Sami Repishti

Lidhja e Dytė e Prizrenit, 1943-1944
Me rastin e 60 vjetorit

Mė 21 shtator 1943, mbas vendimit tė marrun nė KUVENDIN historik tė 16-29 shtatorit l943, tė mbajtun nė Prizrenin "e liruem" nga okupatori italian e nė praninė e njė mase prej mijėra qytetarėsh tė Prizrenit, delegatėt shqiptarė nga e gjithė Kosova, u drejtuen kah ndėrtesa historike e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, dhe "…nėnshkruen me solemnitet vendimet e marruna nė prani tė autoriteteve tė vendit e popullit." (1)

Me kėtė akt publik u themelue zyrtarisht Lidhja e Dyte e Prizrenit, si trasheguese e parimeve dhe qellimeve tė pėrcaktueme nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, l878-81.

***

Vjeti l943 nė Kosovė karakterizohet nga dy ngjarje me randėsi jetėsore pėr atė krahinė: a) Lidhja e II e Prizrenit, dhe b) Konferenca e Parė Themeluese Nacional Ēlirimtare pėr Kosovė e Metohi.

Nė njė studim tė maparshėm (2) unė dhashė kėtė pėrshkrim: "Aneksimi i Kosovės nga Italia fashiste vuni kėtė krahinė nė jurisdiksionin e dispozitave kushtetuese ekzistuese nė Shqipėni. Administrata, shkollat e hapuna, funksionimi i gjykatave nė gjuhen shqipe dhe liria e qarkullimit tė lirė nėpėr Shqipni pėr popullsinė kosovare ishin ndryshime tė mirėprituna mbas 23 vjet vuejtjesh. Por me kalimin e impresionit tė parė, gjendja filloi me ndryshue me shpejtėsi. Ushtria italiane pėrkrahu popullsinė malazeze nė ballafaqim me shqiptarėt myslimanė. Bandat ēetnike serbe e malazeze filluen ekskursione nepėr tokat shqiptare, tė patrazueme nga autoritetet ushtarake italiane tė pushtimit. Gjatė dimnit tė vjetit 1943, nė zonat e Bihorit, Rrozhajes dhe rretheve u masakruen ma shumė se katėr mijė burra, gra e fėmij, u dogj tregu i Pejes, populli u rrah me dru nė sheshe publike nga italianėt, dhe nė Gjakovė u dogj njė shqiptar i gjallė nga divizioni italian "Puglie" Revoltimi i kosovarėve muer formen e rezistencės sė armatosun dhe ēetat nacionaliste tė Kosovės sulmuen repartet italiane. Kjo situatė detyroi Komanden italiane pėr Kosoven tė deklarojė gjendjen e shtetrrethimit dhe tė vendosė regjimin ushtarak italian mbi Kosoven, mė 7 korrik 1943, gjendje qė zgjati deri nė kapitullimin e Italisė (shtator l943). Kėtė oportunitet kosovarėt e shfrytėzuen menjėherė tue ēarmatosė ushtrinė italiane mbrenda dy ditėve, dhe tue vendosė administraten e tyne lokale mbi tė gjithė territorin. Me largimin e Italisė, Kosova u konsiderue "tokė e lirueme".

Me rrėzimin e qeverisė sė Musolinit (25 korrrik 1943) dhe kapitullimin pa kushte tė Italisė (8 shtator l943), nė Kosovė, ashtu si edhe nė Shqipni, u krijue njė boshllėk i rrezikshėm pėr mungesė autoriteti zyrtar. Ndėrhymja e shpejte dhe okupimi ushtarak gjerman nė fillim u kufizue nė mbajtjen e rrugėve tė hapuna pėr ushtrinė gjermane dhe ruejtjen e forcave gjermane. Me njė fjalė, kishte fushė tė lirė pėr veprim

Vetėm tri ditė mbas kapitullimit tė Italisė, mė ll shtator l943, me interesimin e qytetarėve, u krijue "Komisioni Inisiator" nė Prizren, "…me u shqyrtue situata e krijueme dhe nevoja urgjente e masave qė duheshin marrė " (f.35) Komisioni kishte tetė anėtarė: Xhafer Deva, Musa Shehu, Sheh Hasani i Prizrenit, Asllan Boletini, Tahir Zajmi, Lukė Simon Mjeda, Qazim Bllaca e Pjeter Vuēaj.

