Dom Nikė Ukgjini

SHKRELI
Njė vėshtrim i shkurtėr historik

"Nė studimet qė kam bėrė, pėr tė mėsuar diēka pėrmbi fisin e Shkrelit dhe shkrelasit, kam patur po aq pak sukses sa Hahni dhe Hecquardi"
Franc Baron Nopcsa

HYRJE

Ky libėr i parė pėr mbi etimologjinė e emrit, gjeografinė, arkeologjinė, fisin, popullsinė, historinė, kishen, arsimin, emigracionin etj., e krahinės sė Shkrelit ėshtė njė pėrmbledhje dokumentesh, tė dhėnash gojore, literature tė huaj dhe vendase dhe kėrkimesh tė tjera, tė paraqitura me njė kujdes e dashuri tė posaēme prej famullitarit mė tė ri tė Shkrelit, historianit, Dom Nikė Ukgjinit.

Libri ėshtė sprova e vetme shkencore e divulgative deri mė sot, pėr tė dėshmuar edhe njė herė se njerėzit e ri tė Shkrelit, njerėzit e dalė tė lodhur por edhe plot shpresė prej regjimit tė vjetėr, kanė nevojė pėr identitet, pėr njohjen e mėtejshme tė vetvetes.

Por jo vetėm pėr shkrelasit, libri ėshtė njė ndihmė e veēantė pėr tė gjitha studimet antropologjike e historike mbi Veriun e Shqipėrisė.

Kjo "guidė" e ngjeshur mbi kėtė krahinė nga mė interesantet e historisė sonė, ėshtė nė tė njejten kohė edhe njė kujtesė pėr tė tjerė njerėz, tė cilėt duke punuar e jetuar nė njė zonė tė caktuar tė Shqipėrisė, t'i hedhin sytė pėr nga toka ku i shklet kamba. Ështė tokė e plleshme, e urtė, dhe ka plot gjėra pėr tė treguar.

Historia ėshtė mėsuesja e jetės - thonin latinėt. Pavarėsisht se ajo nuk pėrseritet me tė njejtat pėrmasa nė kohė dhe hapėsirė, prapėseprapė esencialisht mbetet e njėjtė, pėr sa kohė shekujt nuk prajnė duke na ofruar tė njejtin fat.

Ky vend qė ka ēuditur shumėherė dhe shumėkėnd, veē tė tjerash ka nevojė tė dijė jo vetėm ēfarė ka bėrė por edhe ēfarė ka lėnė pa bėrė.

Ky bilanc ideal ėshtė ndoshta gjėja mė e rėndėsishme qė sugjeron libri i Dom Nikė Ukgjinit nė mbarim tė leximit.

Dr. Stefan Çapaliku

Dr. Romeo Gurakuqi

Shkodėr, Janar 1998.

I. ETIMOLOGJIA E EMRIT

Emri "Shkrel" gjendet nė forma tė ndryshme fonetike ndėr shkrime tė studiuesve dhe albanologėve tė huaj e vendas. E gjejmė si: "Schirelli", "Schereli", "Scherelli", "Shkripol", "Schrielli", "Scariel", "Strelli", "Ikreli" etj. Kjo me sa duket ka ardhė nga ligjet e ndryshme fonetike te gjuhėve nė tė cilat janė shkruar veprat e tyre.

Prej vėshtrimeve antropologjike mund tė vihet re se ky emėr kaloi nga antroponim (emer njeriu) ne patronim (mbiemer njeriu) dhe mė vonė nė emėr vllaznie dhe sė fundi nė emėr fisi.

Por, etimologjia e kėsaj fjale duket se i ka rrėnjėt edhe me thellė. Sot e kesaj dite takon shprehje te tilla si :"Ka ēarė breshri shkrelat", nė kuptimin qė ka prishur gjethet e medha tė misrit, lėpushat. Po keshtu, kėtė fjale mund ta gjejmė edhe si shėnuese tė njė shkėmbi me majė tė mprehtė, tė thepisur.

Megjithėatė pėr herė tė parė nė kuptimin e sotėm tė kėsaj fjale, pra si emėr fshati apo si mbiemėr, e ndeshim nė vitin 1416 nė regjistrin e Kadastrės sė Shkodrės. Aty mund tė shohim tė gjitha format e pėrmendura mė sipėr, si mbiemra kryefamiljarėsh: Vlassi Schirelli (Vlash Shkreli), Morici Schirelli (Moriē Shkreli) etj.

Po me kėtė mbiemėr gjenden edhe pėrsona qė kanė jetuar ndėr fshatra tė tjerė tė Shkodrės si nė Rrjoll, Pulaj, Malkolaj, Prekal, Grykė tė Bunės etj. Kurse si toponim e gjėjmė nė rrethin e Lezhes, nė anėn e poshtme tė Matit, si dhe nė Velipojė, nė mes Bunės dhe detit.

Megjithėate ēėshtja e etimologjisė mbetet ende njė problem i pazgjidhur, posaēėrisht kur flitet pėr probleme tė gramatikės historike tė shqipes.

II.NJË PËRSHKRIM GJEOGRAFIK

Nė Veri tė qytetit tė Shkodres, nė rrezėn tė Alpeve te Shqipėrisė, nė dy anėt e Prronit te Thatė, e shtėrnguar nė mes Bogės nga Veriu, Koplikut, Reēit dhe Lohes nga Jugu, nga nga Lindja me Dukagjinin dhe nga Perendimi me Bajzėn e Kastratit, shtrihet lugina e Shkrelit me njė gjatėsi rreth 20 km, e veshur prej malesh me formacione gelqerore, mbi tė cilat janė tė vendosura historikisht fshatra qė zgjaten pėrreth.

Klima relativisht e butė e me bimėsi mjaft tė zhvilluar, shpellat e shumta, burimet me ujė tė bollshėm veēanėrisht gjatė dimrit, njerėzit bujarė e punėtorė, e bėjnė njė vend mjaft atraktiv dhe shumė interesant pėr t'u vizituar.

Aktualisht krahina e Shkrelit pėrbėhet nga kėto fshatra: Vrithi, Bzheta, Zagora, Dedaj,, dhe mehallėt: Grishaj, Vuē-Kurtaj, Sterkuj, Çekėdedaj, Preknicaj, Xhaj, Makaj Ducaj etj. Kėto jane mehallė relativisht tė vogla dhe kryesisht tė bazuara ndėr vllazni. Tė gjitha sėbashku, simbas statistikės mė tė fundit tė tetorit tė vitit 1997, Shkreli ka 8O9 shtepi me 3557 banorė, nga tė cilėt l823 janė meshkuj 1734 femra.

Ekonomia bazohet kryesisht mbi blegtorinė, kultivimin patates si dhe tė misrit. Kurse nga frutikultura dallohet rrushi etj. Shkreli shėnon njė nivel tė mesėm ekonomik nė krahasim me zonat e tjera malore tė Shqipėrisė.

Nėpėr Shkrel kalojnė dy rrugė tė rėndėsishme turistike: njėra pėr nė Theth dhe tjetra pėr nė Razėm, rrugė tė cilat nga ana tjeter e lidhin kėtė krahinė me fshatrat e tjera tė Malėsisė se Madhe dhe Shkodrėn.

III. SHKRELI ARKEOLOGJIK

Historia e krahinės sė Shkrelit dėshmohet mė sė pari prej zbulimesh arkeologjike tė bėra pėrgjatė luginės sė Prronit tė Thatė. Nė pikėpamje arkeologjike kjo luginė ka qenė e njohur pėr vendbanimin e fortifikuar ilir tė Marshejit, nė dalje tė saj, dhe pėr gjurmė tė tjera lashtėsie perreth. Fortifikimi i Marshejit ėshtė njė vendbanim ilir prehistorik i ndėrtuar nė periudhėn e parė tė hekurit. Veē kėsaj, tumat e gėrmuara pranė fshatit Dedaj dhe materiali arkeologjik i gjetur nė to, i pėrkasin bronxit tė hershėm dhe lidhen me grupin kulturor Kotorac - Cetine. Pėrveē kėsaj, pamjeje tė pėrgjithshme tė dhėnas tė tjera gjenden nė fshatrat Dedaj, Zagorė dhe Bzhetė. Qė tė trija kėto pėrbėjnė njė vendndodhje monumentesh tė shumta arkeologjike dhe vertetojnė vendbanimin e hershėm tė kėsaj krahine, tė pakten qė prej bronxit e kėndej. Kultura e gjėndur nė krahinėn e Shkrelit pėrbėhet nga komponentė qė lidhen edhe me vendbanime tė tjera tė vendit tonė, kryesisht tė Veriut, dhe nė njė kuptim mė tė gjėre me atė ballkaniko- pėrėndimor.

Nė fshatin Dedaj, rrėzė "Sukės sė Sterkujės", nė lagjen omonime gjendet e shpėrndarė lėndė arkeologjike, e pėrbėrė kryesisht nga fragmente vorbash tė dekoruara mbi tė gjithė sipėrfaqen. Po kėshtu edhe dy pjesė fibulash prej bronxi tė shekullit tė IV mbas. K., monedhė bronxi me bustin dhe emrin e perandorit romak Aleksandėr Severi, si edhe mokrra prej guri.

Mbi njė tarracė tė punuar, tė quajtur "Bregu i Jushtės" gjenden fragmente qeramike tė periudhave tė ndryshme.

Nė fshatin Zagorė, mbi njė kreshtė tė thepisur tė kodrės sė quajtur "Kryqi i Kolajve", ruhet njė pirg i madh gurėsh mali me diameter rreth 19 metėr dhe lartėsi rreth 15 metėr. Ky fakt dhe pozicioni i vendosjes na shtyn tė mendojmė se duhet tė ketė qenė objekt kulti, ngritur prej banorėsh ilirė tė kėsaj lugine.

Jo larg kėtij pirgu, nė drejtim tė Veriut, ruhen gjurmėt e njė muri mbi njė taban shkėmbor me gjerėsi 1 meter, i cili rrethon njė sipėrfaqe afro njė hektar. Kjo vendndodhje na sugjeron tė mendojmė se kemi tė bėjme me njė pikė tė fortifikuar kontrolli, qė mund tė ketė shėrbyer gjatė Mesjetės.

Po kėshtu fragmente enėsh tė periudhės prehistorike gjenden edhe nė shpatin e kodrės pėrbri, tė cilat i pėrkasin pėriudhės qytetare ilire.

Pėr periudhėn mesjetare dėshmon edhe njė fragment i rradhė qeramike si dhe njė sėpatė luftarake prej hekuri e gjetur bashkė me njė skelet rrėzė kodrės nė lagjen "Colaj". Nė Pėrėndim tė fshatit rrėzė Qafės sė Shtinit, gjėndet njė tumė prej gurėsh i kohrave mė tė hershme.

Nė fshatin Bzhetė, nė lagjen Çekdedaj, kemi dėshmi tė njė vendbanimi tė hapur mesjetar. Ka fragmente vorbash mesjetare tė larmishme nė forma dhe zbukurime, tė pėrafėrta me qeramikėn mesjetare tė Shurdhahut. Kurse objektet metalike pėrfaqėsohen nga maja shigjetash, thika, stoli prej bronxi, si dhe tipe tė ndryshme togzash.

IV.PREJARDHJA E FISIT.

Sipas antropologėve dhe historianėve shqiptarė e tė huaj mė seriozė, si At Zef Valentini etj., fisi i Shkrelit dhe shkrelasit thonė tė kene ardhė si blegtorė nomadė prej viseve tė epėrme tė Ballkanit, ēka do tė thotė prej Bosnje ose krahines sė Sanxhakut tė Novi Pazarit, nė krahinėn mesjetare qė quhej Pulat (Pult) qė mė vonė u quajt Malėsi.

