Tė Dhėna tė Pėrgjithshme Historike dhe Arkeologjike mbi Krahinen Ilire tė Labiatisė

« kthehu tek faqja e Shkodrės

Scodra (Shkodra)

Pozita gjeografike shumė e favorshme, ndodhja e saj nė qėndr tė Ultėsirės Shkodrane, nė njė distancim tė barabartė me Nėnshkodrėn dhe Mbishkodrėn, pozita e saj si nyje kyēe nė rrugėt e rėndėsishme tokėsore qė zbrisnin nga Veriu, Veriperėndimi dhe shkonin nė Jug apo Verilindje, vendosja e saj pranė nyjės sė rėndėsishme ujore qė lidhte Detin Adriatik me njė sipėrfaqe tė gjėrė ujėrash tė brėndshėm, rrethimi qarkor nga fusha pjellore, ishin tė gjithė faktorė qė favorizuan atė kalim cilėsor qė ndodhi me Shkodrėn.

Scodra gjendej nė vendin ku bashkoheshin dy lumenj, Barbana (Buna) qė vinte nga Palus Labeatis (Liqeni i Shkodrės) dhe Klausala (Kiri) qė rridhte (rrjedh) nė Lindje. Kėtu, nė trekėndėshin e formuar nga lumenjtė, ngihet njė shkėmb gelqeror me tri faqe tė thepisura. Shkodra ka mė se dymijė vjet qė nuk e ka ndryshuar emrin. Romakėt e kanė thirrur qytetin Scodra; po ashtu edhe grekėt.. "Hahn ka menduar se emri vjen nga fjala shqipe kodra" (tezė kjo tashma e kapėrcyer nga studiuesit).

Ndėr autorėt antikė, Scodra pėrmendet fillimisht tek Polibi, i cili na jep disa karakteristika tė tij, ndersa Tit Livi e cilėson Scodren si "vendi mė i fortė i labiatėve dhe i vėshtirė pėr t'u afruar".

Ështė e vėshtirė tė ndėrtohet njė tabllo e qartė pėr shtrirjen e qytetit tė Shkodrės nė kohėn antike. Kjo pėr arsye se tė dhėnat e autorėve antikė pėr kėtė problem janė tė kufizuara. Ajo qė e vėshtirėson praktikisht mė tepėr kėtė njohje ėshtė ndryshimi i shtratit tė rrjedhjes sė lumenjve qė e rrethojnė qytetin, qė me vėrshimet dhe prurjet e tyre aluvionale, kanė mbuluar mjaft gjurmė tė hershme tė qytetit.

Gjurmėt e murit ilir tė periudhės qytetare, tė ndėrtuara me blloqe gurėsh tė skalitur e me lidhje tė thatė, duken qartė nė hyrje tė kėshtjellės, nė vendin e hapur midis portės sė parė dhe tė dytė si edhe nė krahun e majtė kur del nga porta e dytė. Ky trakt muri poligonal ėshtė i gjatė 12 m dhe i lartė 2.2 m. Ai pėrbėn provėn e parė bindėse "pėr kthimin e Shkodrės nė njė qendėr qytetare gjatė shekujve IV-II para Krishtit".

Kėrkimet arkeologjike nėnujore kanė zbuluar nė brigjet e Drinit, nė pjesėn lindore tė urės sė vjetėr tė Bahēallėkut, mbeturinat e njė muri tė gjatė, qė i pėrket periudhės qytetare ilire. Nga gėrmimet e rastit tė kryera nė zonėn jugore tė kodrės sė kalasė, janė nxjerrė nė dritė copa tė ndryshme qeramike tė periudhės antike, por mbi tė gjitha janė germimet arkeologjike tė bėra nga Bėrthama Arkeologjike e Shkodrės, (gjegjėsisht arkeologu Gėzim Hoxha), e cila nė vitin 1988 ka zbuluar njė pjesė tė konsiderueshme tė murit rrethues tė periudhės romake nė pjesėn jugperėndimore tė kodėr-kalasė, mur i cili patjetėr duhet tė ketė vijimėsinė nga muri ilir. (Ështė vendi pėr njė S.O.S.: ky mur me vlera tė paimagjinueshme, nė pjesėn e zbuluar, ndodhet sot pothuajse plotėsisht i asgjesuar nga mospėrkujdesja sistematike e njėsive pushtetare krahinore dhe qendrore, tė cilat madje kanė stimuluar, nė njė lloj mėnyre me papėrgjegjshmerine e tyre, kėtė proces barbar)

