Tomor Dani

Karl Gega, figurė e shquar shqiptare e teknikės hekurudhore nė shek. xix, ndėrtuesi gjenial i hekurudhės sė semmeringut

Karl Gega lindi nė Venedik me 10 janar 1802 (dikush e shkruan 1800) dhe vdiq nė Vjenė, mė 14 mars 1860, duke pasė vrarė veten prej dėshpėrimi. Tė parėt e Karlit kishin mėrguar nė Venedik sė bashku me shumė bashkatdhetarė tė ikur nga Shqipėria Veriore, pas pushtimit osman.

Si individ, Karl Gega u zhvillua para kohe. Mbasi kreu njė kolegj pėr filizofi e matematikė me pėrfundime shumė tė mira, nė moshėn 15 vjeēare u regjistrua nė Universitetin e Padovės. Vetėm mbas njė viti u diplomua nė degėn e inxhinierisė. Mė 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjetėt, merr titullin "Doktor nė matematikė".

Iu kushtua ushtrimit praktik tė inxhinierisė nė shėrbim tė hekurudhave tė Mbretėrisė Lombardo-Venete (krahinė e Perandorisė Austriake), duke u marrė edhe me trasimin e rrugėve, kanaleve dhe ndėrtimin e godinave tė mėdha. Ai punoi nė hapjen e rrugės sė madhe malore nė provincėn e Belunos. Gjatė periudhės 1824-30 nė provincėn e Trevisos, nė njė pjesė rruge drejtoi punimet edhe nga ana hidraulike. Nga 1830-33 ishte inxhinier nė Rovigo dhe pastaj deri nė vitit 1836, u caktua nė departamentin e ujėrave pranė drejtorisė sė bujqėsisė nė Venedik. Nė vitin 1840 u gradua dhe u bė zėvendės nė Drejtorinė e ndėrtimeve pėr mbarė Tirolin. Aty projektoi rrugėn malore qė kalon nėpėr Val Sugana, pastaj atė qė kalon nėpėr Oberinnthal, tek Qafa e Finstermünsenit dhe bėri projektin e urės sė varur mbi Etsh pranė Mores. Nė vitin 1848, si inspektor i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Ndėrtimeve, drejton ndėrtimin e hekurudhave tė Jugut deri nė Laihah. Nė kėtė kohė bėri njė udhėtim tė gjatė studimi nė Gjermani, Belgjikė, Francė e Angli dhe, me t'u kthyer, hyri pėrsėri nė shėrbimin e hekurudhave shtetėrore dhe u mor me trasimin e linjės hekurudhore tė Semmeringut, tunel i gjatė 1430 metra. Asokohe diskutohej lidhur me mundėsinė e trasimit tė njė hekurudhe me aderencė tė thjeshtė. Kėsaj zgjidhjeje ai iu kushtua mbas njė udhėtimi tė ri nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Angli. Mė 1849 u bė drejtor i Seksionit tė Ndėrtimit tė Hekurudhave dhe mė 1850 drejtor i drejtorisė sė pėrgjithshme pėr ndėrtimin e hekurudhave shtetėrore nė Vjenė.

Zgjidhja e problemit tė hekurudhės sė Semmeringut nga Karl Gega u kundėrshtua nga shumė specialistė, mbasi asohohe diskutohej shumė rreth vėshtirėsive qė lokomotiva tė ngjitej nė atė lartėsi me aderencė tė thjeshtė, por eksperienca provoi se ishte njė gjė e mundshme, siē e kishte parashikuar ai, qė lokomotiva me tren tė pėrshkonte njė pjerrėsi 25 ‰ dhe rreze 180 metra. Enkas pėr hekurudhėn malore tė Semmeringut u shpall njė konkurs midis konstruktorėve tė lokomotivave pėr tė ndėrtuar njė lokomotivė mė tė fuqishme, sepse zgjidhja e problemit kushtėzohej edhe prej forcės tėrheqėse tė lokomotivės. Nė vitin 1860 pėrfundoi kjo linjė qė ėshtė shėmbulli parė i hekurudhave malore.

Pėr tė pasur njė ide rreth kėsaj pune vigane, po japim disa shifra: gjatė linjės sė kėsaj hekurudhe u ndėrtuan 16 ujėsjellėsa, me gjatėsi tė pėrgjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele, me gjatėsi tė pėrgjithshme prej 4520 metra. Pėrveē kėtyre u ndėrtuan disa qindra ura tė vogla dhe njė mori muresh mbrojtėse pėr sigurimin e trenave nga shėmbjet e dheut. Pėr tė gjitha kėto u hodhėn nė erė 1500000 m3 shkėmbinj, u zhvendosėn 3500000m3 dhé , u stivuan 65000000 tulla dhe u ngritėn 80000 blloqe guri. Duhet pasur parasysh se asokohe, pėr shpimin e formacioneve shkėmbore, s'kishte mjete tė tjera veē turjelave me dorė. Edhe nė ndėrtimin e ujėsjellėsave dilnin shumė vėshtirėsi, meqė nė atė kohė nuk njiheshin vinēat e mėdhenj; ndėrtimi i atyre shtyllave madhėshtore qė arrinin deri 45 metra lartėsi dhe njė gjėrėsi deri 20 metra, bėhej nėpėrmjet skelave tė luhatshme. Por vėshtirėsitė e shumta i nxori sidomos shpimi i tunelit kryesor, qė ėshtė si tė thuash pika kulminante e kėsaj hekurudhe malore, tuneli i Semmeringut, nė lartėsi 818 metra mbi nivelin e detit.

