Prof. Dr. Simon Pepa

Atė Donat Kurti - Dijetar i Martirizuar
Nė 18-vjetorin e vdekjes

"Njė popull qė nuk e njeh kohėn e kaluar ėshtė fėmijė ose i pamend. Njė popull qė e pėrbuz ėshtė i bjerrur" (Tommaseo)

Rrallėherė nė historinė e njė kombi mund tė gjejsh dijetarė tė martirizuar sa tek kjo Shqipėria jonė e mjerė nė vitet kobzeza tė diktaturės, ku shqiptari mundoi shqiptarin, duke ia shpėrblyer nderėn me dhunė, djersėn e dijen me masakrim. E nė vargun e kėtyre tė munduarėve, njė kryevend zė edhe dijetari nderuar Atė Donat Kurti.

Lindi nė Shkodėr, mė 3.IX. 1902, nė njė familje me tradita patriotike dhe intelektuale. Njė nga vėllezėrit e tij, Gjoni, qe njė nga themeluesit e Shoqėrisė patriotike "Bogdani". Siē shėnonte Donati nė kujtimet e tij "Gjėja mė e bukur qė mė ka mbetur nė mendje nga koha e fėmijėrisė, ishte festa e 28 Nėntorit, kur dera e shtėpisė atėrore dhe tė tjerat pėrreth zbukuroheshin me shėrmashek e lule shėmshiri, ndėrsa banorėt e lagjes, duke mbajtur nė ballė flamurin kombėtar, dilnin me kandila tė ndezur e brohorisnin pėr festėn e Pavarėsisė".

Donat Kurti, pasi mbaroi shkėlqyeshėm mėsimet e para dhe tė mesme nė qytetin e lindjes, vazhdoi studimet e larta nė Romė, nė Universitetin "San Antonio", ku u laurua pėr filozofi. Mė 1927 u bė prift franēeskan dhe po atė vit kthen nė qytetin e tij tė dashur, ku, pėr aftėsi tė rralla e mendje tė lartė, emėrohet profesor nė gjimnazin "Illyricum" tė fretėrve. Kėtu dha gjuhė shqipe, latinisht, histori tė natyrės. Nga 1930-1938 qe nėndrejtor i shkollės

(me drejtor filozofin e shquar, Atė Anton Harapin, i lauruar nė Austri). Nga viti 1939 e gjer nė mbylljen e saj (1946) qe drejtor. Ky gjimnaz ishte njė nga mė tė nderuarit nė vendin tonė. Kishte rreth 500 nxėnės e studentė. Kėtu dhanė mėsim profesorė tė shquar, si: zėmadhi Gjergj Fishta, Atė Frano Kiri (matematicien), Atė Justin Rrota, njė nga themeluesit e gjuhėsisė shqiptare,

Autor i sa veprave , si : "Monumenti ma i vjetėr i gjuhės shqipe – Gjon Buzuku" (1555) (botuar mė 1930 ), "Shkrimtari mė i vjetėr italo-arbėresh, Lukė Matrėnga, (1592)" (botim I mė 1932, II mė 1939 ),

"Sintaksa e gjuhės shqipe" (botim I mė 1942, II mė 1944 ) etj.; Atė Marin Sirdari, autor i veprave "Skėnderbeu mbas gojėdhanash" e "Historia e Ilirisė" e qė la nė dorėshkrim disa mijėra faqesh pėr Skėnderbeun, punė 50-vjeēare,e cila u dogj nga xhahilėt e Degės sė punėve tė brendshme, Shkodėr, qė tė tre ishin lauruar nė Austri. Kėtu dha mėsim edhe Atė Gjon Shllaku, i lauruar dy herė: nė Louvain nė Belgjikė (pėr histori) dhe nė Holandė (pėr teologji), kryeredaktor i revistės "Hylli i Dritės", e cilėsuar pėr kohėn si mė e mira nė Ballkan.

Vlerėn e kėsaj vatre diturie e shohim edhe nė kėto dy aspekte tė thjeshta, por mjaft domethėnėse. Nė provimet e maturės tė vitit shkollor 1939 – 1940, si pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Arsimit qenė, prof Eqrem Çabej, pėr lėndėt shoqėrore dhe prof. Aleko Tashko, pėr ato natyrore. Ky gjimnaz qe i dashur pėr tė gjithė shkodranėt. Kur u mbyll, pėr ca kohė, nga qeveria e A.Zogut, pezmatimi dhe revolta ishte e pėrgjithshme. Siē shėnon Atė Donati nė Ditarin e tij, Zenel Broja, njė nėpunės i nderuar i Bashkisė, i thotė me guxim Atė Fishtės: Padėr Gjergj, sido qė tė bahet puna, ne na ke mbrapa!