Mirėpo ky pohim i At Valentinit dhe i tė tjereve, kurrsesi nuk do tė thotė, siē mendojnė disa, se, shkrelasit dhe fiset tjera tė Malėsisė se Madhe si: Hoti, Kelmendi, Kastrati, Gruda etj., tė cilėt janė tė ardhur nga ana veriore e rrethit tė Bosnjes nė shekujt XI dhe XII, kanė prejardhje sllave dhe se me ardhjen e tyre nė kėto treva u shqiptarizuan.

Duhet ditur se nė kėto treva nga erdhen Shkrelasit si dhe fiset e tjera tė Malėsisė sė Madhe jetonin fiset e njohura ilire: Ardianet dhe Pirustet.

Vetėm me ardhjen e sllavėve nė kėto vise, formimin e shtetit nė kohen e Stefan Nemanjes (1166-1196) dhe pėr shkak tė torturave tė egra e keqtrajtimeve, kjo popullatė autoktone, e cila nuk desh kurrsesi t'i nėnshtrohej okupuesit e tė asimilohej, u detyrua tė shpėrngulet nga tokat e plleshme tė trungut ilir.

Ngulimi nė trojet e tanishme, pothuajse tė shkreta pėr tė mbijetuar me mjetet e asaj kohe, duket se i kushtoi mjaft dhe se shėnoi fillimin e njė mėnyre tė re jetese e mbijetese.

Po simbas At Valentinit, nė librin e tij "Il Diritto delle Communita" mėsohet se prej fisit tė Shkrelit tė ketė rrjedhur dhe fisi "Kthella", "Dedajt" e Pukės, "Ukėthi", "Lėvrushku" e "Shėngjini" i Fanit.

Nga ana tjeter kemi edhe dėshmi gojore qe mbeshtesin variantin e At Valentinit. Kėshtu thuhet se kur Shkreli erdhi nė vendbanimin e ri, gjeti aty njė popullatė autoktone tė quajtura "Anas". "Anasit" qenė tė pėrbėrė:

1. Xhaj nė Xhaj

2. Vukaj ose Vukelaj nė Preknicaj

3. Kolajt nė Zagorė

4. Baushi ose Kapllajt nė Dedaj

5. Luizi nė Grykėn e Lugjeve

6. Tuēajt tė cilėt jetojnė nė Leskovec.

Po simbas gojėdhėnės, i pari i shkrelasve tė ardhur nė kėto troje ishte Lek Shkreli, i cili pati kater djem: Vrithin, Deden, Buzheten dhe Zogun, prej emrave tė tė cilėve kanė ardhur dhe kater fshatrat tė mėdha tė Shkrelit: Vrrithi, Dedajt, Bzheta dhe Zagora.

Vrithit, duke qenė djali i parė i Lekės, i takoi t'i printe kėtyre vllaznive, duke mbajtur e trashėguar brez pas brezi institutin e bajrakut dhe bajraktarit, sipas Kanunit tė Lekė Dukagjinit.

Deda, djali i dytė i Lekes, pati tre djem: Çek Deden, Pap Deden dhe Vulet Deden, tė cilėt u hapėn shumė.

Buzheta, djali i tretė, gjithashtu ka pasur tre djem: Preknicin, Ducin e Prekducin.

Ndersa i katerti, Zogu, pati vetem dy djem: Andrean dhe Jusufin (i cili, siē merret vesh dhe nga emri u islamizua).

Prej emrave tė nipėrve tė Lekes kanė marrė emėrtimet dhe mjaft mehallė tė Shkrelit.

Tė gjithė keto emra u shtuan a u pakėsuan nė vite e shekuj duke qenė vazhdimisht tė ekspozuar ndaj rreziqeve tė kohės dhe ngjarjeve historike.

Etnografi i shquar shqiptar, Rrok Zojzi, thotė nė lidhje me prejardhjen e fiseve tė Malėsise sė Madhe,: "Se kėto fise janė me tė vertetė tė ardhuna, e deshmon jeta e tyre nomade, qė kalonin deri para dy-tre shekujsh, traditat krejt tė veēanta etnografike nga dy grupet e tjera tė Veriut, legjendat e shumta mbi prejardhjen e tyne, lidhjet toponomastike dhe onomastike me bazen e vjeter etj." dhe vazhdon "kėto fise, ka gjasė se zbriten kėtu ndėr shekujt e parė tė mijėvjeēarit tonė".

Pėrgjithėsisht e kurdoherė, vizitorė e studiues tė huaj e vendas, qė patėn rastin tė ndeshen me kėtė fis, mbetėn gjithnjė tė impresionuar prej virtyteve, krenarisė, urtisė dhe besės. Kėshtu baroni Nopsca shprehet: "Banorėt e Shkrelit janė tė dashur e pa tė keq, ato janė tė qeshur, mikpritės dhe ruajnė mjaft mire kodin e nderit", ndėrsa udhetarija angleze Miss Edith Durham, mė rastin e vizitės sė saj edhe nė Shkrel, diten e festes sė kėsaj famullie, Shėn Nikollit, me 9 maj 1908, ndėr tė tjera shkruan: "Shkrelasit janė shumė tė dashur, pa tė keqe, janė tė qeshur, mikpritės dhe e ruajnė ligjin e nderit" etj.

V.POPULLSIA

Dokumenti i parė, pėrmbi historinė e popullsisė sė kėsaj krahine qė njihet gjer mė sot, mbetet "Regjistri i kadastres dhe i konēesioneve per rrethin e Shkodres 1416-1417" prej tė cilit mėsohen dhe tė dhėnat e para pėrmbi kėtė krahinė. Kėshtu, prej andej merret vesh se nė Shkrel jetojshin kėta kryefamiljarė :

Vlassi Schireli (Vlash Shkreli), Moriēi Schireli (Moriē Shkreli), Vlasi Schirelli (Vlash Shkreli) i vogėl, Petro Dragoce (Pjetėr Dragoēa), Nikola Lethi (Nikollė Lethi), Zian Soma, dhe Stefano Schireli (Shtjefen Shkreli).

Kurse me mbiemėr tė kėtij fisi gjejmė kryefamiljarėt :

Rrijoll Giorgi Schireli (Gjergj Shkrelin),nė Pulaj nė Grykė tė Bunės njė tjetėr Giorgi Screlli dhe nė fshatin Gaduēi nė Malkolaj afėr Shėn Gjinit Jon Scherelli ( Gjon Shkrelin), nė Sancta Auracio nė afėrsi tė Koplikut Giergi Schirelli, nė Prekal nėn Shkallė- Bregbunė Nicola Streli ( Nikollė Shkrelin).

Me mbiemėr Streli qė nėnkuptohet Shkreli, gjejmė edhe tre kryefamiljarė tė tjerė nė fshatin Luarsi nė Bunė, dhe fshatin Andrea Schiavo (Ndreshkive) nė Bushat.

Kurse, simbas Defterit tė Sanxhakut tė Shkodrės tė vitit 1485, Shkreli kishte 53 shtėpi (kryefamiljarė) dhe 16 beqarė, kurse po sipas kėtij dėfteri tė lartpermendur tė vitit 1582 kishte 70 shtėpi dhe 21 beqarė.

Njė tjeter dėshmi e moēme ėshtė dhe ajo e Providurit tė Kotorrit, Marian Bolica, i cili shėnon se nė vitin 1614 kishte 30 shtėpi tė afta pėr t'u marrė nėn armė. Disa dekada mė vonė, i deleguari i Selisė sė Shėnjtė Shtjefėn Gaspri, me rastin e vizitės sė tij nėpėr Shqipėri, nė relacionin qė harton, thotė se Shkreli kishte 65 shtėpi me 500 frymė.

Pas njė heshtje gati njėshekullore nė dokumentacion, na bie nė dorė njė tjetėr relacion i vitit 1703 nxjerrė prej njė udhetari, i cili, sipas historianit serb Jovan Tomiē, duhet tė kėtė qenė kelmendas, prej tė cilit kemi kėtė statistikė:

Dedaghi (Dedajt) 14 shtėpi katolike me 76 frymė dhe 8 shtėpi turke, 77 frymė, Zagoreia (Zagora) 7 shtėpi katolike 65 frymė, 4 shtėpi turke mė 48 frymė,

Bersceta (Bzheta) 14 shtėpi katolike mė 96 fryė, 5 shtėpi turke mė 62 frymė,

Versci (Vrithi) 18 shtėpi katolike 132 frymė, 9 shtėpi turke 78 frymė,

Ginagni (Xhai) me 7 shtėpi katolike mė 49 frymė, 4 shtėpi turke dhe 37 frymė. Gjithsejt ishin 6O shtepi katolike mė 418 besimtarė dhe 3O shtepi turke mė 3O2 besimtarė. Kur flitet pėr shtepi turke, nė parim mendohet pėr shtepitė e islamizuara shqiptare, por kėtu nuk duhet harruar se nė raste tė kėtilla mendohet edhe pėr kolonėt turq, tė cilėt, pos udhtarėve, kishin ardhur mė detyra tė ndryshme tjera, specijale, tė caktuara nga Porta. Kurse nga i njejti burim mėsoj, se nė vitin l7O8 Shkreli kishte lOl shtepi katolike mė 972 besimtarė. Shtepitė turke kėsiheri nuk janė tė evidentuara, ndoshta pėr shkak tė ndryshimit tė situatės nė teren.

Sipas autorit Spiridon Gopēeviē nė vitin 1881 Shkreli kishte 421 shtėpi me 4050 banorė tė shpėrndarė nė katėr fshatra.

Nė vitin 1897 Shkreli ka pasur 550 shtėpi me 5350 banorė

Nė fillimtė kėtij shekulli, mė 1901, simbas studiuesit italian Antonio Baldacci, kishte 4500 banorė katolikė dhe 750 muslimanė.

Mė 1904 simbas autorit gjerman Karl Steinmetz, Shkreli numronte 500 familje katolike dhe 100 familje muslimane.

Nė njė tjetėr dokument tė famullise sė Shkrelit, tė datės 19.12.1919 tė nėnshkruar prej perfaqsuesve tė parisė sė Shkrelit dhe famullitarit Dom Frano Karma, me rastin e shperndarjes sė disa ndihmave humanitare prej Kryqit te Kuq Amerikan, merret vesh se familjet katolike qe gjendeshin aso kohe nė Shkrel ishin:

1. Nė Vrith: 43 familje

2. Nė Bzhetė: 69 familje

3. Nė Dedaj: 57 familje

4. Nė Zagorė 41 familje

Gjithsejt 2l0 shtepi, duke mos llogaritur ato tė cilat ndoshta nuk kanė pasur nevojė pėr ndihma. Nė ketė dokument nuk janė tė rrjeshtuara familjet muslimane, tė cilat kanė qenė tė shkruara nė rregjistrat e xhamisė pėr marrjen e kėtyre ndihmave, siē theksohet nė vetė dorėshkrimin.

Nė fakt qe nė kohėrat e luftrave tė mėdha tė zhvilluara nė Ballkan, vėrehej njė rėnie e ndjeshme e numrit tė banorėve. Shkrelasit bėnė shpėrngulje tė mėdha, shkuan atje ku ishte njė jetė mė e mirė dhe mė e sigurte.

Nė vitėt l916-1918 sipas austriakut Franz Seiner Shkreli kishte 415 shtepi,2680 banorė 2300 katolikė 388 muslimanė nga kėta 620 tė aftė pėr t'i marrė armėt. Po sipas tė njėjtit burim, nė kėto vite ishin shpėrngulur 2Ol familje me l221 individė.

