Dr. Mikel Prennushi

ARQIPESHKVI PAL ENGJËLLI (1417 - 1470)
HUMANIST I SHQUAR SHQIPTAR DHE BASHKËPUNËTOR I AFËRT I SKËNDERBEUT

Nė plejadėn e humanistėve tė shquar shqiptarė tė shekujve XV, XVI, njė vend tė merituar ka Imzot PAL ANDREA ENGJËLLI nga familja e njohur e Engjėllorėve, dukė tė Drishtit, familje e njohur patriote qė luajti njė rol me rėndėsi nė mesjetėn shqiptare e sidomos nė periudhėn e Skėnderbeut. Kjo familje me titull fisnikėrie kishte lidhje tė ngushta me familjet kryesore princėrore shqiptare tė kohės.

Pal Engjėlli jetoi e veproi nė epokėn e Skėnderbeu si prelat fetar e si humanist i pėrmendur dhe diplomat i shtetit tė pėrqėndruar arbėresh tė kėsaj kohe. Pothuajse bashkėmoshatar me Heroin Kombėtar, ai qe njėheri edhe mik i tij, siē pohon disa herė Marin Barleti nė veprėn e njohur "De vita et Gestis Scanderbeghi, Epirotarum Principis" Roma 1508 - 1510, qe kėshilltar dhe diplomat i tij.

Pal Engjėlli lindi nė 1417 dhe vdiq rreth viteve 1469 - 1470. Ai qe arqipeshkėv i Durrėsit.

Nė kryeveprėn e tij kushtuar Skėnderbeut, Marin Barleti jep kėtė karakterizėm pėr Pal Engjėllin:

"Ky kryepeshkop qe epirot, nga kryeqyteti i Drishtit, bir i Andrea Engjėllit pėr tė cilin folėm mė lart, burrė i pajisur me mendje shumė tė lartė e me zotėsi tė rallė nė tė folur (nė gojtari), me dituri si askush dhe i vaditur nė letėrsinė e shenjtė dhe nė letėrsinė humane, si greke ashtu dhe latine, sidomos i shquar pėr rreptėsi nė jetė e zakone... burrė qė Skėnderbeu e mbajti mbi krye pėr maturinė e tij, kulturėn e pastėrtinė e jetės, burrė qė e respektonin dhe e dėgjonin si ndonjė orakull tė gjithė epirotėt dhe arbėrit..." (M. Barleti "Historia e Skėnderbeut" T, 1964, fq. 395, 430)

Imzot Pal Engjėlli ėshtė i njohur sepse prej tij kemi tė shkruar nė gjuhėn shqipe "Formulėn e Pagėzimit", tė parin dokument tė gjuhės shqipe tė shkruar. Ështė viti 1462. Duke u gjurmuar nė bibliotekėn Laurentiana tė Firencės, dijetari rumun Nikolae Jorga e gjeti kėtė frazė nė gjuhėn shqipe dhe e botoi mė 1915 nė veprėn e tij "Notes et extraites pour servir à l'histoire des croissades au XV siècle" (Bukuresht, 1915, f. 195).

Nė udhėzimet e porositė qė Pal Engjėlli, me cilėsinė e kryepeshkopit tė Durrėsit, i jepte klerit tė dioqezės sė Lisit nė Mat, ku shėrbente peshkop Andrea, ndėr 37 fletėt nė pergamenė qė pėrmbante ky dokument nė gjuhėn latine (formati i fletėve 20 x 14 cm), dijetari rumun gjeti dhe dy radhė tė shkruara nė gjuhėn shqipe me alfabet latin: "Unte' paghesont peremnit Atit et Birit et Spertit Senit". Kėto radhė janė shkruar nė faqen 4 (nė krye) tė kėtij dorėshkrimi latin. Duke lexuar kėtė raport tė Pal Engjėllit mėsojmė se ai si kryepeshkop kishte mbledhur gjithė klerin e dioqezės sė Matit nė kishėn e Shėn Trinisė, mė 8 nėntor 1462 dhe se atje ndėr udhėzime tė tjera i jepte porosi klerit qė prindėrit nė mungesė tė priftėrinjve mund t'i pagėzonin fėmijėt e tyre me kėtė formulė duke u hedhur pakėz ujė mbi krye. Dihet se dioqezi i Matit varej nga Ipeshkvia e Durrėsit dhe se nė Mat janė mbajtur nė atė kohė shumė kuvende kishtare. Formula e shkruar nė shqip dhe e pėrdorur nė ritet fetare tė kohės tregon njė shfaqje tė gjallė tė patrotizmit nga vetė Pal Engjėlli dha nga vartėsit e tij. Jemi nė kohėn e luftrave fitimtare tė Skėnderbeut kur heroi ynė kombėtar quhej nė dokumente "DOMINUS ALBANIAE" - Zot i Arbėrit.

