejtat tjera qi deri nė ket kohė kan e zotnojnė, e nė mndyrė tė veēantė mbi kullosen dimnore qujtun Selmazo me vneshten e sajė, kullosen dimnore Contelo, k.d.Bezo, k.d.Castrato, k.d. Pallaso, k.d. Sh'Eufemjes me tokė tė saja, k.d. Zale me tokė tė saja e me krue (gurrė), k.d. Phentopleto me tokė tė saja, k.d.Bellice me tokė tė saja, k.d. tė Shna Vlashit me tokė tė saja, k.d. Hereno me tokė tė saja, k.d. Metro me tokė tė saja, k.d. Hostrati me tokė tė saja, k.d. Colli me tokė tė saja, k.d. Pherza me tokė tė saja, k.d. Peroa me tokė tė saja, k.d. Montemagno Cromi me tokė tė saja deri te Nobalum e Cudinum i aferm, k.d. Calamascuti me tokė tė saja, vneshta e ullishta, k.d. Cercoleso me tokė tė saja e me landė (pemė) frutore e jofrutore, tė cilat tė drejta tė gjitha i kan tė vetat qė kį dit e i kan pasė edhe tė parėt e tyne e janė kenė perforcue me anen e privilegjevet tė lėshueme prej perandorit Manuelit tė Madh Komnenit i mirėpėrmendun e tė paraardhėsvet tė tij si dhe prej tė ndjemit Lascarit, paraardhėsit t'onė e babės s'onė, ashtu edhe prej nesh; prandej nė fuqi tė ktij privilegjit t'onė tė tashem i lėshojmė dhe i falim tė gjithve, parisė dhe vogjlisė tė tė naltpėrmendunit gjytetit tė Krujės, qi tė lirė e pį kenė trazue e turbullue prej kurrkujt t'i kén tė gjitha kto nė pronė e t'i perdorin per gjithmonė, njashtu si permbahet nder privilegjet e tyne e nder tė tjerat tė drejta. E nuk ka me qenė e lejueshme n'kurrnjifarė mėndyrė, as pėr prefektin, as pėr kapitanin, as pėr kshtjellarin, me kėrkue gjāsend prej tyne nė formėn e dėnimit, angarisė, tagėrmbledhjes o takse apo ndonji pagesė tjetėr, por ata duhet tė mbesin e t'a trajtojnė veten krejtsisht tė lirė e tė padetyrime para gjithkujt. Per ma teper duem qi ata mos tė jén tė detyruem me pague kurrnji taksė, kudo (qi) tė ndodhen, si nė Durrės si dhe tjeterkund, por do tė jén tė lirė e imun, njashtu si permbahet nder privilegje tė tyne e si urdhnon ky privilegji i tashem i yni. Gjithashtu duem edhe qi nė skelė tė gjytetit tė permendun (sypri) mos t'y lypet kurrgja ktyne njerzve, as dru as tjera angarķ, porse edhe ata tė jén tė lir e imun prej ēdo takse doganore e prej ēdo tjetėr pagese, si po deshten me hi si edhe me dalė (merret vesht prej skeles).

Nė forcė tė ktij privilegjit t'onė mos tė guzojė kurrkush me i ba dhunė apor me trazue ase me qitė pengime t'interesuemvet nder tė gjitha ato sende qi permban ky privilegji i jonė i tanishem. Perse janė kenė sigurimi, imuniteti e mproja shkaku qi na ka shty t'a lėshojmė e t'a japim ket privilegj nė mojin e qershorit, t'indikcjonit XI, nė vjetė prej krijimit tė botės 7851.

Stefani, besnik nė Krishtin, krajl i Bulgarvet.

Mbasi dihet se banuesat e gjytetit tė Krujės kanė pasė tė drejta tė moēme e per tė pasė kto tė drejta patėn nxjerrė privilegje prej perandorit Gjon Dukės dritėpastė e prej Teodor Lascari djalit tė tij, si edhe privilegjin e dekretin e tė shkėlqyeshmit perandor bābės s'onė, qi munden me pėrdorė lirisht e pa kurrnji pengesė tė gjitha tė mirat qi kan a qi munden me shti nė dorė mā vonė, si mbrenda si jashta gjytetit tė syprithanun, qi tė munden tė gjitha kto, jo vetėm me i pasė tė vetat pa kurrnji trazim, por edhe me i administrue lypin me pasė edhe prej nesh nji privelegj, e na tue e pranue ket kerkesė e ket lypje, lėshojm e apim ket privilegjin e tashem, me tė cillin privilegj na urdhnojm, caktojm e porosisim, qi, sikurse pėrmbahet ndėr tė drejtat e vjetra e nder privilegjet e dhanuna, per tė pasė kto tė drejta, prej perandorvet tė syprithanun, Gjon Dukės e djalit tė tij Theodor Laskaris e babės s'onė, ata tė kén nė prone tė gjitha sendet, si po u gjetėn kto mbrenda aporse jashta gjytetit tė sypripermendun, si p.sh.shpija, vneshta, ara, fusha, kullosė dimnore me bujqėt e tyne, kshtu edhe ullishta, piscine e gjithshka ata tė kén pasė tė veten qė prej kohėsh sė vjetra, tė gjitha kto t'i kén tė vetat te perforcueme e tė caktueme e pa kurnji trazim, pį kurrnji dam e pį kurrnji pengesė, e tė munden me i perdorė kto lirisht e qetsisht, gjithashtu edhe qi nė kto gjana qi kan nė dorė mos tė damtohen a me forcė ase me dhunė prej t'afermvet apor prej baronavet ase prej tjervet kushdo kjoshin. Perse na duem qi nė kurrnji mndyrė mos t'i lejohet as prefektit t'asaj provinēe as prokuratorit tė pėrgjithshėm as kapitanit tė gjytetit tė syprithanun as rojtarvet as zott tė kshtjellit tė tė njajtit vend as kurrkuj tjetėr me hjekė ndoj send prej ktyne gjanave a pronave tė tyne tė syprithanuna, ase me shkaktue ndoj dhunė a trazim a pengesė, por tė gjith e kan me detyrė me i rujtė kta (pronarėt) tė lirė e imun prej ēdo turbullimi e ēdo damit per shka i pėrket pronavet tė syprithana e e bujqvet tė tyne. (Pse) nė forcė tė ktij privilegjit t'onė tė tanishem do t'u garantohet me doemos edhe per nė kohėn e ardhshme banuesavet tė gjytetit tė syprithanun tė Krujės imuniteti e sugurija edhe lirija persį u pėrket pronavet tė tyne tė naltpermenduna prej ēdo trazimi nga ana e auktoritetit publik si dhe prej ēdo mbledhje taksash tė cilen lirķ e paten fitue qė prej kohės sė moēme e deri mė sot, si mbas permbajtjes tė privilegjėve e tė dekreteve qi thįm se kjen dhanė prej perandorvet. Tue kenė edhe se tė njajtėt Kruetanė na diftuene se, pėrveē imunitetit e lirķs qi gzojnė (kan) nė bazė tė privilegjevet e tė dekretevet, janė kenė gjithmonė tė lirė e imun edhe prej gjymrykut tė gjytetit tė Durrsit si per gjana qi importojn nė ket gjytet si pėr gjana qi eksportojn, e per ket imunitet e lirķ nga kto taksa doganore paten xjerrė nji privilegj t'onin, e per ma teper paten lypė, qi edhe nė kohe t'ardhshme tė jén tė lirė, imun e tė libruem prej ēdo trazimi e ēdo pengeset, na tue e pranue lypen e kerkesen e tyne, urdhnojm e caktojm qi tė njajtit njerz (burra) kruetanė tė jén edhe nė kohė t'ardhshme tė liruem e imun prej pageset tė ksaj takse doganore tė gjytetit tė Durrėsit per gjana, qi ata importojnė nė ket gjytet apor qi eksportojnė prej ktij gjyteti, si permbahet nė privilegjin qi na u patem dhanė atyne, nė mndyrė qi tė mos tė guzojė kush me lypė prej tyne kurrnji taksė pėr kurrnji mall tė tyne. Perse asht sugurimi i lirivet tė konfermueme, mprojtja e qetsija motivi qi na shtyn t'u lshojm e t'u apim banuesavet tė gjytetit tė Krujės ket privilegj tė tashem t'onin tė forcuem me vulėn e artė nė mujin e tetorit, t'indiksjonit II.

Andronik Paleologu, besnik nė Krishtin, peranduer.

Tue pasė para sysh shka na kje lypė shpesh herė, nė forcė tė ktij privilegji t'onė tė tashem i lejojm klerit e komunitetit e burravet (krenvet) tė gjytetit tė syprithanun tė Krujės e nė mirsķ t'onen pelqejm, duem e urdhnojm, qi tash e ma vonė tė mbajmė, tė kén tė vetat e tė fitojnė lirisht e pa kurrnji kundershtim tė gjitha privilegjet e setcilin nder ta, nderėt, lirķt, imunitetet e pėrjashtimet qi permbahen nder privilegje tė numrueme perpara, tė cilat (privilegje), tė gjitha e setcilin nder to, na i perforcojme e persrķ i a apim ipeshkvit, klerit, komunitetit e burravet tė gjytetit tė naltpermendun tė Krujės, tue porositė prandej tė gjith vice-mbretent, sundimtarėt, komisarėt e tjerė zyrtarė t'onė tė tashem e t'ardhshem nder tė gjitha anėt e Shqypnķs s'onė, e nė mndyrė tė posaqme (tue porositė) prefektin, kapitanin, kastellanin e rojtarėt e tė syprithanunit gjytet tė Krujės qi gjithshka na perforcuem ase rishtas concedum (dhįm), tė gjitha nderėt e tė gjitha gjanat e setcilen nder ato qi permbahen nder privilegje tė numrueme sypri tė dhanun ipeshkvit, klerit, komunitetit e burravet tė gjytetit tė syprithanun tė Krujės, tė ndiqen me doemos edhe tė kujdesen qi edhe tjerėt tė gjithė t'i ndjekin e t'i ruejn si pergjithsisht si edhe veēanerisht e mos tė guzojn me ba kundershtime nė kurrnji mndyrė as pėr kurrnji arsye.

Nė dėshmķ tė tyne, ket privilegjin e tashem tė lirimit (paprekshmenķs) urdhnuem me e krye dhe e vulisem me vulėn t'onė t'artė. Dhanė nė Castelo Novo tė gjytetit t'onė tė Napullit me 19 prķll tė vjetės prej sė lemes sė Krishtit 1457, tė sundimit t'onė pertej Fnerit vj.23, tė vjetve tjera tė sundimit t'onė 42.

Alfonsi regj.

Zoti regj m'urdhnoi mue....

Shėnime tė Pėrkthyesit mbi Kapitullin e III

(A) Shqipnķn e Mesme tė soēmen, tekst'i ynė mā tė shumtėn e quen tė Veriut, e nga nji herė e pėrfshin nė Jugėn e soēme, tė cilėn ai e cilson gjithkund tė mesme (v. dhe kap. I, gėrma I).

(A-1) Alfonsi n'Aragonķ ishte i pesti e nė Napėl i pari mbret me at'emėn.

(B) Maqedonija ishte bāmė nji provincė romake qyshė nė 146 p.K.

(B-1)"Tyrku Ballaban Beg": Auktori ka dashun, si duket, t'a theksojė kombsķn e tij pėr mos me lānė shteg qi tė trazohej me Ballabanin shqiptar nga Batra e Matės, qi, i kapun e grabitun kalamā prej Tyrqvet devshirmeh, siē e kishin zakon kėta ndėr lufta dhe rritun nė Turqi luftoi mā vonė kundra Skanderbegut e u vra nė nji rrethķm tė Krujės (prill 1467, vorr' tij nė Petrelė).

(C) S'po mund t'a ndalim veten pa mendue nji lidhje ndėrmjet ksaj krahine s'onė dhe zźmrės sė Maqedonķ sė moēme qi tė gjithė gjeografėt e historjanėt e shėnojnė mė emnin Emathja ase Aemathja, me gjithė qi e kufizojnė nė mes t'Aljakmonit (Vistrica, Inxhe Karasu) dhe Axios (Vardarit). Nė gjuhėn maqedone t'asaj kohe parahistorike na e japin kuptimin pėr fushė.

(C-1) "..nė mest, nji krue shumė tė ftohtė, qi āsht nji gjā e mrekullueshme. "..Sod mbrźnda qytezės s'ka gjā tė kėtillė, por gjinden dy pėrjashta, njāni afėr portės kryesore dhe tjetri nėn portėn e vogėl pėrposhtė.

(D) Kėtu ka nji gabim ndo n'emnin e pashės ndose nė datėn e kryengritjes. Nė 1832 Mahmut Pashė Bushati ishte vramė kaherė nė Mal tė Zi, e madje qyshė nė nānduer 1831 sundim'i dynastis sė Bushatlijvet nė Shkodėr kishte marrė fund me kryengritjen e dėshtueme tė Mustafa Pashės, tė tė birit Mahmutit, dhe me reshtimin e mėrgimin e tij nė Stamboll. Duket pra se Auktori ka dashun tė flasė kėtu shi pėr kryengritjen e Mustafait e jo tė Mahmutit.

(E) Emn'i kėtij qyteti nė gojė tė vźndasvet āsht Krś, Kruja, me u tė gjatė, qi asht gabim me shkrue me diftong Krue, mbasi nė kėtė rasė form'e shqueme do tė dilte mashkullore Kroi; edhe nji arsye tjetėr diftongu ue i gegnishtes āsht ua nė tosknishtet, ndėrsa Toskėt s'e thonė Krua emnin e qytetit, por Krujė. Mā e mira gjā do t'ishte me pranue pėr emnin e mā tė vjetrit kryeqytet t'Arbnķs formėn jugore. Sa pėr etymologjķn, na s'jemi aqė tė bindun qi tė jetė vėrtet kroi, se atbotė: 1) pse form'e shqueme nuk mbet kėshtu, mashkullore, e pėr ē'arsye u kthye nė Kruja, femnore, nė tė tānė Shqipnķn ? E 2) pse banorėt e saj quhen Krutanė e jo Krujanė a ma rregullisht Krojanė, nga na del ajo t ?

(F) Frankėt ishin nji bashklidhje fisesh gjermanike qi pushtuen Francėn (emėn i lemė shi prej atyne) nėn mbretin e tyne Klovis (481-511). Me Karlin Angjovinvet pushtojnė mbretnķn napolitane a tė Dy Siqilivet (v.kap.I, gėrma I-1). Frankėt, nė tė pėrpjekun me Arabėt e Spanjės qyshė nė qv.VIII, u quejtėn prej kėtyne Frenq, Efrenq, Efrenqij; dhe nėpėr tyrqishten u bānė nė gojė t'onė Frźngj.

(G) Āsht ēudė se qysh i ka shpėtue auktorit tė vlershėm tė Historķs sė Skėnderbeut, Zit Fan S. Noli, kjo mā e moēmja dynastķ shqiptare qi ka sundue Arbnķn me seli nė qytetin e Krujės pėr nji kohė aqė tė gjatė ndėrmjet dy zotnimeve tė hueja byzantin e sėrb. Pa dyshim, ky s'do tė ketė qźnė nji sundim krejt i pamvarė: Progoni, qi na paraqitet si themelues i dynastķs, do tė ketė pėrfitue nga rivalitet'i Niqés me Nartėn e i kėtyne me Naplin pėr tė shkėputun nji autonomķ si vasal herė njānit e herė tjetrit. Nji tjetėr gjā āsht pėr t'u vūmė ró kėtu: munges'e emnit tė familjes. Mund tė na vente mźndja qi Progoni me tė bijtė Mitrin e Gjinin mund tė kenė qźnė Topijajt e parė, tė cilėt na nisim me i njohun me kėt'emėn vetėm prej Karlit tė tė birit Ndrekės a Ndreut (Andrea), menjiherė si ra mbretnija sėrbe pėr mā tė fortėn dynastķ shqiptare e n'antagonizėm me Balshajt. Mirė po teksti na ep me kuptue se familja Progonit, mbas dy djelmve tė tij, kishte mbetun nė femna, pra ishte shue. Mā nė funt, kėtu na del edhe nji Golem, zotnues i Shqipnķs nė 1253, mbasi zhduket familj'e Progonit. E Fan Noli na thotė se Aranit-Komnen- Golemi ishte nji degė e Topķs dhe se Mojs'i Dibrės, qi ishte " i nipi Gjergj e Vladan Aranitit", nuk harronte qė stėrgjyshėt e tij ishin kryezotėr tė Krujės edhe tė Arbėrisė". Dijmė mandej se ky njihet edhe si Mojs Golemi. Tue i lidhun tė gjitha kėto bashkė, vjen vetvetiu ndėr mźnd qi Golem'i teksit t'onė mund tė jetė mbase ai i Topijaj qi bāhet kryedega e Aranit-Komnen-Golemit.

(H ) Emn'i tė parit Kastrijot qi āsht gjetun i shkruem nė nji dokument u ka qitun punė albanologve tė ndėrgjegjshėm. Ky dokument āsht i shkruem slavisht nė 1368 nė Kaninė, e ā shkrue pa fé kujdesi prej nji sekretarit tė quejtun Gjurica tė nji princi slav, Aleksandėr, qi n'atė datė sundonte Kaninėn, Vlonėn e Beratin. Ky kėrkon nga republika raguzane qi tė pranohet si qytetar nderi i saj, dhe emnohet. I dėrguemi i republikės Nikollė Kaboga ve'nė kėshtjellin e Kaninės pėr tė marrė betimin e rasės nga goj'e princit. Ceremonija zhvillohet pėrpara 15 deshmitarve, ndėr tė cilėt, siē e shėnon teksti, gjinden Slavė, Grekė edhe Shqiptarė. Tė gjithė kėta nėnshkruejnė aktin e betimit e dokumenti i rreshton emnat e titujt e tyne nė nji mėnyrė tė trazueme. Rreshtin e kėtyne, me sėrbishten e kohės, e fillon kėshtu: "Prodan vojvoda dhe Nikleush qefalija i Vlonės, Branilo dhe qefalija i Kaninės Kastrijot.". Eja tash e daje kashtėn kokrrash! Ke i pari deshmitar nis me emnin e mbasandej vźn titullin; kėshtu bān edhe ke i dyti; por kur vjen mbandej tek i treti, mun atje ku na duhet neve me pamė mā qartė se kurrkund, ngatrrohet lāmshi; fillon me nji emėn, Branilo, mbasandej vźn nji dhe, lidhzė, mbas ksaj titullin qefalija i Kaninės e nė funt emnin Kastrijot. Emėn, por ē'farė emni? Nji emėn shtėpije, jo persone, ndėrsa ke tjerėt s'ka mbiemėn, ka vetėm emnat e personavet. Hopfi e paska marrė Branilo-n pėr emėn personal tė Kastrijotit. Mirpo lidhzėn "dhe" qi e dįn kėtź mbė vete ē'e bāni?

Sigurisht, nė nji dokument tė shkruem aqė keq kemi tė drejtė tė pranojmė gabime, harresa e jashtlāna (omisje). E kėtu qėndron vėshtirsij'e kėnduesit e u ēilet shtegu ndėrpretimeve tė ndryshme. Nji faj i madh i pėrket kėtu edhe tekstit: sikur tė na kishte dhānė dokumentin tė tānė, ashtu siē e ka pasun para sysh Hopfi, do tė kishim pasun lāndė mā shumė pėr krahashim. Sepse, ja pėr shźmbull: na tash thomi se udha mā e logjikshme do t'ishte mos me e quejtun lidhzėn te Branilo e ..nji gabim, por me e pranue thjesht e drejpėrdrejt ashtu siē āsht e me e thānė qi kėtu kemi, jo tre deshmitarė por katėr: Prodanin, Nikleushin, Branilon dhe Kastrijotin. Ksaj arsyes s'onė i kundrėshtojnė kėto kundrarsye: 1) Pse tė tre tė tjerėt kanė tituj e Branilo jo? 2) Na thuhet se deshmitarėt ishin 15; vallė, tue e quejtun Branilon mbė vete, a nuk bāhen 16 me tź? 3) Numrin 15, vallė a e cakton vetė dokumenti, apo auktori qi i ka njehun emnat nė dokument tue e bashkue Danilon me Kastrijotin si emėn e si mbiemėn? Qe, sikur t'a kishim tė tānė dokumentin pėrpara sysh, tė gjitha kėto kundrarsye do tė kishin gjetun pėrgjegjen e vet. T'a kritikojmė tash edhe nga nji tjetėr pikpamje Hopfin: pse me u futun titull'i Kastrijotit pylkė nė mes t'emnit e mbiemnit tė tij? Logjika do t'a kishte lypun qi tė shkruhej Danilo Kastrijot, qefalija i Kaninės, siē āsht shkrue edhe ke dy mā tė parėt; ase, fund'i fundit, le t'a pranojmė edhe qi Gjuricės i qźnka tekun kėtu me vūmė mā para titullin, por atbotė duhej t'ishte qefalija i Kaninės Branilo Kastrijoti. Tekembramja ja edhe nji ndėrpretim tjetėr pėr kėtė gjāzė (enigėm): vallė a s'mund tė ketė pasun Kastrijoti dy tituj, Branilo dhe qefalija i Kaninės? Sikur tė pranohej tekst'i dokumentit kėshtu, a nuk do tė shporrej ēdo vėshtirsķ vetvetiu? Po, por, Branilo, po t'ishte titull, do tė shkruhej me gėrmė fillimtare tė vogėl, si tė tjerėt, jo me tė madhe, si emnat veēorė. Bukur, po pse mos tė jetė gėrma e madhe nji lapsus i dorės sė sekretarit ase i shtypit? Vjen menjiherė mbandej pyetja: le t'a pranojmė se qźnka branilo me b tė vogėl e titull, dhe jo Branilo emėn, por ē'kuptim ka ky titull? Na s'e dijmė mirė slavishten, mā drejt me thānė kėtu sėrbishten, e aqė mā pak sėrbishten e vjetėr. Me gjithė kėtź, nė mos u gabofshim branilac ase branioc don tė thotė projės. Sa bukur do tė pajtoheshim pėr Kastrijotin e Kaninės kėta dy tituj: projės e qeveritar (qefalķ)! Po, por nė kėtė rasė do tė na duhej me pranue nė nji fjalė tė vetme edhe nji lapsus tė dytė, e kjo āsht nji gjā pak e gjashme. Sido qoftė, na u munduem me bāmė kėtu nji analysė tė plotė, shfaqėm tė gjitha hypothesat qi na erdhėn ndėr mźnd e, pėr vete, prap se prap pranojmė si mā tė gjashmen se tė gjitha kėtź tė fundit, mā racjonalen e origjinalen. Mā poshtė do tė kemi rasė me u kthye prap mbi kėt'argument. Edhe Z. Fan Noli e ka rrahun shumė kėtė ēāshtje nė Historķn e Skėnderbeut, (f.14) por tue i ramė mā pėr shkurt e vetėm nė lidhje me origjinėn e Kastrijotvet, mbasi dikush-dikush prej historjanvet e ka pėrdorė emnin e dyshimtė Branilo tė tė parit Kastrijot tė njohun si argument pėr tė forcue thesėn e gabueme tė Spadugino-s, nji auktori tė qv.XVI, simbas sė cilės ata Kastrijotėt qźnka prej gjaku slav. Me kėtź s'āsht nevoja qi tė merremi na kėtu, mbasi tfillimet e tekstit t'onė edhe tė Zit Noli janė plotsisht tė mjaftueshme.