Nė mėnyrė jo tė drejtėpėrdrejtė nga Tit Livi mėsojmė se Shkodra ishte e rrethuar me mure, kishte porta, se portat mbroheshin nga kulla dhe se hyrja e portės ishte e ngushtė.

Livi vazhdon tė shpjegojė se pretori romak mbasi rreshtoi ushtrinė, iu afrua mureve tė qytetit. Pasi theu ushtrinė e Gentit, ushtria romake qėndroi nė lėmin ushtarak pesėqind hapa larg qytetit. Nė kohėn e rrethimit, ilirėt "mbronin muret dhe kullat e portave", gjė kjo qė dėshmon pėr qėnien e njė numri tė madh portash.

Qyteti i Shkodrės nė kohėn e lashtė nuk ka kryer njė funksion thjeshtė ushtarak, por njėkohsisht ai ka kryer edhe njė funksion ekonomik. Shkodra ka qenė qėnder e rėndėsishme, e cila me formimin e shtetit ilir do tė bėhej edhe kryeqendėr e mbretėrisė ilire, kishte limanin e vet lumor dhe liqenor, i domosdoshėm pėr komunikimin me Detin Adratik dhe viset pėrqark Liqenit Labeat. Duke pasur parasysh tė gjitha kėto ėshtė e natyrshme ta shikojmė shtrirjen e Shkodrės edhe nė pjesėn e ulėt tė terrenit.

Disa konstatime na bėjnė ta shohim kėtė shtrirje tė Shkodrės nė pjesėn e ulėt tė qytetit, pikėrisht nė jug tė kodrės sė kalasė.

Pėr tė sqaruar kėtė, fillimisht duhet pėrcaktuar pozicioni i shtratit tė rrjedhjes sė lumenjve Drin, Kiri dhe Buna nė kohėn antike. Nga Livi mėsojmė shprehimisht se Scodra "rrethohet prej dy lumenjsh: prej Klausalit (Kiri), lumė qė rrjedh nga ana lindore pranė qytetit dhe nė perėndim prej Barbanės (Buna), lumė qė buron nga Liqeni Labeat. Tė dy kėto lumenj derdhėn nė ujėrat e lumit Oriund (Drini).

Nga kjo thėnie e Tit Livit ėshtė e natyrshme tė mendojmė se pranė, fare pranė Shkodrės, kalonin vetėm dy lumenj: Kiri dhe Buna e se derdhja e tyre nė Drin nuk ndodhte aty ku ndodh sot, por tė paktėn nė njė largėsi mė tė madhe nga Shkodra. Pra, Drini nuk kalonte pranė kodrės sė kalasė, si rrjedhim trekėndėshi nė mes Drinit, Kirit dhe Bunės mė bazė kodrėn e kalasė duhet tė ketė qenė i lirė, ndoshta edhe nė njė sipėrfaqe tė madhe. Edhe diēka tjetėr mendoj se e pėrforcon kėtė mendim: krijimi i Drinasės shekullin e kaluar mund tė jetė favorizuar nga vetė qėnia e shtratit tė Kirit, i cili derdhej nė Drin diku mė larg dhe nga erozioni regresiv i Drinit nė drejtim tė shtratit tė Kirit. Pra shtrati ku rrjedh sot Drinasa deri nė derdhjen e Kirit mendoj tė ketė qenė rrjedha e poshtme e Kirit.

Me vlerė pėr vendosjen e qytetit antik ėshtė edhe kumtimi i dhėnė nga H. Hecquard-i, i cili thotė se duke punuar rrėzė kėshtjellės, qe zbuluar njė farė tempulli i vogėl me shtylla mermeri dhe me mbishkrime tė ndryshme por ai nuk kishte arritur tė njihte saktėsisht vendin e zbulimit.