Pa humbe kohe, Komisoni Inisiator mori kėto vendime:

1) Thirrja e njė mbledhjeje tė pėrgjithėshme "me frymen e Lidhjes se Prizrenit", ku do tė pėrfshiheshin delegatė nga tė "gjitha krahinat e Kosovės, tė Dibres, tė Struges, tė Tuzit, e tė Ulqinit."

2) Krijimi dhe caktimi i njė autoriteti suprem pėr rendin publik e qetėsinė e vendit, si dhe krijimi i kėshillave autonome-ekzekutive simbas rrethanave tė krijueme.

3) Ngarkimi i Kėshillit Ekzekutiv (tė qytetit)) tė Prizrenit me pėrgatitjen e mbledhjes sė Kuvendit, hapja e tė cilit duhej tė bahej jo ma vonė se mė l6 shtator l943.

Periudha pesėditore e pėrgatitjeve u karakterizue nga njė veprimtari intensive konsultimesh me tė gjitha shtresat e popullsisė nė zonat e pėrfshime pėr zgjedhje tė rregullta delegatėsh. Tue marrė parasysh gjendjen gjysėm kaotike tė vendit nė ato ditė,-premja e linjave telefonike, ndėrpremja e komunikacionit, prishja e urave, distancat e largėta etj. suksesi i organizatorėve ka qenė njė deshmi e gjallė e entuziasmit tė papėrshkrueshem qė ngjalli ideja e njė Lidhjeje tė re tė Prizrenit pėr Mbrojtjen e Tokave Shqiptare, "…provė e shkėlqyeshme e patriotizmit dhe e shpirtit tė sakrificės sė popullit…"(f..39)

l6 shtator 1943, - Mėngjes! Nė qytetin e Prizrenit, tė zbukuruem si pėr njė ditė feste, shihen flamuj kombėtare kudo, lule, e harqe triumfi qė krijojshin njė atmosferė gėzimi dhe pritje tė madhe. Nė mes tė kėsaj turme qė nuk pėrmbahej as mbante lotėt e gėzimit! burra, gra e fėmijė pėrshendeten me brohoritje delegatėt e zgjedhun nga ēdo qytet i Kosovės, nė krye tė tė cilėve printe "Komiteti Organizativ" i pėrbame nga: Musa Shehu, Sheh Hasani, Tahir Zajmi, Lukė S. Mjeda, Qazim Bllaca, dhe Pjeter Vuēaj. Kuvendi, i formuem nga delegatėt qė erdhen nė Prizren, u mblodh nė ndėrtesen e gjimnazit "Bajram Curri" tė kėtij qyteti. Mbledhja e parė e Kuvendit u hap nė oren l0:00 p.d. me njė fjalė paraqitje tė Musa Shehut, e nė mes tė njė entuziazmi tė papėrshkrueshem tė qytetarėve. Shehu bani njė analizė tė thuket tė gjendjes politike tė Kosovės, dhe shtroi detyrat e ditės.

Me propozimin e delegatit Tahir Zajmi, u vendos me ovacione tė gjata qė KUVENDI tė pagėzohej : "LIDHJA E II E PRIZRENIT" dhe tė zgjidhet Kryesia me kėto delegatė: Musa Shehu, kryetar, Aqif Bluta dhe Rexhep Krasniqi nėnkrytarė, Bedri Gjinaj sekretar. Me zgjedhjen e Kryesisė u formue Komisioni i Posaēėm pėr Verifikimin e Mandateve tė delegatėve, i cili nė pėrfundim tė punės paraqiti rezultatin pozitiv pėr tė gjithė delegatėt. Kryesia paraqiti "Rendin e Ditės" me gjashtė pika, tė pėrgatitun nga Komisoni Inisiator:

l)Diskutime mbi shpalljen e vullnetit popullor pėr bashkimin e viseve tė Kosovės, tė Dibrės, tė Strugės, dhe tė Ulqinit e Tuzit me Nanėn Shqipni.