Sipas njė statistike tjetėr tė vitit 1927, Shkreli kishte 4 fshatra me 293 shtėpi dhe 1998 banorė, nga kėta 1108 ishin katolikė.

Ne vitet e mėvonshme popullsia e Shkrelit pėson kėto ndryshime:

Nė vitin l95l sipas fshatrave kishte kėta banorė:

Zagora - Ndrejaj--32l

Zagorė - Isufaj----380

Dedaj-------------305

Vrithi ------------386

Bzheta ------------555

Gjithsejt ----------l947

Kurse nė vitin l997 Shkreli kishte 809 familje me3557 banorė.

 

VI.HISTORIA

 

Historia e kėsaj krahine ėshtė vazhdimisht e lidhur me fatet e gjithė kombit tonė. Histori luftrash dhe mbijetese, por, nga ana tjeter, dhe histori e mbrojtjes sė identitetit kulturor, ēka do tė thotė dhe histori kulture.

SHKRELI GJATE PUSHTIMIT TURK

Tė dhėnat historike qė na vijne prej tre burimesh kryesore: literatures sė huaj, studimeve vendėse dhe dėshmive gojore kanė plot gjėra tė pėrbashkėta nė mes tyre. Kėtu po pėrmendim ato mė kryesoret:

-Mė 1614 shkrelasit bashkė me Hot, Kelmend e fise tė tjera tė Malėsisė rrokin armėt pėr tė kundėrshtuar me forcė gjunjėzimin ndaj robėrisė turke.

-Mė 1621 shkrelasit nuk munguan tė jenė njė forcė e konsiderueshme nė kryengritjen gjithėpopullore tė organizuar nga Ipeshkėvi i Sapės, Imzot Pjetėr Budi.

-Po kėshtu mė 1645 u gjetėn pėrkrah kelmendasve dhe sė bashku dėbuan prej kėtyre trojeve ushtritė turke pėr tė gėzuar njė autonomi deri nė vitet 1700.

-Nė vitet 1803 deri 1817, kohė kur pllakos sėmundja e madhe e murtajės nė Shkodėr me rrethina, nė Shkrel kemi viktimėn e parė, njeriun fort tė rėndėsishėm tė tij, ndertuesin e Kishės sė Shkrelit, Dom Jak Tanushin - Zorba.

-Mė 1814 janė shkrelasit ata qė organizojnė luftėn hakmarrėse kundra Mustafa Pashė Bushatliut nė Shkodėr, sepse ishte Mustafa Pasha qė pėr xhelozi vrau vezirin e porsazgjedhur tė Shkodres, shkrelasin Tomė (Ahmet) Luc Maloten. Tomė Luca, i cili, ishte islamizuar nė vitet l775-178O qe derguar nga qeverija turke tė bėjė arsimimin plotėsues nė Stamboll. Kur u kthye si vezir, duke menduar se do tė bėjė shumė pėr fenė islame, si njeri mjaft i zgjuar qė ishte mendoi se sėpaku shkrelasit e vet do t` tėrhiqte kah vehtja.Faktet tregojnė se nuk ia arriti tė ndikojė as nė vllazėrin e vet Malotaj e jo mė tek tė tjerėt. Nė kėtė mėnyrė pėrfundoi jeten nė rrugė shumė tė paqartė. Shkrelasit duke marrė pėr bazė ligjet kanunore u organizuan pėr t`i marrė gjakun dhe nė pamundesi t`ia dalin nė krye Pashes, nė shenjė hakėmarrjeje vranė djalin e tij nėntėmbėdhjet vjeēar nė fshatin Kakarriq afer Bushatit. Thohėt se Zefi i Vogėl ( Zef Gjergji) trim i njohur nė Kosovė pėr luftrat kundėr turkut ėshtė i treti brez nga trungu i pėrbashkt i Ahmet Luces vezirit tė Shkodres.

-Po kėshtu kryengritjet fshatare kundėr turqve qė kryesoheshin prej Osman Pashės, u udhehoqen nga njė shkrelas famėmadh, Dasho Shkreli, gjate viteve 1834-1835. Ky udheheqės i shquar popullor kryesoi luftrat e panderprera kundėer pushtuesve turq dhe shovinisteve malazezė, derisa me 1840, nė luften e kalasė sė Shpuzės vritet sė bashku me vėllanė e tij, Sefon.

-Shkrelasit me zanen e forcės, qė sipas gojdhanave gjendej nė Lug tė Vrithit, mundėn tė ndėrhynin edhe aty ku problemi ishte larg trojeve tė veta. Keshtu, sic dihet nga historia, qeverija osmane shpesh herė bajraqet e fiseve i pėrdori pėr t“i shpypur kryengritjet breda vendit, duke krijuar armiqėsi e luftra vėllavrasėse. E njejta gjė ndodhi mė l845 kunder kryengritėsve tė Malėsisė sė Gjakovės, kur u derguan bajrakėt e Malėsisė se Madhe. Ishte bajraku i Shkrelit ai qė ndėrhyri pėr tė shmangur e pėr t“ i ndalur vėllavrasjet.

-Nė vitin 1871 ishin shkrelasit ata qė u dolėn zot katolikėve tė Shkodrės, nė mė tepėr se 250 vetė, meqėnėse turqit kishin mbyllur pazarin gjatė periudhės nga 19 deri mė 25 gusht tė atij viti.

.-Nė kėtė kontekst historik Shkreli dėrgoi pėrfaqesuesin e vet nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit 1878-1881, bajraktarin Marash Dashi sė bashku me krerėt e Malėsisė sė Madhe. Nė kėtė kuvend Bajraktari i Shkrelit tregoi edhe njė herė urtinė dhe oratorinė tipike malėsore, me shprehjet lapidare dhe simbolikėn tradicionale. Nė kėtė kuvend kombėtar, veē tjerash ata shkuan edhe pėr tė kundėrshtuar vendimet e Kongresit famėkeq tė Berlinit.

-Mė 19 prill 1880 bajraktarėt e fiseve tė Malėsise sė Madhe, perfshirė kėtu bajraktarin e Shkrelit nenshkruajnė nje peticion kundėr synimeve malazeze pėr te zaptuar tokat e bregut lindor tė liqenit tė Shkodres dhe ia dėrgojnė ate Ministrisė sė Jashtmė tė Anglisė. Nje permbajtje tė ngjashme pati edhe peticioni tjeter i dėrguar nga kėto burra mė 1883.

-Gjatė vitit 1883 midis Shkrelit, Hotit, Grudės dhe Kastratit u bė lidhja e burrave pėr tė penguar pazarllėqet e komisioneve ndėrkombėtare me Malin e Zi nė ndarjen e tokave shqiptare

-Ëshė fort i rėndėsishėm kontributi i madh qė dhanė shkrelasit nė kohėn e kryengritjės sė Malėsisė sė Madhe, kur Porta e Lartė e Stambollit nė vitin 1910 dėrgon kryegjaksorin, Turgut Pashėn, pėr tė pėrdhunuar Dukagjinin dhe Malėsin e Madhe, sė bashku me Bedri Pashėn , valiun e Shkodres. Sic thotė historiani dhe njohėsi i shquar i historisė sė shqiptare, gjermani Petėr Bartl: "Malesoret e Shkrelit u bashkuan edhe me bajraqet e Shalės, Shoshit dhe Nikaj-Mėrturit pėr t'i bėrė ballė kėtij sulmi tė ri.". Nė kėtė menyrė, tė bashkuar tashmė edhe me malėsitė e tjera ata u pėrgatitėn pėr tė zhvilluar beteja me tė vertėtė tė ashpra.

-Nė kėtė kohė Nikollė Mirash Luca i Kastratit, me vojvoden Gjelosh Gjeken u pėrpoqen tė shestonin kryengritjen dhe shkuan nė Dedaj tė Shkrelit, nė shtėpi tė Zef Mirashit, ku lidhen besen dhe prej kėtej dolėn nė Bzhetė te Tomė Nika, me djemtė e tė cilit vrapuan pėr nė Reē, Lohe dhe Bogė. Prej kėsaj u zhvillua njė betejė nė Pėrrua tė Thatė, ku prej atij zjarri u derdh gjaku i shumė trimave. E gjithė kjo qe njė pėrgaditje shpirtėrore dhe atdhetare pėr Kryengritjen e pėrgjithshme tė 6 prillit 1911.

-Me 24 mars 1911 Turgut Pasha shpalli tradhtarėt e Malėsisė sė Madhe, nė mesin e tė cileve edhe komandantin e djelmisė Tomė Nikė Shkrelin, i cili ishte protagonisti kryesor bashkė mė Nikollė Mirash Lucen dhe Gjelosh Gjoken, vojvoden e Kastratit, qė kishte luftuar pėr t“ i kundershtuar heroikisht Turgut Pashes dhe synimeve tė tij pėr ta djegur Malėsinė, duke ia filluar nga Shkreli e deri nė Majen e Deēiqit. Kėtė datė na e pershkruan nė kujtimet e tij historike Imzot Nikollė Ashta, famullitar i Shkrelit, kur shkruan: "Me 24 Marc 1911 disa tė Hot, tė Grudė e tė Kelmend, kund nja 14 vetė, sulmojn postat e ushtarėve, tė cillve u marrin disa armė. Bashkė me shokė qė u erdhėn nė ndihmė, jo vec pushtue te tana postat e mbyten shumė ushtarė, por ia duelen edhe me i rrethe tė gjithė nė Tuz e me i ngujue nė kėshtjellin e Shipshanikut".

-Mė 6 prill 1911 shkrelasit, tė udhehequr nga Marash Dashi, u gjenden perkrah hotjanit legjendar Ded Gjo Luli, nė momentin kulmor tė kesaj historie tė pėrgjakshme: kur Nikė Gjelosh Luli sė bashku me Gjon Ujk Miculin dhe Pjeter Zefin, duke ēuar nė vend fjalen e Ded Gjo Lulit, ngritėn flamurin kombetar, kahmot tė pritur, nė Bratilė tė Majesė sė Deēiēit. Nė kėtė veprim luftarak morėn pjesė edhe Gjeto Dashi, Sokol Dashi, Tomė Nika etj.

-Mė 4 maj tė po kėtij viti, malėsorėt tė lidhur besa-besė, nder ta dhe shkrelasit, i ranė ushtrisė turke e cila ishte duke u s'prapsur pėr nė Deēiq e nė Shipshanik duke lėnė ēdo gjė pas vetes. Malėsorėt zaptuan njė sasi tė kunsiderushme tė armatimit, qė do ishte mjaft i rendesishėm pėr betejat e pėrgjakshme, por tė sukseshme qė u zhvilluan mė vonė.

-Pas deshtimit te kryengritjes sė Malesisė sė Madhe, nisi hakmarrja e forcave tė Turgut Pashės ndaj malėsoreve shėiptarė. Ai i printe njė ushtrie prej 80.000 ushtarėsh dhe i shtėrngoi malėsoret tė sprapseshin, por gjithmonė duke luftuar e duke i shkaktuar dėme te medha kesaj ushtrie. Kėshtu, me 25 maj pas njė qendrese te shkurtėr qė bėri nje ēetė me rreth 5O burrash ne suken e Sterkujės, ushtria turke u fut nė Shkrel e i dha zjarrin Zagorės e Dedajve. Me pas ushtria hyri nė tė gjithė bajraqet ku dogj e poq e rrėnoi gjithcka. Plackiti kishėt dhe qelat e famullive dhe shkatėrroi e mori gjithcka gjeti. Kishės dhe qelės sė Shkrelit ushtarėt e Turgutit i lanė vetėm katėr muret, thyen dyer e dritare, plackitėn tė gjitha orenditė. Kumbonėn, pasi e gjuajten mė pushkė, e hodhen prej kumbonares. Grisėn dhe dogjen aktet kishtare e regjistrat e famullisė.