Studiuesi Tozer, nė mesin e shekullit tė kaluar (1869) shėnon se gėrmadhat e qytetit tė lashtė shiheshin nė jug tė kodrės sė kėshtjellės.

Njė tabllo e tillė na lejon nė njė farė mase tė krijojmė njė ide mbi shtrirjen e qytetit tė Shkodrės nė antikitet: qyteti shtrihej si nė fushė, kryesisht nė pjesėn jugore tė kodrės, i rrethuar nga Kiri (Klausala) dhe Buna (Barbana), elemente natyrore mbrojtėse, si edhe sipėr kodrės gėlqėrore nė rrafshin e gjėrė, i cili duhet tė ketė qenė Akropoli i qytetit antik tė Scodrės. Studiuesit e ndryshėm nuk kanė munguar ta krahasojnė kėtė edhe me Akropolin e Athinės.

Akropoli i Shkodrės duhet tė ketė shėrbyer si mbrojtje e fundit e qytetit.

Veprimtaria ekonomike shoqėrore ushtrohej nė pjesėn e poshtme tė qytetit. Portat kryesore duhet tė kenė qenė nė pjesėn jugore. Vendosja e romakėve nė lėmin ushtarak 500 hapa larg mureve tė qytetit, siē dėshmon Tit Livi, duhet tė jetė bėrė pikėrisht pėrballė kėtyre portave, afėrsisht rrėzė kodrave tė fshatit tė sotėm Berdicė. Ky pozicion korrespondon qartė, si me largėsinė e dhėnė nga Tit Livi, ashtu edhe me rrugėn e ardhjes sė tyre.

Shkodra kishte edhe skelen e vet lumore dhe liqenore.


Meteoni (Meduni)

Si qytet nė krahinėn ilire labiane, autorėt antikė pėrmendin edhe Meteonin. Ky qytet vetėm dy herė gjatė periudhės antike luan njė rol pėr t'u shėnuar. Kėtu u takua Pantauku, i dėrguar i mbretit Perseu tė Maqedonisė, me mbretin Gent pėr tė lidhur me kėtė tė fundit njė aleancė. Pak vjet mė vonė, pas rėnies sė Shkodrės dhe dorėzimit tė Gentit, familja e kėtij tė fundit, e cila kishte ikur duke u strehuar nė Meteon, u zu rob nga Perpena, legati i Aniciusit.

Autorė tė ndryshėm, pėr shkak tė pėrngjasimit tė emrit antik Meteon me Medunin (Mal tė Zi), kanė menduar tė gjejnė tek ky i fundit qytetin labeat Meteon.

Si pėrfundim do tė themi qė qytetėrimi labian, si pjesė integrale e qytetėrimit ilirik, ishte ndėr bėrthamat mė kryesore tė tij. Ai njohu gjatė antikitetit format mė klasike tė zhvillimit pėr kėtė qytetrim dhe sherbeu si bazė e rėndėsishme nė konsolidimin e shtetit ilir nė periudhėn e fundit tė ekzistencės sė kėtij shteti para pushtimit romak.


4- Varrezat nė krahinėn ilire tė Labiatisė

Tumat

Midis monumenteve arkeologjike, vėmendjen e studiuesve e kanė tėrhequr mė shumė varrezat tumulare tė cilat nė trevėn shkodrane kanė njė pėrhapje tė gjėrė dhe pėrfaqėsojnė njė rit varrimi tė pėrgjithshėm pėr tė. Ështė kjo arsyeaja qė ky interesim ta ketė zanafillėn e vet qė nė fillim tė shekullit tė kaluar dhe tė dokumentohet nė punimet e autorėve tė ndryshėm.