2)Diskutime mbi bashkimin e Mitrovicės, Vuēiternit, Podujevės, Pazarit tė Ri (nėn pushtimin gjerman dhe administratė serbe) me Nanėn Shqipni.

3)Diskutime mbi organizimin politik e ushtarak tė popullit e pėrgatitjet pėr mbrojtjen e kufijve etnikė.

4)Diskutime mbi formimin e njė Komiteti Qendror me seli nė Prizren, dhe nėn-komitetet ekzekutive nė ēdo qendėr kryesore "tė tokave tė lirueme".

5)Diskutime mbi pėrgatitjen e Statutit tė organizatės kombėtare "Lidhja e II e Prizrenit"

6)Diskutime mbi procedurat pėr zgjedhjen e pėrfaqėsive tė krahinave tė "tokave tė lirueme".

Fjalimet e zjarrta e patriotike qė vazhduen shprehėn deshirėn e papėrmbajtun tė popullsive tė pėrfaqėsueme nga delegatėt "…pėr bashkimin me Shqipninė, si njė realitet historik qė traktatet e paqes, as kurrgja tjetėr tė mos munden me e ndryshue…" (f..40)

Me kaq u mbyll Mbledhja e parė. Caktohet Mbledhja e dytė pėr datėn l7 shtator 1943.

17 shtator l943. Diskutimet nė mes tė delegatėve janė tė gjalla, tė mirėinformueme, dhe pėrfundojnė me njė seri vendimesh, shpesh herė tė marruna me aklamacion.

18 shtator l943. Mbledhja e tretė zgjanohet me ardhjen nga Tirana e viset tjera "… tė delegatėve tė zgjedhun nga kosovarėt me qendrim nė Shqipninė e l913-s Bedri Peja, Rexhep Mitrovica, Xhelal Mitrovica, e Masar Sopoti (gazetar). Mbas inkludimit formal nga KUVENDI tė kėtyne delegatėve, u vendos tė procedohet nė zgjedhjen e "Komitetit Qendror tė Lidhjes II tė Prizrenit me funksionet e njė autoriteti suprem tė lėvizjes kombėtare pėr mbrojtjen e Kosoves."(f..43) Si rezultat i votimeve, doli ky formacion: Rexhep Mitrovica, kryetar, Musa Shehu e Prof. Kol Margjini, nėn-kryetarė, dhe katėr anėtarė: Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zajmi, e Qazim Bllaca. Ky "Komitet" u ngarkue me organizimin e mbrojtjes sė "tokave tė lirueme" nga ish Jugosllavia.

Ajo qė bie nė sy nė kėtė organizim asht pėrcaktimi i "Lidhjes" me vendosė si njė ndėr parimet dhe qellimet kryesore tė sajė "…ristabilizmin e autoritetit shtetnor nė Shqipninė e vjetit l9l3", autoritet i shkatėrruem mbas kapitullimit tė Italisė fashiste, e qė rezultoi nė njė gjendje kaotike, tė rrezikshme, e tė pakontrollueshme pėr mungesė tė njė autoriteti qendror, ose krahinor, megjithėse Shqipnia ishte njė vend me eksperiencė nė vetqeverisje, nė qoftė se jo qysh nė l912, tė pakten qysh nga vjeti l920. Ky ka qenė njė zhvillim enigmatik i gjendjes sė shqiptarėve nė tė dy anėt e kufinit, ku Kosova, gjysma shqiptare vazhdimisht e robnueme e pa eksperiencė nė pavarėsi gjeti fuqinė e vullnetin e mjaftueshėm me ndihmue gjysmėn tjetėr shqiptare qė, nė kushte normale, duhej tė kishte qenė njė mbėshtetje kryesore pėr kosovarėt.

Kėshtu, Lidhja e II e Prizrenit u ba forca vendimtare pėr mbledhjen e Kuvendit Kombėtar nė Tiranė, mė l6 tetor l943, pėr formimin e Kėshillit tė Naltė, tė Qeverisė Kombėtare dhe tė Asamblesė Kushtetuese, me kryeminister Rexhep Mitrovicen dhe Minister tė Punėve tė Brendshme Xhafer Deven, dy udhėheqės tė Kosovės.