Nga kjo shkollė dolėn mjaft studentė, qė mė vonė do tė bėnin emėr nė kulturėn kombėtare, si : prof. Gaspėr Pali (poet), prof. Kolė Ashta (gjuhėtar), prof. Gaspėr Ugashi, Lec Shllaku (regjisor), Zef Mjeda (esperantist i njohur, autor i njė fjalori dhe i njė gramatike pėr kėtė gjuhė), Gjon Kujxhia, Prenkė Jakova, Çesk Zadeja etj. (muzikantė) etj.

Pra, tė ishe drejtor i kėsaj shkolle nuk qe punė e lehtė. Por Donat Kurti qe i denjė pėr kėtė detyrė. Ai kishte njė kulturė tė gjerė. Zotėronte mirė greqishten e vjetėr, latinishten, gjermanishten e anglishten. Nė burg mėsoi edhe rusishten. Pėr nevojat e shkollės pėrktheu ose punoi mjaft libra me vlerė, si: "Gramatika latine", pjesa I, Morfologji ( nga Dr. A. Shcheindler, 1933); "Sintaksi i gjuhės latine", I 1939, (po nga nga Dr. A. Shcheindler); "Vepra kulturore e elementit katolik nė Shqipėri", botim i sė pėrkohshmes "Hylli i Dritės", duke filluar nga nr. 3, 1933 etj., si dhe mjaft studime pėr probleme folklorike, gjuhėsore, historike, fetare etj. Pėr punėn e aftėsitė e tij, nga Universiteti "San Antonio" i Romės, mė 24 qershor 1937 i jepet grada "Doktor i shkencave". Kurti ishte edhe poet, piktor e muzikant. Nėn drejtimin e Kolė Idromenos punoi edhe si arkitekt. Mė 1930 merr pjesė nė njė konkurs pikture, ku zuri vendin e dytė, ndėrsa ēmim tė tretė fiton nė njė konkurs instrumentistėsh (i binte shumė bukur violinės).

Atė Donati, krahas punės mėsimore e studimore, ishte dhe njė gjurmues e studiues i palodhur i thesarit popullor. Ai brodhi me kėmbė pothuajse tė gjitha trevat veriore, ku mblodhi me qindra kėngė, pėrralla, lodra popullore, njėsi frazeologjike, proverba etj. Kėto ia nėnshtroi njė studimi tė imėt. Nga puna e tij shumėvjeēare ai, sė bashku edhe me mitologun e folkloristin e madh, Atė Bernard Palaj, i cilėsuar nga albanologia ruse, Agni Desnickaja, si "Njohėsi mė i mirė i alpeve tona", ia arritėn tė botojnė veprėn madhore "Kėngė kreshnikėsh dhe legjendash", mė 1937, e cila radhitet denjėsisht pranė "Iliadės" sė grekėve, "Kėngėve tė Rolandit" tė frėngėve, "Nibelungėve" tė gjermanėve etj. Kėngė si "Orėt e Mujit", "Martesa e Halilit", "Ajkuna qan Omerin", "Gjergj Elez Alia" etj. janė perla tė folklorit shqiptar dhe botėror.

Pėr tė arritur tek ky botim madhor u desh njė punė shumė gjurmuese, gjė qė shėnohet nė parathėnien e veprės, ku theksohet se "Kemi parasysh njė koleksion prej 342 kangėsh, material i ēmueshėm mbledhė me mundim tė madh pėr gadi 40 vjet prej franēeskanėve". Nga kėta dijetarė qė gjurmuen gurrėn popullore, mund tė pėrmendim: Atė Donat Kurtin, Atė Bernardin Palajn, P.Martin Sirdanin. P.Nikollė Dajēin, Atė Leonard Shajakajn, P.Rrok Gurashin etj. Trevat ku u gjurmuan kėngėt qenė nga mė tė ndryshmet, si: Curraj i Epėrm, Theth, Shalė, Kastrat, Mertur, Dushman, Selcė, Shosh, Shestan, Mirditė, Zadrimė etj.