Vetėm se, mbasi pėr origjinėn e nji familjeje kanė rāndsķ edhe trojet nga ka dalė, po bisedojmė pėr kėto. Pėrgjithsisht plāngun e parė tė Kastrijotvet āsht bāmė zakon me e pamė nė Mat. Āsht nji gabim qi rrjedh nga mosnjohja e gjeografķs sė vźndit t'onė, e nė kėtė gabim ka ramė edhe Z, Noli vetė, i cili, mbasi citon thesėn e dokumentueme t'auktorvet qi e tregojnė vźndin e Kastrijotvet, pa lānė asnji dyshim, nė nji katund tė Hasit tė quejtun pikrisht Kastrijot, atypraty i pėrmźnd kėta si "Matjanė". Tash Matja gjindet mjaft larg nga Hasi, āsht ndėrmjet krejt Luma. Veēse mb'anė tjetėr duhet dijtun edhe se nė Mat ka nji katund qi i thonė Shtjefėn, e banorėt e nji lagjeje tė kėtij katundi janė Kastrijotėt, tė gjithė farefis, dalė prej nji barku, vėllaznķ. Kėta Kastrijotė, me gjithė qi s'kanė ndonji gojdhānė as pretendim pėr nji origjinė tė tyne nga ata tė Hasit, d.m.th. nga Kastrijotėt e historķs, mbahen, si vetė ashtu edhe prej shokve tė fshatit e tė rrethevet, si nji skotė fisnike. Mos tė harrojmė mbandej se deri Bardheci (Barletius) mā i famshmi historjan i vjetėr i Skanderbegut shkruen pėr Gjon Kastrijotin, t'an'e Skanderbegut, se ishte nga nji shtėpķ e vjetėr e Matės. Gabim gjeografik edhe ky? Apo duhet tė vźmė nė dyshim tė vėrtetėn e dokumentit qi ep pėr origjinė tė princave t'anė Hasin? A s'ka nji mėnyrė me i pajtue tė dy thesat? Na kujtojmė se po; dhe qe se si: "Njerėz tė besueshėm qi i kanė pamė me sy ato vise" na sigurojnė se Kastrijot'i Hasit āsht nji trevė e pabanueme, ka ngjat dy katunde tė vogla qi i quejnė njānin Sinė e tjetrin Gardh. Dhe Gjon Muzaqi na rrėfen nė librin e tij, tė pėrmźndun me citata tė ndryshme edhe nė tekstin t'onė, se Pal Kastrijoti, i gjyshi Skanderbegut e i ati Gjonit, kishte vetėm dy fshatna, "Sinjėn" dhe "Gardhin e Poshtėr". Ja pra nji forcim i padyshueshėm i origjinės sė Hasit. Nė Kastrijotin e Hasit, Kastrijotėt t'anė kishin kėshtjellin e tyne, nji kullė zotnķsh, e aty afėr dy prona: Sinėn e Gardhin. Dikur, pėr nji shkak a nji tjetėr u dyndėn e shkuen nė Mat, e ngulėn mū nė katund tė Shtjefnit. Po sjellim kėtu nji shźmbull tė vogėl personal: simbas gojdhānės skot'e jonė ka shkue e ngulun nė Krujė, kurrkush nuk din se kur, prej Malit tė Bardhė tė Kurbīnit. Deri nja nji gjysmė shekulli para kėndej kishim nji dokument tė pakundrėshtueshėm tė ksaj origjine: nji tokė mjaft si tė madhe, sė bashku me nji degė tjetėr tė familjes s'onė qi quhej Almuēaj shumė tė largueme, sa mos me mujtun me i qepun krye mbė krye brezat qi na lidhshin me tź. Kėshtu dikur qi kemi qźnė sigurisht Malabardhas e sod jemi Krutanė. S'ka pra arsye pėr mos me pranue edhe Matėn si atdhe tė māvonshėm, mbas Hasit, tė Kastrijotvet para Skanderbegut qi bāni kryeqytet Krujėn pėr rāndsķn strategjike qi kishte edhe pse kishte qźnė selķ dynastash tjerė mā tė hershėm. Por kur u shpėrngulėn Kastrijotėt nga Hasi nė Mat? Muzaqi nė veprėn e tij, siē e thamė mā nalt, shkruen se i gjyshi Skanderbegut Pali zotnonte vetėm Sinjėn e Gardhin e Poshtėr, qi konsull Hahni i tregon nė Mat, gabimisht nė qoftė se kufījt e Matės s'atij shekulli s'kanė pėrfshimė mbrźnda edhe Lumėn e Hasin, hypothesė qi nuk duhet me e qitun poshtė, as kėtź, a priori. Dhe po t'ishte kėshtu, s'do tė ngilte mā nevojė me mendue nji shpėrngulje tė Kastrijotvet nga Hasi nė Shtjefnin e Matės sė soēme. Por mbasi kėtź, sod pėr sod nemose, s'kemi mėnyrė me e provue, na jet shpėrngulja e po pėrpiqemi me caktue nji farė date afrore tė ksaj. Pra tue u pėshtetun te Muzaqi, arsyeja na shtrėngon me besue se Pali, qi s'kishte tjetėr pronė posė Sinjės e Gardhit tė Poshtėr nė Has, s'ka pasun pse me shkue e me zānė vźnd nė Matėn qi njohim. Kurse prap Muzaqi na difton se i biri i Palit Gjoni u bā zotnija i Matės. Gjānsķn e pronave tė kėtij princi do ta sqyrtojmė nė nji shėnim tjetėr. Kėtu duhet tė pranojmė njānėn dysh: ase Gjoni bāni tė veten, kushedi se si, tė tānė Lumėn bashkė me Matėn e soēme, ase u shpėrngul nga Kastrijot'i Hasit nė Shtjefėn nji herė e mbasandej shtiu nė dorė gjithė Matėn. Para Gjonit, me lajmet qi kemi nė dorė, sigurisht s'ka mujtun tė ndodhė shpėrngulja.

Mā nė funt, pėr sa i pėrket familjes sė Kastrijotvet pėrgjithsisht, na jet me shoshitun edhe gjenealogjķn e saj deri te Skanderbegu. Pėr kėtź, me dokumenta nė dorė tė shėnojmė nji herė dy data: i pari Kastrijot njihet nė 1368 si Qefalķ e, ndoshta, edhe si komandant i projės, i Kaninės nėn nji princ sėrb; nuk dijmė se ē'moshė kishte. I fundit, Gjergj Kastrijoti Skanderbeg leu nė 1404 ase 1405. Ndėrmjet kėtyne dy datave, historija njeh pa asnji dyshim t'an'e Skanderbegut Gjonin. Emn'i t'et i Gjonit, i tė gjyshit Skanderbegut, simbas Muzaqit qe Pal, e kėshtu e kanė pranue deri sod edhe historjanėt tjerė tė Shqipnķs me pėrjashtim t'"Andrea Angelo Flavio Komnenit, princit tė Drishtit edhe tė Tivarit" (Noli), i cili e quen Gjergj e tue u ngjitun nji brez mā nalt, na ep edhe nji Kostandin. Fan Noli thotė pėr kėtė gjenealogjķ: "Kjo ka mjaft tė ngjarė, se emnat e kėtyne gjyshėrve i gjźjmė nė tė bijtė e Gjon Kastrijotit. Veē kėsaj, historjani i Turqisė Hammėr pėrmėnt nji Gjergj Kastrioti, stėrgjysh tė Skėnderbeut, i cili mori pjesė nė bėtejėn e Kosovės nė 1389. Po Hammer-i nukė na thotė se ku e ka marrė kėtė informatė." Mbi kėtė pjesmarrjen e Shqiptarvet nė luftėn e madhe vėndimtare tė Kosovės do tė kthehemi mā poshtė, e tashti po vazhdojmė nji herė nė themėn e gjenealogjķs. Si skānj tė fundėm tė ksaj gjenealogjije vūmė, siē āsht e vėrteta, Skanderbegun me datlindjen e tij. Por tue e pranue me nji moshė mesatare tė parin Kastrijot tė njohun nė Kaninė nė 1368, pėr caktimin e brezavet ndėrmjet kėtyne dy skānjeve duhet edhe qi Skanderbegun ta marrim me nji moshė mesatare, pra nga 1368-ta nė njānėn anė t'arrijmė te 1440-a nė tjetrėn. Kemi kėshtu nė brezat e mesėm nja 72 vjet, pra normalisht dy fare njeriu. Pėrmbi Skanderbegun kemi tė pafjalė Gjonin, pėrmbi kėtź Palin ase, me shumė pak gjasė Gjergjin i cili bie me qźnė i gjyshi i Skanderbegut, e mā nė funt Kostandinin e Andrea Angelo Flavio Komnenit. Ky Kostandin na sgidh neve edhe gjāzėn e tė parit Kastrijot tė Kaninės, tue qźnė se, mbas llogarķs sė datavet qi bāmė, bie me qźnė vetė ai, pėr nė qoftė se s'ka qźnė Pali-Gjini. Me mathematikė nė dorė, pra, kurrkund nuk jet shtėrrak kėtu pėr nji Branilo, si emėn. Por tekst'i ynė flet nė mā se nji vźnd e imtisht pėr nji Kostandin, tė marrė gabimisht prej disa historjanve pėr nji Kastrijot. Ky Kostandin ishte i biri i Gjergj Balshės e i Theodorės, nji princeshė sėrbe qi sė pari qe martue me Zharko Mėrkshiqin, nji komandant tė Stefan Dushanit nė Mal tė Zi, e mbas tij me Gjergjin. Ky Kostandin Balsha dikur u martue me tė bijėn e Karl Topisė Lenėn, qi pat mbetun e vé prej fisnikut venecjan Mark Barbarigo nė 1392. Dhetė vjet mā vonė u pre nė Durrės prej Venedikasvet qi sundojshin kėtė qytet, ndoshta pse nuk desh tė bāhej vasal i tyne. Banim'i tij nė Krujė si burrė i Lenės e sundimtar i atij qyteti mund tė ketė qźnė shkaku qi nji palė historjanė e kanė trazue me Kastrijotėt. Po citojmė kėtu prej tekstit t'onė: "Hopfi, Hahni e Makushefi kanė bāmė nji ngatrrim nė gjenaologjķ tue shtimė nė familjen e Kastrijotvet nji Kostandin tė Krujės, qi, sikurse u dėftye mā nalt, ka qźnė nji i Balshaj; pra jo nji vlla i Gjon Kastrijotit aqė mā pak Pal Kastrijoti, me tė cilin e identifikon Hahni. "Si po e shohim, lāmshin e Kostandinit auktorėt e ndryshėm e kanė ngatrrue keq. Por kjo ngatrresė, nė vźnd qi me na ligshtue thesėn t'onė, mbas sė cilės i pari Kastrijot i njohun , dmth. ai i Kaninės ka qźnė nji Kostandin, pėrkundrazi na e forcon. Neve na ve' mźndja se ai qi e ka shkaktue kėtė ngatrresė ka qźnė Hopfi, i cili gabimisht ka marrė Branilon e dokumentit tė Kaninės pėr emėn personal tė Kastrijotit tė pėrmźndun atje. Historjanėt qi kanė pranue kėtė spjegim tė gabuem tė Hopfit e qi njikohsisht kanė pasun para sysh nji Kostandin Kastrijoti, si duket pa kurrnji datė ase me nji datė afrore, kanė vramė menden me i gjetun kėtij vźndin nė gjenalogjķn e familjes. E atbotė dikush ka thānė se ky duhet tė ketė qenė nji vlla i Gjonit, tjetri ka hjekun Palin dhe ka vūmė Kostandinin e pėrmbi Palin s'i a kanė pamė gjasėn me hypun mbasi e kishte zānė vźndin Branilo. Por mā tutje ndoshta s'kanė pasun si me shkue, mbasi mund tė va ketė pasė zānė rrugėn epoka aproksimative nė tė cilėn kishte jetue Kostandini. I dyti shkak ngatrrimi ka mujtun me qźnė Kostandini tjetėr, ai i Balshajve qi ka sundue Krujėn pėr nja disa vjet, dhe mū nė nji perjodė kur fuqij'e Gjon Kastijotit ishte mjaft e madhe, pushtet'i tij kishte me u shtrimė deri rretheve tė Krujės. Kush atėherė mund t'ishte ai Kostandin qi sundonte nė Krujė, pėr kź s'kishte mujtun me e zbulue skotėn e vėrtetė tė tij ? Jo nji i Topiajaj, se ishte martue me Lenėn e Karlit; pra .sigurisht Kostandin Kastrijoti, ndonji vlla i Gjonit. Hahnin, si duket, llogarij'e epokės e ka shtymė mā nalt, ke brez'i Palit pavarsisht nga Kostandin Balsha i Krujės.

Mā nė funt, le tė rrahim tash edhe pohimin e historjanit tė mbretnķs s'Osmanllijvet, Hammer-it, simbas tė cilit nė 1389 nji Gjergj Kastrijot paska marrė pjesė me 15.000 Arbneshė nė luftėn e Kosovės dhe nė kshillin e luftės, tė mbledhun nė parambrāmjen e betejės, paska pasun nji zā me rāndsķ, siē do t'ishte pėrnjimźnd e drejt'e nji prinjsi beslidhun me nji fuqi t'atilė pėrmbrapa. Z. Fan Noli duket se e pranon kėtė pohim (V.Historija e Skėnderbeut, f.15). Edhe na vetė e kemi pasė pranue e pretendue nė nji konferencė qi na pat ftue akademij'e Italķs me bāmė mbi Shqipnķn nė 1940. Por kur don me shkrue njeriu historķ dhe e ndien pėrgjegjsķn e rāndė qi merr ndaj sė vėrtetės ndien edhe nevojėn me i peshue e shoshitun mā me kujdes faktet. Qe dyshimet qi m'a trondisin mjaft besimin n'atė pohim, i cili, po t'ishte pėrnjimźnd i vėrtetė, ashtu siē e bie historjani gjerman do t'a quejshin nji nga faktet historike mā madhshtoret pėr kombin t'onė: 1) Hammeri, siē e shėnon edhe Noli, s'na difton burim e āsht i vetmi qi e ka shkrue kėtė fakt, ndėrsa historija sėrbe fjalėt qi i vźhen nė gojė Gjergj Kastrijotit prej kėtij auktori nė kshillin e luftės (v. Noli nė v.c) i a vźn Gjergj Brankoviqit. 2) Shqiptarėt bash nė kohėn e Skanderbegut e me anmik nė shtėpķ s'kanė mundun ase mezi kanė mundun me ēue mbė kāmbė nji ushtrķ 15.000 burrash: e si paskan mundun me i bāmė bashkė pėr me shkue deri nė Fushė tė Kosovės ? Edhe Noli s'bān fjalė fare pėr numrin e ushtarvet, dhe, besojmė, veē pse āsht nji argument qi mā fort e dobson se e forcon thesėn themelore. 3) Nji Gjergj Kastrijot, deri ke Skanderbegu, e mū si gjysh tė kėtij, s'ka veēse nji auktor qi e jep, ndėrsa tė gjithė tjerėt e kanė Pal e Hahni Kostandin. 4) Pėr tė gjyshin e Skanderbegut, qoftė Pal, Gjergj a Kostandin, Muzaqi na thotė se nuk zotnonte veēse dy katunde e tė gjithė historjanėt janė tė bashkuem nė nji mendim, qi familj'e Kastrijotvet u rrit e hyni nė radhė tė princave tjerė tė Shqipnķs vetėm me Gjonin: e si bāhet atbotė qi "Gjergji II Balsha, Theodori II Muzhaqi e kapidanė shqiptarė tė tjerė" qi paskan shkue me luftue nė Kosovė, siē shkruen Noli, vūnė nė krye Gjergj Kastrijotin? T'a zāmė se Hammeri paska bāmė gabim tue shkrue Gjergj Kastrijoti ndoshta nė vźnd tė Gjergj Balshės. 5) Por si t'i a bājmė datės? Bėtej'e Kosovės zhvillohet nė vjetėn 1389, pra shi vetėm 15-16 vjet para lindjes sė Skanderbegut, tė tė katėrtit djalė tė Gjonit, posė sė bijash qi mund tė ketė pasun para kėtij a ndoshta edhe fėmijėsh qi i kanė pasė dekun. Prandej nė datėn e asaj bėteje, princi Kastrijot nė fuqķ duhet tė ketė qźnė vetė i at'i Skanderbegut, Gjoni, e jo pandyemi gjysh i tij Gjergji. 6) Nuk dijmė se pse Z. Noli, mbė nj'anė pranon pėr tė gjyshin e Skanderbegut emnin Gjergj (f.15) e pėr stėrgjysh -kėtź edhe na me tź -Kostandinin (ibid), e mb'anė tjetėr nė luftėn e Kosovės na dėrgon dy herė (f.10-15) nji "stėrgjysh" tė tij Gjergj Kastriot. Duhet vallė tė kuptojmė nga kjo nji stėrgjysh para Konstandinit, mbase t'anė e kėtij apo ndonji stėrgjysh stėrgjyshi ? Mirpo atėherė e kronologjia ?


KAP. V
SHKODRA E KRAHINA E SAJ NĖ MESJETĖ

Prej Dr. Konstantin Jireček-ut

(Dalė sėrbisht nė Glasnik tė Shoqatės Gjeografike Sėrbe nė Belgrad, moti 3, 1914, blź 4, botuem gjermanisht sė pari kėtu, i hartuem risht prej Auktorit vetė.)

Nji nga lėqźjt mā tė mėdhajt tė gjysishullit balkanik āsht ai i Shkodrės. Romakėt e quejshin "lacus Labeatis" ase "palus Labeatis", me emnin e fisit tė Labeatvet. nė librin e Presbyter Diocleas-it quhet Balta, ashtu siē e quejshin nė fund tė mesjetės edhe lėqźjt e vogjėl moēalakė tė bregut tė detit afėr Ulqinit, Durrsit e Vlonės. Njerzit e mėsuem nė mes tė Sėrbve tė moēėm e quejshin "lėqźn i Djoklitķs" (....). Lėqźni āsht 42 km. gjatė, 14 km. gjānė e me 362 km. katrore sipėrfaqe. Bregu perėndimuer āsht i pėrpjetėt e shkrepuer me ishuj mbi tė cilėt gjinden gėrmadha kuvźndesh tė vjetra e qytezash. Bregu linduer āsht fushė e plot me moēale. Nė mes shtrihet 12 km. thellė pėrmbrźnda kah an'e lindjes nji bėrryl nja 1-2 km. gjānė. Pjes'e pėrjashtme e mā e gjānė e kėtij bėrryli quhet lėqźn'i Kastratit, e mbrźndshmja lėqźn'i Hotit, mbas emnave tė dy fiseve t'afėra shqiptare. Rrafsh'i lėqźnit s'āsht mā i nalt se 6m. pėrmbi faqen e detit. Prandej klim'e zonės sė brigjeve tė tija āsht aq'e ngrohtė sa brigjet e detit me pemė juge gjithfarėsh, ullīnj et. Ujnat mā tė mėdhaj qi derdhen nė tź janė: prej veriut Moraēa me krahėt e vet Zeta, Ribnica dhe Cemi (Cjevnja, nė qv. XIV Cjemva); mā pėrtej kah perėndimi lum'i madh Crnojevię dhe mā i vogli Crmnica. Prej lindjes vjen lum'i Rijollit ("fiume clamado Rivola"-1426- me nji emėn tė vjetėr latin, rivulus). Lėqźn'i Shkodrės āsht pėrgjithsisht i cekėt, simbas Cvjiqit nja 2-7 m. e vetėm nė disa vźnde nga mā tė thellat andej kah bregu perėndimuer mbėrrīn deri nė 44 metra.