21 shtator 1943. Tė gjithė delegatėt firmojnė solemnisht vendimet e marruna tė "Lidhjes". Numri i delegatėve ka qenė 42; nga kėto 2 nga Sanxhaku, dhe njė nga Tirana (i kooptuem). Nė krye tė listes gjindet emni i aktivistit tė dalluem Musa Shehu.

Gjatė seancave tė mbajtuna prej l6-l9 shtatorit u diskutue Statuti i Organizatės "Lidhja e II e Prizrenit" me 22 kapituj (Themelimi, qellimi, kompetencat tokėsore, organizimi, kompetenca e funksionimi, financat etj.) U formue Komiteti Qendror me seli nė Prizren prej l4 personash. (Me largimin e Rexhep Mitrovicės nė Tiranė si kryministėr, kryetar i ri u zgjodh Bedri Peja) Kapitulli XIV lexon: " Marrėdhanjet e kėsaj organizate me qeverinė (shqiptare) kryhen nėpėrmjet Kryesisė sė Kėshillit Ministruer." Dhe kapitulli XXII: "Ky Statut i paraqitet Qeverisė (shqiptare) pėr aprovim,dhe hynė nė fuqi prej datės

sė shpalljes sė Dekretit aprovues. (Prizren me 21 kallnduer 1944) Aprovimi i Statutit nga Kėshilli i Naltė i Shtetit Shqiptar asht ba me 14 mars l944 (Firmue: Mehdi Frasheri, Pater Anton Harapi, Lef Nosi, dhe Rexhep Mitrovica) (f..51)

 

Zhvillimi i ngjarjeve.-

Qė nė ditėt e para Lidhja u gjend para njė situate qė kėrkonte luftė nė tri fronte:

E para, kundėr ēetave nacionaliste-terroriste tė ēetnikėve serbo-malazezė.

E dyta, kundėr brigadave serbe, malazeze, maqedone, bullgare, dhe shqiptare

E treta, kundėr kaosit politik nė Shqipni, qė konsumoi shumė energji e burime kosovare.

Burimi kryesor i forcės kosovare ka qene (dhe mbetet) patriotizmi i popullsisė vendase, e vendosmėnia me mbrojtė tokat arbnore edhe me ēmimin e jetės. Burimet financiare dhe teknike kanė qenė tė kufizueme: kontributi financiar i popullsisė, materiali luftarak i kapun nga forcat italiane mbas kapitullimit, dhe Rregjimenti IV i Ushtrisė shqiptare tė dislokueme nė Kosovė nėn komanden e heroit Kolonel Fuat Dibra, (Xhaferi) dhe rreth 12 oficiera akademikė shqiptare qė treguen trimni e profesionalizėm shembullor.

Pėr fat tė keq, dokumentacioni i mbajtun i kėsaj rezistence tė lavdishme ka humbė nė mėnyrė misterioze. Autori Tahir Zajmi shkruen: "Njė rradhuer mjaft i pasun me shėnime … pėrmbledhja e raporteve tė Komandės sė Operacioneve ndėr ballnat e luftės, me datat e sakta tė zhvillimeve luftarake nė mėnyrė kronologjike, si dhe emnat e deshmorėve (humbi) me rastin e njė plaēkitje qė na u ba nė njė hotel tė Milano-s Itali nė maj tė vjetit l945." (f. 125) Nga shėnimet e mbledhuna rezulton se:

-Nė nandor l943, reparte ēetnike sulmojnė qarkun e Pejės. Lufta vazhdoi pėr 22 ditė me humbje tė mėdha, por anmiku u thye.

- Nė dhetor l943, ēetnikėt e Pavle Gjuriēiqit sulmojnė nė Morinė tė Malit tė Zi, dhe nė Qafė tė Ēakorrit, pa sukses, (Kėtu luftoi edhe Bataljoni "Besnik Cano" i Ballit Kombėtar, nėn komandėn e av.Seit Kazazit. Ra deshmor l9 vjeēari Hamit Troplini nga Tirana).

-Gjatė muejve tė dimnit l943-44, forcat ēetnike sulmojnė Pazarin e Ri, Tutinen, Rrozhajen, Petnicen, Kolashinin, Ēakorrin, por zmrapsen nga trupat vullnetare tė Aqif Blutes dhe tė vėllazenve Uke Sadiku dhe Shaban Sadiku (Gjurgjeviku).