Atė Kurti, sė bashku me dijetarin tjetėr, Palajn, ditėn tė zgjedhin mė tė bukurat nga kjo sasi kėngėsh dhe arritėn tė bėjnė njė lidhje arsyetuese tė Ciklit tė kreshnikėve, duke shkrirė harmonishėm variantet e ndryshme. Madje, ata ndreqėn, pėrpunuan dhe redaktuan vargje e kėngė tė tėra aq mjeshtėrisht, sa ia shumėfishuan bukurinė e tyre. Qė me daljen e veprės jehona ishte e madhe. Ajo u vlerėsua, u komentua e u pėrkthye me fragmente nga prof. Norbert Jokli, prof. Ernest Koliqi etj. Atė Gjergj Fishta, i entuziasmuar nga kjo punė, shkruante: "Ku ma ke edhe ndėr literatyra tė kombeve tė gjytetnueme nji pėrshkrim, paraqitur me ngjyra aq tė gjalla, me shėmbėlltyra ma tė pėrshtatuna e me nji burrni ma bujare, ma fisnike e ma tė njerzishme mbi hijeshinė e nji vashe, pėrshkrim me tė cilin fatosi i rapsodisė "Martesa e Halilit" paraqet hijeshinė e Tanushės".

Donat Kurti do tė punojė edhe nė fushėn e pėrrallave popullore. Mė 1942 e 1943 boton dy vėllime me titull "Pėrralla popullore". Nė tė njėjtėn kohė nė revistėn "Hylli i Dritės" publikon pėr 33 numra rresht monografinė "Lojnat popullore", si dhe mjaft studime tė tjera. Pėrrallat e botuara nga Kurti janė tė njė niveli tė lartė artistik. Dijetari i shquar austriak, prof. Norbert Jokli, do ta quajė "Njė nga prozatorėt mė tė mėdhenj shqiptarė", ndėrsa prof. Eqrem Çabej do ta ēmojė lart pėr zbulimin e pėrsonazheve si Dedalia, i cili i pėrngjan aq shumė Odiseut me bėmat e tij. Çabej shėnon: "Njė vėmendje mė tė veēantė kėrkon edhe figura e atij qė quhet nė Veri Shtatėpėllambė – mjekėr – e – tri – pėllambė – shtat, njohjen e tė cilit ia detyrojmė Donat Kurtit".

Nė punėn e tij, (dy vėllimet kanė 98 pėrralla nė 261 faqe), ky dijetarė udhėhiqej nga ideale tė larta kombėtare. Ai thekson se "Nė tė mbledhunit e kėtyne pėrrallave, pėrveē se kam pasur parasysh me dhanė nji kontribut pėr etnologji e gjuhė, kam dashtė me tregue e me ushqye moralitetin e popullit shqiptar, tue i lėshue nė dorė mėsuesve landė tė zgjedhun, prralla kombėtare, qi s'u lanė gja mangut prrallave ma tė pėrmenduna tė kombeve tė tjera" ("Parathania", I, fq 9, 1942).

Duke u habitur me hijeshinė e pėrrallave tona, me njė ndjenjė krenarie kombėtare, thekson: "Si kanė muejtė me u ruejt pėrrallat aq bukur atje ndėrmjet malesh, prej malėcorėve qė s'kanė fare tė pėrpjekun me njerėz shkolle? Padyshim nė kėtė mėnyrė del nė shesh fisnikėnia dhe lartėsia e popullit shqiptar" ("Parathanie", fq 10).

Kurti jo vetėm i mblodhi dhe i parashtroi aq bukur pėrrallat popullore, por edhe i studioi hollėsisht ato. Si dijetar i shquar krahasues qė ishte, zotėron shumė mirė edhe punėn e studiuesve tė huaj nė kėtė fushė. Ai ka njohur gjer nė imtėsi pėrrallat gjermane (mbledhur nga vėllezėrit Grimm), ato ruse (nga Afanasiev), daneze (nga Grundtvig), franceze (nga E. Cosquin), norvegjeze (nga Asbjornson), italiane (nga G. Pitre) etj., madje ai njeh me rrėnjė dhe ato arabe, indiane etj. Duke vlerėsuar gurrėn popullore shqiptare, thekson me tė drejtė se: "Motivet e pėrrallave tona janė mjaft tė hershme, pse i ndeshim edhe ndėr pėrralla tė indianėve, tė arabėve e tė keltėve." E duke bėrė krahasime, shėnon se pėrralla, si: "Njeriu qė ndien gjithēka", "Pashmanga arit", "Ora e gjysė kungulli" kanė afėrsi me pėrrallat indiane, ndėrsa pėrrallat e titulluara "Ali Senjefi", "Unaza e ujku i butė", "Shtatė maje gjuhe", kanė afėrsi me pėrralla tė arabėve. "Disa, - thekson Kurti, - i kemi krahasuar pėr afėrsi motivi me ato tė vėllazėnve Grimm, por kemi edhe tė tjera qė pėrkojnė me pėrralla greke e romake ("Parathanie", fq 7).