-Ndėrkaq, Tomė Nika (1847-1911), ndera e Shkrelit, pėr asnjė ēast nuk u ndalua pėr t“ ia ndalur hovin armikut shekullor deri diten e 2 gushtit 1911, ditė kur duke shpetuar djalin e vet tė plagosur, Zefin , trimin e rrallė Prelė Prekėn e Vrithit dhe trimat tė tjerė nė Fushėn e Moksetit nė Kastrat, u plagos rėndė dhe pas dy javėsh vdiq.

-Por jo vetėm me pushkė. Duhet theksuar se edhe njė delegacion atdhetar i burrave tė Shkrelit muren pjesė nė Kuvendin e Gerēes (bjeshkė midis Triepshit-Bekajt dhe Selcės) tė mbajtur me 10-23 qershor 1911, ku u nėnshkrua njė Memorandum (Libri i kuq) me 12 parashtrime qė i perkisnin kuadrit kombetar te levizjes mbareshqiptare pėr autonomi tė Shqipėrisė. Nė kėtė kuvend morėn pjesė pėrveē bajraktarit Vat Marashi, edhe Tomė Nika e Martin Preka prej Shkreli.

-Nė kėtė kohė si pasojė e pėrfundimit tė kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe prej mosangazhimit tė forcave tė tjera shqipėtare, nga Shqipėria e Mesme dhe e Jugut, kemi dhe largimin e shumė pėrsonave nga fiset e tjera te Malėsisė dhe disa pėrsonave prej Shkreli si dhe dezertimin e disa tė tjereve nga ushtria turke.

Shkrelasit tė cilėt mbeten si refugjatė nė Podgoricė pas betejės sė Deēiēit janė:

l. Prekė Gjeka

2. Zef Keēi

3. Dodė Leka

4. Zef Luca

5. Gjekė Curri

6. Voc Marashi

7. Fran Luca

8. Lukė Marashi

9. Preē Curri

l0. Nikollė Voc

11. Dod Gjoni

Kurse ata tė cilėt dzeertuan nga ushtria turke nė Podgoricė ishin:

l. Nikollė Sokoli

2. Zef Toma

3. Kolė Toma

4. Gjon Zefi

5. Gjelosh Martini

6. Zef Ujka

7. Prelė Marashi

8. Ndoc Martini

9. Lekė Martini

10. Mark Zefi

11. Dedė Syla

12. Ujkė Nika

13. Zef Mali

14.Gjon Martini

15. Gjokė Deda

16. Kolė Deda

17. Pjetėr Lushi

18. Pal Marku

19. Tomė Prela

Mbas kėsaj kohe kemi memorandumin drejtuar Fuqive tė Mėdha miratuar me 9 shkurt 1912 nė Podgoricė nga krerėt e Malėsisė, pėr tė ndėrhyrė pranė qeverisė xhonturke nė lidhje me premtimet e bėra me 1911-tėn, ku ndėr tė tjera:

a - Hapjen e shkollave fillore nė Shllak, Shosh, Shkrel, Kelmend etj.

b - Ndėrtimin e rrugėve nėpėr territorin e Malėsisė sė Madhe.

SHKRELI NE PERIUDHEN E PAVARESISE

Po kaq i rėndėsishėm nė historinė kulturore tė kesaj krahine ėshtė dhe rasti i nenshkrimit tė Memorandumit dėrguar Kryesisė sė Konferencės sė Paqės nė Paris mė 2 korrik 1919, vit nė tė cilin luhej sėrish me fatet jetike tė Shqipėrisė. Ky memorandum i hartuar kunder copėtimit tė trojeve shqiptare u nėnshkrua jo vetėm nga Arqipeshkvi i Shkodres Jak Serreqi, ipeshkėvi i Sapės Gjergj Koleci, ipeshkėv i Pultit At Benardin Shllaku, Dom Zef Gjonali administrator i abacies sė Mirditės, Dom Nikollė Kimėza delegat epishkopal i Lezhes, por dhe nga famullitarėt e famullive qė u pėrkasin kėtyre dioqezeve, bajraktaret e fisėve dhe shumė kryefamiljarė, ku nder tė tjerė tė bie nė sy emri i bajraktarit tė Shkrelit Vatė Marashi, famullitarit tė Shkrelit, Dom Frano Karma dhe tė 106 kryefamiljarėve shkrelas.

-Mė 12 shkurt 1920 ushtria jugosllave pushtoi malin strategjik te Taraboshit dhe shtriu pushtetin nė gjithė krahinen e bregut tė djathtė tė Bunės dhe Liqenit tė Shkodrės, deri te ura e Bunes duke ardhur fare prane qytetit. Ndėrkaq, me 11 mars 1920, u bė fakt bashkimi i Shkodres me rrethe pėr t'i rezistuar serish armikut tė vjetėr. Ne javet e fundit tė muajit korrik tre batalione serbo-malazeze tė paisur me armė speciale franceze, topa dhe mitroloza, kapercyen kufirin dhe pushtuan Kastratin e Shkrelin dhe moren rrugėn pėr nė Shkodėr. Vullnetarėt e Shkodres me nė krye Ahmet Zogun, ministrin e brėndshėm tė kabinetit tė Lushnjės, hartuan planin e marshimit nė tri drejtime, njė prej tė cilave ishte kah Kopliku. Mė 21 gusht forcat e reja, tė ardhura nga Mali i Zi, u futen nė Kelmend dhe Koplik. Ndersa me 14 shtator, pas pėrleshjeve tė Koplikut, ku moren pjesė edhe trimat e Shkrelit me nė krye Vat Marashin, dhe pas ndėrhyrjeve politike tė Fuqive tė Medha, ushtria jugosllave u largua nga Kastrati, Shkreli etj., duke zbrazur tokat shqiptare deri nė kufirin e 1913-ės. Ato lanė pas shumė mizori dhe gjakun e dhjetėra dėshmorėve shqiptar.

 

SHKRELI GJATE REGJIMIT KOMUNIST

-Pas marrjes sė pushtetit nga forcat komuniste me 1944, pėr Shkrelin, si njė nga zonat mė atdhetare, liridashėse e fetare, nisi njė epokė e vertetė zije, e ideuar prej "Antishqiptareve","Te pafeve" e "Tė kuqve". Ishin pikėrisht njerėzit e Shkrelit ata qė tė parėt nuk mund ta duronin dhunėn dhe, tė mėsuar pėr tė kryengritė, dhanė shenjat mė tė dukshme pėrmes aksioneve te fillimvitit 1945.

-Nė janar tė vitit 1945 plasi kryengritja e parė antikomuniste nė Shqipėri dhe ndoshta nė gjithė Evropėn Lindore, e kryesuar prej burrave tė Bajzės dhe tė Shkrelit pėr tė penguar hyrjen e forcave partizane nė kėto zona. Komandanti i kesaj kryengritjeje ishte Llesh Marashi nga Zagora, ushtarak i karrieres me bashkepunetore Pjeter Gjoken ,bajraktar i Shkrelit, Nikollė Prekė Gjeka - Dedaj ,kryetar i komunės sė Shkrelit, Luket Marashin prej Grishajve, Gjergj Kolė Lucėn Purashi prej Vrrithi, Zef Tomė Çeken nga Çekdedaj si dhe Gjon Martin Lulen Ivanaj nga Bajza me Mirot Palokėn Ivanaj, gjithashtu nga Bajza. Udheheqesit e kryengritjes u mblodhen nė Poicė, nė shtėpinė e Nikollė Zefit, ku organizuan kuvendin dhe pėrcaktuan planin e luftės. Pas dėrgimit tė korrierėve, Gjokė Palokė Vruēajt dhe Rrok Nikė Vukelajt pėr kushtrim nder fshtra tė ndryshme tė Shkrelit e deri nė Bogė, kumbones sė kishės, me bekimin e famullitarit Don Nikollė Gazulli, i ra Kolė Nikė Prela Marēinaj nga Çekdedaj. Mbas kėtyre kushtrimeve, rreth 100 burra tė Shkrelit u mblodhen tė armatosur nė Stol tė Zagores afėr Grishajve, ku u bė mobilizimi nė shtėpinė e Zef Nikė Colajt. Mbledhja pėrfundimtare u mbajt nė Grishaj nė shtėpinė e Luket Marashit. Detyrat luftarake u dhanė prej komandantit Llesh Marashi. Kėshtu lufta kunder forcave komuniste i ēoi kryengritesit deri te Kisha e Bajzės, ku thuhet se djali i Shkrelit togeri Zef Tomė Ceka, vritet ballėpėrballė me komunistin Jonuz Naēin Aliaj. Po aty, pas njė plage tė rėndė, vdiq edhe bajzjani Lulash Cuku Curanaj. Me ēlirimin e Bajzės kryengritja zgjerohet me trima tė Kastratit dhe Hotit, dhe tė gjithė sė bashku u drejtuan pėr kah Shkodra, ku mendohej tė hynin edhe forcat nga Postriba, tė udhėhequra nga Jup Kazazi. Beteja pėr Shkodren u bė nė urė tė Rrjollit, ku malėsorėt u gjendėn tė vetmuar dhe pa mbėshtetjen e parashikuar. Nė kėtė betejė nga malėsorėt ranė: Gjon Martini dhe Mirot Paloka si dhe u plagosėn mjaft tė tjerė. Gjatė kėsaj trazire, tė Kisha e Shkrelit u vra edhe Mark Tomė Gjeloshi nga Makajt.

Pas deshtimit tė kryengritjes, pėr malėsorėt pjesmarrės dhe familjet e tyre filloi kalvari i vėrtetė. Arrestimet, pushkatimet, keqtrajtimet dhe torturat nė hetuesi u bėnė tė pėrditshme nė krahinė tė Shkrelit. Lista e tyre sipas fshatrave kishte me qenė kjo:

  • DEDAJ
  • 1. Mark Sokol Sokolaj (20 vjet burg, djegur shtėpia)

    2. Gjok Kola (pushkatuar nė ushtri pas mobolizimit tė dhunshėm)

    3. Mirash Gjon Sokolaj (pushkatuar)

    4. Pjeter Kole Sokolaj (pushkatuar)

    5. Nikollė Prel Gjeka (pushkatuar)

    6. Gjekė Mark Sokoli (burgosur)

    7. Marash Kolė Sokoli (burgosur)

    8. Kolė Tomė Stakaj (burgosur, djegur shtėpia)

  • ZAGORA
  • l. Lukėt Marashi (pushkatuar)

    2 .Dan Coli (pushkatuar)

    3. Prekė Leka (pushkatuar)

    4. Pashko Leka (pushkatuar)

    5. Rexhė Mehmeti (vdekur nė burg)

    6. Lesh Marashi ( varur nė Shkoder, djegur shtėpia)

    7. Fran Pjetri i nipi i Leshit (pushkatuar)

    8. Vatė Gjelosh Marvukaj (pushkatuar nė arratisje nė Mamuras)

    9 Ndue Gjelosh Marvukaj (pushkatuar nė arratisje nė Mamuras)

    10.Rrok Kanto Marashi (10 vjet burg)

    11. Ndrek Pjetėr Zef Çulaj (pushkatuar)

    12. Kolė Nikė Colaj (10 vjet burg)

    13. Mark Gjokė Leknikaj (vdekur nė burg)

    14. Brahim Xhagji Vuēaj (burgosur)

    15. Sadri Zekė Leknikaj (burgosur)

    16. Dylė Çerimi (burgosur)

  • VRITHI
  • 1. Pjetėr Gjoka Milaj (101 burg)