Nė pjesėn veriperendimore tė Ballkanit, varrimi nė tuma shfaqet siē dihet nė periudhen e hershme tė bronxit. Prej kėndej ėshtė menduar se ky rit, pa ndonjė traditė tė hershme vendase, duhet tė ketė depėrtuar edhe nė territorin e Shqipėrisė. Nė kėtė rrugė tė ardhjes sė ndikimit, treva shkodrane (labiane), siē duket, ishte e para qė e "pėrvetėsoi" kėtė rit, gjė kjo qė pėrkon si me rrugėn e depėrtimit dhe hershmėrinė e tij nė truallin labian, ashtu edhe me tė dhėnat e vėzhgimeve kulturore: kultura tumulare e bronxit tė hershėm nė Labiati, i pėrket kulturės Kotorac-Cetina.

I shfaqur nė bronxin e hershėm, varrimi nė tuma do tė vazhdojė pandėrprerje nė treven labiane gjatė tėrė periudhės sė bronxit dhe epokės sė parė tė hekurit, madje duhet theksuar se gjatė kėsaj periudhe tė fundit, ai bėhet element shumė specifik i lidhur ngushtė me etnosin tanimė tė formuar ilir.

Tuma ndeshen kudo nė Ultėsirėn Shkodrane, por mė shumė ato gjenden nė trevat e rrafshta tė Golemit dhe Zadrimės. Sipas tė dhėnave qė disponohen, nė fillim tė shekullit tė XX, nė afėrsi tė Shkodrės kanė ekzistuar rreth 250 tuma, gjė kjo qė dėshmon pėr ekzistencen e njė nekropoli tė madh ilir tė treves sonė dhe kjo pastaj njė dėshmi tė njė dendėsie tė madhe banimi. Me gjithė stuhitė e shekujve, njė pjesė e mirė e kėtyre monumenteve sepulkrale ruhen edhe nė ditėt tona dhe pėrbėjnė njė objekt me interes tė veēantė pėr studiuesit dhe arkeologėt.

Duke u nisur qė nga literatura mė e hershme, e cila i pėrket udhėtarėve apo studiuesve tė huaj tė cilėt nė fund tė shekullit tė XIX dhe nė fillim tė shekullit tė XX vizituan trevėn tonė, mund tė ndėrtojmė kėtė tabllo pėr shpėrndarjen gjeografike tė tumave nė fillim tė shekullit: Nė Mbishkodėr: Dragoē (nė mes tė Dragoēit dhe Golemit studiuesi Trager nė fillim tė shekullit tė XX ka numėruar mė shumė se 20 tuma tė vendosura nė tre rreshta. Koplik (nė mes tė kėsaj qendre dhe Pėrroi tė Thatė, Kushė (afėrsisht nė verilindje tė Hanit tė Hotit), Kosan, Ivanaj, Gruemirė dhe Dedaj (Shkrel).

Nė Ultėsirėn e Nėnshkodrės monumentet tumulare na i ka dhėnė me shumicė Zadrima: Laēi i Vaut tė Dejės-tuma tė hapura nė formė sondazhi nga arkeologu i parė shqiptar At Shtjefen Gjeēovi; nė mes tė Hajmelit dhe Nenshatit, nė kufirin mes kėtyre dy fshatrave; nė fushėn nė mes Naraēit dhe Laēit tė Vaut tė Dejės dokumentohet ekzistenca e njė numri tė madh tumash nė formė tė rrumbullakėt me njė lartėsi afėrsisht 2 metėr dhe perimeter 15-20 m, dhe nė Troshan, Mali Kolaj etj.

Duke u nisur nga vrojtimet tona tė drejtėpėrdrejta dhe nga tė dhėnat e literaturės pėrkatėse, mund tė japim kėto shėnime mbi mėnyrėn e ndėrtimit tė tumave tė trevės labiane: me disa pėrjashtime, tumat pėrmbajnė mė shumė se njė varr dhe shpesh janė me pėrkatėsi tė ndryshme kohore. Tumat janė tė ngritura me dhê, ose dhê e gurė bashkė. Materiali prej guri ėshtė shfrytėzuar kryesisht pėr pjesėt arkitektonike tė tumave: pėr peribolet, pėr mueanat qendrore, pėr mbulesėn e kubesė sė tumave, pėr konstruksionet e varreve. Ështė pėr t'u shėnuar se pėr pjesėt arkitektonike ėshtė pėrdorur gelqeror i "pastėr". Nė Shkodėr tuma tė ngritura vetėm prej gurėsh janė vėnė re vetėm nė zonėn verilindore tė liqenit, gjė kjo siē duket e diktuar nga vetė kushtet pedologjike. Tė tilla janė tri tuma tė vendosura pranė vendbanimit tė fortifikuar tė Marshejit, 40 tuma tė fushės tumulare tė Shkrelit, tumat e fshatit Dragovojė nė fushėn e Postopojės, tumat e fshatit Grizhė rrėzė malit tė quajtur Burgu i Baliajve etj.