Ky folklorist i shquar pat bėrė gati pėr botim edhe vėllimin e tretė, pėr tė cilin thotė, jo pa njė parandjenjė tė hidhur se, ndoshta kam me pasė rast me e botue. Tek ajo ndoshta, siē duket, parandjeu fatin e keq tė vetin, tė kolegėve e tė shkollės sė tij. Tė mos harrojmė se jemi nė prag tė vitit 1944…

Mbas pak shtėrngata komuniste zuri tė frynte egėr. Punonjės tė Ministrisė sė Brendshme erdhėn dhe e mbyllėn shkollėn. Si drejtor qė ishte, i kėrkuan edhe vulėn e saj. Dhe ai, burrėrisht, para se t'ua dorėzonte, e theu nė sy tė tyre, duke e bėrė copė-copė, shenjė kjo se ky gjimnaz, qendėr atdhetarie e kulture, nuk mund tė kishte mė vazhdim nė duart e djallit.

E tėrmeti qe i tmerrshėm. Ai ra mbi tėrė popullin shqiptar, por duke pasur epiqendėr klerin katolik, i cili, mund tė themi pa frikė se ėshtė kleri mė i masakruar nė tėrė historinė botėrore. U pushkatuan 31 klerikė, vdiqėn nė tortura 8, u mbytėn pa gjyq 3, vdiqėn nė burgje e kampe internimi ose pak kohė mbas torturash 23, dolėn nga burgu (sa gjallė) 66.

Tė gjitha vitet e burgut janė afro 9 shekuj, kaluan rreth 33 vjet hetuesi tė pėrbindshme. Kėta klerikė kishin kryer rreth 450 studime nė 24 universitete tė Evropės. E mos tė harrojmė se ishin vetėm 135, nga tė cilėt u martirizuan 131.

Edhe profesorė klerikė, kolegė tė Atė Donatit u martirizuan egėr. P.Anton Harapi, Atė Gjon Shllaku, P.Bernardin Palaj, Atė Çiprian Nika etj; u pushkatuan ose vdiqėn ndėr tortura. Edhe ish-nxėnės tė kėtij gjimnazi si: Avokat Myzafer Pipa, prof. Kolė Prela., u pushkatuan Atė Donati u arrestua ndėr tė parėt, mė 1946. Pas 2 vjetėsh hetuesi tė tmerrshme, doli nė gjyq, ku mbajti njė qėndrim burrėror, si gjithmonė besnik i idealeve tė tij. Nė fjalėn e fundit lapidar, pėrpara dhėnies sė dėnimit, iu drejtua kėshtu prokurorit: "Kam mbledhė pa u lodhė dijen, mendimin dhe filozofinė e jetės sė popullit, gjėra qė transmetohen nė mėnyrėn e legjendave kombėtare…Kam mbledhė thesarin e kombit jo pėr vete, por pėr popullin tim, deri sa t'ua mėsoj bijėve tė tij…Pėr kėtė kėrkoj qė, nėse dėnimi âsht me burgim tė pėrjetshėm, tė mė jepet leja tė vazhdoj punėn time pėr tė mirėn e popullit".

U dėnua me vdekje, pastaj me burgim tė pėrjetshėm. Kur po e nisnin pėr nė vendet e shfarosjes, e pau e ėma e tij e sėmurė, e cila, ashtu e djegur nga malli, u lėshua pėr t'ia puthur ato duar tė prangosura.