Nė Bibliotekėn Laurentiana tė Firencės ky raport i shkruar nga dora e Pal Engjėllit nė 37 fletė, mban numrin e inventarit 1167 dhe ruhet si njė ndėr dokumentet e ēmuara tė kėsaj biblioteke tė kohės sė Rilindjes Europiane.

Nė vitet 60-tė tė shekullit XV, Pal Engjėlli, si diplomat e kėshilltar pėr punėt e jashtme i Skendėrbeut, qe aktivizuar shumė. Ai e shoqėroi Skėnderbeun nė vizitėn katėrditore qė bėri nė Raguzė (Dubrovnik) dhe nė Itali mė 1461.

Dihet historikisht se Republika e Raguzės pati marrėdhėnie tė mira me Gjergj Kastriotin gjatė gjithė kohės qė Shqipėria kalonte provėn e rėndė tė ballafaqimit luftarak me forcat e pushtuesve osmanė. Nė Raguzė, fjalimeve mburrėse tė udhėheqėsve raguzanė pėr Skėnderbeun dhe popullin e tij, Pal Engjėlli, siē na tregon Marin Barleti, iu pėrgjigj paralelisht me njė oratori tė rrallė, duke lavdėruar zhvillimin kėsaj republike dalmate, shkencėn humaniste dhe artet qė atje kishin lulėzuar. Ndėr tė tjera nė fjalimin e tij ai tha: "... Kėtu nė Raguzė lulėzojnė tė gjitha artet e lira, filozofia, teologjia, shkenca e ligjeve dhe disiplinat e tjera... Unė ju jap fjalėn e zotohem se pėr tė mirat qė na keni bėrė, kujtimi juaj, emri juaj dhe i qytetit tuaj do tė jenė pėrgjithmonė tė nderuar sa tė rrojė Epiri, do tė jenė ngulitur thellė nė shpirt, nė mendjet dhe zemrat tona". Vėrtetė se kjo pjesė e fjalimit tė Pal Engjėllit ėshtė krijim i penės mjeshtėrore tė Marin Barletit, po dihet gjithashtu mirė fort se nė farkėtimin e miqėsisė mes Raguzės dhe shtetit tė Arbėrit, njė rol me rėndėsi ka luajtur Pal Engjėlli. Natyrisht tė dy shtetet fshqinje ishin tė interesuara pėr njė bashkėpunim nė luftrat mbrojtėse kundėr hordhive osmane. Dihet gjithashtu se Pal Engjėlli qe njė humanist dhe konsiderata e tij pėr lėvizjen humaniste pėrparimtare tė njerėzimit qe e madhe.

Imzot Pal Engjėlli, si diplomat, u pėrpoq tė afrojė shtetet e interesuara nė aleancėn kundėrosmane. Shqipėrisė nė atė kohė i interesonte tė kishte marrėveshje e aleanca me Raguzėn, Hungarinė, Venedikun dhe me vende tė tjera. Nė kėtė drejtim pėrpjekjet nuk munguan, e sidomos nga ana e Pal Engjėllit. Autoritetin e tij fetar e shfrytėzoi plotėsisht nė dobi tė atdheut. Kėshtu, si shoqėrues i Skėnderbeut nė vizitėn nė Itali mė 1461, ai u tregua i shkathėt nė marrėveshje me mbretėrinė e Napolit, me Papatin dhe nė takime me princėr tė tjerė. Gjithashtu edhe Traktati i Gaeta - s ėshtė vepėr e Pal Engjėllit (1461). Shteti i pėrqėndruar i Arbėrit nėn udhėheqjen e Skėnderbeut kishte nevojė pėr ndihma materiale e morale, kishte nevojė pėr aleatė nė luftėn e pabarabartė kundėr pushtuesve osmanė qė derdheshin ēdo vit kundėr kėshtjellave tona me sulmet e tyre tė tėrbuara.