Me thymjen e forcave ēetnike fillojnė sulmet e brigadave komuniste nga tė katėr anėt e Kosovės, sidomos nė veri-lindje. Forcat mbrojtėse te Lidhjes nuk e kaluen kufinin e Kosovės ("Takozvana albanska granica") simbas burimeve ushtarake jugosllave (3) tue u perqendrue vetėm nė pozita mbrojtėse. Shumica e materialit luftarak u kap nga anmiku dhe u pėrdorue kundėr anmikut. Operacionet luftarake nė te gjithė frontin prej Mitrovicės deri nė Kumanovė u drejtuen nga oficerėt akademikė shqiptare N/Kolonel Sidki Shkupi, Major Hasha, Kapiten Hajdar Planeja, Kapiten Rasim Dajēi, Kapiten Hysen Rudi, Kapiten Gjon Destanisha, Kapiten Mark Thani, Toger Musli Dobruna, N/Toger Qazim Gostivari, e Aspirant Reshit Kaēaniku tė Rregjimentit IV, nėn komanden e Kol. Fuat Dibres.

Me dėshtimin e ndėrhymjes kosovare nė qeverisjen e shtetit shqiptar (tetor l943-korrik l944) udhėheqsit kosovarė nė Shqipni u kthyen nė Kosovė. Pėr arsye shėndetėsore, Bedri Peja dha dorėheqjen, dhe me 26 korrik 1944, kryetar i Komitetit Qendror tė Lidhjes zgjidhet, nga Kuvendi i Dytė i Lidhjes (l7-20 qershor l944) Xhafer Deva, detyrė qė e mbajti deri me l7 nandor l944, kur u largue definitivisht nga Kosova, me autorizim nga Kuvendi i dyte "…pėr t'a vijue misionin e ngarkuem nga Kuvendi, nė mergim" (f. 56)

Ndėrsa lufta zhvillohej nė disa fronte, nė gusht l944, nė Hogoēisht tė Gjilanit shqiptarėt u sulmuen nga dy divizione komuniste serbe. Lufta e pėrgjakshme zgjati 48 orė pa ndėrpemje, tue lanė ma shumė se l.000 tė vdekun nga tė dy anėt, por qė pėrfundoi me fitoren shqiptare. U dalluen pėr trimni tė veēantė, Idriz Gjilani dhe oficerėt akademikė shqiptarė.

Si rrjedhim i kėsaj disfate, Mareshali Tito kėrkoi ndėshkimin e shqiptarėve nga Aleatėt, tė cilėt bombarduen Pejen me l4 gusht l944. Statistikat e Lidhjes tregojnė se atė ditė u vranė l.970 shqiptarė tė pafajshėm. Jehona e kėtyne luftimeve shkoi larg. "Nė emisionin e saj tė 27 shtatorit 1944, Radio BBC e Londrės informonte se shqiptarėt po luftojnė trimnisht nė mbrojtjen e kufijve tė tyne etnike, kundėr fuqive serbe e bullgare shpesh here superiore nė njerėz e material." (f. 55)

Pėr arsye largėsie, fronti i Preshevės dhe Kumanovės asht mbrojtė krejtėsisht nga trupat vullnetare, shpesh herė tė armatosun vetėm me sopata e kėmesa, nėn komanden e Tefik Asllanit, Sul Hotllajt e prof. Ibrahim Kelmendit, deri nė fund tė tetorit l944, kur divizionet e rregullta bullgare hynė nė dy qytetet e pushkatuen ma shum se 600 shqiptarė.

Nė vjeshtėn e vitit l944, mbas tėrheqjes gjermane, Rregjimenti i IV shqiptar e vullnetarėt kosovarė shpartalluen tri divizione tė motorizueme bullgare. Gjatė kėtyne luftimeve, nė grykat e Podujevės luftuen qindra gra amazone shqiptare dhe tė rij 14-15 vjeēarė "…me shishe vojguri e benzine nė dorė kanė kėcye mbi tankset tue u hjedhė flakė e zjarr anmiqve" (f.53) Gjatė kėtyne luftimeve, batalioni "Hasan Prishtina" prej 300 tė rijsh e tė rejash kosovare u shue krejtėsisht. Asnjė nuk u kthye. Asnjė nuk u dorėzue. Njė thermopile moderne shqiptare!