Shumė rāndsķ ka pasun gjithmonė gjoja e peshkut nė kėtė lėqź, sidomos ajo e saragavet (alburnus scoranza, italisht scoranza, ndėr dokumenta tė mesjetės saracha). Rrafsh'i lėqźnit ka ndėrrue shpesh. Porsa tė ēante rrugė Drīni pėr me u derdhun nė Buenė, ndalej rryma e ksaj prej lėqźnit e faqja e kėtij niste me hypun. Thuhet qi tash ka mā se 40 vjet qi hyp, pikrisht qyshse āsht hapun pėrsri lidhja ndėrmjet dy lumejve tė mėdhaj. Ndėr kohnat kur Buena s'kishte lidhje me Drīnin rrafsh'i lėqźnit ulej.

Malet e bregut perėndimuer pak rāndsķ kanė pasun heret. Kjo anė ishte e dame nė dy Zhupa (qarqe administrative), nga tė cilat njāna ishte Crmnica.Pjesa mā e madhja e katundeve tė ksaj nėn Nemanjidėt e Balshiqėt ishin vakufe tė monastirit tė Shėn Nikollit tė Vraninės. Nė jugė tė Crmnicės qėndronte zhup'e Krajinės (nga ky emėn Kraja e soēme), dikur zona kufitare e Sėrbvet kundrejt Grekvet sa kohė qi kėta kishin nė dorė Shkodrėn. I kėndohet emni qyshė ke Diokleasi (Craini) dhe ndėr dokumenta. Nji princ sėrb, Shėn Vladimiri, e kishte oborrin e vet nė Krajinė pranė nji kishe tė Shėn Mrķs, nė tė cilėn pat qźnė edhe vorrue, kur aty nė 1016 shtiu e mbyti Car'i mbrapėm i Ohrit Gjon Vladislavi nė ishullin e lėqźnit tė Prespės. Qyshė prej qv.XIV trup'i kėtij shźnjti gjindet i vorruem nė manastirin e Shėn Gjon Vladimirit afėr Elbasanit. Duket qi kur trupat e Despotit t'Epirit Mhill I qenė shtrėngue me e lėshue pėrsri Shkodrėn mbasi u a patėn rrėmbye nji herė Sėrbvet pėr nji kohė tė shkurtėn nė 1215, do tė kenė pasė marrė edhe eshtnat e shźnjtit nga kisha e Shėn Mrķs e ēue nė Durrės. Manastir'i moēėm i Krajinės pėrmźndet edhe nė kohnat e Balshiqvet si "Shėn Mrija Virgjėn e Krajinės". Jastrebov-i e Rovinskij i tregojnė gėrmadhat e kėtij manastiri tri or'e gjymsė kāmbė larg nga Shkodra nė rrānxė tė malit tė Taraboshit, nė nji katund qi sod āsht i banuem vetėm prej myslimanėsh shqiptarė. Ippen-i ka gjetun kėtu, nė katundin e Ostroshit, gėrmadhat e nji kishe tė madhe me nji pirg katėrkāndsh pėrmbi portėn. Nėn Ostroshin gjinden katundi i gjysshkretuem i Shtitarit nė breg tė lėqźnit. Ndėrmjet Shtitarit e Shkodrės nė breg tė lėqźnit gjindet katundi Shkja me nji kishė tė vogėl, nė tė cilėn shihen ende shźnja tė padallueshme tė freskut.

Mbi ishujt kanė qźnė pesė monastire tė vogla. Mā i madhi ishte manastir'i Shėn Nikollit n'ishull tė Vraninės, kundruell grykės sė Moraēės. Mbi kėt ishull janė dy maja shkāmbi tė nalta 330 m. me nji pamje tė gjānė rreth e rrotull pėrmbi lėqź e rrethsinėn e tij. Monastiri ka qźnė i pajuem me dhuntina tė shumta si prej anės sė Nemanjidvet ashtu edhe prej Balshiqvet e mā vonė (1527) prej Skanderbeg Crnojeviqit. Nji kohė tė gjatė ka qźnė i lidhun me monastirin sėrb tė Shėn Mhillit e Shėn Gabrielit nė Jeruzalem, tė cilit i a kishte dhānė Cari Stefan Dushan. Ka pasė mbetun shkret ndėr kohnat e vona, kur Tyrqit mbas 1843-s ndėrtuen mbi at'ishull nji kalį me topa kundra Malazezvet. U pėrtri mbandej prap nė 1886. N'ishullin e afėr Kom gjindej nji monastir i Zonjės Shėn Mrķ. Ndėr muret e tija gjindej vorr'i Llesh Gjurasheviqit (Crnojeviq), nji kryekomandantit tė Despotit Stefan, me nji mbishkrim. Mā tej āsht Starčeva Gorica, nji monastir dikur i njohun me nji nga dorshkrimet e vjetra. Tash āsht krejt shkret. Kėtu ka qźnė vorrue Bozhidar Vukoviqi (1540) qi shtypte libra kishet sėrbisht nė Venedik. N'ishullin Beshka Gorica kanė qźnė dy kisha, nji e Shėn Gjergjit e tjetra e Shėn Mrķs nįnė. Ndėr gėrmadhat e ksaj sė fundit gjindet vorr'i Lenės, sė bijės sė Princit Lazarit sėrb, e cila mā parė ka qźnė e shoqja Gjergj Strashimiroviq Balshiqit e mbas tij e Vojvodės sė madh tė Bosnes Sandal (+1442). Mbi ishullin Moraēnik ka qźnė nji monastir i vogėl i Shėn Mrķs nānė qi ka qźnė dorovitun prej tė mbrapmit Balshiq, Balsha III Gjurgjeviqit.

Mā shumė rāndsķ kishte bregu linduer i lėqźnit tė Shkodrės, nė pjesėn mā tė madhen i ulėt, sepse ksajt pėrshkohet rruga e madhe prej Shkodre nė luginėn e Narentės tue kalue nė Nikshiq, e njohun qysh nė kohnat e Romakvet. Nė fushėn pjellore tė medisit tė Moraēės, atje ku ky lumė piqet me Zetėn, 5 km. nė veri tė Podgoricės, gjinden gėrmadhat e Doclea-s, mā tė madhit qytet romak tė ksaj krahine. Nė fillim gjindej kėtu qyteza e fisit illyr Dokleatėn qi banojshin ndėr malet e soēme tė Malit tė Zi. Tash vonė janė gjendun mbishkrime latinishte krenėsh Dokleatėnsh nė katund tė Vilusi-t afėr Grahovo-s ndėr gėrmadhat e kėshtjellit romak Salthua. Doklea muer organizim qyteti si "municipium" romak prej Perėndorit Vespasian ase tė tė bijvet. (....)Qyteti u rrenue ndėr kohnat e duhishme tė qv. VII, por emni s'i u ka harrue kurrė. Duket se kėtu ishte vėndosun nji popullsķ e vogėl. Pėrmźndet si selķ e peshkopit Diokleķas nėn metropolitėt grekė tė Durrsit dhe si qytet i famshėm Diokleķa nė historķ tė Perėndorit Manuel Komnenos prej Kinnamos-it. Nėn influencėn e gojdhānavet mbi Perėndorin Diocletian, emni Doklea u kthye nė Dioklea. Bozhidar Vukoviqi tue shkrue pėr veten e tij ende nė 1520, thotė se kishte lemė nė Podgoricė, "afėr qytetit tė quejtun Dioklitia, tė cilin dikur e kishte themelue Perėndori Diokletian me emnin e vet". Malazezt i quejnė edhe sod gėrmadhat Duke, Dukla dhe rrėfejnė store tė ndryshme pėr "Car Duklanin". Nė mesjetė u quejt krejt krahina rreth atij qyteti Dioclia, Diokleķa, sėrbisht Dioklija ase Dioklitija, dhe nė veprat e Perėndorit Kostantin Porphyrogennetos e tė kryekomandantit Kekaumenos vend'i fisit sėrb t'atjeshėm "Dioklitianė". Edhe nji pasardhės mohamedan i sė mbrapmes dynastķ tė maleve tė Malit tė Zi, Skanderbeg Crnojeviqi, shkruhej nė 1523 "Sanxhak i Malit tė Zi dhe Zotnķ i gjithė vźndit tė Djoklitķs". Me gjithė kėtź qyshė prej qv. XII ky emėn filloi tė zvėndsohet pak nga pak prej atij tė lumit Zeta (lat. Zenta, Genta). Zeta e Epėr shtrihej ndėr malet e Njegushit pėrmbi Katorrin deri n'anėn lindore tė lėqźnit tė Shkodrės e Zeta e Poshtėr nė bregun e detit tė krahinės sė fisit tė Pashtroviqvet afėr Budvės deri te monastir'i Shėn Shirqit nė breg tė Buenės.

Qyteza e Medunit nė krahinėn e fisit tė Kuēit āsht mā e vjetėr se Doklea. Ajo āsht qytez'e Meteon-it ase Medeon-it nė vźnd tė fisit tė Labeatvet, ku, simbas raportimeve tė Polybios-it e tė Livius-it, Legat'i Romės Perperna zū rob nė 168 p.K. tė shoqen e mbretit Genc (Genthius) Mbretneshėn Etleva me tė bijt Scerdilaedus e Pleuratus. Ndėr kohnat e Despotit sėrb Gjergj Brankoviq ajo qytezė pėrmźndet si Medonum ase Modon. Mbas nji pėrshkrimi venecjan, ajo ishte vetėm nji pirg (una torre) me nji kėshtjelll tė vogėl ku mezi mund tė banojshin komandanti me disa rojtarė. Ende nė 1456 atje komandonte Miloshi, nji vojvodė i Despotit, por shpejt u futėn nė Medun Tyrqit. Atėherė Stefan Crnojeviq'i Malit tė Zi desh t'u a rrėmbente kėtyne "kėtė ēels tė dy Zetavet" qi qėndronte "nė fillim tė Zetės s'Epėr" e pėr kėtė qėllim muer madje edhe nji top prej Venedikasit, por u mundue kot. Mariano Bolizza, nji aristokrat prej Katorri, shkruente nė 1614 qi Meduni ishte nji kalį e pamarrshme, por "mal guardata e quasi destrutta" me 200 banorė e nji Aga ase dizdar tyrk pėr komandant. Dihet se ē'rāndsķ ka pasun ky log edhe nė historķn mā tė re pėr Malazezt. Sido qoftė Meduni āsht nji ndėr qyteza tė paka t'Evropės, historija e tė cilavet shtrihet pėrtej 20 qind vjetsh.

Trashigimtarja e Doklés u bā Ribnica, nė qv. XII vźndlindja e Zhupanit tė Madh sėrb Nemanja. Sod Ribnicė quhet lumi qi rrjedh nėpėr qytet tė Podgoricės e s'ka dyshim qi ky qytet āsht Ribnic'e vjetėr. Emn'i Podgoricės pėrmźndet pėr herė tė parė nė mā tė moēmin libėr noterak tė gjyqit tė Katorrit, nė tė cilin figurojnė tregtarė lėkurash e kėpucarė podgoriēāj (1330). Lidhet me emnat e zhupave t'asaj kohe: n'anėn lindore tė lėqźnit ishte zhupa e Gorės (e Malit) qi pėrmźndin Presbyter Diocleas dhe dokumentat e Zhiēa-s (1220), mā vonė, ndėr dokumenta tė Prizrenit nė kohė tė Car Stefan (1348) e nė kadastrėn venecjane tė Shkodrės nė 1416, krahin' e Podgorės (Nėnmalit). Ende nė 1448 kishte selķn e vet nė Podgoricė nji vojvodė i Despotit Gjergj, fisniku sėrb Altoman. Qyteti ra shpejt nėn zotnim tė Venedikut, por qyshė mbas pak vjetsh gjźjmė aty Tyrqit, tė cilėt e mbajtėn deri nė 1877.

Nji banore e lashtė āsht edhe Tuzi, kundruell Podgoricės, i pėrmźndun ndėr dekretet e arta tė monastirit tė Deēanit (1330) si "katun" (komune barijsh) i Llesh Tuzit, nė kadastrėn venecjane (1416) shėnohet me 150 shtėpķ; i zoti ishte i detyruem aso kohe tė nxirrte 500 burra t'armatosun, nji pjesė kalorė e nji pjesė kāmbsorė. Nji gėrmadhė nė buzė tė malit quhet Samobor. Mā pėrtej kah juga banojnė fiset shqiptare: Hoti, i pėrmźndun qyshė nė 1330, qi nė qv.XV ishte nji fis i fortė e, simbas Bolizza-s (1614), kishte 212 shtėpķ dhe nxirrte 600 burra t'armatosun; Shkreli, i pėrmźndun qyshė nė 1416, simbas Bolizza-s me 30 shtėpķ; dhe Kastrati, gjithashtu i pėrmźndun qyshė nė 1416, edhe ky simbas Bolizza-s me 50 shtėpķ.

Trķ orė prej Shkodret afėr bregut tė Rijollit gjindet Maj'e Balezit me nji pamje tė gjānė. Sipėr janė gėrmadhat e Balezo-s. Simbas pėrshkrimit tė Jastrebovit, rreth'i kėtyne, i matun nė mest, āsht mā i ngushtė se ai i qytezės sė Shkodrės; tepricat, ndėr tė cilat dallohen nji kishė e madhe dhe nji e vogėl, i kanė mbulue shkurret. Simbas Ippen-it maj'e kodrės ka nji rreth prej 1000 hapashalėsh. Nė mes tė shkurrevet shihen tepricat e mureve tė qytetit e tė nji kishe; por gėrmadhat janė mā tė lāna se ato tė Svaēit, tė Sardės e tė Drishtit. Kėtu gjindej qytet'i vogėl i Baleēit (Balezo, Baleēo, Ballegio, Ballesio, Baleēio tė qv. XIV e XV) me nji peshkop (Balaēensis episcopus) tė mvarun prej kryepeshkopit tė Tivarit. Por qyshė nė 1356 qahej peshkopi se s'kishte t'ardhuna mbasi peshkopija e tij ishte plot me shqizmatikė. Ndėr libra t'arqivės sė Raguzės pėrmenden artizanė tė kėtij qyteti, si zdrugarė e kėpucarė. Mbas kadastrės sė 1416-s "la citą da Balezo" kishte aso kohe vetėm 25 shtėpķ. Pak mā vonė u shkretue krejt. Nė 1474 Gjon Crnojeviqi lajmonte Venedikasit se Tyrqit po dojshin me e forcue prap. Barletius (Bardheci) e pėrmźnd logun si gėrmadhė, 12 mil romak (nji mil r.=1000 hapashalė) prej Shkodre, 5 prej Drishti.

Nė rreth tė Balezo-s gjindet fshati mohamedan Koplik (Cupelnich te Presbyter Diocleas-i, Kupźlnik ndėr pronat e monastirit tė Kryźngjėllit themeluem nė Prizren prej Carit Stefan Dushan nė 1348, Copenico nė kadastrėn venecjan tė 1416-s). Simbas ksaj kadastre atje banojshin ende aso kohe shumė priftėn grekė tė kishės sėrbe dhe civila mā e shumta e banorvet kishin aso kohe emna sėrb.(.....).

Shkodra qėndron nė nji fushė, vetėm 18 m. mbi rrafshin e detit, nė tė cilėn ēohet qyteza mbi nji shkāmb t'ishulluem nė formė vezore e 135m. tė naltė prej detit me pamje tė gjānė pėrmbi lėqźnin e gjithė rrethin, sidomos kah malet e nalta tė Malit tė Zi e tė Shqipnķs. Vetėm detin i a zźn nji varg sukash. Pėrmbi kėtė shkāmb ka pasun qyshė prej kohnash mā tė lashtash gjithmonė nji kalį.

Pranė Shkodrės rrjedh Buna qi del nga lėqźni. Mā pėrtej kah lindja i ka ēelė vetes rrugė nėpėr malet e Shqipnķs nji ndėr lumnat mā tė mėdhaj tė gjysishullit balkanik, Drilo i Helenvet, Drino (gjen.-onis) ase Drinius i Romakvet, nė mesjetė latinisht Drinus ase me artikullin roman Ludrin, Lodrino, Oldrino, Uldrinum, shqip Drin, sėrbisht nė mesjetė sidhe tash Drim. Rrānja āsht der (iranisht derena, darna,= plasė, grykė malesh; gr. deķrō; sl.derem, drati), sikurse ke emni Drina ndėrmjet Bosnes e Sėrbķs. Tė dy emnat kanė nji kuptim, siē e ka shėnue Tomascheku. Ky lum pėrmbledh e ēon nė det t'Adrijatikut ujnat e nji krahine tė madhe. Drīn i Zi del prej lėqźnit t'Ohrit, Drīn'i Bardhė prej maleve tė nalta afėr Pejės. Drīni e ka grykėn nė det afėr Leshės, por veē ksaj ai ka hapun shpesh herė edhe nji krah tė dytė nė Buenė, shi afėr Shkodrės. Kėshtu ka qźnė gjithmonė nė kohnat romake. Livius-i shkruen se Shkodra qėndron ndėrmjet dy lumnash, nga lindja Clausala (Drinassi a Kiri) dhe nga perėndimi Barbanna (Buena), tė cilėt bashkohen e bien nė oriundus flumen (kėshtu nė dorshkrime, oriundus pėr Drinus i cili vjen "ex monte Scardo" (mal'i Sharit) dhe derdhet n'Adrijatik. Mā qartė flet Plinius qi thotė se Shkodra gjindet 18 mil romak larg detit e nė breg tė Drinit. Kjo lidhje ndėrmjet dy lumnavet ishte edhe nė qv. XIII-XV, kur Buena quhet shpesh "flumen Drini", Shėn Nikolli nė grykė tė Buenės "San Nicolo de Drino" ase "de Oldrino" (nė librat e arqivės sė Raguzės) e Shėn Shirgjit nė breg tė Buenės "portus Sancti Sergii de Drino" (1282) ase "de Oldrino" (1349), "Sanctus Sergius Lodrini" (1391). Por gjeografi venecjan Domenico Negri shkruen qyshė nė fund tė qv. XV qi Drini kishte ndėrrue rrugė e afėr Shkodrės shihej nji shtrat i moēėm i mbuluem. Ky shtrat i vjetėr āsht shėnue edhe nė kartėn e Venecjanit Cornelli nė 1688. Nji shtegtar anonim nga Venediku shkruen nė 1557 se anėt e Buenės janė tė blera, mbasi ky lum s'e ka zakon me shtue. Ami Boué, ka shkrue nė Recueil d'itinéraires I, 334 se "la plaine de Scutari, qui, en son niveau bas, servait probablement une fois ą réunir les eaux du Drin ą celles du lac et de la Bojana". Mā nė funt Drini ka hapun pėrsri nė dimėn tė vjetės 1858 e 1859 nji rrugė kah veriperėndimi. Pźndat e dobta tė ndėrtueme atje u fshinė prej tij dhe gjatė dy dimnash gjithė fusha e Shkodrės u mbyt n'ujė prej vėrshimesh tė mėndershme, deri qi, tė tretin dimėn ai ēau nji shtrat tė ri. Banorėt thonė se dy tė tretat e ujit rrjedhin nėpėr kėtė shtrat tė ri e vetėm nji e treta nėpėr tė vjetrin kah Leshja.

Shkodra, s'e ka ndėrrue emnin e vet ka mā se dymijė vjet e kėndej. Romakėt e quejshin Scodra, gjithashtu Grekėt, Byzantinėt nganjiherė kanė pėrdorė formėn shumse Skodrai. Presbyter Diocleas shkruen Scodaris, n'adjektiv Scodrinensis. Qyshė prej vjetės 1287 shihet forma Scutarum (adj. Scutarensis). Form'e moēme sėrbe ishte Skėdėr, me dy gjyszānore; kėshtu ndihet nga nji herė edhe tash nė Mal tė Zi. Form'e re Skadar shihet qyshė prej mbarimit tė qv. XIV. Italisht qyteti quhet Scutari, shqip Skodra ase Shkodra, tyrqisht Skenderije ase Iskenderije1. Hahni e spjegon emnin prej fjalės kodra shqip.