Mė 1464, Pal Engjėlli, si i dėrguar i posaēėm i Skėnderbeut, kreu njė mision diplomatik pranė kontit Sforza tė Milanos. Nė letėrkredencialet e paraqitura shprehet qartė misioni i tij i rėndėsishėm nė kėrkim tė njė aleance dhe tė ndihmave materiale. Skėnderbeu, siē na e tregon dhe Fan Noli, kishte pasur letėrkėmbim me kontin Sforza qė nė vitin 1461. Siē duket, misioni diplomatik i Pal Engjėllit pati sukses fillimisht, po mė vonė nuk dihet pėrse ndihma materiale pėr Shqipėrinė trime qe reduktuar. Pikėrisht nė ditėt kur Pal Engjėlli ishte nė Milano, humanisti i shquar italian, Franēesk Filelfo u drejtonte letra princėrve italianė si dhe dogjės sė Venedikut, Kristofor Maurit, nė tė cilat shpreh gjithė simpatinė dhe pėrkrahjen pėr luftėn e drejtė qė bėnin shqiptarėt. Pėrmbajtja e letrave lė tė kuptohet se Pal Engjėlli e ka takuar edhe Franēesk Filelfon, njėri me influencė dhe humanist i pėrmendur. Nė letrat e tij Filelfo shkruan: "Skėnderbeu ėshtė shpirtmadh dhe i stėrvitur nė mes tė turqve qė nė moshė tė re... Pas tij janė shumė kalorės dhe kėmbėsorė shqiptarė nga mė trimat. Midis gjithė kombėsive tė tjera ndėrmjet Danubit e Adriatikut dhe kufijve tė Italisė, shqiptarėt qenė tė vetmit qė u bėnė ballė turqve me trimėri tė madhe..." Dhe mė poshtė: " Skėnderi pra, do tė ketė mundėsi tė japė njė kontribut jo tė vogėl nė ēėshtjen tonė tė pėrbashkėt... Fuqive tė tij do t'i vinė nė ndihmė dhe fuqitė ushtarake tė Kontit Sforza, tė kėtij princi trim e tė pėrmendur..."

Pal Engjėlli diti tė mbrojė drejt ēėshtjen shqiptare dhe tė bėjė pėrkrahės edhe nė principata tė tjera tė Italisė. Nuk duhet tė na habisė fakti qė njė kryepeshkop luan kaq mirė rolin e njė diplomati. Nė Mesjetė, klerikė, shkencėtarė, shkrimtarė kryenin kėto detyra duke pėrfituar nga prestigji qė gėzonin, gojėtaria dhe menēuria. Kėshtu, nė Mesjetė edhe Dante e Bokaēio qenė ambasadorė, po ashtu si matematikani e stronomi shqiptar, Gjon Gazulli, presbiter, (prift i nderuar) qe pėr disa vite sherbeu si i dėrguar i posaēėm i Skėnderbeut nė Republikėn e Raguzės, radhazi me vėllezėrit e tij Pali dhe Andrea. Nė dokumentet e kohės: "Johannes Gini Gazulo, artium doctor, astronomus praeclarissimus (Gjon Gjin Gazulli, doktor i shkencave dhe astronom shumė i ēmuar) qe edhe profesor i Universitetit Al'Bo' tė Padovės.

Pal Engjėlli qe diplomat i Skėnderbeut edhe nė marrėdhėniet komplekse e tė vėshtira me Republikėn e Venedikut. Kėtė e dėshmon edhe njė marrėveshje e datės 13 shtator 1465, nė tė cilėn Pal Engjėlli nėnshkruan "nė emėr tė madhnueshmit Skėnderbe" si dhe konsultimet e shpeshta e tė herėpashershme qė bėri Skėnderbeu me tė lidhur me marrėdhėniet me Venedikun.