    2. Mirash Gjoka Lugaj (arratisur, vdekur nė Mal tė Zi)

    3 Martin Frani Popaj (pushkatuar nė arratisje)

    4. Nikollė Kola (pushkatuar nė arratisje)

    5 Kolė Tomė Deda (pushkatuar)

    6. Gjokė Deda Milaj (vdekur nė internim, djegur shtėpia)

    7. Preē Pjetėr Vulaj (vdekur prej torturave)

    8. Gjergj Kolė Lucė Purashi (burgosur)

    9. Fran Çul Kroni (20 vjet burg)

    10. Prekė Gjergj Dedė Milaj (l0 vjet burg)

    11.Pjetėr Prekė Pacaj (burgosur, djegur shtėpia)

    12.Gjeto Prekė Ramaj (burgosur)

    13.Luk Maē Tuēaj (burgosur)

  • ÇEKDEDAJ
  • 1.Kolė Nikė Marēinaj (25 vjet burg)

    2.Tomė Fran Brrakaj (burgosur)

    3.Prelė Vatė Malotaj (burgosur)

    4.Gjokė Zef Çekaj (l5 vjet burg)

    5. Marash Zef Çekaj (l0 vjet burg)

    6. Lulash Palokė Vruēaj (burgosur)

    7.Gjelosh Nikė Vukelaj (5 vjet burg)

    8.Zef Muran Luca (25 vjet burg)

    9.Fran Zef Kolė Gjieli (25 vjet burg)

    10.Pashko Vat Malota (burgosur, djegur shtėpia)

  • BZHET - MAKAJ - XHAJ
  • l. Gjeto Lekė Mirukaj Xhaj (25 vjet burg)

    2. Mark Tomė Gjeloshaj Makaj (pushkatuar)

    3. Prel Tomė Gjeloshaj (20 vjet burg)

    4. Gjon Lekė Mirukaj Xhaj (20 vjet burg, vdes nga torturat nė burg)

    5. Pjetėr Lekė Mirukaj Xhaj (20 vjet burg)

    6. Prelė Tomė Makaj (101 vjet burg)

    7.Tereze Prekė Xhajaj ( turturua nė mėnyer ēnjerzore)

    Ka pasur edhe shumė e shumė tė tjerė, tė cilėt kanė vujtur pa masė pėr tė njėjtin shkak.

    Kjo valė masakrash nuk kurseu as famullitarin e zones, albanologun e shquar, Dom Nikollė Gazullin, i cili ishte padyshim njė prej frymėzuesve kryesorė tė luftės kunder asaj qė po ndodhte e do tė ndodhte nė Shqipėri. Nė kėto rrethana ai i perndjekur kėmba kėmbės, u detyra tė strehohėj ndėr male, atje "ku e ka lirimin ama", me shpresė se do vinte shpejt dita kur do kthehej serish ne famulli, pranė popullit tė vet. Sė bashku me Dom Nikollė Gazullin u gjenden dhe meshtari gjerman Don Alfons Tracki, atdhetari Gjelosh Luli, oficer, Gjon Vata, oficer nga Dukagjini, Pal Thani, oficer nga Plani dhe Idriz Jaza, oficer nga Vlora. Ata fillimisht u strehuan nė Razėm, nė kasollėn e Lukė Maēit Tuēi, nė vendin e quajtur Luizi, ku qendruan me shume se tre muaj. Gjatė kesaj kohe ata gėzuan dashurine e popullit tė Shkrelit, qė i ushqente dhe i kryente ne ilegalitet tė plotė tė gjitha shėrbimet. Nder ia vlen te pėrmenden Gjokė Zef Cekaj, Pjetėr Prekė Pacaj, Kolė Gjokė Dedė Elezi dhe Mirash Kolė Turmalaj. Pas rėneis nė gjurmė tė sigurimit tė shtetit dhe daljes nga rrethimi u detyruan tė ikin ne shpellėn e Brataēit-Qafa e Bilanit (qe bashkon Bzhetėn me Vrithin), ku qendruan afro dy muaj dhe si mė parė kishin pranė fisnikėt e Shkrelit, qė vazhdonin t'i ushqenin, si bie fjala Gjeto Leka nga Xhaji. Por meqenėse veshtirėsitė u shtuan dhe kontrolli i sigurimit u bė gjithnjė e mė i rreptė grupi u nda. Dom Nikollė Gazulli u vendos nė Qafė Kashtė (ku bashkohet Vrithi me Çekdedajt). Rrok Pjeter Malotaj nga Çekdedaj, Lulė Gjon Çekaj dhe Maruke Zef Keqi nga Vrithi u bėnė bamirsat e rinj tė famullitarit. Nė Prill tė atij viti filloi bastisja shtėpi pėr shtėpi nga ana e sigurimit pėr zbulimin e Nikollė Gazullit, i cili mė nė fund, nė muajn prill tė vitit 1946 u gjet i vdekur nė Rrencė-Suka e Vrithit. Ishin Zoi Themeli, kryetar i deges se puneve te brendshme te Shkodres, dhe toger Baba i Koplikut, qė urdhėruan tė varrosej bri zallit, buzė rruges qendrore nė Sterkujė. Kėshtu agonia e shkrelasve vazhdoj deri nė rėnjen pėrfundimtare tė komunizmit, gjatė viteve l989-1990, kur kėta shkrepa tė mprehta filluan pėrseri tė tregojnė krenarinė e vet shekullore.

    VII.HISTORIA E KISHES

    Padyshim qė historia e kėsaj krahine eshtė e lidhur ngushtė me historinė e kishės, kjo gjithashtu e bėn atė edhe njė histori kulture pėrpos se njė histori luftėrash tė pėrgjakshme.

    E para dėshmi e shkruar pėr ekzistencėn e kishes shenjte, si objekt ne kėtė krahinė, vjen prej albanologut tė shquar austro-hungarez Franc Baron Nopsca, i cili, nė njė dorėshkrim tė vetin, na tregon sesi njė farė Mal Pepa nga Shkreli diku rreth vitit 1625, duke ndertuar shtėpinė e vet nė Prelė Ivanaj, pas malit te Bulecit, gjen atje njė kishė. Natyrisht rrenojat e gjetura tė kėsaj Kishė prej Mal Pepės tregojnė se kohė mė parė kjo kishė paska pa qenė e ndėrtuar. Ajo kishė e sipėrpermendur ka mundur tė jetė sipas traditės, nė vendin e quajtur "Glec", ku prej kohėsh flitet pėr njė kishė tė vjetėr, kushtuar Shėna Prenės. Pėr tė njėjtėn gjė flet edhe i dėrguari i Selisė Shenjte nė Shqipėri, Shtjefen Gaspri nė vitin 1671. Ai ndėr tė tjera thotė se Shkreli ka Kishen e vet kushtuar Shėna Prenės dhe se, kujdesin pėr kėtė Kishė e ka prifti i Rrjollit, At Klementi nga Brindisi.

    Qė tė ketė ekzistuar edhe mė heret Kisha katolike ne Shkrel dėshmon edhe Frano Bardhi nė relacionin e vet derguar Selisė Shenjte nė vitin 1635, ku ndėr tė tjera thotė se Shkreli ka pasur kishėn e vet kushtuar Shėn Nikollės dhe ka shėrbyer pėr 56 shtėpi dhe 520 banorė. Po kėshtu ka dokumente se kisha tė vogėla e tė vjetėra, ka pasur edhe nė Gerben, Serkuj, Zagorė, nė mahallen e Kolajve, ku sot janė vorrezat dhe nė Zhaje, te Brija e Fierkuqe dhe nė Ducaj, ku ekziston edhe sot e kėsaj dite.

    Burimet pėr dy kishat e hershme Shėna Prenės e Shėn Kollit mund tė komentohen mbi faktin se, krahina e Shkrelit ka pasur dhe ka dy festa kushtuar kėtyre dy shenjtėve.

    Sa i takon tė dhėnės tjetėr mbi ndėrtimin e njė Kishe mė 1775 prej Dom Jak Tanushit (Zorbės), duhet tė themi se kėtu bėhet fjalė pėr ndėrtimin e kishės mbi themelet e sė rrenuarės, pikerisht nė vendin ku ndodhet kisha e sotme.

    Po nė kėto vite kisha e Shkrelit duhet tė ketė fituar dhe atributet e famullisė. Gjer nė atė kohė tė gjitha shenimet famullitare mbaheshin prej kishės sė Rrjollit. Prej kėsaj kohe e kendej kisha e Shkrelit ėshtė bėrė gjthnjė e mė tepėr njė vend i shenjtėruar procesionesh, lutjesh e qendėr kulture.

    I pari famullitar qe njihet deri mė sot duket se ka qenė Dom Simon Berisha, i cili e ka filluar ketė detyrė mė 1847 dhe ka ndėrtuar katin e parė tė qelės sė sotme, e cila kishte pas qenė djegur vite mė parė.

    Prej kėtij viti e deri mė 1850, ndėr dokumentacione tė kishės pėrdorej gjuha italiane, mė pas vihet re njė kthim nė gjuhėn e moēme tė kishės, nė atė latine, qė bėhet prej Dom Mati Pasterpati, ndihmės famullitar i Shkrelit..

    Rregjistri i kishės dhe i famullisė sė Shkrelit mbetet sot e kėsaj dite si njė ndėr burimet mė serioze e mė tė besueshme sa i takon referimeve historike. Ai ėshtė njė dokument i pazėvendėsueshėm. Nė tė mund tė gjenden lista e tokėve tė kishės, vendimet e marrura me rastet e vizitave baritore, sic ėshtė ai i Imzot Topich etj. Rregjistri ka dy revizjone. I pari i bėrė me 21 qershor 1841 prej Imzot Luigjit, Ipeshkėv i Shkodres dhe administrator apostolik i Pultit, dhe i dyti mė 6 qershor 1848 prej Fr.Gjoni Topich, Ipeshkėv e administrator apostolik i Shkodrės. Ky i fundit bėn edhe vėrejtjen pėr ndjekjen me besnikėri tė formulės sė pėrshkruar prej ritualit roman.

    Kisha e sotme e Shkrelit u riparua e restauruar sėrish me 1900 prej Imzot Nikollė Ashtės, i cili i shtoi edhe njė kat qelės ekzistuese. Kurse mė 1929, Imzot Lazer Mjeda, arqipeshkev i Shkodres, realizoi dhe disa riparime themelore e tė rėndėsishme.