Dhe Atė Donati pas atij ēasti, pėr 15 vjet tė tjera nuk do ta shihte mė nėnėn e tij… Njohu me radhė burgjet e kampet famėzeza tė Bedenit, Maliqit, Orman-Pojanit., duke punuar gjer nė brez nė baltat vdekjeprurėse. U bė tėrė plagė, aq sa, kur shkonte motra fisnike Luēije Toska (Kurti) pėr ta parė, ai, edhe me ato pak minuta takimi, mezi qėndronte nė kėmbė. I bėri lutje Mehmet Shehut pėr ta larguar nga ato vende ferri. Dhe lutja iu muar parasysh, duke e dėrguar si pėr mė mirė nė burgut e Burrelit… aty ku dhe kaloi pjesėn mė tė madhe tė dėnimit.

Atė Donati vuajti shumė, ngase mbi tė rėndonte njė faj "i madh". Akuza ishte sa tragjike, aq edhe qesharake: kishte futur armėt nė kishė! Gėnjeshtėr e shpifje mė tė madhe se kjo zor se gjen. Dhe kjo akuzė e rremė u vue nė art. Atė Donatin e detyruan tė fotografohet me armė nė dorė (tė cilat i kishte futur vetė Sigurimi). U bėnė edhe fotoekspozita, u botuan dhe vepra. Madje, me shpifje tė kėsaj natyre, njė titullar kryesor i Degės sė Brendshme Shkoder, R. B., mori dhe gradė shkencore me veprėn mė tė pėrbindshme qė ėshtė shkruar kundėr klerit katolik, me titull "Veprimtaria antikombėtare e klerit katolik shqiptar".

E ndonėse akuza ishte pėr tė qeshur, pėrfundimi i saj tė bėnte qė tė lėshoje ulėrimen, nga se pėr kėtė gjė u pushkatuan: Imzot Frano Gjini, Imzot Nikollė Deda, Atė Mati Prendushi, Atė Çiprian Nikaj; vdiqėn nė burg ose si pasojė e torturave D. Mark Hasi, D. Nikollė Shelqeti, D. Anton Muzaj, P. Mėhill Miraj, D. Ndoc Sahatēia e Fratel Ndue Vila. Bėnė sa vite burg Atė Gjon Karma, D. Tomė Laca e Atė Zef Pėllumbi, i cili ėshtė i vetmi qė ka mbetur gjallė nga kjo dramė kaq e egėr.

Dhe kjo tragjikomedi, pėr Atė Donat Kurtin vazhdoi edhe kur doli nga burgu, me 20 maj 1963, pas 17 vjetėsh vuajtje. Nė fletėn e lirimit i ishte shėnuar: "Ka marrė pjesė nė Lėvizjen e Postrribės", ndonėse ai, si prift qė ishte, nuk kishte shkuar kurrė nė atė krahinė, ngaqė aty jetonin banorė tė njė besimi tjetėr…

(O Zot! Sa ka hequr ky popull. Kur mendoj tė gjitha kėto, mė kujtohet ajo pėrgjigjja aq e mprehtė e njė malėsori dukagjinas dhėnė njė gjenerali fodull tė Ministrisė sė Brendshme. Kur ky, para tėrė popullit tė fshatit e pyeti si me madhėshti: A jemi qeveri e fortė o Gjelosh? E plaku pėrnjėherėsh iu pėrgjigj: Tė fortė, tė fortė, por ma tė fortė jemi ne qi e durojmė).

Atė Donat Kurti edhe nė terrinėn e burgut si dhe kur doli jashtė, pothuajse i sakatuar e jetoi nė kushte shumė tė kėqija nuk reshti sė punuari. Zgjeroi vėllimin e tretė tė "Pėrrallave popullore", pėrfundoi veprėn "Thaēa ose mėnyra tė thanunit nė gjuhėn shqipe", ku janė pėrfshirė rreth 12000 njėsi frazeologjike dhe proverba nga e folmja e Shkodrės, shkroi pjesė "Nga kanuni i Skėnderbeut", vėllimet me tregime "Mėsimet e nanės", "Nė rrugėn e plepave", "Kah gurrat e jetės", pėrmbledhjen me poezi "Lule mė lule" etj. Janė rreth 34 vepra tė mėdha e tė vogla qė la nė dorėshkrim, sot pronė e Provincės franēeskane. Ky dijetar i shquar i ngrysi ditėt e fundit tė jetės sė tij nė njė vetmi tė plotė dhe nė njė varfėri tė frikshme. Njė ish – student i tij tregon: "E pashė profesorin tim tė nderuar nė radhėn e bukės. Po numėronte ngadalė, si nėn zė, sa pėr tė blerė njė gjysmė buke tė zezė. Shitėsja i foli si me pėrbuzje: Ti, plako, shpejto. Nuk ta kemi ngenė tė tė presim gjer sa t'i numėrosh lekėt. Atė Donati uli kokėn dhe doli i menduar. E ku ta dinte ajo shitėse injorante se ai plak i munduar dhe i varfėr ishte njė nga dijetarėt mė tė mėdhenj tė kėtij kombi".