Duke punuar me ngulm, menēuri e atdhetarizėm pėr njė politkė tė jashtme sa mė aktive nė dobi tė ēėshtjes kombėtare, Pal Engjėlli nuk harron asnjė ēast se burimi kryesor i forcės shqiptare qėndronte nė bashkimin e popullit tė tė gjitha krahinave nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, nėn njė komandė tė vetme e tė drejtė. Prandaj nė fjalimet e tij para popullit ai mburri kurdoherė kėtė figurė kryesore tė qėndresės shqiptare. Nė njė nga fjalimet e tij para luftėtarėve shqiptarė, sipas Marin Barletit, Pal Engjėlli mė 1641 tha kėto fjalė pėr kryetrimin e atdheut tonė:

"Fatbardha dhe fort tė lumtura janė ato republika, mbretėri e shtete, qė qeverisen nga njerėzit mė tė mirė dhe mė tė ditur... Nė kohėn e sotme ne e shohim qartė si drita, se kėtė fat e kanė pasur Arbėrit tanė, tė cilėt qeverisen nga Skėnderbeu, i vetmi princ aq i ditur, aq i mirė dhe kapidan i pathyeshėm..." Kėto fjalė tregojnė konsideratėn e lartė tė Pal Engjėllit pėr Skėnderbeun. Ata ngjallėn besimin e krenarinė e popullit pėr kėtė figurė politike e ushtarake, pėr kėtė njeri me virtyte tė larta, simbol i popullit tė vet.

Me autoritetin e tij kishtar Pal Engjėlli u pėrpoq tė realizojė dhe bashkimin e koherencėn mes princėrve shqiptarė nėn udhėheqjen e Skėnderbeut. Njė vepėr e mirė e tij ėshtė sidomos ajo qė, me pėrpjekje e maturi, mė 1459 pajtoi mes tyre princėrit dukagjinė me Skėnderbeun, duke shmangur njė pėrēarje mes rradhėve tė shqiptarėve apo njė gjakderdhje tė kotė.

Nuk ka dyshim se nė politikėn e jashtme tė shtetit arbėr, nė shekullin XV, njė rol tė rėndėsishėm ka luajtur Imzot Pal Engjėlli si njė i ditur, i kulturuar dhe i besuar i Skėnderbeut, si prelat kishtar qė me autoritetin e prestigjin e tij ndikoi me atdhetarizėm nė ngjarjet e kohės.

Ai ėshtė figura e diplomacisė shqiptare sė kėsaj periudhe qė shėnoi njė epokė dhe diplomati i parė shqiptar qė njohim deri tani.