Nė varret tumulare tė periudhės sė parė tė hekurit, mėnyrė e zakonshme varrimi ėshtė ajo me vendosje kufome dhe nė fazėn e hershme tė saj me pozicion kryesisht tė kėrrusur, gjė qė ėshtė konstatuar drejtėpėrdrejtė nga autori i kėtyre rradhėve nė gėrmimet e kryera.

Si pėrfundim duhet tė themi se nė pellgun e Shkodrės njė dendėsi kaq e madhe tumash nė kėtė pellg, riti kudo i njejtė i varrimit i konstatuar nė tė gjithė territorin nga gjurmimet e gėrmimet arkeologjike, nė vijimėsi nga periudha e parė e bronxit dhe nė vazhdim, shpreh qartė njė konceptim unikal mbi kultin e tė vdekurve tek bartėsit e saj ilirėt, qė mė pas do t'i njohim me emrin labianė.

Varrezat e dysta tė Labiatisė

Nė periudhėn e dytė tė hekurit tė emėrtuar tashmė si periudha qytetare ilire, nė krahinėn ilire tė Labiatisė janė pėrdorur varrezat e sheshta. Por nė qoftė se nė drejtim tė gjurmimit dhe tė studimit tė tumave janė bėrė shumė arritje tė rėndėsishme, nė varrezat e dysta tė periudhės qytetare puna ėshtė diēka mė prapa. Kjo ėshtė e kushtėzuar edhe nga vėshtirėsia pėr tė rėnė nė gjurmėt e tyre.

I pari qė njoftoi pėr varrezė tė sheshtė nė krahinėn e Labiatisė ishte Franz Nopsca, i cili nė fillim tė shekullit tonė identifikoi njė tė tillė nė Dushman tė Shllakut (Shkodėr). Ilirėve labianė u pėrket gjithashtu edhe varreza e Momishicit (afėr brigjeve tė Liqenit tė Shkodrės) dhe Gostiljes nė Republikėn e Malit tė Zi.

Ndersa pranė qytezės ilire shumė tė njohur tė Gajtanit nė vitin 1961, gėrmimet nxorrėn nė dritė edhe njė varrezė tjetėr me materiale interesante. Kjo varrezė ėshtė pėrdorur pėr njė periudhė tė shkurtė vetėm nė gjysmėn e parė tė shekullit II para Krishtit, periudhė kjo qė pėrkon me gjallėrimin e jetės ekonomike e politike tė shtetit ilir, gjatė kohės sė sundimit tė mbretit Gent.

Ajo qė ėshtė e rėndėsishme tė theksohet ėshtė fakti se nė varrezat ruhet i njejti rit varrimi si nė tumat.

Shthurja e marrėdhėnieve fisnore, forcimi i pronės private, zhvillimi i mėtejshėm i marrėdhėnieve skllavopronare, zgjerimi i vendbanimeve tė vjetra dhe lindja e disa qendėrbanimeve tė reja janė kėto disa nga karakteristikat e krahinės ilire tė Labiatisė nė shekujt III-II para Krishtit.

( Shėnim: materialin e mėsipėrm redaksia Phoenix ka menduar t'ua paraqese lexuesve tė internetit nė njė variant tė thjeshtėzuar, pa aparatin e plotė shkencor)

(vijon)

« kthehu tek faqja e Shkodrės

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr & Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
http://www.phoenix-shkodra.de