Nga 1967, kur u shkatėrruan kishat e kuvendet e gjer sa vdiq, jetoi me lėmoshė…Motra fatkeqe, Luēija, nuk u kursente nė atė varfėrinė e saj, por Atė Kurti nuk jetoi tek ajo, ngase nuk donte t'i bėnte dėm, meqenėse kishte dhėndrin e saj Alfons Radovani, tė dėnuar me 10 vjet burg politikisht…Motra tjetėr fisnike iu gjet sa herė pranė, por dhe ajo pak mund tė bėnte, pėr arsye se ajo, si tė thuash, ishte mė e varfėr se i vėllai.

Nga data 20 – 22 tetor 1983 nė Tiranė u zhvillua Simpoziumi shkencor "Epika heroike shqiptare". Qenė tė ftuar dijetarė nga Franca, Austria, Italia e deri nga Suedia e largėt, por asnjėri nuk pati guximin tė kujtohej se ai qė e kishte mbledhur dhe botuar sė pari kėtė Epikė tė mrekullueshme po jepte shpirt nė njė barangė gjysmė tė shkatėrruar atje nė Zallin e Kirit…

Madje nė kėtė Simpozium madhor iu mohua edhe vepra e tij. Nė Referatin kryesor si cak nismėtar i botimit tė kėtij Cikli u muar viti 1955 ku u theksua se "Ndihmė tė vlefshme kanė sjellė punimet e studiuesve tanė, tė cilėt mbėshtetėn nė epėrsinė e parimeve marksiste- leniniste". (?!)

Politizimi shkonte edhe mė tej. Njėri nga kumtuesit deklaronte: "Ndėrsa nė tė kaluarėn malėsori ynė ishte i lidhur ngushtėsisht me kėngėt e kreshnikėve, sepse ato e burrėrojnė njeriun, e bėjnė trim…, sot kėtė funksion e kryejnė mė sė miri dhe mė drejtpėrdrejt kėngėt e folklorit tė ri, tė lindur nė vitet e partisė" ("Çėshtje tė folklorit shqiptar", 2, Tiranė 1986, Fq.44, ). E diku mė poshtė shėnohet se "…rapsodėt …u kėndojnė viteve plot patos heroik tė socializmit nėn udhėheqjen e partisė dhe tė shokut Enver Hoxha", e se ata (rapsodėt, S.P.) "…pranė kėngėve tė krijuara pėr partinė, kanė krijuar dhe kėngė pėr hidrocentralin" ("Çėshtje tė folklorit shqiptar", Tiranė 1986, II. fq.303).

Rreth jetės dhe veprės sė Donat Kurtit pėr sa dhjetėvjeēarė u hodh vetėm heshtje dhe harresė e plotė. Ndonėse pėrrallat e tij u shfrytėzuan dhe u ribotuan sa herė, emri nuk iu pėrmend fare, por vetėm rallė u shėnuan inicialet D.K., ndėrsa, edhe mė keq ngjau me veprėn " Kangė kreshnikėsh dhe legjenda", (1937), pėr tė cilėn nuk shėnohej as emri i autorit dhe as titulli i veprės, por vetėm: " Visaret e kombit", 1937 (shih Çėshtje tė folklorit shqiptar", II, fq. 304).