Mbretnat ilirė e kishin selķn e tyne nė Shkodėr. Ka edhe pare me mbishkrim Skodreinōn e nji figurė helmet. Mā tė vjetrin pėrshkrim tė qytetit e ka bāmė Livius-i 168 v.p.K. nė historķn e luftės kundra mbretit ilir Gencit (Genthius). Shkodra ishte qyteza mā e forcuemja dhe mā e vėshtirė me u pushtue e fisit tė Labeatvet, nė nji vźnd tė fortė prej natyre, rrethuem me mure, me pirgje pėrmbi portat. Kur pretori Lucius Anicius u duk pėrpara qytezės, Mbreti Genc (ka edhe pare tė kėtij me mbishkrim grek) bāni nji mbėsymje pėrjashta, por u shty mbrapėsht e u shtrėngue me u tėrhjekun nė qytezėt. Lypi mandej nji armpushim e ndėrsa po bisedohej pėr kėtź iku nė nji anije nė lėqź. Por kur pa se rrugėn e ikjes e kishte tė preme, vojt e i u dorzue kryekomandantit romak, i cili tė mbrapmin mbret illyr e ēoi nė Romė. Shkodra u bā nji qytet romak, nji ndėr kryevźndet jugore tė provincės sė Dalmatķs, ku mā vonė Perėndori Diocletian formoi nji provincė tė re me emėn Praevalis. Kristjanizma u shtrī kėtu qyshė heret dhe prej tė IV qv. nė qytet filluen me u emnuem peshkopė.

Historija e ksaj peshkopije zgjatet e papreme qyshė prej kohės romake deri nė ditė tė soēme. Kur perėndorija u coptue nė nji perėndorķ romake tė Perėndimit dhe nė nji tė Lindjes, Shkodra me tė tānė provincėn mbet me Romėn e Lindjes nėn Stambollin. Ndėrkohė, kur nė qv.VII mbėrrītja e Slavėvet i ndryshoi tė gjitha kushtet e kėtyne viseve, Byzantėt e bānė Shkodrėn me Drishtin, Leshėn, Ulqinin e Tivarin nji pjesė tė provincės sė Durrsit. Sado qi shumica e banorve tė kėtyne qyteteve ishin pasardhės tė Romakve tė hershėm, peshkopėt e tyne i gjźjmė ndėr katalogėt e vjetėr tė mvarun prej metropolitvet grekė tė Durrsit. Nė qv. XI Shkodra ra nė duer tė Sėrbvet, tė cilėt aso kohe pėrkrahshin kishėn latine kundra Grekvet. Kėshtu peshkopėt e kėtyne qyteteve u vūnė nėn jurisdikcjonin e kryepeshkopit latin tė Tivarit. Kur nė 1096 u pėrshkuen kėndej kryqtarėt e Francės jugore, gjetėn nė Shkodėr Mbretin sėrb Bodin, i cili i priti prinjsat e Provencalvet miqsisht. Perėndorėt e familjes sė Komnenvet e sidomos Perėndori Manuel, e pėrtrinė zotnimin byzantin pėrmbi kėtė krahinė bregdetare. Por si ra poshtė perėndorija e Stambollit me vdekėn e Manuelit (1180), Shkodrėn me tė gjithė qytetet e tjera rreth e rrotull i pushtoi Zhupan'i Madh sėrb Stefan Nemanja. Sprovimin e fundit pėr t'a pėrtrimė zotnimin grek nė kėtė krahinė e bāni nė 1215 i pari Despot i Epirit Mhill I. Ky i a shkėputi Shkodrėn tė birit Nemanjės, Zhupanit tė Madh Stefanit, qi mā vonė u bā mbret e u quejt Kunorzuem'i Parė. Mirpo Epiroti vdiq papritmas e atėherė Sėrbt e pushtuen prap qytetin, i cili mbet gjithnji nė dorė tė tyne gjatė qindvjetvet XIII e XIV.

Qytez'e Shkodrės nė jetėshkrimin e Nemanjės tė shkrueme prej Stefanit tė Parkunorzuem (1215) quhet Rosafė. Me formėn Rosapha e njeh kėt'emėn edhe Marin Bardheci (Marinus Barletius) nė 1480, ashtu siē pėrmźndet edhe te disa auktorė tė qv. XIX. Ky emėn i pėrket nj'asaj kategorije toponimash pėr t'u vūmė ré, ndonse jo tė rrallė, qi nėn influencėn e gojdhānavet merren hua prej vźndesh tjera. Ka qźnė nji qytet Rusafa nė Lindje tė Syrķs, nė shkretķ tė lumit Frat, jo larg nga Palmyra e hershme, sod i lānė, por i ruejtun shumė mirė me muret e ndėrtesave tė tija. Emn'i tij do tė jetė bartun prej ushtarvet romakė nėpėr legjendėn e Shėn Shirgjit e shėna Baftit. Nėn Shkodėr ka qźnė nė breg tė Buenės nji monastir i pėrmźndun i kėtyne dy shźnjtėnve dhe populli solli vźndin e kėtyne martyrve syrjanė nė rrethin e afėr.

Nėn Nemanjajt Zeta me gjithė Shkodrėn shpesh herė ka qźnė vźnd'i trashigimtarve tė thronit. Si u shkatrrue mbretnija sėrbe, kėtu pat zotnue qyshė aty kah vjeta 1360 familja e Balshajvet. Nė funt Tyrqit zūnė rob nė 1392 Gjergj Stracimiroviq Balshėn dhe e lanė mbandej tė lirė vetėm kur ai u dorzoi Shkodrėn. Zotnim'i Tyrqvet nė Shkodėr e nė Shėn Shirgj ngjati ksaj here nėn kryekomandantin Shahin dy vjet (1393-1395). Mbasandej Gjergji vėrtet i qiti pėrsri, por mbrapa u shtrėngue me u a kalue Venedikasvet Shkodrėn me gjithė Drishtin, Denjėn dhe Shėn Shirgjin (prill 1396). Kėta e mbajtėn Shkodrėn 83 vjet (1396-1479). Pėrfaqsuesi i tyne kėtu ishte nji "capitaneus et comes" i Republikės. Sėrbt u rrekėn kot me e shtimė prap nė dorė qytetin. E patėn rrethue dy herė, tė parėn nė mbarim tė 1421-shit Despoti Stefan Lazareviq dhe tė dytėn mbas nja nji vjete prap despoti vetė e mbas tij Kryekomandanti Mazarak, deri sa Niccolņ Cappello, i cili qėndrote me flotėn venecjane pėrpara Shėn Shirgjit, nji natė shėndreu i mbėsyni Sėrbt me nji sulm tė fortė e i bāni me u tėrhjekun kah Denja.

Tyrqit mbasi thyen Shtetet e krishtźna tė Sėrbķs, Bosnes e Shqipnķs, u rrasėn pėrsri nė kėt'anė. Nė kohėn e Sulltan Mehmetit II Beglerbegu i Rumelķs Sulejmani rrethoi Shkodrėn nė 1474. Por Antonio Loredano e pruejti trimnisht qytetin me 2500 ushtarė, me ndihmėn e flotės venecjane nė Buenė e nė lėqź e i pėrkrahun edhe prej Crnojeviqve tė Malit tė Zi e prej Shqiptarve tė malsivet. Nji rrethim tė dytė nė 1478, tė pėrshkruem nė nji shkrim latinisht prej Marin Bardhecit, e komandoi vetė Sulltan Mehmeti II. Venedikasit e pruejtėn qytetin me heroizėm, por nė funt u shtrėnguen me e lirue me paqen e 1479-s. Prej 1600 ushtarėsh qi pat pasun, vetėm 450 i kishin mbetun gjallė. Qytetarėt u shpėrngulėn nėn prinjsin e tyne Florio Jonima nė Venedik, Ravenna e Treviso. Qyshė atbotė e deri nė 1913 Shkodra mbet pėr 434 vjet nėn sundimin tyrk.

Qāndra e Shkodrės sė vjetėr ka qźnė qyteza (castrum), me tė hymė vetėm prej nji ane. Mbas pėrshkrimit t' Ippen-it, ajo āsht e rrethueme me nji mur tė dyfijshėm. Nė forcimet e saja kudo shihen shźnjat e arqitekturės venecjane. Ndėrtimet e soēme janė dāmtue shumė prej disa plasjesh depozitash baruti nė qv. XIX. Tė hymėt tė ēon pėrpara trķ portash secila me nga nji pirg mbė vete e mbas kėtyne vijnė trķ oborre. N'oborr tė medisėm gjindet nji xhamķ me teprica qemerėsh gotikė tė kryqzuem e skulptura. Kjo āsht pa fjalė kathedralja e dikurshme e Shėn Shtjefnit, e cila ka qźnė nė zā prej disa mrekullķsh tė vjetės 1346. Tyrqit e kthyen kėtź nė xhamķ, por deri nė 1685 ka qźnė ende atje mbrźnda nji orgėn i prishun, ruejtun si trofé. Mbrźnda qytezės gjindej nji pallat, nė tė cilin punojshin heret zyrtarė sėrb e mā vonė ata tė Venedikut, sidhe burgjet.

Pėrmźndet ende nji kishė e Shėn Nikollit "nė Shkodrėn e famshme". Mbretnesha Lenė, e vej'e Mbretit Stefan Urosh I, qi ishte frźnge, atje n'atė kishė ka qźnė veshun mungeshė prej mungarit Hiob. Nė kadastėr tė 1416-s āsht e shėnueme "San Nicolo apresso la porta". Tjera kisha katholike nė Shkodėr ishin: Shėn Mrija kundruell qytezės, kisha e franēeskājvet (1395), kisha e Shėn Ilķs nė kuvźnd tė Domenikājvet (1444), Sh. Aponali, Gjithė Shźnjtat, Shėn Mjekėt, dmth. Shėn Kozmai e Shėn Damjani, dhe dy kisha qi qyshė nė 1416 ishin gėrmadha: Shėn Theodori e Shėna Kryqja. Sėrbt kanė pasun nė Shkodėr nji monastir tė Sh.Pjetrit qi mvarej prej Metropolitit tė Zetės. Pėrjashta qytetit (Sub-Scutari = Nėnshkodra) banojshin tregtarė raguzanė afėr nji kishe tė Shėna Vlashit. Nė 1416 shtėpķt e qytetit ishin tė ndėrtueme me gurė ase me dėrrasa, aty-kėtu me pullaz petavrash ase kashtet.

Pallat'i kralavet, mā vonė i carvet sėrb ishte pėrjashta qytetit nė breg tė lumit Drinac, tė quejtun Negri Drinax, prej tjerė Venecjanve Drinase, sod Drinasi ase Kiri. Atje ishte selija e Mbretit tė ri Stefan Dushan, kur ai nė 1331 luftonte me t'anė Stefan Uroshin III. Simbas rrėfimit tė pėrmbledhjes sė jetėshkrimeve tė Kryepeshkopit Daniel, i ati pat shkretue gjithė vėneshtat, pemishtat dhe arat e "urdhnue qi tė shźmbej me gjithė themela edhe Oborr'i tė birit nėn Shkodėr nė breg tė Drinacit me shumė pallate tė mrekullueshme". Ende nė 1416 kadastra venecjane pėrmźnd "la corte de lo imperador" afėr Shkodrės. Jastrebovi mendonte se pallat'i dynastķs shqiptare Bushatlli nė Kosmaē, i rrenuem prej nji vėrshimi tė Drinit nė 1881, do tė ketė qźnė nji pjesė e kėtyne ndėrtesave; sepse nėn nji mistrķ tė shkueme pėrsipėr prej Tyrqvet u shihshin ende nė dy salla teprica pikturash tė vjetra kishtare. Por mbas fjalve tė Danjelit Oborrin e Dushanit duhet me e kėrkue mā afėr Shkodrės e mu nė breg tė Kirit.

Peshkopi katholik i Shkodrės qyshė prej qv. XI mvarej te kryepeshkop'i Tivarit. Peshkopėt shpesh herė kanė bāmė pėr mbretnat sėrb udhtime diplomatike. Kėshtu nė 1321 Peshkopi Pjetėr qe dėrgue prej Uroshit II nė Raguzė. Zyrtari politik mā i nalti i qytetit ishte comes-i. Nė 1347 pėrmźndet nji farė Comes Petrus Chranimiri. Bashkija quhej "commune et universitas Scutari" (1356); nė krye fare qėndrojshin gjyqtarėt e kshilltarėt, "judices et consiliarii civites Scutari" (1401).

Nė sekretarķ tė qytetit aktet u shkruejshin vetėm latinisht. Nė 1330 pėrmźndet nji "Clemens filius Gini, notarius communis Scutari" shkrues pėr dokumenta sėrbisht, nė tė njājtėn kohė edhe dragoman, njihet vetėm nėn sundimin venecjan.

Nė Shkodėr janė premė edhe pare me mbishkrim latinisht. Mbret Konstantini, i biri Mbretit Stefan Urosh II Milutin, i cili qe vramė shpejt nė luftė me tė gjysvėllįn Stefan Urosh III (1322), pritte pare t'argjźnta 5 typesh: "S. Stefanus Scutari", n'anėn tjetėr mbreti mbi thron e pėrqark mbishkrimi "dominus rex Constantinus". Paret e qytetit prej bronxi kishin nė nji anė fytyrėn e Shėn Shfjefnit e nė tjetrėn tė Shėlbuemin me mbishkrimin "civitas Scutarensis". Gjergj Stracimiroviqi pritte kėtu edhe pare argjźndi me fytyrėn e vet dhe atź tė Shėn Shtjefnit, sidhe 20 typa "Follari" prej bakri. Paret e bakrit tė kohės venecjane kishin nė njānėn anė Shėn Shtjefnit e nė tjetrėn Sh.Markun.

Nė Drisht, Ulqin e Tivar ka pasun nė mes tė qytetarvet shumė teprica Romakėsh tė moēėm ase Romanėsh, tė cilat mund tė njihen nga emnat e familjevet. Por nė Shkodėr nė qv. XIV emnat ishin mā e shumta shqip. Ndėr librat e arqivės sė Raguzės e tė Kartorrit pėrmźnden: "Petre de Bercia", Andrea Span, Duchesa, Moisa Travalo" (1330), "Guin nepos Petri Chranimiri" (1331), "Progon Tudori de Scutaro" (1352), "Vita filius Duche" (1370), "Tole de Paraviso" (1395), et. Kishte edhe nji parsķ qyteti: "Ser Marinus, filius comitis Stefani de Scutaro" (1417), et. Nė qv. XV rrojshin nė qytet edhe shumė familje fisnike qi pėr shkak luftash tė papreme s'u pėlqente mā me banue ndėr pallatet e tyne nė fshat. Kishte sidomos "Proniare", tė cilėt ishin tė detyruem me shkue n'ushtrķ me kalorķ tė vet, si heret nėn Sėrbt ashtu edhe mā vonė nėn Venecjanėt. Tregtia ishte e gjallė, sidomos me Prizren e me Novo Brdo. Prej sė mbrźndmi vinte sidomos argjźnd e dyllė e ēoheshin atje pėlhurna, krypė deti, peshk lėqźni i krypun. Buena ishte e zānė mun afėr qytetit me pźnda pėr gjojė peshku e pėr mullīj; Venecjanėt nė 1422 deshėn t'i hjekin kėto pengime, kėshtu qi anijet e lėqźnit tė mujshin me ardhun deri mbrźnda nė Shkodėr.(.....).

Krahin'e Shkodrės shtrihej nė tė XV qv. prej bregut tė detit ndėrmjet grykės sė Buenės e tė Drīnit deri nė Tuz, e dame nė dy rrethe: "sotto Scutari" (Nėnshkodra) e "sopra Scutari" (Mbishkodra). Katunde kishte 114 (38 nė rrethin e epėr e 76 nė tė poshtrin) me 1237 shtėpķ. Emnat e tyne pėr mā tė shumtėn ishin po ata tė soēmit, b.f. bash afėr qytetit Lubani (sod Jubani), Vulcatani (tash Vukatani), Spatari, Cusmaci (tash Kosmaēi), Ulijari (mbajtės blete) s'āsht mā. Ishte pėrmbi Shkodėr e prej andej āsht i datuem nji dokument dhānė Raguzanvet nė 1395 prej Kostantinit, tė birit Gjergj Balshės e Theodorės qi ishte nji e motra Despotit Dragash. Nga qytetet mā tė rāndsishmit kanė qėndrue vazhdimisht Shkodra, Leshja e Ulqini, qė tė tre themeluem para kohės romake. Āsht pėr t'u vūmė re se qysh janė shkretue prej XV qv. e kėndej shumė qytete tė vogla, sidomos selķ peshkopėsh si Balezo, Drishti, Sarda, Sapa e Svaēi. Ky fenomen pėrsritet nė dy vźnde tė gjysishullit: nė Thrakė, ndėrmjet Gallipolit e Edrenes, si pasojė e fushatavet pushtimtare tyrke kur Osmanllinjt kaluen n'Evropė nė 1354, dhe nė Shqipnķ, rreth Durrsit e Shkodrės, si pasojė e luftave tė mėdhį tyrke nė qv.XV kundra Skanderbegut e Venedikasvet.

Fortesa kryesore rreth Shkodrės ishte nja 10 km.larg kah lindja nė breg tė Kirit, ku fillojnė malsģt: Drivasto, latinisht Drivastum, nė sėrbishten e vjetėr Drivost..Qyteza mund tė jetė ilire ase romake. Shqip quhet sod Drishti. Āsht nji log i naltė nja 150 m. mbi nji kodėr, i kufizuem kah veriu dhe perėndimi prej luginės sė thellė tė Kirit, kah juga prej grykės sė pėrronit tė Drishtit, kėshtu qi vetėm prej lindjes jet i hapėt. Nė medis tė ksaj kodre qėndron katundi, me nji xhamķ e me tepricat e qytetit tė moēėm me dy porta. Nja 60-80 metra mā nalt, mū nė majė, āsht qyteza e hershme, kalaj'e Drishtit, e rrethueme me murna nė formė tė nji poligoni tė parregullt me tepricat e pirgjevet. Ndėrmjet qytetit e kalįs gjindet gėrmadha e nji kishėze tė vogėl me tri altare rrumbullake. Te nji portė āsht nji armore me tre yj mbi nji rrasė guri. Nga gėrmadhat hapet nji pamje e gjąnė mbi Shkodėr e lėqź. Bardheci lavdron ujin e ajrin e mirė tė Drishtit.

Ndėr katalogėt e vjetėr tė peshkopvet grekė, Drishti shėnohet i mvarun prej metropolitve tė Durrsit; por ndėr qv.XI-XV ai mvarej nga kryepeshkop'i Tivarit. Drishtin e kanė pasun pėr nji kohė tė gjatė Byzantinėt, deri qi e pushtoi Nemanja bashkė me Shkodrėn. Nėn zotnimin sėrb qyteti mbet nji bashkķ e privilegjueme, me nėnpunės tė zgjedhun e ligjė lokale. Mbretin e pėrfaqsonte nji Comes (1251). Kur nė 1242 erdhėn Tatarėt nga Hungarija nėpėr Dalmatķ pėr me kthye nė Rusķ kah Sėrbija e Bullgarija, simbas rrėfimeve t'asokohshmit Arqidjakon Thomas nga Spalato, qytetet e Svaēit e Drishtit u rrethuen prej sish e banorėt e tyne u prenė. Drishti mbasi mbet bashkė me Shkodrėn pėr dy vjet (1393-1395) nė dorė tė Tyrqvet, hyni nė 1396 nėn zotnimin e Venedikut. Republika i vėrtetoi "antiqua statua"-t, rregulloi kufķjt ndėrmjet rrethit tė tij e tė Shkodrės dhe siguroi shitjen e venės sė vendit tue ndalue atź tė pėrjashtmen. Komandanti i rrethit tė Drishtit ishte nji pushtetar (podestą, potestas) venecjan. Balsha III qe mundue me e shtimė nė dorė pėrsri qytetin. Nė nji rrethim tė gjatė nė 1418, Komandantit Correr i mbetėn gjallė vetėm 40 ushtarė, e tė tānė tė tjerėt i diqėn zijet e etjet. Me kėtė gjźndje e pėr nji ditė shiu tė fortė shtatori, Balsha sulmoi qytezėn dhe pa humbje prej anės sė tij muer rob Pushtetarin me gjithė tė shoqen e ushtarėt. Nė 1421 Drishtin e pushtuen mbandej trupat e Despotit e pėr kėtė pushtim u erdh tepėr keq Venedikasvet "quia sine Drivasto civitas Scutari parum valet" (pse pį Drishtė vien pak qyteti i Shkodrės). Despotėt sėrb e mbajtėn Drishtin deri nė 1442. Nė nāndorin e 1426-s qe nėnshkrue atje ndėrmjet Venedikut e Sėrbķs nji traktat i hollsishėm kufījsh e Venedikasit e zotnuen mbandej atė qytet edhe 36 vjet (1442-1478). Mbrapa patėn vėrtetue prap privilegjat e qytetit.