    Kėtu mė poshtė po shėnojme rendin kronologjik tė famullitareve dhe ndihmės famullitarėve tė Shkrelit prej vitit 1847 e deri mė sot:

    DATA E FILLIMIT - EMRI - VENDLINDJA - DATA E MBARIMIT

    1. ? D.Simon Berisha?16.2.1847
    2. 18.2.1847 D.Gasper Bytyci ? 12.2.1849
    3. ? D.Zef Asti (Nd) ? 21.4.1848
    4. ? D.Pjeter Porati(Nd) Triepsh 12.2.1849
    5. 21.2.1849 D,Ndue Shllaku Shkoder 8.2.1850
    6. 23.2.1849 D.Pashk Klari(Nd) ? 15.2.1850
    7. 11.2.1850 D.Jak Dedaj ? 14.3.1851
    8. 24.2.1850 D.Mati Pasterpati (Nd) Barbullush 7.6.1851
    9. 6.3.1851 D.Ndue Sheldia ? 25.2.1852
    10. 25.2.1852 D.Gjergj Kabashi ? 15.2.1853
    11. 25.2.1852 D.Mark Shilani(Nd) ? 15.1.1853
    12. 15.2.1853 D.Mark Shilani ? 8.2.1857
    13. 5.6.1853 D.Ndue Shllaku(Nd) Shkoder 19.2.1854
    14. 19.2.1854 D.Zef Kiri(Nd) ? 24.2.1857
    15. 17.2.1857 D.Ndue Shllaku Shkoder 14.2.1858
    16. 24.2.1857 D.Mati Radovani(Nd) Shirokė 31.1.1858
    17. 27.2.1858 D.Gjon Spathari ? 15.8.1858
    18. 16.3.1858 D.Ndue Shllaku(Nd) Shkoder 15.8.1858
    19. 15.8.1858 D,Ndue Shllaku Shkoder 17.2.1862
    20. 23.5.1859 D.Pjeter Purati (Nd) Triepsh 14.7.1859
    21. 18,2.1862 D.Zef Shestani ? 2.4.1866
    22. ? D.Mati Begu (Nd) Shkoder ?
    23. 27.4.1866 D.Agostin Barbullushi Shkoder 8.1.1874
    24. 27.9.1870 D.Pjeter Ivanaj (Nd) Kastrat 14.1.1874
    25. 8.1.1874 D.Tomė Volaj Shiroka 10.3.1875
    26. 10.3.1875 D.Mėhill Negri Shkoder 6.2.1877
    27. 18,2,1876 D.Mark Klari (Nd) Shkoder 16.2.1878
    28. 20.2.1877 D.Mati Radovani Shirokė 16.2.1878
    29. 16.2.1878 D.Mark Klari Shkoder ?
    30. ? Imz.Ndoc Bozhi Shkoder ?
    31. ? D.Mark Kumrija(Klari) Shkoder ?
    32. ? D.Pjeter Ivanaj Kastrat ?
    33. ? 1892 D.Ndoc Nikaj Shkoder ? 1893
    34. ? 1893 D.Nikollė Radovani Shirokė 2.1895
    35. ? 1894 D.Nikollė Ashta (Nd) Shkoder 2.1895
    36. 2.1895 Imz.Nikollė Ashta Shkoder 2.1915
    37. 12.3.1895 D.Pjeter Tusha(Nd) Shirokė 1898
    38. ? 1903 Imz.Luigj Bumci(Nd) Shkoder 1903
    39. 2.1915 D.Fran Karma (Dekan) Shkoder 28.4.1925
    40. 28.4.1925 D.Lekė Sirdani Bogė 12.4.1926
    41. 7.1925 D.kolec Prennushi(Nd) Shkoder 9.1925
    42. 12.4.1926 D.Ndre Zadeja Shkoder 12.4.1934
    43. 12.4.1934 D.Gjergj Volaj Shiroke ? 1940
    44. ? 1940 D. Nikollė Gazulli Dajē - Zadrim ? l946
    45. ? 1946 D. Pjetėr Çuni ? ? 1947
    46. ? ? At Florijan Berisha (pėrkosisht) ? ? ?
    47. ? ? At Anton Luli ( pėrkosiaht) Lohje ? ?
    48. 21.12.1949. D. Cyrill Cani ? 8. 7.1952
    49. 16.8.1952 D. Pjetėr Gruda Grudė-Mali i Zi 27.11.1959
    50. 25.11.1959 D.Ndoc Volaj Shirokė 9.IV.1967

    Kėtu pėrfundon lista e prifterinjve tė kėsaj famullije pėr arėsye tė mbylljes sė kishės nga Partia Komuniste e Shqipėrisė. Pas rihapjes se kishes vargu i meshtareve vazhdon kėshtu:

    1. ? 1992. D. Millorad Defar Bosnja Hecegovina 11.IV. 1996.
    2. 11.IV. 1996 D. Nikė Ukgjini Kosova

    Kjo kishė, siē shihet edhe nga lista e sipėrme, ka dėgjuar fjalet e urta tė kėtyre meshtarėve tė ditur dhe, ndoshta edhe pėr kėtė arėsye ka qenė historikisht e sulmuar. Por po aq sa ka qenė e sulmuar, aq ka qenė edhe e mbrojtur prej banorėve bujarė tė Shkrelit. Dy herė u dogj dhe njė herė u mbyll kjo shtėpi e Zotit gjate historisė sė re. Mė sė pari prej hordhive tė Shefqet Turgut Pashės me 25 maj tė 1911, sė dyti gjatė trazirave tė luftės ballkanike prej serbo-malazezeve dhe u mbyll prej vetė "shqiptarėve tė kuq e tė pa fe" mė 1967.

    E fundit meshė e asaj kohe ishte ajo e dhėne prej Dom Ndoc Volajt, diten e larit tė vitit 1967. Mė pas ajo mbyllet dhe keqpėrdoret per tė kryer funksione banale si magazinė, mencė, dyqan e tė tjera gjėra tė kėsaj natyre. Por e gjithė kjo orgji mėkatare merrej vesh se s'e kish tė gjatė. Me fillimin e proceseve demokratike nė gjithė Evropen Lindore edhe ne Shqipėri nė vitet 1990-1991 rifilloi procesi i shenjte shumėshekullor pėr popullin shqiptar, si dhe pėr vetė popullin e Shkrelit. Mesha e parė mbas 24 vjetėsh diktature u dha prej At Konrad Gjolajt, mė 24.11.1990, menjėherė pas meshės sė parė dhėnė nė Shkodėr, ende ndėn terrin e diktaturės prej Dom Simon Jubanit. Kjo meshė u mbajt me iniciativen e vetė shkrelasve qė u kujdesuan sė tėpermi pėr kėtė rifillim. Nė oborrin e kishės e nė pranine e njė numri jashtzakonisht tė madh njerėzish qė me vullnet dhe dėshirė tė pashoqe dėshėronin tė iu rikthenin besimit nė Zotin Jezu Krisht, u dėgjua edhe njeherė fjala e Tij.

    Ishte pikėrisht ky popull qė i kishte dhėnė Kishės Shenjte ndėr mote meshtarė tė dalluar si Don Pjeter Shkrelin, Dom Zef Shkrelin, Dom Zef Gilaj-Shkreli, At Konrad Gjolaj etj.

    Mbas kėsaj ngjarje tė shėnuar, me ndihmėn e tė gjithėve, pėrfshirė kėtu dhe vėllezėrit nė SHBA, nisi puna pėr rindėrtimin e kishės, e cila nė pjesėn mė te madhe pėrfundoi mė 9 maj 1992.

    Mė 24 prill 1996 me ardhjen e famullitarit tė ri Dom Nikė Ukgjimi dhe me ndihmėn e pakursyer tė njerėzve tė Shkrelit, nė kishė u benė sėrish riparime tė dukshme, dhe mė pas edhe kompanjeli i ri, financimin e tė cilit e bėri njė bir i dalluar i Shkrelit prej SHBA-sė, z.Vat Mark Shkreli dhe kumbanės sė re, tė financuar nga shkrelasi Ndoc Gjekė Shkreli. Kėsaj kishe tashmė iu kėthye bukuria dhe lavdia e kahėmotshme

    Nė anen tjetėr edhe pjesa tjetėr e shkrelasve, tė cilėt mjerisht u islamizuan nė shekujt 18 - 19, patėn kujdes pėr objektin e kultit fetar. Kėshtu nė Zagorė, ndėrtuan xhaminė e parė, rreth viteve l860, siē pohon plaku tetėdhjetvjeēar zagorasi Bajram Ymer Zeka dhe qė shton se shkrelasit, gjithėherė kanė marrė pjesė sė bashku si nė ndėrtimin e Xhamisė, si dhe nė atė tė kishės . Po tė njėjtėn gjė rrėfen edhe plaku tjetėr njėqindvjeēari Brahim Haxhija.

    Shkrelasit kultivuan atė ēfarė trashėguan.

    IX.ARSIMI

    Shkrelasit nuk kanė qenė dhe as nuk janė vetėm tė pushkės, me sa kanė pasur mundėsi ata janė pėrpjekur tė ndriēojnė mendjet me dituri. Prej kėndej kanė dalė edhe arsimtarė tė zot e njerėz tė dijes. Mjaft tė pėrmendim kėtu se i pari mėsues i rrethit te Lezhės, nė vitin 1914 atėhere kur qeverija e Vlorės posa kishte shpallė vendimin e hapjes sė shkollave nė gjuhen shqipe, ishte Kolė Martini prej Dedajve tė Shkrelit, i cili i mėsoj nxėnėsve shkronjat e para tė diturisė. Tre vjet mė vonė, Kolė Martini, i cili tashmė ishte kthyer nė vendlindje i shkroi njė leter drejtorit tė pėrgjithėshem tė arsimit, Luigj Gurakuqit pėr hapjen e njė shkolle nė Shkrel. Pas aprovimit tė lutjes Kola filloj tė mėsojė nxėnėsit e parė nė ish-ndėrtesėn e mejtejpit turk nė Zagorė

    Pas trazirave tė gjata balkanike shėnohet se, nė vitet 1923- 1925 u hap sėrish shkolla pėr fėmijtė e Shkrelit nė fshatin Dedaj.

    Nė vitin 1936 kujtohet mėsuesi Ilia Plevneshi nga Ulqini, i cili shėrbej deri nė vitet l940. Kurse nė vitet l940-1943 shėrbej si mėsues Prekė Kēira dhe mė vonė shkolla vazdoi tė funksionojė prej mėsuesve tė vyer, kryesisht tė ardhur nga rrethet tjera si: Asim Luli, Gaspėr Markiqi etj.

    Aktualisht nė Shkrel kemi kėto shkolla:

    1. Dedaj arsimi tetėvjeēar (deri nė vitet 1990 edhe e mesmja)
    2. Zagorė "-" ( "-" )
    3. Vrith "-"
    4. Xhaj "-"
    5. Bzhet arsimi fillor
    6. Ducaj "-"
    7. Razem "-"
    8. Grishaj "-"
    9. Stol "-"
    10. Glec "-"

    X.EMIGRACIONI

    Pėr shkak tė rrethanave tė ndryshme politike por edhe ekonomike, shkrelasit si dhe fiset tė tjera gjatė historisė, bėnė shpėrngulje tė mėdha nga vatrat e stėrgjyshėrve nė brendėsi tė Shqipėrisė dhe jashte Shqipėrie.

    EMIGRIMI BRENDA VENDI

    Shkrelasit, pėrveē se jetojnė nė vendlidjet e veta tė hershme i gjejme edhe ndėr kėto vise tė Shqipėrisė, simbas kėtyre vėllazėrive:

  • Prej Vrithit, si djalė tė parė tė Lekė Shkrelit dhe fshat tė bajrakut i gjejmė pasardhėsit nė Trush dhe Balldre, me mbiemėr " Margjonaj", kutu kanė ardhur rreth viteve 1940. Disa nga kėto familje nė Balldre janė: Gjon Pashko Keqota, Mark Keqota, Gjekė Uci,Cub Luca, Nikė Dedė Kola, Gjon Dedė Kola, Lucė Gjeka, Nikollė Pal Marku, Fran Gjoka e tj.
  • Dedajt:
  • a) Prej Çek Dedės,djalė i parė, pėrveē atyre qė jetojnė nė afersi tė kishės, i gjejmė pasardhėsit edhe nė Balldre, me mbiemėr Malotaj (Celaj) dhe Dedė Gjonaj, nė Mal tė Rrencit, Shėn Gjin, Ishull Shėn Gjin, Ishull Lezhė dhe nė Gurzė.

    b) Prej Papė Dedės, pasardhėsit jetojnė sot nė krahun e majtė tė Prronit tė Thatė dhe i gjejmė edhe nė Pukė, nė fshatin Gocaj tė rrethit tė Lezhės me mbiemėr Gocaj dhe Nikė Ujkaj etj.

    c) Prej Vulet Dedės, si djalin e tretė, pasardhėsit pėrveē qė jetojnė nė Sterkuj, gjenden edhe nė Gocaj e nė Ishull tė Lezhės. Disa nga familjet nė Gocaj janė kėto: Lesh Marash Cali e Pashko Marash Cali, Gjekė Koleci e Dedė Koleci, etj, ndersa nė Ishull tė Lezhės janė: Marka Ndoci, Kolė Ndoci dhe Luigj Ndoci,etj. e, qė janė kushėrinj me Gjekė e Dedė Kolecin.