Por, ėshtė pėr tė ardhur shumė keq se edhe nė ditėt tona, kėtij dijetari tė nderuar i pėrvetėsohet puna e bėrė. Kėshtu, nė veprėn e Virgjil Muēit, "Pėrralla shqiptare pėr 100+1 natė" bleu II, Shtėpia botuese "Eqrem Çabej", dalė kėto vitet e fundit (libri nuk e ka datėn e botimit) nga 41 pėrralla tė veprės, 16 janė marrė fjalė pėr fjalė e pa asnjė ndryshim nga Atė Donati, pra gati gjysma e tyre. Pėrrallat janė:

1.Vur topuz, dur topuz (D.Kurti, "Pėrralla kombėtare", bleu I, Shkodėr, 1942, f.61-65 = V.Muēi, "Pėrralla shqiptare pėr 100+1 natė"bleu II, fq.188-195); 2 Tri dredha shpinės (Kurti, I, fq.61-65 = Muēi, II, f. 182 – 187); 3. Ma i vogli vėlla, ma i dhimbshmi vėlla (Kurti, I, fq. 26 – 28 = Muēi II, fq 162 – 165); 4. Sazan ēelu, Sazan mbyllu (Kurti, I, fq. 118 – 120 = Muēi II, fq. 206 – 209); 5. Shtatėpėllėmbė mjekėr e tri pėllėmbė shtat (Kurti, II, Shkoder, 1943, fq. 7 – 11, = Muēi II, fq. 155 – 162); 6. Kokėrrmeli (Kurti, II, fq. 45 – 46, = Muēi II, fq. 168 – 172); 7. Gėrzheta (Kurti, II, fq. 36 – 38, = Muēi II, fq. 106 – 111); 8. Kurrkund shoq i pashoq nuk â (ėshtė) (Kurti, II, fq. 101 – 102, = Muēi II, fq. 173 – 174); 9. Dy probatinat (Kurti, I, fq. 45 – 49, = Muēi II, fq. 116 – 124); 10. Dushk pėr gogla (Kurti, I, fq. 108 – 109, = Muēi II, fq. 114 – 116); 11. Motra e shtatė vėllezėrve (Kurti, II, fq. 29 – 31, = Muēi II, fq. 134 – 137); 12. E bukura dheut dhe shtriga (Kurti, II, fq. 29 – 31, = Muēi II, fq. 134 – 137); 13. Treqind grosh pėr njė ujk (Kurti, II, fq. 31 – 33, = Muēi II, fq. 177 – 182); 14. Hajni ortak (Kurti, II, fq. 31 – 33, = Muēi II, fq. 199 – 205); 15. Bima e Buēit (Kurti, "Prralla kombtare", nė "Folklori shqiptar", I, Proza popullore, Tiranė, 1966, II, fq 375 – 377 = Muēi, II, fq 215 – 222); 16. Borxhi i vonė gėzon tė zonė (Kurti, "Prralla kombtare", nė "Folklori shqiptar", I, Proza popullore, Tiranė, 1966, II, fq 385 – 386 = Muēi, II, fq 175 – 176). (Shėnim: Ne kemi analizuar vetėm bleun (vėllimin) II tė V. Muēit, Vėllimin e parė nuk e kemi gjetur).

Pėr tė gjitha pėrrallat e sipėrshėnuara nuk jepet fare se janė tė Atė Donat Kurtit, por ėshtė pėr tė ardhur keq se nė krye tė veprės Muēi ka vėnė vetėm emrin e vet. 16 pėrrallat e Kurtit kanė vetėm njė ndryshim tė vogėl se janė kthyer nė gjuhėn letrare.

Nė kėtė mes duhet vėnė nė dukje njė fakt domethėnės:

Nė vitin 1966, nė kulmin e diktaturės (mos tė harrojmė se njė vit mė vonė, me 1967, u shkatėrruan me kulm e me themel institucionet fetare), nga Instituti i Folklorit u botuan disa pėrmbledhje me pėrralla popullore, ku, nė vėllimin I, u pėrfshinė mjaft pėrralla tė Atė Kurtit. Redaksia e pėrbėrė nga dijetarė folklorist tė shquar, si: prof. Zihni Sako (redaktor pėrgjegjės), prof. Ziaudin Kodra, Filip Ndocaj, Keti Harito dhe Jorgo Panajoti, vėrtetė ia pėrgjysmuan emrin nė D. Kurti (gjė e kuptueshme pėr kohėn), por, ama, pėrrallat nuk ia mohuan. Nė hyrje tė librit shkruan: "Pėrrallat nga numri 119 e gjer nė 189 janė marrė nga vėllimi I, II i "Prrallava kombtare" tė D. Kurtit. Kėto pėrralla u redaktuan nga Filip Ndocaj (shih Instituti i Folklorit, "Folklor shqiptar", I, proza popullore, vėllimi II, Tiranė, 1966, fq 138 – 421).