Qyteti e qyteza dallohen qartas prej shoshoqit: civitas et castrum. Kathedralja ishte nji kishė e Shėn Gjergjit. Pėrmźndet edhe nji kishė e Shėn Mrķs dhe nji tjetėr e Shėn Franēeskut. Peshkopi kishte nji tog kishtarė, kanonikė, nji kryeprift e shumė priftėn. Por mbasi t'ardhunat ishin tė pakta, shumė prej sish shėrbejshin nė Raguzė, nė qytet e rrethin e tij .Rreth'i Drishtit kishte mjaft venė e voj. Por pėr shkak tė luftave tė padame kishte fillue me u shtue vorfnija. Simbas pėrshkrimit tė Bardhecit, banorėt e Drishtit e quejshin veten me krenķ si pasardhės tė Romakvet (Romanorum colonos se appellantes). Me tė vėrtetė ndėr emna familjesh tė qv.XIV e XV gjinden shumė emna thjesht romanė: Palombo ase Colomba, de Leporibus Barbabiancha, Summa, Bello. Pranė kėtyne pa dyshim ka edhe emna shqiptarė si: Bariloth, Trekalo, Skapuder( e para gjurmė e emnit kombtar tė Shqiptarvet, nga 1368) dhe sėrb, si Berivoj ase grekė, si Calageorii e Spano (spanós =mjekėr-rruemi). Familja fisnike mā e nālta ishin Shpanajt (Span, Spano, sėrbisht Spanoviqi). Nji degė e ksaj familjeje nė qv. XV ka qźnė nė shėrbim tė Venedikut. Nji tjetėr ishte partizane e Sėrbvet. Prej sish pėrmźndet shpesh ndėr librat e arqivės raguzane nji Peter Span, Shqiptari katholik, vdekun pas 1458-s. Ky kishte tre djelm: Bozhidarin (+para 1474), Lleshin (Alexius, filius Petri Spani ase Lje_ Spanovię), nė 1454 vojvodė i Despotit Gjergj nė qytetin malsuer Novo Brdo (nė 1474 ishte ende gjallė), dhe Hrvoje (gjallė nė 1478). Mbas 1474-s pėrmźndet edhe i biri i Bozhidarit Pjetri me t'āmėn Gojsavėn e tė shoqen Ljubosavėn. Venecjanėt nė qv. XVI i quejshin malet mbrapa Drishtit nė veri tė Drinit "monti delli Spani" dhe ato nė jugė tė Drinit "monti delli Ducagini". Qytet'i Drishtit ka premė edhe pare tė remta shumė tė vjetra. Shihet mbi to nji qytet me pirgje e nji portė, pėrmbi kėtź nji figurė zambaku.

Toponomastika e rrethit āsht pjesrisht romane: Fundina (fontana), Kryqe (crux): nė 1402. Nėn malin Maranai (nė qv.XV Marinaa ase Marinaj) gjīndej kuvźndi benediktin i Shėn Gjonit, dhānė prej papės nė 1356 peshkopit tė Balezos. Ky mā vonė i pėrkitte qarkut tė Drishtit, nė katundin Stole ase Strilalio dhe abati duhej t'ishte gjithmonė nji Drishtas. Gėrmadhat, nji pirg i nāltė katėrkāndsh me tepricat e kishės e tė kuvźndit, gjinden nė fushė tė Shtojit, qi bie nė veri tė Shkodrės afėr katundit tė Rrashit. Nė qv.XIX pėr kėto gėrmadha tė kishės sė Shėn Gjonit tė Rrashit kanė pasė dalė grindje tė mėdhį ndėrmjet katholiqvet e orthodoksve tė shpėrngulun nga Mal' i Zi.

Gjatė rrethimit tė mbrapėm tė Shkodrės, Tyrqit patėn pushtue Drishtin nė 1478 dhe marrė 300 Drishtas rob. Sulltan Mehmeti II urdhnoi me u premė kokat tė gjithė kėtyne para murevet tė kalįs sė Shkodrės pėr tė tronditun Venecjanėt e me i bāmė qi tė bieshin nė dorė. Tue u nisun prej Shkodret fushės mbi rrugėn e Prizrenit, pėr dy or'e gjymsė mbėrrīn njeriu nė Drī, mū n'atė vźnd ku ky i lźn malet mbrapa. N'anė tė māngjėt kah juga ēohet nji kodėr nė trajtė kumbone, me tepricat e nji qyteze tė lashtė, qi Shqiptarėt e quejshin Dajino2. Nėn kodrėn gjindet nji fshat i vogėl, Vau i Denjės. Atje āsht nji kishė e Shėn Mrķs, sod kisha famullitare e katundit tė Laēit, nji ndėrtesė e shėndoshė me kube tė naltė e fresqe mjerisht fort tė dāmtueme: mā tė rijt kanė qźnė pikturue pėrmbi mā tė vjetrit e mbishkrimet e saja janė do latinisht e do greqisht. Kėtu ka qźnė vau i moēėm ku kapėrcehej Drīni me varka tė mėdhį parake tė pėrshkrueme edhe prej Boué-ut ("pareēo" e "ladia" tė raportevet raguzane nė 1377).

Qyteza āsht e njohun mirė nga pėrmźndoret e qv.XIV e XV, latinisht Dagnum ( mercatum Dani, de Dano, de Dagno), italisht Dagno, sėrbisht Danj. Mbreti Stefan Urosh III u ka pasė dhānė kėtyne Raguzanvet nji privilegjė tregtije nė 1326. Cari Stefan Dushan i a kishte falė kishėn aty nė 1348 monastrit tė Kryźngjėllit tė themeluem prej tij afėr Prizrenit, "kishėn e Shėm Mrķs nė Danj me gjithė njerzķn e tokat, me katundet Prapratnica e katundin Lonēari". Nėn tė birin e Dushanit, nėn Carin Urosh, pėrmźndet nė Denjė (1361) nji peshkop latin i mvarun te Kryepeshkop'i Tivarit. Ke Farlati shtrihet rresht'i kėtyne peshkopve, qi mā vonė kishin vetėm titullin e jo mā selķ atje deri nė vjetėn 1520. Nėn Balshajt pėrmźndet shpesh dogana e kėtushme (carina na Dani, Danju). Gjergj Stracimiroviqi nė 1396 desht'u a lėshojė Venecjanvet edhe Denjėn bashkė me Shkodrėn, por atź para se t'a dorzonte i a pėrlau fisniku Koja Zakaria i cili shkruhej "dominus Sabatensis et Dagnensis" dhe zotnonte qytezėn. Aty nė 1431 ka qźnė atje pėr nji kohė tė gjatė nji sundimtar (qefalķ) tyrk. Nė funt Zonja Bola ase Boja, e bija e Kojės, u a dorzoi Venecjanvet nė 1444 qytezėn e Denjės, tė forcueme me 7 bumbardha, qytezėn e Shatit dhe do vise tjera. Nė 1447 Denjėn u a shkėputi Venecjanvet Skanderbegu, por mbas nji vjete u a ktheu prapė. Nė 1456 mbandej e muerėn Dukagjinajt, por mbas dy vjeē Lekė Dukagjini me tė vllaznit prap u a kthyen Venecjanvet. Ndėrkohė Zonja Boja ankohej nė 1456 sepse papa i a kish dhānė "capellam Sancte Marie subtus Dagnum" nji kishtari latin. Republika u pėrgjegj se ajo s'e kishte nė dorė me i shlye dekretet e papės, prandej zonja mujte me i u ankue kėtij vetė. Rreth'i Denjės ishte i punuem mirė aso kohe, plot me katunde e me vėneshta tė vjetra e tė reja.

Mā tutje kah lindja, afėr katundit tė Mazrekut, nė tė djathtėn e Drinit bash ndėr ngushticat nėpėr tė cilat pėrshkohej uji āsht nji kishė 27 hapashala e gjatė me pirg, pjesė e teprueme e nji monastiri tė vjetėr; nji mbishkrim pėrmźnd "rex Vros" dhe "abas" tė monastirit "cum universo suo clero". Ippen-i e quen kėtė kishė Shėn Nikolli i Shatit.

Kundruell, dy orė larg Shkodret, n'anėn e māngjėt tė Drinit, gjinden gėrmadhat e nji qyteti me qytezė pėrmbi nji gjysishull shkāmbi, tė rrethuem nė trķ anė prej lumit; shquhen ende tepricat e pirgjevet katėrkāndshe mbi muret e qytetit, porta e qytezės dhe dėrmķ tė kishės, krejt dalė prej nji punimi trashaman pa stolķ. Ky ishte qytet'i Sardės, selķ peshkopi nėn kryepeshkopķ tė Tivarit. Peshkopėt "Sardenses" ase "Sardanenses" pėrmźnden 1190-1460. Nga nji herė ata titullohen edhe peshkopė tė "Polatum minus", qi āsht nji banore afėr malit, por mā vonė peshkopija e tyne bashkohet me atź tė Sapatės. Gėrmadhat quhen sod Shurdha ase Shurza.

Jet me shėnue diēa edhe mbi udhėn prej Shkodre nė det, nė grykė tė Buenės dhe n'atź tė Drinit. N'anė tė djathtė tė Buenės vjen mā sė pari katund'i Oblikės nėn Tarabosh (572m.). Kėtu ka qźnė qyteza Obliquus, nė tė cilėn, simbas rrėfimit tė Presbyter Diocleas, Cari Samuel i Ohrit pat rrethue e zānė gjallė princin sėrb Vladimirin. Nė qv. XV Gojēin Crnojeviqi kėrkonte prej Venedikut Oblikėn, tė cilėn e kishin zotnue dikur tė parėt e tij (1444, 1452). Mā poshtė vjen katund'i Trushit, dikur Trunsi ase Trompsi, mbi "insula Sancti Sergii", i cili nė 1423 i pat mbetun besnik Venedikut.

Logu kryesor i bregut tė Buenės ka qźnė monastiri benediktin i Shėn Shirgjit e Baftit nė tė māngjėt e nė jugė tė lumit, 18 mil prej detit e 6 (nji or'e gjymsė) prej Shkodret. Nuk dimė se kur e prej kujt āsht themelue ky monastir. Adhurim'i kėtyne dy shźnjtėnve syrjanė kishte mbėrrīmė nė kulm nė qv.VI nėn Perėndorin Justinian, i cili u kishte kushtue edhe nji kishė tė madhe nė Stamboll. Presbyter Diocleas-i raporton se n'abatķ tė Shėn Shirgjit ishin vorret e mbretėnve djokletjanė tė qv. XI e XII, tė Mhillit, Bodinit, e pasardhėsve tė tyne. Gjinden tė ruejtuna mbishkrimet latinishte mbi tė pėrtrimėt e kishės prej Mbretneshės Lenė e tė bijvet, Mbretnave Stefan (Dragotin) e Stefan Uroshi II (Milutin) nė 1290 e 1293. Pranė monastirit ishte skela pėr anije tregtare, nji zyrė doganore e magazķ krype. Kjo āsht arsyeja qi flitet aqė shumė ndėr pėrmźndore tė mesjetės, sidomos raguzane, pėr Sanctus Sergius, San Serzi ase portus Sancti Sergii de Drino (Oldrino), sėrbisht Svti Srgj. Pėrmźndet edhe nji treg i pėrvjetshėm (panajir) nė Shėn Shirgj (1377). Mbartoheshin pėlhurna, venė Dalmatije e Italije, krypė deti et.e zhbartoheshin drū, dyllė, plumb e argjźnd nga Sėrbija, peshk nga Shkodra et. Zyrtarė tė mbretnavet sėrb ishin p.sh. nji pėrfaqsues i Mbretneshės Lenė, "baiulus domine regine ad portum Sancti Sergii" Bogdasha (1335). Nga depozitat e kėtushme tė krypės, nė bazė tė dekreteve mbretnore e perėndorake sėrbe, merrrshin nji dhuntķ tė pėrveēme monastiret e Vraninės, Banjakės dhe Prizrenit. Nė kohėn e luftimevet ndėrmjet Tyrqvet e Gjergj Stracimiroviqit sundonte nė Shkodėr e nė Shėn Shirgj (1393-1395) Shahini, "capitaneus Turcorum". Gjergji i dėboi Tyrqit, por qyshė nė 1396 edhe kėtė skelė u a dorzoi Venecjanvet. Ndėr luftat e Venedikut kundra Balshės III e Despotvet sėrb si liman ka pasun nji rāndsķ tė madhe. Kėtu rrijshin galerat venecjane pėr projėn e Shkodrės e prandej nė 1423 pranė monastirit ka qźnė ndėrtue nji mburesė e pėrkohshme, llagore me nji gardh hūjsh tė trashė e tė naltė. Nė korrik tė 1423-s u duk atje Gjergj Brankoviqi, i nipi i Despotit Stefan, me 8000 kalorė, por qyshė nė gusht u vū nji paqė ndėrmjet Venedikiut e Sėrbķs mu n'atė mburesė gardhi. Me kėtė paqė Venecjanėt mbajtėn Shkodrėn, Leshėn, Ulqinin e Shėn Shirgjin dhe Sėrbt muerėn Drishtin, Tivarin e Budvėn. Nė funt Tyrqit filluen me sulmue Shkodrėn, Shėn Shirgji ka pėrbāmė nji pikpėshtetje me rāndsķ pėr Venecjanėt.

Tregtija lulzonte nė Shėn Shirgj edhe nė kohėn e Tyrqvet, atje u mblidhshin anijet e karvanet. Ende nė 1685 ishte mbė kāmbė nji kumbonore kishe e naltė e shumė e bukur qi lante gjithė fushėn. Sod kisha e Shėn Shirgjit āsht nji gėrmadhė e shkretė, nji ndėrtesė e madhe tri sallash e tre altarėsh me mure guri e tulle tue u ndėrrue kėta palė-palė, teprica tė nji shtrese mozaiku dhe shźnja fresqesh tė moēme dy shtratesh nji mbė nji. Pullazi ka mbarue e mbrźnda kishės rriten drūj. Nė nji anė muret janė gėrrye fort prej Buenės nėn ta. Atje afėr gjindet fshat'i Shirqit a Shirgjit.

Fusha nė veri tė Buenės quhej nė qv.XIV e XV Zabojana (pas Buenet). Sod porti mā i rāndsishėm i kėtij lumi āsht Oboti, qi gjindet nė breg tė djathtė e qi mundet me qźnė "Scala" e qv. XV. Samrishi nė breg tė māngjėt, dikur Samarisi, ka qźnė nji ēiflik i hershėm i Gjurasheviqvet a Crnojeviqvet, porse Venecjanėt s'deshėn me va kthye mā atyne e kėshtu va falėn do besnikve tė vet prej familjes fisnike tė Pamaljotvet. Mā tutje nė krah tė djathtė āsht Gorica, banuem prej Shqiptarėsh tė krishtźnė, Garica e Presbyter Diocleas-it, Santa Maria de Goriē de Ludrino nė regjistrat e kancellarķs raguzane nė 1387. Asokohe kėtu ngarkoheshin drś pėr tė dėrgue me anije pėrjashta. Mā sė mbrapmi vjen Sanctus Petri de flumine Drini (1278) dhe Ecclesia Sancti Theodori in flumine Drini (1282, 1374) e katundi Belleni (Bellani), sod Beleni ase Belaj, nė breg tė māngjėt.

Nga an'e djathtė derdhet ne Buenė lumi Megjureē, nja 20 km. i gjatė, qi del prej lėqźnit tė Sashit, ky nja nji gjys'ore larg bregut tė Buenės. Ky lėqź s' āsht tjetėr veēse nji shtrat lumi i zgjānuem, i gjatė 500 m. e mbas shinash tė fortė edhe deri nė 4 km. Lugina e epėr āsht moēalore e e pashėndeēme. An'e djathtė āsht pyllore, e māngjėta e xhveshtė e gurishtė me gėrmadha tė nji qyteti tė vjetėr. Kėtu ishte Svaēi latinisht Suacia ase Soacia, italisht Suaēo ase Soaēo, selķ e nji peshkopi tė kryepeshkopķs sė Tivarit, pėrmźndun qyshė nė 1067 e deri nė 1530. Prej kohės sė Nemanjės e mbrapa Svaēi ka qźnė nė dorė tė Sėrbvet, āsht rrenue nė 1242 prej Tartarvet, mbandej pėrtrimė, por prap pat fillue me ramė para 1400-it. Njihen pare tė preme prej kėtij qyteti: nė njānėn anė kanė fytyrėn e Shėn Gjonit Pagzues e nė tjetrėn nji logjķ dy podesh me kube e nė majė nji pirg me mbishkrimin "Sovaci civitas". Muret e qytetit ishin nė 1406 nė nji gjźndje aqė tė keqe qi peshkopi shkoi si i dėrguem i qytetit nė Venedik me kėrkue lejė pėr "fortificare et murare locum illum", tue qźnė se Tyrqit kishin fillue me plaēkitun rrethin. Raguzanėt i apin peshkopit nė 1413 tjegulla pėr tė mbuluem pullazin e kishės. Nė qv.XVI qyteti ishte i lānė e i shprazėt. Giustiniani shkruen nė 1553 se nė "antichissima cittą della Suazzi" muret edhe pirgjet ishin ende mbė kāmbė dhe hendeqet para murevet ende lirė.". Sod katundarėt e rrethit i quejnė gėrmadhat "Kishat" ase "Shas", siē quhet edhe nji fshat i vorfėn mohamedanėsh aty afėr.3 Qėndrojnė ende muret e qytetit me dy porta: veē kėtyne shihen edhe teprica tė disa kishave sidhe gėrmadhat e nji kishe tė madhe me altar nė pirg e tė nji kishe tjetėr me teprica pikture e me vorrin e nji peshkopi tė quejtun Mark e tė vdekun nė 1262.

Mā larg janė disa katunde qi pėrmźnden nė kadastrėn e 1416-s me kėta emna: Penetari (tash Pentari), Prekali (edhe tash ashtu), Luarisi (tash Luarsi), Reēi (tash gjithashtu). Nė grykė tė Buenės āsht mānjtas Polani ase Pulani (tash Pulaj), djathas nji monastir i moēėm benediktin i peshkopķs s'Ulqinit, San Nicolo de Boiana ase de Drino (Oldrino) ase edhe"abadia de San Nicola de la foza de la Boiana" (foza, latinisht fauces= grykė). Kėt emėn e ka edhe sod nji katund shqiptar i atyshėm, Shinkolli. Dikur, sigurisht ende para mesjetės, gryk'e Buenės gjindej mā tutje kah veriu, mā afėr Ulqinit, atje ku āsht sod lėqźn'i Zogaje, nė nji fushė tė ngrohėt e pjellore, plot me pyllė, drithna e pemė.

Gryka e Buenės e ajo e Drinit janė nja 20 km. largas. Toka qi i dįn, me kodra deri 551 m. nalt, nė mesjetė ka qźnė e mbushun dendun me banorė. Sod āsht shkret. Nė det gjindet port'i Shkodrės Shėngjin i Medvės, i pėrmźndun qyshė nė 1336 si portus Medue, nė shėnimet raguzane tė 1414-s "Miedua , portus Alesii", nė kartėn e Italjanit Benincasa nė 1476 Medova. Limani āsht po ai qi pėrmźnd Qesari nė de bello civili 3 mil romakė (4 km. e gjymsė) prej Leshjet si "tutissimus portus" Nympheum.(limani fort i sugurtė i Nympheum) Skanderbegu pat kėrkue prej Venedikut, edhe ky i a pat lėshue, viset Medoa dhe Vilipeje (tash Velipoja) pėr me mujtun me dėrgue grigjet e tija pėr kullotė nė tokė tė Republikės. Kadastra e 1416-s pėrmźnd kėtu shumė katunde: Barbarossi (tash Barbullushi), n'anė tė djathtė tė Drinit, Chacharichi (Kakariqi), Baladrini (Balldrźni), Renisse in la Medoa (Mal'i Rrencit, 551 m. nalt, nė veriperėndim tė Shėngjinit).

Drīni, i quejtun edhe "flumen Lesii"(Alexii), kishte nė mesjetė nji rāndsķ shumė mā tė vogėl se Buena. Asnji lajm s'na thotė se anijet tregtare i janė ngjitun kėtij lumi aqė larg sa Buenės. Krahina afėr Denjės quhej Rogamania, me katundet e pėrmźnduna ndėr dokumenta me emnat: La Virda (tash Vjerdha), Lissani (tash Lisna), Dodice (tash Dodej), Medoja (tash Mjedja). Mbandej vjen krahin'e pėrmźndun qyshė nė qv. XV nė tė māngjėtėn e Drinit Zadrima (pas Drinit). I thojshin edhe "pian del Sati" (1459) me qytezėn Sati (castrum Satti, Satum, Sat, castello di Sati), nėn "monte de Satti". Qyteza e Denjės, Shatit, Sapatės dhe krahinat e Zadrimės e Rogamanķs i pėrkitshin aso kohe familjes Zakarija e mā vonė Dukagjinvet. Gjindet sod atje edhe nji fshat i quejtun Nėnshat. Por logu kryesuer ishte Sapa ase Sapata, selija e "epicopus Sappatensis" qi varej prej kryepeshkopķs sė Tivarit. Popullsija e vźndit e pėrtrinė nė 1291 qytetin e shkretuem "Sava" dhe lypėn nji peshkop qi papa, mbas lutjes sė kryepeshkopit tė Tivarit, ja kishte premtue dhe Mbretnesha Lenė lejue. Katundet e krahinės janė tė njohun mirė nga traktatet e lidhuna ndėrmjet Venedikut e Dukagjinit: Aimeli (tash Hajmeli), Scaramani (Sharomani, afėr Nėnshatit), Fontanella et. Nė 1452 ishte nji fshat qi quhej Gladri dhe lumi "fiume del Jadro", sod Gjadri. Stefan Dushani i pat falė monastirit tė kryźngjėllit nė Prizren nji kishė tė Shėn Mrķs nānė e nji pyllė nė breg "del Gladra" e bashkė me kėta edhe katundin Zheravino, i cili nė qv. XV figuron si ēiflik "pronia" (feud) i familjes Zakarije. Peshkopija e Sapatės mbas 1490-s qe bashkue me atź tė Sardės dhe qėndron ende sod. Mbas nji pėrshkrimi tė 1685-s nė kėtė kohė shiheshin vetėm pak teprica tė mureve tė Sapės nėn mal tė Kryźngjėllit (vestigi delle sole muraglie della cittą di Sappa alla costa del monte detto S. Angelo-Theiner). Ky āsht mali qi sod i thonė i Shėn Mhillit, me nji gėrmadhė kishe. Nė rrānxė tė malit tregohet vźndi ku ka qźnė Sapa. Nji gjyms'ore mā pėrtej āsht selija e soēme e peshkopit tė Sapatės, prej tė cilit mvaren katholiqt e Zadrimės e tė Dukagjinit, mā se 2000 shtėpķ.