Burimet zyrtare jugosllave japin kėtė tabelė veprimesh ushtarake:

l) Me 2 shtator l944, plani ofensiv pėr "ēlirimin" e Kosovės-Metohisė u pėrpunue nga Shtabi Operativ dhe APJ tė Kosoves dhe Metohisė dhe me iu paraqit Shtabit Kryesor tė AP tė Serbisė pėr aprovim.

2) Me 5 tetor, Brigada V e Shqipnisė (e ashtuquajtunės UNĒSH) qė simbas urdhnit duhej tė "ēlironte" gjithė Metohinė, hynė nė Dragash.

3) Me l6 tetor l944, Brigada I dhe IV e K-M. dhe Brigada I dhe III e Shqipnisė hyjnė nė Gjakovė pėr tė dytėn herė, por detyrohen tė tėrhiqen nėn presionin e luftėtarėve shqiptarė.

4) Me 8 nandor l944, Brigada e V e K-M. dhe Brigada XVII e Divizionit XXIV serb me njėsi tė Armatės II bullgare (Div. IV, IX, XII) e njė brigadė tankiste, hyjnė nė Podujevė.

4) Me 9 nandor l944, Brigada e V e Shqipnisė dhe Brigada e IV e K-M. hyjnė nė Gjakovė pėr tė treten herė.

5) Me l6 nandor l944. Brigada XXV e Div. 46 serb, Brigada II dhe III e K-M. dhe njė pjesė e Divizionit tė kavalerisė bullgare hyjnė nė Gjilan, Kaēanik, Viti, Novoberde. Gjilani u ripushtue nga forcat shqiptare, por u humb mbas luftimeve shum tė ashpra.

6) Me l7 nandor l944, Brigada I dhe III e Shqipnisė hyni nė Junik e Deēan mbas luftimesh tė rrepta nėpėr rrugė e kazerma.

7) Me l7 nandor l944, Brigada II e K-M. dhe Armata II bullgare hyjnė nė Ferizaj.

8) Me l7 nandor l944, Brigada V e K-M. dhe brigada V S. shqiptare hyjnė nė Prizren, ndėrsa UNCL Jugosllave dhe UNCSH hyjnė nė Rahovec, Pejė e Istog (Brigada I e K-M. dhe Brigada III shqiptare)

9) Me l8 nandor l944, Brigada XXV serbe e Divi. 46 tė Korparmates XIII tė UNCl jugosllave, Brigada V e K-M., nė bashkėpunim me Armatėn e II bullgare hyjnė nė Prishtinė.

10) Me 20 nandor l944, Brigada III serbe e Div. XXII hynė nė Vuēiternė.

11)Me 23 nandor l944, Div. XXII serb dhe Brigada tankiste bullgare hyjnė nė Mitrovicė dhe Zveēan.

"…Nga ana tjetėr, pas ēlirimit tė Kosovės, reaksioni i mbrendshėm nuk u dorėzue tėrėsisht, prandej fundi i vitit l944 e deri nė pranverė tė vitit l945, pushteti revolucionar dhe administrata ushtarake qė u vendos mė 8 shkurt l945, u angazhuan dhe vepruan nė asgjesimin e mbeturinave tė fashizmit dhe tė bashkėpunėtorėve tė tyre. Edhe nė kėtė luftė ranė shumė dėshmorė pėr liri…Gjatė kesaj lufte u vranė 6.200 luftetarė."(4)

Ndėrsa "…numri i dėshmorėve (shqiptarė) tė ramė nė ballnat e luftes, dhe e viktimave tė pushkatueme mbas pushtimit sllavo-komunist estimohet nė 40.000 deri nė 50.000 vetė, ndėr tė cilet edhe drejtuesit e organizates(Lidhja II e Prizrenit)." (55)