Nė rast se diktatura e masakroi dhe ia errėsoi emrin kėtij njeriu tė shquar, demokracia ka pėr detyrė t'ia nxjerrė nė dritė veprėn e tij. Pėr hatėr tė Zotit tė bėhet kjo, ngase mjaft ėshtė lėnė nė heshtje ky dijetar i martirizuar. Pėr kėtė shprehim kėrkesėn se Z. Muēi, nė qoftė se do ta ribotojė veprėn, ose po tė vazhdojė vėllimet e tjera tė librit "Pėrralla shqiptare pėr 100 + 1 natė", po tė marrė pėrralla nga D. Kurti, ėshtė e udhės qė t'i pėrcaktojė kėto me tituj e me numėr faqesh, duke shkoqitur qartė se cilat janė djersa e Atė Donatit, e cilat janė tė tjetėrkujt.(Pėrmendja e emrin nė pėrgjithėsi nė bibliografinė e veprės ėshtė e mangėt dhe e pamjaftueshme). Vetėm po tė veprojmė kėshtu, haku shkon tek i zoti, aq mė tepėr kur tė zotit i ėshtė hangėr haku gjithė jetėn…Edhe mė keq ngjet kur pėr pėrrallat e marruna fjalė pėr fjalė nga D.Kurti, shėnohet "Tė drejtat janė tė autorit Virgjil Muēajt" (?!)

Atė Donat Kurti vdiq 18 vjet mė parė, mė 10 nėntor 1983. Edhe vdekja e tij, ashtu si dhe jeta, qe e varfėr dhe e frikshme. E mbesa, Riti Radovani (Toska), duke sjellė ndėrmend atė ditė tė dhimbshme, me lot nė sy e mė njė zė qė i dridhet thekson: "Mua mė paraqitet si njė film bardh e zi dita e 11 nėntorit 1983. Shumė njerėz dėshironin tė merrnin pjesė nė ceremoninė mortore tė tij, t'ia shihnin pėr herė tė fundit atė fytyrė fisnike t'ia puthnin atė dotė qė kishte shkruar aq shumė pėr kulturėn shqiptare, por …shumė pak erdhėn. Frika e persekutimit, kjo ndjenjė e keqe qė e shkatėrroi kėtė komb, bėri qė tė mohohej njeriu i zemrės dhe i shpirtit" (shih, Florenca Jakova (Radovani), Atė Donat Kurti, jeta e vepra, temė diplome, Universiteti "Luigj Gurakuqi", Departamenti i Letėrsisė, 1999).

Pėr vdekjen e kėtij dijetari nuk u shkrua asnjė rresht. Atij, siē iu mohua jeta, iu mohua edhe vdekja. Si datė vdekjeje merret viti 1969, pra, bėhet i vdekur 14 vjet pėrpara (shih Robert Elsie, "Historia e letėrsisė shqiptare", Tiranė – Pejė, 1997, fq.378).

Por, fatmirėsisht, atė qė nuk e bėri shqiptari e bėri i huaji. Para 3-4 vitesh nė Gjermani u zhvillua njė Simpozium i gjerė nė shkallė ndėrkombėtare, pėr Epikėn heroike. Karrigia, ku ishte shkruar emri i Atė Donatit, e zbukuruar me njė tubė lule shumėngjyrėshe, ndejti e pazėnė nė tė gjitha ditėt e tubimit…Kjo shenjė nderimi ishte mirėnjohja dhe respekti qė kishte bota e qytetėruar pėr tė. Kjo ishte njėkohėsisht dhe njė qortim pėr ne, duke vėrtetuar mė sė miri thėnien lapidar tė prof. Skėnder Luarasit, se: "E gjithė bota i ndėrton heronjtė prej balte, ne i kemi dhe i hedhim nė baltė".

Nė sa po jepte shpirt ky njeri i bekuar, la amanet vetėm tri fjalė: Dashuri!, Vėllazėri !, Mėshirė ! Ishte mesazhi i fundit i shpirtit tė tij fisnik, mesazhi i njė dijetari tė martirizuar, qė e deshi aq shumė popullin dhe atdheun e vet e qė pėr ta arriti deri nė flijim…



http://www.dardania.com/phoenix/phoenix_2001_01_02_03/phoenix_2001_01_02_03_art10.html

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
http://www.dardania.com/phoenix