  • Bzheta (Buzheta):
  • a) Prej Preknicit, si djal i parė, pasardhėsit pėrve se jetojnė nė vendlindje, i gjejmė pjesėn mė tė madhe nė Malin e Rrencit dhe nė Balldre, nga tė cilėt mund tė pėrmendim, nė Malin e Rrencit: Cak Lukajt, Losh Gjokė Markun,Dedė Preē Zefin etj. ndersa nė Balldre: Nikollė Pal Markun me vellezėr dhe nipa (Palajt), Ndue Gjon Nogu, Lesh Gjon Nogu dhe tė bijt e Çun Lekės (Nogaj) dhe tė Gjokė Lan Nikės (Lanajt), kurse nė Ishull Shėn Gjin banojnė: Patajt, Martinhasanajt, Zef Dedė Kola, Pashko Tomė Zefi, Ndue Kolė Zefi, Tomė Gjeto Tali, Gjokė Doda , Rrok Plak Luca, etj.

    b) Prej Ducit, djalit tė dytė, pasardhėsit, pėrveē vendbanimit tė vet nė Ducaj, jetojnė edhe nė Ishull Shėn Gjin, si: Malajt, Rrok Pepa, Zef Pashko Gjoni etj. Nė Grykė Lumit: Nikė Gjelajt, nė Breg tė Matės: Hasan Vukajt dhe nė Velipojė: Zekė Vukajt.

    c) Prej Prekducit, djalit tė tretė, pasardhėsit, pėrveēse nė vendlindje, gjenden nė Mal tė Rrencit: Luk Rrok Vata, Kolė Rrok Vata, Mark Nikollė Murri, Luigj Nikollė Murri, Llesh Prekushi dhe Ndue Prekushi (Prelivanaj) etj. Nė Sake: Mark Lesh Buēa. Nė Ishull Shėn Gjin: Gjokė Kolė Noni (Njeraj), Marash Vata me vėllezėr, Bardh Nikollė Murri ( Prelivanaj). Nė Maje tė Malit, mbi Kishė tė Dom Leshit: :Mark Gjekė Cali. Nė Tale, Grykė Lumi: Dodė Preēi e Gjon Nika ( Sykaj) dhe Nikė Gjekajt. Nė Balldre: Nikollė Mark Toma me vėllezėr, kurse nė Melgushė: Gjergj Elezajt.

    4.Zagorasit ( Zogu):

    a) Prej Andreas, si djalė i parė i Zogut, pasardhesit, pėrveē se nė vendlindje, jetojnė edhe nė Stol tė Zagores, ku nga trungu i tij linden barqet: Marvukajt, Bercajt, Kolajt, Leknikajt, Stoli e Grishajt dhe Vuēajt. Ata jetojnė edhe nė Balldre: Dedė Nikė Ndoci e Luigj Leka (Marvukaj). Nė Shėn Gjin e nė Mal tė Shėn Gjinit, banojnė: Nikė Tomė Staka, Tomė Gjoka, Pal Leka (Marvukaj).Nė Ishull Shėn Gjin, banojnė: Ndue Rroku, Vatė Simoni , Nikollė Gjoka , Lekė Martini , Fran Luka e Zef Pjetėr Gjeti..Nė Sake, banojnė: Marka Gjetja e Gjergj Luka, kurse prej Lekėnikajve janė: Rrok Tomė Kola. Nė fshatin Kune: Mark Toma. Nė Shėn Gjin dhe Pjetėr Zef Pashku nė Ishull Shėn Gjin. Duhet pėrkujtuar se Andreja pėr arsye tė mos nderrimit tė fes, i takoj toka ma e keqe siē ėshtė ajo nė Stol tė Zagores nė krahasim mė tė vėllan Isufin i cili pėr shkak tė pranimit tė fes muslimane si shperblim mori tokėn ma tė mirė.

    b) Isufi djali i dytė i cili siē theksuam u islamizua dhe nga ky dolen barqet : Hakat, Currajt, Demajt, Dushkajt, Selimajt, Elezajt (Elez Sadikajt).Nga ata tė cilė u shperngulen janė: nė Balldre,Dushkajt, Shaban Dan Coli, Mustaf Elezi mė tė vėllan, dhe tė Ali Bajramit, nė Shėn Gjini e nė Mal tė Shėn Gjinit banojn: Currajt, Demajt dhe Dushkajt, nė Sake banojnė: Selimajt, kurse nė Ishull Shėn Gjini e nė Ishull -Lezh banojnė: Hakajt dhe Dushkajt.

    EMIGRIMI JASHTE SHQIPERIE

    Por siē dihet nė strukturėn e ndryshme demografike tė njė bashkėsije etnike ndikojnė para sė gjithash edhe kushtet natyrore ekonomike, elementet natyrore tė ambientit gjeografik tė saj, jeta politike etj. Njerėzit e Shkrelit, si banorė tė njė treve specifike nga pikėpamja e zhvillimit, aspektit natyror e te tjerave si kėto, paten fate tė ndryshme emigrimi..

    Fjala mė sė pari ėshtė pėr shkrelasit tė cilėt u shperngulen qė nga kohėrat e herėshme nė Shtoj tė Ulqinit Mali i Zi, pikėrisht nė Amullė dhe Shėn Gjergj, ku rreth shtatėdhjetė shtėpi si: Marēinaj, Lumaj, Ramaj, Xhaj etj. nga Çekdedajt, Dedajt, Vrithi dhe Xhajt zunė vend nė kėto fshatra, ku disa familje edhe sot e kėsj dite jetojnė me mbiemrin Shkreli. Kurse mjaft tė tjerė prapė janė shpėrngulur e kanė shkuar pėr njė jetė me tė mirė nė SHBA , dhe pikėrisht nė Detroit e New York. Fillimi i kėsaj shpėrnguljeje i ka rrėnjėt nė shpernguljen e madhe, e cila u bė viteve 1700, kur Porta e Lartė e ngarkoi pashėn e Pejės Hodaverd Mahmutbegun qė ta nėnshtrojė Malėsin e Madhe dhe tė depėrtojė nė drejtim tė Ulqinit dhe Tivarit. Nė kėtė rast ai u vėrsul edhe mbi Kelmend ,Kastrat, Shkrel etj. dhe, pas njė rezistence tė fortė pashai arriti t“i shperngulė me forcė njė numėr tė madh tė popullatės tė kėtyre fiseve, tė cilat mė sė shumti zunė vend nė Rugovė tė Kosovės, Plavė ,Guci e Rozhaj nė Mal tė Zi dhe nė Novi Pazar me rrethina nė Serbi.

    Etnografi serb Andrija Joviqeviq shėnon se, nė afėrsi tė Plavės dhe Gucisė nė fshatin Rudo Polje, gjendet 1 shtepi shkrelase, kurse nė Rzhanicė tė Sipėrme l7 shtėpi shkrelase, mė mbiemėr Shaboviqi, Gjeloviqi dhe Tahiroviqi, tė cilėt tashmė janė tė sllavizuar. Kurse historijani boshnjak, Ejup Mushoviq, dėshmon se nė rrethinėn e Novi Pazarit, pikėrisht nė fshatrat Crnish, Zhirēe e Krushevo jetojnė shumė shtėpi shkrelase, tė cilėt tashmė kanė ndryshuar mbiemrat e vet dhe sllavizuar.

    Edhe gjatė shpernguljeve qė u bėnė nga kjo rrethinė nė vitet 1912, 1918, 1936 e pastaj nė mėnyrė sistematike deri nė vitet l970, shkrelasit sė bashku me fiset e tjera tė Malėsisė sė Madhe: Kelmendas, Hotas, Grudas, Kastratas etj.shkuan nė Turqi, dhe pikėrisht nė Istambul, Bursė, Adapazaru dhe Izmir.

    Shkrelasit tė cilėt zunė vend nė Rugovė, tė bashkuar me fiset e tjera tė Malėsisė Madhe: Kelmendasit (Nikē Vukel Selc Bogė), Kastratasit dhe Shaljanėt formuan fshatin e vet, me emėr Shkreli, i cili njėheri ishte fshati mė i madh nė mes 13 fshatrave tė krahinės sė Rugovės. Kėtu pas shtimit tė popullatės filloj si rast i rrallė migrimi i brendshmėm nė rrethet e Pejės e tė Istogut dhe nė fashatra tė tjerė tė Rugovės, si nė Kuqisht, Dugaijevė, Bogė etj.

    Kurse nė rrethinen e Peshterit, nė Rozhaj, Javorin, Boroshtic shėnohet se jetojnė mė tepėr se 500 shtėpi shkrelase. Mjerisht shkrelasit nė rrethin e Peshterit mė tė shumtit pėsuan fatin e atyre qė jetuan nė rrethin e Novi Pazarit.

    Tash fshati i Shkrelit, sipas statistikės sė vitit 198l ka 20 shtėpi mė rreth 200 banorė. Gjatė gjithė historisė sė lavdishme qė pati kjo krahinė, duke kaluar nėpėr stuhi tė mėdha tė njė kohe tė pamėshirshme, shkrelasit nuk u ndanė pėr asnjė ēas nga tri fiset e tjera, me tė cilėt bashkjetonin.

    Pėrndryshe krahina e Rugovės, edhe pse ishte e pėrberė prej katėr fiseve, gjithėherė vepronte si njė kompaksi etnike. Ka pasur dy bajraqe, njėri pėr Rugoven e Poshtme e tjetri pėr Rugoven e Epėrme, ku pėrfshihej pos tė tjerėsh edhe Shkreli. Nė anėn tjetėr, populli i kėsaj zone, ka qenė i udhehequr edhe nga tė ashtuquajturit "pleqt e katundit", ku ndėr ta kishte njerėz tė menēur e tė ndershėm dhe trima tė dalluar. Si tė tillė pėrmendeshin edhe shkrelasit Rexhė Avdija dhe Dem Isufi.

    Historija e Rugoves edhe pse jo fort e gjatė, ishte e ngjeshur mė mjaft njgarje tė mėdha dhe heroike. Duke qėlluar nė kufi tė Mali tė Zi dhe Kosoves, ishte aktive nė ēdo ngjarje tė rėndesishme. Kėshtu, nė luftėn e Nokshiqit tė vitit 1879, afėr Plave, ku zhvillohej beteja e madhe kundra malazezėve pėr teritoret shqipatre, rugovasit moren pjesė masovisht. Ndėr ta dalloheshin shkrelasit Rexhė Avdiu dhe Dem Isufi. Kėta trima shėnohet se kanė qenė mė tė dalluarit edhe nė ushtrin vullnetare tė Lidhjes sė Prizrenit, nė Kuvendin e Pejės, tė mbajtur nė janar 1899,nė Kuvendin qė u mbjat nė mars tė vitit 1903 tė "Verrat e Llukės", kur pushteti osman deshte tė banė pazarllėqe mė tokat shqiptare, e shumė tė tjera. Tamam pėr kėtė, Rugovasit ishin shumė tė ndėshkuar nga okupatoret e huaj. Nė kėtė drejtim ata e pėsuan tragjikisht edhe nė kohen e pagėzimit tė dhunshėm nga qeverija malazeze nė vitin 1913, nė kohen e mbledhjeve tė armeve nga qeverija Jugoslave viteve 1919-1920, ku si pasojė e kėtij aksioni barbar, gjoja se po i ēarmatosnin popullin, vetėm shkrelasit u masakruan. 19 vetė u masakruan dhe u dogjen 13 shtepi, pėr tė mos folur kėtu pėr fshatrat e tjerė. Gjera tė ngjashme pati dhe nė vitet e mė vonshme.