Tė gjithė oficerėt akademikė shqiptarė tė ushtrisė dhe gjindarmerisė qė kanė qenė nė shėrbim tė Lidhjes II tė Prizrenit, dhe qė nuk u larguen nga Kosova nė fund tė vjetit l944, u dorėzuen tek komandantėt e brigadave komuniste shqiptare. Partizanėt shqiptarė dorėzuen tek brigadat komuniste serbe e kosovare kėtė grup tė zgjedhun oficerėsh qė u dėnuen me vdekje dhe u pushkatuen, megjithėse ishin rob lufte, dhe tė mbrojtun nga Konventat Ndėrkombėtare. Ky grup i dalluem oficerėsh akademikė shqiptarė ka qenė, dhe mbetet, shembulli ma i ndritshėm i heroizmit, patriotizmit e profesionalizmit. Vrasja e tyne do tė mbetet njė njolle turpi pėr komunistėt shqiptarė tė Kosovės dhe Shqipnisė.

Rezistenca e organizueme kosovare u mund nga aksioni ushtarak i kombinuem tė brigadave shqiptare, kosovare, jugosllave dhe armatės bullgare. Burime zyrtare serbe japin kėtė rreshtim forcash: "(Nga ana jugosllave) gjindeshin Div. 24 serbė, Div. 6 bull-garė, Brigada XVII e Div. 24 serbė, Brigada IV e Kosmetit, Div. 12 bullgarė, Brigada tankis-te e Armatės II bullgarė, Div. 9 bullgarė si rezervė e Armates, Div. 46 serbė, Div. II bullgar i kalorsisė, dhe Brigadat II e VII tė Kosmetit." (5) Brigadat shqiptare nuk zihen me gojė!

***

Historia pėrfundimtare e Lidhjes II tė Prizrenit nuk asht shkrue ende, dhe aspektet kontroversiale tė saj nuk janė sqarue si duhet. Historia do ta thotė fjalen e saj tė fundit.

Na perfundojmė kėtė vėshtrim tė shkurtė historik me gjykimin e autorit amerikan P.Moulton Mayer: "Ky asht i pari rast pėr Shqipninė tė rifitonte token e humbun. Kur Boshti (Gjermania e Italia) coptoi Jugosllavinė dhe caktoi pėr Shqipninė njė kufi qė, pėr tė parėn herė, pėrmblidhte tė tanė kombin (shqiptar), Aleatėt (Anglo-Sovieto-Amerikan) automatikisht e kundėrshtuen kėtė gjendje dhe zemėruen kėshtu tė gjithė ata qė nuk ishin as fashistė as komunistė, dhe qė dėshirojshin me luftue pėrkrah Aleatėve. Asht njė ironi e fatit qė nė kėtė kand tė errėt tė Europes, qė Gjermania dhe Italia me regjime fashiste, simbas mendimt tim, ndreqėn atė qė ishte, dhe vazhdon tė jetė, njė padrejtesi." (6)

Kjo padrejtėsi u ndreq vetėm nė vitin l999, mė nderhymjen ushtarake tė NATO-s.

 

Shtator 2003

Baldwin, New York

Shenime:

l) Tahir Zajmi. Lidhja e II e Prizrenit. Bruxelles: l964, f.43. Shėnimet nė thojza janė marrė nga ky vėllim.

2) Sami Repishti. Nė: Njėqind Vjetori I Lidhjes se Prizrenit, 1878-1978. New York, Chicago, Detroit: l978, f. 120 (Botim i Komitetit Demokrat "Shqipnija e Lirė")

3) "…deri me 23 tetor (l944)..rreshtimi i forcave ka qene si vijon: Prej katundit Barajna gjate te ashtuquejtunit kufini shqiptar deri te katundi Lopardine (veri te Bujanovcit) gjindeshin forcat balliste me njė grumullim prej disa mijera vetesh" VIIJNA. Zavrsene operacije…1944-45. Beograd, l957, f. 196)(Theksi im.SR)

4) Izber Hoti. "Ēlirimi perfundimtar i Kosoves" ne PERPARIMI, No.6, v.XXXIX (l994) Prishtine, ff..871-877)

5)VIIJNA. Op. cit., f. 197.

6)"Albanian Irredentism", The New Leader, 6 August l962

© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
http://www.phoenix-shkodra.de