Ky tunel, pėr arsye tė gjatėsisė sė tij, nuk u shpua vetėm horizontalisht e nga tė dy anėt, por edhe vertikalisht nė gjashtė vende, pėr tė hapur galeri porsi puse, nga tė cilat nxirrej dheu e gurėt.

Mjerisht, tė dhėnat e jetės dhe tė veprimtarisė sė Karl Gegės na kanė arritur mjaft tė gjymtuara, aq sa nuk e kėnaqin kurreshtjen e ligjshme pėr ta njohur tėrėsisht. Vitet e fundit tė Karl Gegės qenė tė mbushura plot me brenga e hidhėrime. Pak kohė pėrpara se tė pėrfundonte ndėrtimin e hekurudhės sė Semmeringut, qeveria austriake e dėrgoi atė nė Sibenburg qė tė ndėrtonte njė rrjet hekurudhor tė ri. Nė tė vėrtetė, kjo ishte njė manovėr e bėrė me paramendim pėr ta larguar sė andejmi, pikėrisht nė njė kohė kur po pėrfundonte vepra e tij kryesore. Ai u mėrzit e u shqetėsua shumė pėr kėtė luftė qė po i bėhej prapa krahėve. Mjaftonte njė lajthitje banale e teknikėve, qė dy anėt e tunelit tė mos takoheshin nė pikėn e dėshiruar, por t'i shmangeshin njėra tjetrės, nė drejtime tė kundėrta. Gjithēka mund tė ndodhte nė mungesė tė tij. Ndodhej nė Vjenė kur dikush i tha se dy anėt e kundėrta tė tunelit tė Semmeringut paskeshin devijuar gjatė shpimit pa u takuar. Ky lajm e tronditi tej mase Karl Gegėn. Me dėshtimin e kėsaj vepre, nė tė cilėn ai kishte derdhur tė gjithė pėrvojėn e njohuritė, sikur po i gremisej sedra dhe krenaria e tij. Ndoshta vdekja iu duk mė e lehtė se sa poshtėrimi, pėrqeshja dhe pėrbuzja e kundėrshtarėve, prandaj pėrfundoi nė vetėvrasje, nė njė banesė tė Vjenės, nė rrugėn "Kulla e kuqe", nr. 6.

Ndėrkohė tuneli i Semmeringut kishte pėrfunduar me sukses, por Karl Gega nuk arriti tė gėzonte pėrurimin e veprės sė tij madhore.

Karl Gega u vendos nė panteonin e njerėzve tė mėdhenj. Shtatė vjet mė vonė, d.m.th. nė 1867 eshtrat e tij u vendosėn pėrfundimisht nė njė varr pėrmendore. Edhe nė stacionin e Semmeringut, pas dy vjetėsh, iu ngrit njė pėrmendore nė kujtim tė kėtij nismėtari tė hekurudhave malore. Vite mė vonė u emetuan pulla poste dhe kartmonedha me fytyren e Karl Gegės. Ndėrkohė filluan shtrembėrime tendencioze lidhur me kombėsinė, gjoja italiane apo gjermane tė kėtij personaliteti. Por nė vetė qarqet e kulturės austriake nuk munguan autorė objektivė, qė e kanė vėnė nė dukje origjinen e tij shqiptare, siē ėshtė p.sh. rasti i Friedrich Wallisch, i cili, nė librin me titull "Neuland Albanien", botuar nė Stuttgart 1931, thotė nė faqen 113: "Karl Gega, ndėrtuesi gjenial i hekurudhės sė Semmeringut, ka qenė me prejardhje shqiptare, siē dėshmon vetė mbiemri i tij "Gega", qė do thotė nga Shqipėria Veriore".

Karl Gega ka lėnė shkrime pėr teknikėn hekurudhore si "Pamje e pėrgjithshme e pėrparimeve nė hekurudha, 1840-1850" (botim 3, Vjenė 1853), "Mbi ndėrtimin e urave nė Ameriken Veriore dhe kalkulimi i aftėsive bartėse tė urave Howe" (botin 2, ebd 1855). Gjithashtu ai shpiku njė zhalon tė pėrmirėsuar si edhe njė oktantė me nonius pėr trasimin e kurbave. I tij ėshtė koncepti i gjatėsisė virtuale tė njė hekurudhe.



http://www.dardania.com/phoenix/phoenix_15/phoenix_15_art09.html

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr & Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
http://www.dardania.com/phoenix