Afėr Leshės gjindet logu Suffada (Zufada), ku ngarkohej drū e krypė, mbas nji lajmi venecjan nė 1393, 8 mil prej Leshės, Shufadaj ndėr dokumenta tė Princ Gjon Kastrijotit nė marredhānjet e tija me Raguzanėt nė 1420. Kėndej u pėrshkojshin aso kohe tregtarėt pėr Prizren "tė Zotit Despot" nėpėr dheun e Gjon Kastrijotit. Tre vllaznit Balshaj e kanė datue nji letėr nė 1368 pėr Raguzanėt "pranė urės sė gjānė tė Leshės". Ky log ka qźnė ndoshta vetė Shufadaj, mbasi bash nga depozitat e Urės sė Gjānė tėrhiqshin dhuntķ krype mot pėr mot monastiret e Banjskės e Prizrenit.

Gjasht'orė nėn Denjėn, n'anėn jugore tė grykės sė Drinit qėndron qyteti i Leshės, i quejtun kėshtu prej Shqiptarvet e Sėrbvet, Lissos prej Helenve tė hershėm, Lissum prej Romakvet, Elissos prej Byzantinvet, nė qv. XIII-XV latinisht Lessium (Lexium, Lessum), nė qv.XV Alexium ase Alessium, italisht Alessio. Mbi nji majė shkāmbi 200 m. qėndron nji qytezė e moēme katėrkāndshe, ku mund tė ngjitet njeriu vetėm nga an'e lindjes. Qyteti gjindet nėn atė qytezė nė rrānxė tė shkāmbit. Simbas Diodorit, nė vjetėn 385 p.K. Denysi Plak "tyrani" i Syrakuzės themeloi nė Lissos nji kolonķ greke. Qytez'e ksaj, e njohun nga raportet e Polybios-it, u quejt Akrolissos. Hahni shėnon themele tė vjetra tė mureve tė qytezės, prej blloqesh tė mėdhį guri mbas mėnyrės sė murevet "qyklopike" tė Heladės. Ka edhe pare tė "Lissiotvet" me mbishkrime greke. Mā vonė kėtu zotnuen Ilirėt. Nėn Romakėt Leshja ishte qyteti mā juguer i provincės sė Dalmatķs, piknisja e rrugave tė mėdhį kah Salona, Nishi (Naissus) e Durrsi. Gjatė luftavet me Normandėt, Anna Komnena lavdron pozitėn e fortė e tė pambėsyshme tė qytezės, prej kah edhe Byzantinėt nė luftėn e tyne kundra Boemundit i ēojshin Durrsit pėr det ushqim e armė. Nė kohėn e Nemanjės nuk pėrmźndet Leshja, por mbrapa shpejt na del nėn zotnimin sėrb. Peshkop'i saj heret mvarej prej metropolitvet grekė tė Durrsit, por mā vonė kaloi n'anėn e kishės latine (episcopus Lessiensis, qyshė nė 1371). Ndėr akte tregtije Leshja vetėm rrallė pėrmźndet me ndonji farė rāndsije. Balshajt banojshin shpesh nė kėtė qytet. Nė 1393 shohim qi ky u dorzohet Venecjanvet prej dy vllazėnve Dukagjinaj, Progonit e Tanushit. Aso kohe Leshja quhej si "syn'i djathtė i Durrsit". Skanderbegu, kur vdiq nė 1468, u vorrue nė kishė tė Shėn Nikollit tė Leshės. Kur e muerėn Tyrqit kėtź nė 1478, ēelėn vorrin dhe i shpėrdanė eshtnat e prinjsit tė famshėm tė Shqiptarvet gjithandej pėr talisman (hajmalķ). Kėtu Farlati pėrmźnd 5 kisha: Shėn Nikollit (ndoshta nė qytezėt), e kthyeme nė xhamķ, e Shėn Gjergjit e rrėnueme, e Shėn Sebastjanit, e Sancta Maria a Nivibus ase Zonj'e Borės (depojė tyrke), e Sancta Maria ab Angeli salutatione ase Sh.Nuncjata, mbandej jashta qytetit ajo e Sancta Margarita e Sancta Maria, kishė franēeskane. Tash Franēeskājt banojnė n'anė tjetėr tė lumit nė kuvźnd tė Shėna Ndoit. Peshkopi katholik i Leshės, prej tė cilit mvaren edhe Mirditasit, nėn Tyrqķn e kishte selķn e tij nė Kallmet. Mbrźnda qytezės janė gėrmadhat e kėshtjellit tė bejlerve tė dikurshėm tė Leshės. Deti ndėrmjet grykės sė Drinit e tė Buenės quhej prej Venecjanvet, edhe ndėr kohna tė vona, "il golfo dello Drino".


KAP. VIII
KUFĪJT E SHQIPNķS NĖ MESJETĖ1

Prej Dr. Milan Shufflay

Konferenca e Ambashatorvet pėrgjithsisht u muer vesht pėr kufījt e Shqipnķs s'ardhshme. Sulmimet e ndėrmarra prej Malazezvet e Sėrbvet kundra Shkodrės, kallat e veprimet e mėnishme sėrbe nė Shqipnķ s'kanė mā qyshė kaherė ndonji lidhje me luftėn e Shtetetvet balkanike kundra Tyrqķs, ato nuk sillen tash vetėm kundra vėndimit tė Pushteteve tė mėdhį, jo veē kundra parimit ethnik tė theksuem nė fillim tė luftės balkanike prej vetė Beslidhunvet, por edhe kundra sė drejtės historike tė Shqipnķs, pra jo vetėm kundra s'ardhėshmes, por edhe kundra sė shkuemes sė Shtetit qi po lén.

Pėr dijetarin āsht nji gjā tepėr e mėrziēme, kur edhe vetėm dukėn tė ketė se po don me e vūmė shkencėn nė shėrbim tė politikės; prandej atij zakonisht i pėlqen mā fort me e rrahun frytin e punės sė vet nė rivista shkencore e makar, nė rasė nevoje, ndėr fletėt e posaēme tė gazetave tė mėdhį, por jo ndėr shtyllat politike tė fletoreve tė pėrditėshme. Me gjithė kėtė, nji vepėr pėrmbi Shqipnķn sod pėr sod natyrisht duhet tė pėrbājė nji pėrjashtim, dhe kjo vepėr sidomos, pėrfundimet e pakontestueshme e tepėr aktuale tė sė cilės po due me i paraqitun pėrsri kėtu, do tė shėrbejė edhe me zhdavaritun do paragjykime mjaft tė pėrhapuna, veēan me fashitun nj'ato vėrshime tė zbukurueme e tė fryme me gėnjeshtra historike tė nji palė shtetistave e letrarve sėrb, tė cilėt po kujtojnė se Evropa perėndimore shi prej tyne duhet t'a mėsojė zhvillimin historik tė Balkanit ! Pėr tė mos mujtun me i u bāmė ksaj vepre munshtimi se āsht shkrue ad hoc, mjafton nga nji anė vetė lānda monumentale qi ka mbrźnda, e cila ka lypun nji punim tė vazhdueshėm shumė vjeē dhe pėshtet mbi dokumenta zyrtarė nxjerrė kryesisht nga arqivat e Naplit, Vatikanit, Raguzės e Venedikut; nga tjetra anė garantojnė emnat e auktorvet, ndėr tė cilėt njāni (Jirečeku), shkrues'i historķs sė Bullgarvet dhe tė Sėrbvet, quhet edhe ndėr sy tė Slavėve tė Jugės e tė Rusvet mā i miri njohės i Balkanit; dhe tjetri (Thallóczy), ai qi i ka dhānė shkas ksaj vepre, njihet mirė edhe jashta kufījve t'atdheut tė tij si kėrkues i shquem e i palodhshėm i rrethit tė fuqķs sė Shtetit mesjetuer tė Hungarķs nė Balkan.

Rindėrtim'Shqipnķs mesjetore (paratyrke) duhet tė pėrbājė edhe nji pikpėshtetje arqimedjane tė vėrtetė pėr tė ēinteresuemit nė gjykimin se cili āsht bash minimumi objektiv i kufījve tė Shqipnķs s'ardhėshme dhe se pikpamja e kujt i afrohet mā tepėr postulateve t'objektivitetit; e jo vetėm tė mbėshojė mbi kupėn e pesharit me s'dij ē'farė peshet. Kjo āsht edhe ana mā interesante e ksaj vepre.

Ethnos-i i Shqiptarvet āsht shumė i lashtė edhe mā i qėndrueshmi i sinisķs balkanike. Gjatė mā se njimijė vjetsh ai ka qźnė pjestar i tė njātit fat me racat slave e helene qi sod janė tue gzue lirķ tė plotė. Nė kohėn paratyrke Shqipnija eksistonte kamot, ndonse jo si nji tānsķ politike, por prap se prap eksistonte si nji koncept gjeografik e ethnik paralelisht me konceptin politik tė Bullgarķs e tė Sėrbķs, tue lānė mbė nj'anė Malin e Zi, i cili nga pikpamja historike mund tė quhet si nji bir i bastardhuem i Shqipnķs.

Shqipnija āsht formue nė mesjetė mū si Bullgarija e Sėrbija, sado qi lānda ethnike e saj āsht tepėr e vjetėr. Kjo āsht nji krijesė thjesht mesjetore, koncepti shkencuer i sė cilės kishte mbetun me u themelue vetėm tash mbi trollin e gjithė lāndės historike qi i pėrkiste pjesės perėndimore tė gjysishullit balkanik. Karta e Shqipnķs mesjetore qi gjindet e ngjitun nė tė parin blź tė veprės āsht pėrfundim'i nji punimi, tė cilit āsht dashun me i kushtue nji kujdes tė madh. Elementat e methodės shkencore tė pėrdorun pėr tź janė tregue nė parathānje e atje do tė shihet se koncepti shkencuer dhe kufījt e vizatuem kartografisht tė Shqipnķs mesjetore janė nji resultante qi del themelisht nga nji komponente kryesore dhe katėr komponente tė dorės sė dytė. Komponentja kryesore pėrbān historķn e zhvillimit tė kėtij koncepti nė mesjetė, domethānė nj'atė shumicė paraqitjesh, shpesh herė mjaft tė gabueme, qi gjinden te Grekėt, Sėrbėt, Napolitanėt, Raguzanėt e Venecjanėt e mesjetės pėr sa i pėrket gjānsķs gjeografike tė Shqipnķs. Katėr komponentet e dyta pėrfshijnė sė pari vėndosjet e vjetra shqiptare, sė dyti caktimin e sferave tė fuqķs sė princave tė vogjėl, por thjesht shqiptarė, sė treti kufījt mesjetorė tė qarqevet kishtare, dhe mā nė funt konfiguratėn toksore.

Emn'i fisit tė motshėm ilir t'Albanvet pėrmźndet nė kohėn imperjale tė Romės, por mbandej zhduket krejt e vetėm nė qv. XI del prap nė shesht ndėr burime byzantine dhe shi si emėn i banorvet malsorė ndėrmjet Shkodrės, Durrsit, Ohrit e Prizrenit me qytezėn e Krujės nė qźndėr. Prej kėndej ai emėn shtrihet dalakadalė tue mbetun ethnikisht i patrazuem. Raban-i i Sėrbvet nė qv. XIII āsht shumė mā i madh se Arbanon-i i Byzantinvet nė XI. Ai pėrfshīn po nėn tė njājtin emėn dhe popullsķt e Pultit t'epėr e tė poshtėr qi shtrihen ndėrmjet bregut linduer tė lėqźnit tė Shkodrės e Drīnit tė Bardhė. Nė tė njājtėn kohė, veē, ase pak mā vonė (1255) Arbanon-i i Byzantinvet āsht nji koncept me nji aftėsķ tė veēantė zgjānimi kah Juglindja. Edhe kah Juga emn'i Shqipnķs ka ēamė rrugė qyshė herėt, sepse princi shqiptar Karl Thopija, i cili e quen veten nė 1381 "Zotnija i gjithė Shqipnķs", zotnon ndėrmjet lumit tė Matės e tė Devollit (Dieval, Semeni). Kėshtu spjegohet qi nė dokumentat raguzanė tė qv. XIV Shėn Shirgji (Sird_i) nė breg tė Buenės, n'ata tė qv. XV Tivari, kuvend'i Rtacit (Rotezo), deri Lustica pranė Katorrit shėnohen si vise tė Shqipnķs dhe qi nė pėrshkrime venecjane po t'atyne kohnave Shqipnķ quhet qyshė prej Ulqini deri nė Vlonė.

S'ka dyshim qi fis'i Albanvet, sė paku nė mesjetė, rronte me grumbullime kompakte nė gjithė nj'atė tokė qi merrte emnin prej tij, n'Albanķ, me qytetin e Krujės pėr qźndėr. Po tė pranohet kjo bazė, atėherė edhe kufījt e Shqipnķs mesjetore mund tė caktohen me nji pėrpiknķ tė mjaftueshme; sidomos po tė merret para sysh sfer'e fuqķs sė secilės familje fisnike thjesht shqiptare, zotnim'i tė cilavet, tue qźnė aq'e spikatun ndiesija e fisit ke Shqiptarėt, vetėm nė rreth shqiptar mund t'ishte i qėndrueshėm. Pra kur burimet mesjetore na ndiēojnė fare qartas e jashta ēdo dyshimi, tue thānė se nė qźndėr me qytetin e Krujės nė qv.XIII zotnon pėr shumė breza (Progon, Gjin, Mitėr, Golem) nji skotė thjesht shqiptare gati e pamvarun e rreth ksaj qźndre nė Veri familjet Dukagjin, Suma, Jonima, Dushman, nė fushė gjatė bregut tė detit e nė Jugė Matarango, Thopija, e Muzaqi gjithashtu; kur shihet sheshit se prej Shkodre e pėrmbi Koplik deri nė Tuz mbėrrījnė grumbullime kompakte Albanėsh dhe se Raguzanėt raportojnė nė qv.XIII sulmime Shqiptarėsh mū nė breg tė Cemit (Cevna), kur prej dokumentavet sėrbjanė merret vesht kthjellt se ndėrmjet Vlonės e dy Drinjvet mbizotnojnė fiset shqiptare e prej burimesh greke edhe se Dibra āsht ethnikisht shqiptare, kur nė qv.XIII rreth Vlonės banojnė familje fisnike shqiptare shumė tė greqizueme, atbotė mundet njeriu me besue e me pohue qi koncepti gjeografik i Shqipnķs mesjetore, ashtu siē āsht zhvillue deri nė qv.XV, ishte pėr njimźnd nji koncept ethnik par excellence e se pra ishte bloku auktokton shqiptar-ethnik qi mbushte materjalisht kufījt e kėtij koncepti.

Koncepti gjeografik-ethnik i lemė nė kėtė mėnyrė, āsht fisikisht nji vźnd i damė prej fqinje tė vet gjithkund me kufījtė natyrshėm gati tė papremė. Ky vźnd āsht pėrgjithsisht ai qė Romakėt quejshin Illyricum proprium, por edhe mā mirė Epirus nova i Grekvet, Thema Dyrrahachion e nė fillim Dukat'i Durrsit i Venecjanvet. Kufījt e tij bien bashkė me ata tė kryepeshkopķs sė Durrsit qi nė qv. X kishte mā se 15 sufragana, dmth. ata tė Stefanaskės (nė Mat), Kunavķs (nė breg tė Matės), Krujės, Leshės, Djoklés (afėr Podgoricės nė breg tė Moraēės), Shkodrės, Drishtit, Pultit, Glavinicės (afėr Vlonės), Vlonės, Ulqinit, Tivarit, ēermnikės (Cernik, afėr Elbasanit); Beratit e Gradacit (afėr Vlonės). Āsht e vėrtetė se nė qv. XI Tivari qe damė nga Durrsi e pat shkuem me Kryepeshkopin e Raguzės, por mbas nji grindjeje tė gjatė me kėtź u bā vetė kryepeshkopķ pėrmbi Shkodrėn, Drishtin, Ulqinin et. Pėrveē parimit ethnik, arsyeja qi na s'e pėrjashtojmė Tivarin (qi sod āsht nėn Malin e Zi) nga koncepti gjeografik i Shqipnķs mesjetore qėndron nė kėtė rrethanė kishtare e gjithashtu shkaku pėr tė cilin nuk mund t'a quejmė shtratin e Buenės si kufī tė Veriut bregdetuer.

Mbas gjithsa u tha deri kėtu, koncepti shkencuer gjeografik i Shqipnķs mesjetore mund tė pėrcaktohet shkurt kėshtu: Shqipnija mesjetore āsht katėrkāndshi Tivar-Prizren-Ohėr-Vlonė. Por kufījt e saj mā tė pėrpikėt shkojnė pėrmbi Tivarin nėpėr qafėn e Sutormanit e shul pėrmbi lėqźnin e Shkodrės e nė Moraēė. Mbasandej gjatė Cemit (Cevna) pėrpjetė deri ke burim' i kėtij, nėpėr Prokletķ, malin e Kakinjės (Nyja shqiptare) dhe burimin e Valbonės te lum'i Erenikut2. Nėn Gjakovė kah Drin'i Bardhė mbi Prizren, Lumė, Drī tė Zi, dmth. nėpėr vargun e malevet qi zgjaten paralelisht mbi luginėn e Drīnit n'anėn lindore deri ke lėqźn'i Ohrit, mbasandej mbi bregun linduer tė kėtij lėqźni e nė Devoll3 pėrpjetė lumit tė Tomorricės e kah Osumi nėn Berat, Osumit pėrpjetė, te Pėrroi Sels e nė bėrrylin krysuer tė Vjosės, prej kėndej nė Shushicė nėn Vlonė ku mbėrrījmė n'Adrijatik. Nji rreth qi do tė kishte pėr rreze vķn Krujė-Vlonė pėrpiqet shumė herė me kėta kufīj dhe i merr tė gjithė mbrźnda.

§§§

Konferenca e Ambashatorvet i caktoi kufījt e Shqipnķs s'ardhėshme. Auktor'i kėtij artikulli natyrisht nuk e din vķn e vėrtetė tė tyne. Nji gjā din ky, qi krijim'i nji Shqipnije tė rrueshme āsht i nevojshėm, dhe tue u pėshtetun mbė kėtź ai mundet me thānė qetsisht qi bėrthamėn e Shqipnķs s'ardhėshme mohamedane-katholike mund t'a formojė vetėm Shqipnija historike Tivar-Prizren-Ohėr-Vlonė, nga e cila s'ka si pėrjashtohet kurrsesi Shkodra. Shqipnija, qi sundimi tyrk e ka ēue shumė poshtė nė rrafshin e zhvillimit tė naltė tė jetės sė saj mesjetore, duhet tė pėrtrihet nė konceptin gjeografik, ku dikur reflektohej gjithė bota balkanike si nė nji monade leibnizja.