    Sa i pėrket islamizimit tė shkrelasve tė shpėrngulur nė rrethinat e Novi Pzarit dhe Rozhajes, ata e ndanė fatin me popujt dhe fiset tė tjera, tė cilet e pranuan fenė islame nga dhuna e osmanllijve, kryesisht nė shekullin e 18. Pak mė vonė kėsaj periudhe bėnė tė veten edhe gjuhėn sllave. Kurse shkrelasit e tjerė, si dhe e gjithė Rugova, fenė islame e pranuan nė pragun e shekullit tė 19. Udhėpėrshkruesi serb Todor Stankoviq shkruan nė vitin 1910 se Rugova ishte e islamizuar rreth viteve 1840-1850, nga njė hoxhė i quajtur Sylė Rugova. Janė pikėrisht kėto rugovas, qė sot nė tė shtatin a tė tetin brez dalin nė emra katolikė

    Shkrelasit nė Lahuten e Malcis:

    Nga "DEKA"

    (Kaēel Doda dhe Kerni Gila nga Zagora)

    ...Por prej luftės Shqiptarėt nuk tuten.

    Merr Kaēel nji herė lahutėn

    e na thuej nji kangė shqiptare;

    s`mbajmė na zi pa na qitė fare!

    Muer lahuten n`dorė Kaēeli,

    m`te " magjarin" n`vend e ngeli

    e mbasi pėr za e ujdisi,

    kėshtu kangės atėbotė ia nisi:..

    ... Por kje rrejtė i biri i shkinės!

    Pėrse aty `i farė Kerrni Gile

    i ndej gati n` " karajfile",

    tuej ia ngjitė shi n`lule t`ballit,

    tue e ftofė shi n`ranė tė zallit.

    Po, tek qiti i Zagorjani

    "kuku, majko!" Gjuka bani

    e ra dekun pikė ma i pari:

    - ashtu raftė gjithmonė tradhtari!...

    Nga "LIDHJA E PRIZRENIT"

    ...E njani tjetri, ma pėrtej,

    me ata dy mustakėk tė mėdhej,

    me i prekė n`shoq qi ka bri vedi

    ai nuk asht, jo, Diomedi,

    por asht Bajraktari i Shkrelit:

    si njaj pyrgu n`ballė t`kėshtjellit.

    qi s`e trandė as topi as shpata

    e i thonė emnit Marash Vata...

    Nga "KULLSHEDRA"

    ...Del prej Shkreli Marash Vata,

    E si reja me shtergata,

    Msyn perpjetė drejt Dukagjinit,

    Me at Gjin Pjetrin e Kurbinit,

    Qi per pushkė e per urti

    E lanė nam tė dy n`Shqypni...

    Nga "LEKËT"

    (Bec Patani , Çul Patani dhe Rrushman Hasani nga Ducajt)

    ...Veē se po, besa moj Jane,

    Dy dragoj tė lemė njaj nane,

    Mos me i pre shkallma as tagani:

    Bec Patani e Çul Patani,

    Qi kah rranė atij mejdani,

    Kah lshuen turrin m`ēeta t`Knjazit,

    Thue, dyndė deti prej tallazit,...

    ...Por ē`kann malet qi po ushtojn?

    Por ē`kann prrojet qi gjimojn?

    Shka vran vetllat Mark Milani?

    Thonė ka msy Rrushman Hasani!...

    Nga "GJAKU I MARRUN"

    ...Shumė qyqja do t`kndojė n`Mal t`Zi!

    Per mbas tij Shkrel e Zagore,

    N`za per pushkė e dejleki

    Me ata Ducajt, Xhaj e Bzhetė,

    T `kann msy Zubcit fyt-a-fyt...

    Nga "DEDË GJO“LULI"

    (Prelė Kolė Shyti e Ujkė Gjelosh Marashi -Shkrelas)

    ...Rreth e okolle pse atij shüati

    Msy kann Hot, Shkrel e Kastrat,

    Edhe lufta, mana, ngjati

    Rrash tridhetė e gjashtė sahat...

    Rrfe kur msy ka njaj Zef Peri

    Prelė Kolė Shyti e aj Ujkė Gjeloshi,...

    Edith Durham

    Kisha bėrė plan tė rrija disa ditė nė Bratosh, por duhej tė shkoja menjėherė nė Shkrel pėr festen e Shėn Nikollės, shenjti i fisit, meqė fiset do tė mblidheshin tė nisur bukur me kėtė rast.

    Mbrapa shtratit tė gjėlbėr tė luginės ngrihej me qulaf tė bardhė muri malor qė ndan Shkrelin nga fiset e Pultit. Unė bėra vizita nėpėr shtėpi. Njerėzit shumė tė afrueshėm kėnaqėshin qė mė linin "t'i shkruaja" shtėpitė e tyre. Shtėpitė janė prej guri me ēati tjegullash. Kati i poshtėm, ėshtė haur. Dhoma e ndenjės lart ka njė shkallė tė jashtme prej guri ose prej dėrrase, e cila tė ngjit shpesh nė njė balkon tė gjėrė e me strehė. Shtėpia ka pak dritare tė vogla. Zjarrin e ndezin nė njė vatėr tė hapur nė njė cep, ndėrsa tymi del nėpėr ēati qė nuk ka tavan. Prapa vatres ka njė kamare pėr tė mbajtur enė gatimi. Shumė shtėpi kanė njė ēarranik nė oborr, kryesisht pėr tė mbajtur bylmetin. Çdo shtėpi priste miq. Pas darkės kėnduam kėngė tipike shqiptare qė janė tė pashoqe. Shkalla shqiptare nuk ėshtė si shkalla moderne europiane, por ėshtė e tėra me gjysmėtone dhe me tone tė thyera. As muzika nuk ka kohė tė rregullt. Ritmi i saj ėshtė i shpejtė ose i ngadalshėm, sipas ndjenjės dramatike tė kėngėtarit dhe fjalėt janė tė zgjatura nė mėnyrė tė pabesueshme me kthesa minore tė gjata me ngritje dhe ulje zėri qė pak gurrmaze anglezėsh do tė mund t'i imitonin...

    Mirėsjellja kėrkonte qė banorėt e Shkrelit, si zot shtėpie tė mos visheshin me rrobet e tyre mė tė bukura, u takonte miqve tė stoliseshin mė shumė. Dhe ata stoliseshin bukur. Shumė burra mbanin armė tė shkėlqyera tė lara me argjend, madje edha ata qė kishin pisqolla, mbanin dhe harbi tė mėdha argjendi nė brez pėr t'u kapardisur. Qeleshet e bardha si bora tė vėrbonin nė diell, xhamadanėt me tė kuqe tė artė dhe jelekėt, xhurditė e shkurtėra, tė zeza, gajtanėt e zinj tė ndritshėm, qė zbukuronin ēakshirėt tė ngjitur pas trupit, qostekėt e orėve tė rėnda prej argjendi dhe tė pisqollės, tė stolisur pa kursim me rubinė dhe bruzė fallsė, qė pėlqehen mjaft nga malėsorėt, tė gjitha kėto u jepnin atyre trupave tė lidhur njė pamje nga mė tė hijshmet. Shumica i pėrket tipit me fėtyrė tė gjatė dhe hundė shqiponje, me kockat e nofullės tė gjata dhe tė spikatura, me vetullat qė varen poshtė, me sy ngjyrė lajthie e flokėt gėshtenjė, ose me sytė e kaltėr gri e flokė tė verdhė. Tė gjithė i kishin kokat e rruara por tufa e flokėve tė parruajtur ishte nė vende tė ndryshme ose ndryshonte nga forma.

    XI.LITERATURA

    1. Cordignano, F. Catasto Veneto Di Scutari e Regirstum Concessionum vo.I. Roma 1944.
    2. Ibid. Catasto Veneto Di Scutari e Registrum Concessionum 1416-1417, Vol.II, Roma 1942.
    3. Ibid. Onomasticon Del Catasto Veneto Di Scutari e Registrum Concessionum,nr. 8, 1945.
    4. Nopcsa, F. Shqipėrija, fiset e Malėsis sė Shqipėrisė veriore dhe ligji i zakoneve,(dorėshkrim, pėrkthim nė AIH. Tiranė).
    5. Bart, P. Die Albanischen Muslime Zur Ziet Der Nationalen Unabhangikeitsbeėegung (1878-1912),Otto Harrassoėitz . Ëiesbaden , 1968.
    6. Ibid. Quellen und Materialien Zur Albanischen Geschishte im 17. Und 18. Jahrhundert., II, Dr.DR. Rudolf Trofenik . Munchen, 1979.
    7. Valentini, G. Il Diritto Delle Comunita,Nella tradizione Giuridica Albanese, Firenze,1956.
    8. Seiner, F. Schriften Der Balkankommission Linguistische Abteilung XIII Ergebnisse Der Volkszahlung In Albanien, Ëien und Leipzig, 1922.
    9. Mushoviq , E. Etnicki Procesi i Etnicka Struktura Stanonistva Novog Pazara, Beograd, 1979.
    10. Durham, E. Brenga e Ballkanit dhe veprat tė tjera, Tiran,1991.
    11. Pulaha, S.
    12. Pulaha, S. Defteri i Regjistrimit tė Sanxhakut tė Shkodres i vitit 1485, Tiranė,1974.
    13. Huta, P. Fshati nė Sanxhakun e Shkodres, nė Shekujt XV-XVI, Tiranė, 199O.
    14. Shqipnia pėrpara Konferencės sė Paqės, Shkoder 1921.
    15. Viezzoli, L. Atdheu i Jonė ose Gjeografija e Shqypnis, Shkoder 1929.
    16. Grupi Autoresh, Rugova, Prishtin, 1987.
    17. Palushaj, L. Malsija dhe Fiset e Saj, Lezhė, 1996.
    18. Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Dokumente Angleze, Prishtinė,1978.
    19. Zojzi, Rr. Mbeturina tė rendit fisnor nė disa mikrorajone tė vendit tonė, Konferenca Kombetare e Studimeve Etnografike, 28-3= qershor 1976, Tiranė,1977.
    20. Fishta , Gj. Lahuta e Malsisė, Romė, 1991.
    21. Volaj, Gj. Nė qinndvjetuer tė nji Regjistri.,Kumbona e sė Diellės, Shkodėr, l939,nr. 10,fq.153-155.
    22. Malota, M.P. Shkreli sipas gojėdhenave, dorėshkrim, Balldre- Lezhė, l99O.
    23. Tafilica, Z. Gjurmime arkeologjike ne luginen e Perroit te Thate, ILIRIA, nr.1, Tirane 1988.fq.255-266.

    P E R M B A J T J A

    I. ETIMOLOGJIA E EMRIT

    II. NJË PËRSHKRIM GJEOGRAFIK

    III SHKRELI ARKEOLOGJIK.

    IV. PREARDHJA E FISIT

    V.POPULLSIA

    VI.HISTORIA

    VII.HISTORIA E KISHES

    VIII.ARSIMI

    IX EMIGRACIONI

    X.LITERATURA

    « kthehu tek faqja e Shkodrės

    © Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr & Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
    http://www.phoenix-shkodra.de