KAP. IX
Gjźndja kishtare e shqipnķs paratyrke 1

Prej Dr. Milan v. _ufflay

(Pėrkthyem pjesrisht nėpėr tź)

Sikurse ethnikisht, politikisht, e kulturisht, gjithashtu edhe nga pikpamja kishtare, Shqipnija āsht nji zonė kufītare e pashoqe. E aqė mā fort ka hije me e vizatue nji profil tė saj nga kjo pikpamje, qi formimi i pėrgjithshėm i themelit shpirtnuer ka shkue kėtu qyshė nė kohnat mā tė parat thuejse fill e kundruell drejtimit politik tė pandėrrueshėm. Mā vonė, veē, kotherja dyfishore byzantine e pushtetit tė perėndorķs e tė patrijarkķs, qi dalkadalė kishte fillue me e mbulue Shqipnķn, nė shumė rasa si Italķn e Jugės, kjo kothere u dėrmue pa i a damė prej Perėndimit ku me forcėn e armvet e ku me veprime tė ndryshme tė papnķs. Nėn ndikimin e parė tė Perėndimit e nėpėr kontaktin e vazhdueshėm me Romėn u krijue prej elementit roman qė nga Quarnero e deri nė Durrės nji mburojė e gjallė katholike, qelzat plot jetė tė sė cilės mundėn, ndėr rrethana tė favorshme, me shtimė nė veprim materjalin heterogjen hėrvat e shqiptar deri thellė ndėr krahinat e mbrźndshme, madje nė tė XIV e XV qv. me matarue me meshtarė shqiptarė tė tānė Dalmatķn jugore; nji mburojė qi me mundimet mā t'ashprat u bāni ballė sulmimevet t'orthodoksizmės dhe pati vetėm nji ēallatė sėrbe, ndonse tepėr tė fortė, nė drejtimt Prizren-Katorr (nė Mal tė Zi tė sodshėm) e nji pėrmbytje tė vazhdueshme greke nė Durrės. Historija e peshkopivet katholike tė nguluna shpeshtas gjatė zonės ēame (prej Sėrbvet), veprim'i peshkopvet tė djoqezeve tė vjetra nė Shkodėr, Sardė, Ulqin, Drisht, themelimi e manovrimi ballė pėr ballė me rreziqe nga mā tė fortat i kryeshkopķs sė Tivarit e roli ndėrmjetsuer diplomatik i saj, krijim'i kryepeshkopķs eksotike tė Krajinės, fuqķt e padukshme tė Perėndimit nė Durrės, qi pėrkrahash me metropolitėt grekė mbajtėn mbė kāmbė kėtu papremas nji arqidjakonat latin e nė qv.XIII mbėrīnė deri n'eksistencėn paralele tė dy peshkopve katholikė e orthodoks, ngrehja e nji vargu peshkopķsh ndėr krahinat e mbrźndshme tė Shqipnķs: Sapa, Baleco, Denja, Kunavija, Skampa-Ēermnika-Vrego e deri kah Prizreni e Ohri, nėpėr tė cilat nė gjymsėn e dytė tė qindvjetės XIV, dmth. mū nė parambrāmjen e pushtimit tyrk, leu nji kohė e shkėlqyeshme katholiqizme; kėto janė pikat e patundshme mbi tė cilat duhet t'i sjellim syt t'anė, sepse kėto pėrbājnė nji ndihmesė tė rāndsishme pėr historķn mesjetore tė botės.

Por lufta njimijvjeēare ndėrmjet papnķs e Byzancit nė tokėn shqiptare s'ka marrė gati kurrė nji formė tepėr t'ashpėr. Popullsija tepėr e pėrzieme e qytetevet, dygjuhsija e Durrsakvet, shkathtija e katholiqve tė qytetevet nė shėrbim tė princavet orthodoks, politika shekullore, antibyzantine e mbretnavet sėrb, mā nė funt ndiesija racjale tepėr e fortė qi qėndronte pėrmbi atź tė fés ndėr Shqiptarėt pėrgjithsisht dhe egoizma e madhe e aristokratķs sė vźndit nuk e lanė zellin fetar, qi mbase mund t'ishte, me u bāmė fanatizėm. Nga fanatizma fetare qi ndoshta edhe mund tė ketė krijue mėsim'i vjetėr i koranit e propaganda moderne katholike ndėr Shqiptarėt e sodshėm, nė mesjetė s'ka pasun ndonji shźnj. Pėrkundrazi shpesh u dojshin injekcione prej anės sė papės pėr t'i vūmė nė beft Shqiptarėt katholiq kundrejt orthodoksizmės, rāndsin dhe anthitesat e sė cilės ata s'i kanė ndie kurrė aqė thellė. Vetėm rreziku tyrk qi kishte hymė thellė nė shpirtin e aristokratķs bāni pėr do kohė prej Shqyptarvet nji mburojė tė kuptueme tė katholiqizmės kundrejt islamit dhe i bāni kėta me harrue pėr nji kohė tė gjatė ēdo kundresht me vllaznit bashkluftues orthodoks. Me gjithė kėtź, deri vetė Skanderbegu qe pėr do kohė mohamedan dhe mbas dekės sė tij nji shumicė aristokratėsh u kthyen gjithashtu nė fén myslimane. Kjo edhe nė mes tė popullit u shtri mā shpejt e mā lehtė se nė Bullgarķ, nė Sėrbķ ase te Grekėt.

Tė pėrhapunit e kristjanizmės n'Illyricum i pėrket historikisht tė parit shekull tė ksaj feje. Shźnjat e paganizmės ilirjane u zhdukėn fort shpejt tue u zvėndsue me motiva tė krishtźna prej tė dy kishavet ase tue u shkrimė me ata tė paganizmės slave. Ndėr burimet e mesjetės gjinden fare pak mbetunķ pagane, edhe kėto fosile pagane tė pėrzieme nė folklorėn shqiptare mjaft tė pasun mund tė spjegohen me nji metodė krahashimtare shumė tė thellė si specifikisht shqiptare, sepse s'ka dyshim qi Shqiptarėt, pėr besimet popullore tė tyne, janė gjindun nėn nji ndėkim tė vazhdueshėm e tė shumfijshėm prej anės sė paganvet slavė tė mėvonshėm. Zakoni qi kanė Shqiptarėt me flijue shtāzė nė themel tė nji ndėrtese tė madhe, u pėrket elementave tė pėrbashkėt tė paganizmės sė vźndevet balkanike. Gjithashtu e njohun nė krejt Balkanin āsht gojdhana qi dikur nė vźnd tėshtāzveubājshinflķnjerėz(f.188-191)(................)

(................................).

Nė kohėn e ndėrmbretnimit katholik nė Durrės, kshilli kanonik (kapitulli) dhe abatėt benediktinė tė kėtij qyteti me rrethet e tija u pėrpoqėn mė sukces me e tėrhjekun Shqipnķn e mesme me dynastķn e vet e me peshkopin e Krujės (Arbanum) n'anėn katholike. Kjo punė duel aqė mā e lehtė, tue qźnė se Kruja kishtarisht duket tė ketė qźnė nji minjaturė e Durrsit. Edhe atje kleri latin gjindej i kryesuem prej nji kryeprifti tė mvarun te peshkopi orthodoks. Veēse edhe Kruja, tue ndjekun paralelisht me Durrsin zhvillimin e ndodhivet politike, hyni nėn ndėkimin magnetik tė mā tė famshmit kryepeshkop t'Ohrit, Demetrios Chomatianos (1217-1234), qi ishte nji ndėr mā tė fortėt kundrėshtarė tė Romės. Kishat peshkopore tė Jugės qi dikur mbaheshin me Durrsin ishin aso here papremas nėn jurisdikcjonin metropolitan tė tij. Nė 1250 u bā edhe nji sprovim nga Veriu pėr t'i a shkėputun orthodoksizmės Shqipnķn e mesme. Kėtė herė qe kryepeshkop'i Tivarit Gjon de Plano Carpini, ai qi kishte vūmė papėn nė beft pėr peshkopin e Krujės e shumė meshtarė tjerė tė ksaj province, sidhe tė Pultit e tė Kunavķs. Tė gjithė kėta qenė vetėm parashkuesa, relativisht pa rāndsķ tė sė tretės perjodė formimi qi u zhvillue me pushtimin e Durrsit, Krujės e Vlonės (1272) prej anės s'Angjovinve (f. 210-211)(...............).

Bashkė me Durrsin edhe qytetin e Krujės tekembramja e fituen Katholiqt, me gjithė qi Angjovinėt e humbėn shpejt edhe atź. Peshkop'i Krujės kishte hymė edhe parandej shumė herė nė marrdhānje me selķn e Romės si "episcopus Arbanensis". Tash duket se emn'i dyfijshėm (grek edhe latin) i ksaj peshkopije ka shkaktue ndėrlikime e vėshtirsina, tė cilat Angjovinėt menduen me i largue tue kėrkue nė 1279 prej papės qi tė krijonte nji peshkopķ romane tė posaēme pėr qytetin e Krujės. Bashkė me kėtź mbet mbė kāmbė edhe peshkopija katholike e Arbanumit tue e ngulun selķn e vet, si duket diku nė nji kuvźnd t'asaj krahine.

[Nė qv.XVII peshkopi i djoqezave tė bashkuem tė Krujės e Arbanumit e kishte selķn "non longe ab Croia in pago Corbini, ubi templus est. S.Venerandae e solido lapide conservatum" ( jo larg prej Krujet nė katundin e Kurbinit, ku gjindet (āsht) tempulli i Shna Prendes i ndėrtuem me gur tė plotė) (Farlati, 7, 205; Acta Alb. 1, 48). Nė qv.XV ky tempull ishte nji abatķ benediktinėsh, ndoshta i njājtė me kishėn e soēme tė Shėn Mrķs nė rreth tė Krujės, e cila, simbas gėrmadhave sod tė rrethueme me nji gardh tė dźndun qiparizash nė nji vźnd krejt tė veēuem dhe larg nga ēdo udhlidhje, ka qenė nji prej kishavet mā tė bukurat e tė mėdhajat qi ka pasun Shqipnija nė mesjetė, e ndėrtueme nė stil roman. Ippen-i kallzon se katholiqt e atjeshėm mendojnė qi kjo ka qźnė kathedralja e peshkopit tė dikurshėm tė Krujės, por mā drejt, t'Arbanumit. Edhe shėnim'i Jorgės (Notes, 2, 25, N.5) qi pėrmźnd nji "archipresbyter ecclesie S.Alexandri in Basilikano Arbanensis diocesis" nė 1426 tregon se kėtu ka qźnė nji selķ peshkopi.]

Āsht e vėrtetė se i pari peshkop i veēantė i Krujės, Romanus, qe dėbue shpejt prej Byzantinvet dhe rronte (1286-1295) si pensjonist i Angjovinvet bashkė me peshkopin e Vlonės, gjithashtu tė dėbuem, nė kurķ tė Romės e t'Anįgni-t. Por me gjithė kėtė, papnija qe forcue aqė fort nė Shqipnķ tė mesme e tė Veriut, qi aty e mbrapa mundi me qėndrue nė rrugė tė vet edhe pa nji pėrkrahje politike (f. 213-214)(...................).

Me tė ramen e parė tė Krujės nė 1415 peshkopit tė saj i u desh me u shpėrngulė andej. Mbas ksaj date ai duket i mvarun prej kryepeshkopit t'Ohrit. [Nė 1425 pėrmźndet "Croensis ecclesia olim sub archiepiscopatu Dyrchachino" ( Kisha e Krujės dikur nen arqipeshkvijėn e Durrėsit)] (Farlati, 7, 415). Nė librat provincjalė tė kurķs e natyrisht edhe ndėr regesta e libra detyrimesh del nė gjymsė tė qv.XIV nji peshkop i "Croacensis, Croyacensis" nėn kryepeshkopin e Spalato-s. Nė 1476 pėrmźndet i damė, nė 1524 prap me Spalaton. Ky emėn i pėrmźndun ndėrmjet 1498 e 1534 si Crojacensis, Crojatensis e deri nė Crajonensis" haptas pėr nji peshkop "in finibus Turcarum et Venetorum in Epiro" (Nder kufij tė Tyrqve e tė Venedikasvet n'Epir) nuk mund tė jetė veēse pėr atź tė Krujės. Pėr t'a forcue mā tepėr kėtė mendim, vjen edhe nji rasė e veēantė me pėrmźndjen e peshkopit Gualterius si "episcopus Croensis" (1400) dhe tė nji "episcopus Croacensis"(1425)(f.218-219).(.................... ...............................).

Si kryepeshkop i tretė i Krajinės del nė 1454 nji burrė me talent tė shquem e me nji ambicje tė pakufishme, pa dyshim nji Shqiptar verijak prej familjes sė parė tė Dushmanit nė Pult. ["Cognomento Dussius" thotė Farlati, 7, 240. Ky mbiemėn, mbas mendimit t'em, āsht nji mbėrrudhje ase ngatrrim nga Dusmanus, qi āsht emn'i gjyshit tė zotnķs sė Nėnpultit nė qv.XV. Prap te Farlati (7, 270) pėrmźndet nji peshkop (1427 deri 1446) me emnin Dussus, qi Eubel (1, 424) e quen Dusmanus2. Ēa shkruejnė bijografėt e vjetėr tė Skanderbegut mbi origjinėn e Palit prej familjes Angeli tė Drishtit, ndonse s'ka mundsķ tė kontrollohet, sigurisht āsht gabim. Sepse mund tė merret si gjā e saktė qi kėtu ka nji trazim ndėrmjet kėtij Pali e bashkėkohsit tė tij Palit qi ishte kryepeshkop i Durrsit nė 1460-1469 dhe mik intim i Skanderbegut. Me 20 dhetuer 1478 senat'i Venedikut i caktoi nji pensjon tė pėrmuejshėm prej 6 dukatėsh pėr shėrbimet e shqueme tė tija "Pjetėr Angjėllit nga Drishtit, nji tė vllait tė tė ndjyemit kryepeshkop tė Durrsit qi ka vdekun nė shėrbim tė komunes". Pra kryepeshkopi Pal bįnte, po, mbiemnin Angelus, por tue qźnė qi para se t'u bįnte kryepeshkop ishte kryegjakue po nė Durrės, duhet pranue qi ka qźnė durrsak i lemė e qi prandej kishte shkue jo ai nga Drishti nė Durrės, por i vllai Pjetri nga Durrsi nė Drisht, ku prej tij mbandej rrodh familja e Angjėjvet, e cila qyshė nė qv.XVI i dha vetes titullin dukė (ducibus Drivasti).]

Pali ishte nė 1440 famullitar i Sh. Agustinit nė Treviso nėn Venedikun, mbandej u emnue peshkop i Svaēit e nė 1446 i Drishtit. Nė 1452 kur u shthronsue i pari kryepeshkop i Krajinės gjindej nė Romė dhe nė korrik t'asaj vjete e dėrgoi papa si legat nė Shqipnķ pėr tė gjetun mėnyrėn me pajtue Skanderbegun me familjen e Dukagjinit. Dy vjet mā vonė u bā kryepeshkop i Krajinės tue mbajtun edhe mbarshtimin e djoqezit tė Drishtit. ( 225-226)(...........

................................).

Prashtu, shi para invadimit tyrk, mburesa e madhe katholike n'Adrijatik qe thye plotsisht dhe prej pjesės orthodokse tė Zetės, dikur historikisht e ethnikisht tė lidhun ngusht me Shqipnķn, s'vonoi me lemė nėn Crnojeviqt nji Mal i Zi thjesht slav. Mburesa shqiptare qyshė nė tė XIV qv. u bā nji ishull katholik. Ēallata kishte fillue prej Katorri, ku kisha ordhodokse ka qėndrue deri nė ditt t'ona; ēau rrugė mbandej pėrmbi lėqźnin e Shkodrės e gjatė Drīnit, nėpėr hingėn hydrografike tė Lumės, vojt e u bashkue me grumbullin orthodoks tė gjysishullit balkanik, pararojėt e tė cilit faqe Shqipnķs ishin: nė Lindje peshkopij'e Dibrės, Struga, qi i pėrkiste monastirit tė Shėn Mrķs nānė n'Ohėr, dhe Ohri vetė me nimbin e tij tė mrekullueshėm, monastir'i famshėm i kohnave tė lashta Shėn Naumi nė breg tė lėqźnit, "nji vźnd pėr āndrrim e gzim artistik", dhe peshkopij'e Mokrės nė perėndim tė lėqźnit, qi ka qėndrue deri nė 1761; nė Jugė peshkopij'e Beratit me monastrin e Shėn Mrķs nānė, shumė tė nderuem prej gjithė despotvet grekė tė qv.XII-XV, monastir'i Shėn Gjonit afėr Elbasanit, i pėrtrimė nė 1381 prej Karl Thopķs, mā nė funt Vlona me princat e vogjėl sėrb, me popullsķn e saj, shumica greke, dhe monastir'i Zvėrnecit qi ka qindrue deri sod te bishti Linguetta.

Por edhe nė zonėn katholike shqiptare, mū nė Durrės, ka qėndrue mbė kāmbė deri nė zotnimin venecjan nji ishull orthodoks. Mbas zhdukjes sė Kryepeshkopit nė mes tė qindvjetės XIV, mbesin mbrźnda e jashta qytetit, plotsisht t'organizuem, dignitarė tjerė tė pentadavet gjerarqike orjentale, priftėn shekullarė tė martuem, monastire e kisha orjentale qi, si duket, mbėrrījshin deri nė djoqezin e Arbanumit. Sigurisht nji i kėtilė ka qźnė monastir'i Sh. Todrit pranė detit nė Durrės. (.....)

Shkrimi grek e madje edhe institutat greko-orthodokse kanė pasė depėrtue edhe mā thellė ndėr disa rrypa tė veēuem tė Shqipnķs sė mesme si prej Durrsi ashtu edhe prej Jugės orthodokse; kėshtu qi na, nėn Gjergj Kastrijotin (Skanderbegun), tė parėt e tė cilit, tue u pėrshkue nėpėr nji lambik slavo-orthodoks, kishin kalue prej nji greqizme tė thjeshtė deri nė nji katholiqizėm shqiptare e ai vetė pat qźnė pėr do kohė edhe mohamedan, shohim fenomenin e ēuditshėm qi ambashator'i tij n'Oborrin e Mbretit t'Aragonvet, peshkop'i Krujės Stefani, nė 1451 nėnnshkruen me gėrma greke nji traktat tė rāndsishėm tė shkruem latinisht, ndėrsa do dheta vjetsh mā parė (1417) abat'i kuvźndit tė madh benediktin tė Shėn Lleshit nė Mat e quen veten nė Venedik "protosyncellus (prōtosyggellos)". Fenomene, kėto, qi tregojnė nji zbutje tepėr tė ēuditshme tė kundreshtevet kryesore tė dy kishavet mū nė zźmėr tė Shqipnķs rreth Krujės dhe shi para pushtimit tyrk.

Pra tue pasun para sysh nji gjźndje tė kėtilė, njimźnd nuk āsht pėr t'u habitun, nėse elementi katholik shqiptar aq'i vjetėr nė kohėn paratyrke, pėr sa i pėrket besimit, u gjind dy herė para lėkundjesh tė forta. Nė periferķ, nė Dibėr, Berat, Vlonė, elementin shqiptar e thithi orthodoksizma krejt nj'ashtu sikur ka ndodhun n'Ohėr. Nji aristokrat shqiptar, Progon Sguros, pėrmźndet kėtu nė 1295 si ndėrtues i kishės sė Shėn Kelmźndit; po ky ka pėrtrimė edhe kishėn e Shėn Mrķs s'Ohrit. Nji i shtėpķs princore tė Gropajvet, qi sė pari kanė qźnė sigurisht katholiq e qi nė 1273 sundojshin malsķt para pushtimit tyrk, pėrmźndet si i mbrapmi zotnues i krishtźnė i Ohrit, natyrisht i grekosun e orthodoks. Nė zźmėr tė Shqipnķs ndėkimi grek ka pasė mbėrrimė nė kulmin e vet nėn Epirotėt mbas ramjes sė parė tė Stambollit.

Shkunorzim'i Grigor Kamonės grek me tė bijėn e Princ Gjinit t'Arbanumit i pėlqyem prej Demetrios Chomatianos-it dhe martes'e tij me tė vén e tė vllait t'atij princi janė prova tė fitimit orthodoks. Me gjithė kėtź fortesat katholiqe tė kuvźndevet benediktine zūnė rrānjė mirė kėtu e propaganda e papve tė Romės nėn Angjovinėt i a mbėrrīni shpejt me e bāmė pėr vete aristokratķn shqiptare qi eventualisht mund t'ishte ftohun. Kėshtu qi nė 1219, nė vjetėn e kryengritjes kundra Sėrbvet, aristokratij'e naltė shqiptare prej Vlone e deri nė Ulqin (Muzaqt, Matarangajt, Arjanitajt, Blinishtajt, Jonimajt) nė dekretet papnore titullohen "dilecti filii" e "viri katholici". Vetėm nji farė "Radislaus comes Albanie" quhet thjesht "nobilis vir", gjā qi na lźn me kuptue edhe se ky Slav i pėrkiste ritit grek tė zonės sė thyeme mbi Buenė.

Kėtu nė zonėn e thyeme ndikimi kishtar sėrb ka shkue tue u shtue paralelisht me ndėkimin politik, por edhe mbas teposhtes sė Nemanjidvet prap se prap nji fuqķ pat mbetun edhe pat shkaktue nji lėkundje tė dytė konfesjonale qi dalkadalė qe pėrhapun nė tānė Shqipnķn. Balshajt e ndiejshin veten trashigimtarė tė mbretnķs sė Dushmanit gjithashtu si Lazareviqt e Brankoviqt. Ata ishin themelisht gjithaqė orthodoks sa farefis'i tyne prej Zete, zotnija i Vlonės Mrksha Zharkoviq (1394), vetėm nga nji herė (1369, 1391) katholiq kur u a donte puna, sikur nė luftėn e tyne kundra rivalit Thopija. Kėta, sidhe Dukagjinajt, ndėrmjet Leshės e Fandit, Dushmanajt nė Nėnpult, Spanajt nė Shkodėr e nė Drisht, Zotnķt e Pėrlatit, Muzaqajt e Arjanitajt nė Tomorricė e nė Myzeqe rreth Beratit mbetėn katholiq deri nė zotnimin tyrk kur qenė tė shtrėnguem ndo me ikun n'Italķ ndo me u bāmė myslimanė. Gjergj Thopija quhet prej Vencjanvet shprehimisht "princeps catholicus", dhe sado qi thirret prej Papės Bonifac IX (1391) "iniqiutais filius", kėta ndodh vetėm pėr shkak se ai mbahej me antipapėn Kėlmźnd VII. Kastrijotėt nė brezin e parė tė tyne pranė Oborrit t'Aleksandrit, zotnķs sė Vlonės e tė Kaninės, nė 1367 ishin sigurisht ende orthodoks e menjiherė nė brezin e dytė i gjźjmė nė zźmėr tė Shqipnķs rreth Krujės e mā fort katholiq, ndėrsa Gjon Kastrijoti del pėr herė tė parė ndėr dokumenta (1407) si projės i peshkopķs s'Arbanumit. Por nga nji anė lidhjet familjare direkte e indirekte tė gjith kėtyne familjeve me shtėpķt princore orthodokse shqiptare, sėrbe e greke si Balshiqt, Lazareviqt, Brankoviqt, Crnojeviqt (Gjurasheviqt), Zharkoviqt, Kropas-it, Paleologėt, po madje deri me perėndorėt e Byzancit; e mb'anė tjetėr titujt byzantinė (sebastos, protosebastos et.), me tė cilėt u krenojshin deri pasardhsit e māvonshėm tė shpėrngulun n'Italķ; mbandej anmiku i pėrbashkėt tyrk dhe mā nė funt fakti qi mbas zotnimit tė Sėrbvet dhe princat katholiq shqiptarė pėrdorshin nė marrdhānjet e tyne diplomatike gjuhėn e shkrimin slav, tė lidhun aqė ngusht me kultin orthodoks, ndėrsa nė Jugė e rreth Durrsit shkrimi grek ishte i zakonshėm edhe ndėr shekullarė, tė gjithė kėta ka shėrbye me e zhdukun prej aristokratķs shqiptare tė qv.XIV e XV paduresėn fetare kundrejt orthodoksizmės. Pėrkrundazi, kjo aristokratķ duket me pasė bāmė mā tė shumtėn nji jetė konfensjonale amfibjane e me qźnė vėrvitun rreth nji qźndre qi ka mujtun me i sigurue mā sė miri interesat e ēasme tė saja. Nė 1414 papa lavdron zotnķt e Sapės e Denjės, Koja Zakarķn, pse kishte lānė "sektin slav e shqizmatik" e ishte bāmė katholik, por shi e motra e kėtij, Boja (Bola) protestonte (1456) sepse papa i kishte dhānė kishėn e Shėn Mrķs nėn Dźnjė nji prifti latin. Kėshtu ndodh edhe qi Karl Thopija, nė nji kodex tė pėrkthyem sėrbisht prej Gjergj Hamartolos-it shėnohet me formulėn e zakonshme tė princavet orthodoks. Kallogjerėt e monastirit Chilandar ruejnė nji dokument tė vjetės 1421-1422 (6530), ku Ivan (Gjon) Kastrijoti me katėr tė bijt i falin atij monastiri dy katundet Radostina e Trebishte. Disa aristokratė shqiptarė, nji Arjanit dhe dy nėnpunės (čelnik) t'Oborrit tė Skanderbegut, Rajan dhe Dimitėr gjinden tė shėnuem nė nji pėrmendore sėrbe-orthodokse. Simbas traditės sė qv.XVI, "i vllai Skanderbegut Reposhi ka bāmė nji jetė shźjti dhe ka shkue e dekun nė malin e Sinait si mungar" [Muzaqi te Hopfi, Chroniques 295].

Ndėr kushte tė kėtila, natyrisht pėrkrahja qi i epte pushteti politik kishės katholike nė Shqipnķ s'ishte nji natyre e qėndrueshme e gjithmonė e njājtė. Ajo ndryshonte simbas kohės e vźndit e varej edhe te ndėkimi perėndimuer. Marredhānjet personale tė prelatvet katholiq me pushtetin shekullar (veē Byzantinvet nė Durrės e nė Vlonė) mund tė quhen pėrgjithsisht tė mira, edhe mbas krijimit tė kishės autoqefale sėrbe. (f.236-242) (.....)

Edhe nė bisht tė Muzhlit (Kep'i Rodonit) gjinden kuvźnde t'ishullueme qi ndoshta heret kanė qźnė tė benediktinvet:Sh.Anastasja pėrmźndet pėr herė tė parė nė 1324, Shėn Mrija nė 1418. Mungarėt e kėtushėm, nga shkaku i prevet detare, ishin nė nji gjźndje tė vėshtirė, mū si ata tė Tremitit. Kūvendet nė qv.XV mbetėn shkret. Nė kohėn e Skanderbegut kuvźnd'i Shėn Mrķs del me pasė qenė nėn zotnim tė Klarisavet edhe i pėrtrimė. Monastiri qėndron mū nė bregt nė nji gropsinė tė vogėl edhe pėrbāhet prej nji kishe me kumbanaren, vorrezve, nji sallė me hāngėr, nji pėr me flźjtun, baēash, zabelash dhe ndėrtesash pėr punė. Nė 1488 vu lėshue franēeskanvet, nė kohėn e re u bā selķ e provincjalit, mbandej u la prej fretnet e mā vonė prap u zū. Kisha i kushtohet Shėna Ndoit, āsht e ndėrtueme me qemer gjysrrethuer nė stilin roman dhe nji ndėr monumentat mesjetorė tė Shqipnķs nga mā tė bukurit muret e saja qi kanė qźnė krejt tė pikturuem, sod mjerisht janė tė lyeme me kėlqere. Edhe monastiri orthodoks i Shėn Gjonit qi gjindet ndėr malet e Elbasanit nė luginė tė nji krahu tė Shkumbīnit, sė pari ndoshta u pėrkiste benediktinvet; ky āsht i famshėm pėr mbishkrimin tri gjuhėsh tė princit shqiptar Karl Thopķs (1381), i cili ka pasė ndėrtue atje, nji kishė tė re nė stil byzantin, qi āsht ende sod, nė vźnd t'asaj sė vjetrės qi ka qźnė rrafshue pėr tokė prej nji tėrmeti.(f. 275)(..)

Nė kohėn e Skanderbegut krejt urdhn'i benediktinvet ka luftue kundra pushtimit tė Tyrqvet mū ndėr radhėt e para. Simbas Bardhecit proj'e Stefigradit kanė qźnė ndėr duer tė nji abati tė Shėn Lleshit nė zonėn e Matės, i cili ishte prej familjes sė zotnive tė Pėrlatit.Por qyshė nė qv.XIV pėr kėt'urdhėn pat fillue teposhtja. Nė 1356 abatij'e Shėn Gjonit nė Drisht qe rrenue krej prej orthodoksvet; nė monastirin e Shėn Nikollit tė Drīnit nė 1346 s'kishte mā farė kuvźndi e mungarėt u sillshin posht'e pėrpjetė krejt tė lirė. Veēse humbja qi pat kisha katholike kėshtu pak nga pak prej fuqķs shkathtore tė saj nė Shqipnķ, u vū nė vźnt deri diku prej urdhnave tjerė, prej dominikanvet e sidomos prej franēeskanvet. Qyshė nė gjymsėn e parė tė qv. XIII, pra shi mbas themelimit tė kėtyne urdhnave, vojtėn nė Shqipnķ me urdhėn tė papės disa fretėn dominikanė e franēeskanė prej provincavet fqinj tė Hungarķs e tė Romanķs pėr me forcue besimin katholik. Edhe nė fillim tė qv. XIV, kur Pushtetet politike orthodokse (Sėrb e Grek) fituen prap fuqķ nė Shqipnķ, vźhet ró nji dėrgesė e re misjonarėsh dominikanė. Ndėrmjet 1250 e 1370 Kurija i ka marrė dorė gati tė gjithė prelatėt e Shqipnķs prej tė kėtyne dy urdhnave. Ndėr ta ka pasun mungarė tė famshėm si minoriti Gjon de Plano Caprini, Kryepeshkop i Tivarit (1249-1252), dominikani Guillelm Adae (1324-1344), franēeskani Anton (II), Kryepeshkop i Durrsit (1296-1316) e tjerė.

Dominikanėt u pranuen nė Raguzė nė 1255. Prej kėndej shkuen n'Ulqin nė 1258, ku muerėn kishėn e Shėn Mavrit me gjithė qelė e baēė. Nė 1345 mbėkāmbs'i pėrgjithshėm i atėhershėm pėr Dalmatķn e Durrsin Dominik Thopija lypi prej Kurķs lźjėn qi urdhni tė vėndosej edhe nė Shkodėr (njikohsisht me Katorrin e Sebenikun), ku kish'e kuvźndit i u kushtue Shėn Llķs. Tė gjitha kėto kuvźnde i pėrkitshin provincės dominikane tė Hungarķs. Nė Durrės dominikanėt u vėndosėn nė 1278, ku pėr me zmadhue kuvźndin e tyne Karl'i I angjovin u fali nji shtėpķ (1283) e me dhuntķt e shumta qi mblodhėn mā vonė nė 1304 qenė nė gjźndje me i a hymė ndėrtimit tė nji kishe tė madhe. Koh'e lulzimit tė kėtij kuvźndi, "tė vetmit nė mbretnķn shqiptare" (Acta. Alb. I, 666-1320) bie nė qv. XIV. Fretnit e kėtij kuvźndi tė pėrziem prej Shqiptarėsh e Romanėsh, ishin aso kohe nė marrdhānje tė gjalla me prelatėt, famullitarėt e princat e gjithė Shqipnķs sė mesme. Ata i a mbėrrīnė me shtimė n'urdhnin e tyne edhe Dedėn (Dominikun), tė vllan e pėrmźndun sa herė tė princit shqiptar Tanush Topķs, i cili mā vonė qe bāmė peshkop i Kurclės e si i tilė, tue u pėshtetun mbi fuqķn e familjes sė vet e tė mbretit tė Hungarķs Ludovikut I angjovin, pat sajue plane politike tė mėdhaja e nė 1359 pat ndźjtun nji kohė tė gjatė nė kėtė kuvźnd.(.............)

Minoritėt qi kishin hymė nė Shqipnķ u gjindėn kėtu qyshė nė fillim nėn projė tė posaēme tė papės. Nė 1283 misjonet e tyne nė Katorr, Tivar, Ulqin e Durrės ishin nėn projėn e Raguzės. Prijori dominikan e gardjani minorit i Raguzės si miq tė mbrźndshėm tė papės, kishin aso kohe nė punėt kishtare mā tė rāndsishmet tė Shqipnķs sė Veriut nji fjalė qi peshonte rāndė. Misjonet e sipėr pźrmenduna u zgjānuen shpejt me kuvźnde t'urdhnave tė tyne. E shoqja Uroshit I Lena u ngrehu franēeskanvet nė Shkodėr e n'Ulqin nga nji kuvźnd me kishė (Shėn Mrija, Shėn Marku), nė Tivar, kuvźnd ‘i Shėn Nikollit jashta mureve tė qytetit u quejt nė 1452 "domus S. Nicolai extra muros civitatis Antibarensis ordinis fratum Minorum"; nė 1398, statuti origjinal i qytetit tė Durrsit u dorzohet pėr t'a ruejtun franēeskanvet.

Minoritėt shqiptarė u danė nga Raguza nė 1402 e formuen nji qark pėr vete (custodia Duracencis) me Durrsin, Shkodrėn, Ulqinin e Tivarin. Ky urdhėn e filloi veprimtarķn mā tė madhen vetėm nė kohėn e sundimit tyrk, sidomos tue u forcue gjithmonė mā tepėr me peshkopė tė dalė prej gjīnit tė tij. [Nė 1376 Papa Gregor XI auktorizoi peshkopin franēeskan tė Sapės me zgjedhun dy fretėn prej urdhnit tė vet pėr ndihmės.] Disa mungarė minoritėn kanė luajtun aso kohe role diplomatike tė rāndsishme ndėr marrveshtje ndėrmjet Venedikut e krenvet shqiptarė dhe kanė ushtrue edhe nji ndėkim tė pamasė nė popullsķt qytetare nė favor tė Venedikut. Edhe kur lufta e Venedikut kundra Tyrqvet kishte pushue kaherė, nė tė cilėn fretnit e urdhnit franēeskan kishin marrė pjesė me armė nė dorė e shpesh herė kishin krye akte heroike tė vėrteta, kėta vūnė dorė nė famullķt e nė monastiret benediktine tė mbetuna pa zot, qėndruen tė patundun si praparojė e padukshme e Perėndimit nė Shqipnķ, edhe kur interesim'i Evropės pėr kėtė vźnd u porrit krejt e regjimi tyrk pėrpiqej me fshimė ēdo shźnj tė dukshėm tė krishtźnimit, ata mbajtėn mbė kāmbė ndėr shumė fise shqiptare besimin katholik deri nė ditė tė soēme. Ky urdhėn āsht nė tė vėrtetė nj'ajo verigė qi lidh jetėn kishtare tė Shqipnķs mesjetore, naltsisht tė zhvillueme, me ato barrė qi ka pėr tė ēue nź vźnt kisha katholike nė kohėn e ardhshme nė kėtė krahinė.


[1] .eine grosse "verstörte" Stadt: kėshtu e citon auktori fjalėn verstörte, ndėr thojza e pa asnji komentim. Na e pėrkthyem sikur t'ishte zerstörte, mbasi kėshtu na duket qi i pėrshtatet kontekstit, kurse verstört nė gjermanishten e soēme don tė thotė i trazuem ase i tėmeruem. Nuk dijmė nėse nė kohėn e von Harff-it pėrdorej me kuptimin e fjalės zerstört as nėse gjindemi kėtu para nji gabimi nė shtypjen e veprės origjinale qi ka qźnė e shkrueme me dorė. Duket edhe Auktorit t'onė kanė shkue ndėr mźnd kėto dyshime, qyshse e ka citue fjalėn ndėr thojza . (Pėrkthyesi)

[2] Boppe, L'Albanie et Napoléon (1797-1814), Paris, 1914. Janė interesante mundimet e Napoljonit pėr tė shtimė nė dorė Vlonėn. Si shtojsė nji historķ e rregjimit shiqptar n'ushtrķn frźnge 1807-1814.

[3] Kryeziu ? (Pėrkthyesi)

[4] Gjerman i lemė nė Dessau nė 1823, profesor n'Oxford, orjentalist i shquem, dekun nė 1900

[5] Nji shźmbull shumė mä tė vonė i a gjźjmė ksaj these ke fqījt t'anė Sėrbt. Ky emėn pėrfshinte nė fillim mbarė racėn slave. Tė tānė emnat tjerė tė popujve tė ndryshėm slavė me gjithė kėtź tė fundit, aty mbrźnda edhe ai i popullit tė madh rus, janė tė pastajmė. Emnin e vjetėr tė pėrbashkėt sėrb, qi mbajshin kur ishin ende tė padamė, e ruejti vetėm nji pjesė e vogėl fare, ashtu siē po m'a han mźndja mue se do tė ketė ndodhun edhe pėr Arbānėt apo Arbnit. (V.Ernest Lavisse et Alfred Rambaud, Histoire Générale f.691, I,).

1 Titulli origjinal: Zwei Urkunden aus Nordalbanien, kumtuem nga Dr. Ludwig Thallóczy e Dr. Kontantin Jireček-u.- Dalė n'Archiv für slawische Philologie", tė botueme prej v. Jagię, ble 21, Berlin, 1899.

2 Sod Zgurdheshi

3 Ky urim i shfaqun nė 1899 shkoi nė vźnt nė 1913 me botimin e vėllimit tė parė tė "Acta et diplomata res Albaniae media aetatis illustrantia".

I1 Pėrkthyesit s'i rezulton ky emėn tyrqisht pėr qytetin t'onė e Auktori s'thotė gjā se ku e ka gjetun. Ndėr vepra gjeografike e histoirke tė ksokohshme tė Tyrqķs āsht shkrue gjithkund Ishkodra. Besojmė se ka me qźnė nji ngatrrim qi bān Auktori ase burim'i tij ndėrmjet kėtij qyteti dhe Yskydarit (Ÿskudar) tė Bosforit (Krysopolis-i i hershėm),mbasi qė tė dyja kėto qytete quhen nė gjuhnat e Perėndimit Skutari. Nuk āsht ēudi qi ndonji auktor i vjetėr t'i ketė thanė eshe Shkodrės Yskydar , por jo Iskenderije, kujtojmė na. (Pėrkthyesi).

2 Nė tė vėrtetė, sod Shqiptarėt e asaj krahine e quejnė Dźjė, me e hundore (ź ) e na, si orthografi kombtare, e shkruejmė Denjė. (Pėrkthyesi).

3 Sigurisht ky emėn āsht po ai i lumit Sash tė sipėrpėrmźndun; ndoshta nji gabim shtypi te njāni a ke tjetri nė tekstin origjinal. (Pėrkthyesi).

1 Vetlajmim i veprės: "Acta et diplomata res Alnaniae mediae aetatis illustrantia, collegerunt et digesserunt dr. Ludovicus de Thalloczy, Dr. Constantinus Jireček et Dr. Emilianus de _ufflay. Volumen I (Annos 344-1343 tabulamque geographicam continens). Vindobonae 1913, typis Adolphi Holzhausen, in 4°. Botuem nė Pester Lloyd, 60, 1913, 13 prīll)".

(Aktet e dokumentat tfillojn punėt e Shqipnķs sė kohės sė mesme, i mblodhen e i renduen Dr. L. de Thalloczy, Dr. C. Jirecek, Dr. Em. De Sufflay. Ble I (qi pėrmban vjetėt prej 344-1343 e nji tabelė gjeografike). Wien 1913, me shtyp t'Adolf Holzhausen, in quarto (Bleni i dytė, qi pėrmban vjetėt prej 1343 deri 1406 asht botue nė vj. 1918 po nė Wien) (Pėrkthyesi)

2 Me kėtź lumė kapet mū pėrmbi Jynik e mbandej gjatė tij kalon pėr rrānxė Gjakovės tue e lānė kėtź jashtė. Piqet me Drīnin e Bardhė atje ku ky formon nji kānd tė drejtė tue u sjellė kah Drini i Zi. Kėtu e lźn atė drejtim dhe pėrmbi Prizren kthehet kah juga e mbi kreshtat e malevet paralele me Drīnin e Zi, siē shėnohet nė tekst mberrīn ke burim'i kėtij nė Strugė. (Pėrkthyesi).

3 Me Devollin kapet nė perėndim tė liqźnit tė Maliqit, e ndjek atź deri ku piqet me Tomorricėn, i ngjitet nji copė ksaj dhe mbasandej kthehet shul kah perėndimi deri nė veri tė Beratit, merr kėtź mbrźnda e kthehet menjiherė kah juga gjatė Osumit deri te pėrroi Sels. Pėrpjetė kėtij e gjithnji kah juga, del e zź Vjosėn nė jugė tė Miricės. Vete pakėz mbas Vjosės, i del nė tė djathtė, kapėrcen edhe Shushicėn e bie nė det nė jugė tė Vlorės. (Pėrkthyesi).

1 Ky kapitull n'origjinalt ka pėr titull tė dytė: "Zona e ēallimit orthodoks nė mburesėn katholike" dhe pėrfund faqes kėtė shėnim: "Ky asht i IX. kapitull i njė historije tė Shqipnis qi Auktori āsht tue hartue. Pėrmbi konceptin historik tė Shqipnķs vroj tash pėr tash pārathānėn e shkrueme prej tė njājtit Auktori nė "Acta et diplomata res Albaniae medķae aetatis illustrantia", blź 1. (Wien, 1913). Lajmimi i nji kompetenti tė shquem tė historis shqiptare si i ndjyemi Dr. Milan von _yfflay qi nė 1916 kur āsht botue ky libėr qi po pėrkthejmė ishte tue punue nė nji historķ tė Shqipnķs, ka pėr ne mā tė madhen rāndsi. Auktori u vra tradhtisht nė Zagreb nė nji atentat komunist shpejt mbas luftės sė dytė botnore e vepra e ēėmueshme e tij s'ishte botue aso kohe, dmth. mbas ende tridhetė vjetsh qi kishte dhānė lajmin pėr tź. Pse vallė s'qe botue? Dashtė Zoti e fat'i Atdheut t'onė qi dorshkrimet e tija tė kenė shpėtue e nji ditė tė shpejtė tė shohin dritėn pėr dobķn mā tė madhen tė historķs sė kombit shqiptar. (Pėrkthyesi)

2 Pėrkthyesi beson se mbiemnin e kėtij peshkopi duhet me e identifikue me emnin e nji katundi Dush e jo me familjen e Dushmanit, qi sod āsht emn'i nji bajraku tė Dukagjinit Gjuhsisht duket e vėshtirė qi nga Dusmanus, si don me e nxjerrė Auktori, tė dalė nji kontrakcjon a, sido, nji formė e prishun Dussus e Dussius dhe Eubelin mund t'a ketė ēue nė gabim emni i njohun i Dushmanit kundrejt Dushit tė panjohun ase edhe nji lapsus calami. Ke Dussus lat. pėr Dush shqip, dhe Dussius lat., pėr Dushi, formė e shqueme shqip, s'ka asnji anomalķ, dhe katund e familje me emnin Dush, Dushi ka edhe sod. (Pėrkthyesi)


© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr & Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
www.phoenix-shkodra.de