Pal Engjėlli, si figurė historike, atdhetare e humaniste i atribuohet dhe njė meritė tjetėr. Mendohet se ai ėshtė autori i njė historie tė Skėnderbeut nė gjuhėn latine e botuar nė Venedik mė 2 prill 1480, pra gati 30 vjet para veprės sė Marin Barletit. Pėr herė tė parė dhe i vetmi qė e shfrytėzoi kėtė vepėr ėshtė historiani italian G. Biemmi i cili botoi mė 1742 nė Breshia (Brescia) "Istoria di Giorgio Scander'begh". Ai pohon se historinė e Skėnderbeut tė vitit 1480 e gjeti nė njė bibliotekė dhe e shfrytėzoi gjėrėsisht pėr veprėn e tij, ashtu si dhe vepra tė tjera, si atė tė Barletit dhe tė shumė autorėve tė huaj mbi Skėnderbeun. Vetė Biemmi na e jep titullin e kėsaj vepre, titull tė cilin e gjeti nė fund tė librit, meqenėse fletėt e para qenė tė grisura: eksplicit Historia Scanderbeghi, EDITA PER QUONAM ALBANENSES..." (Kėtu merr fund Historia e Skėnderbeut, botuar prej njė shqiptari...) Meqenėse autori mbeti anonim, Biemmi e quajti "Antivarino" apo nė gjuhėn shqipe "Tivaresi". Biemmi na thotė edhe se Tivaresi e shkroi historinė e Skėnderbeut edhe mbi bazėn e dėshmive tė vėllait tė tij, i cili shėrbeu si oficer nė gardėn e Skėndebeut. Duke marrė parasysh kėto tė dhėna si dhe tė tjera, historiani ynė i njohur Fan Noli, me tė drejtė mendon se ky autor anonim nuk ka kush tė jetė tjetėr veēse Pal Engjėlli. Historiani gjerman Franz Babinger e ndonjė tjetėr, pa u thelluar, e kanė menduar historinė e Skėnderbeut tė vitit 1480 njė shpikje tė Biemmit, po kjo kundėrshtohet me tė drejtė se kjo histori ka tė dhėna e datime mė tepėr se ajo e Barletit dhe se mė vonė kėto tė dhėna janė vėrtetuar nga dokumentacioni, se kjo histori ėshtė njė burim i pavarur, se ajo ėshtė mė realiste e me njė vėshtrim mė kritik se veprat e tjera dhe sė fundi, njė gjė tė tillė Biemmi nuk kishte arsye tė bėnte. Duke arsyetuar mbi kėtė ēėshtje, domethėnė mbi autorėsinė e veprės dhe mbi veprėn, Fan Noli bie nė konkluzion e arsyetuar se kjo vepėr ėshtė shkruar nga Pal Engjėlli, sepse prej njė njeriu tė ditur si ky mund tė pritej njė vepėr e tillė, se Engjėllorėt vėrtetė kanė qėndruar nė Drisht, po nė zotėrimin e tyre ka qėnė Tivari dhe se Pal Engjėlli, kryepeshkopi i Durrėsit, kishte vėrtetė njė vėlla tė tij, Pjetėr Engjėllin, oficer tė gardės sė Skėnderbeut dhe pikėrisht ai duhet t'i ketė shėrbyer me tė dhėna tė sakta pėr luftimet kundėrosmane e ngjarje tė tjera nga balli i pėrgatitjeve pėr luftė. Mė nė fund, duhet tė themi se Pal Engjėlli, dhe i vėllai Pjetėr Engjėlli, vdiqėn nė mėrgim, nė Itali dhe vepra ka mundėsi tė jetė shkruar nė periudhėn e mergimit dhe tė jetė botuar nė Venedik, pikėrisht aty ku bashkėvėllazėria shqiptare (Confraternità albanese) e asaj periudhe kishte krijuar njė vatėr tė kulturės shqiptare. Tė kujtojmė Barletin, Biēikemin, Karpaēin e viganė tė tjerė tė mendimit e tė artit humanist shqiptar dhe tė Rilindjes europiane. Dy studiues tė huaj, tė mirėinformuar, tė kėsaj periudhe e qė kanė shkruar vepra me vlerė si, Johann Fallmerayer dhe Hof (Hoph), kanė pohuar se Lukari, analist i mirėnjohur raguzan, nė veprėn e tij "Analet e Raguzės", shprehet qartė se kryepeshkopi i Durrėsit ka lėnė njė vepėr tė shkruar pėr Skėnderbeun. Ështė fakt se Pal Engjėlli ka vdekur mė 1469 dhe se vepra mbi historinė e Skėnderbeut u shtyp mė 1480, po kjo nuk pėrjashton mundėsinė qė dorėshkrimi i tij tė jetė botuar si vepėr postume (pas vdekjes). Pikėpyetja kryesore mbetet te vepra e Tivarasit (apo Pal Engjėllit), qė nuk ėshtė gjetur deri sot. Nė kohėn kur u botua kjo vepėr shtypshkrimi nė Venedik, po dhe nė mbarė botėn, ishte nė hapat e para. Kjo nuk ėshtė e para vepėr incunabula (kėshtu quhen veprat e botuara nga fillimi i shtypshkrimit e deri nė 1500) qė ka humbur. Sidoqoftė ne mbėshtetemi tek studimet e thelluara tė Fan Nolit dhe shpresojmė tė vėrtetohet njė ditė vepra dhe autori.

Tė gjithė janė tė mendimit se prej Imzot Pal Engjėllit pritej njė vepėr e tillė pėr Motin e Madh shqiptar dhe kryetrimin e arbėrve, Skėnderbeun, sepse ai qe njė ndėr bashkėpunėtorėt e afėrt tė heroit, mik, shok e bashkėmoshatar me te. Ai mė mirė se asnjė bashkėkohės i tij, me erudicionin, me atdhetarizmin, me idetė humaniste, mund tė shkruante kėtė vepėr nė kujtim tė atyre ngjarjeve tė mėdha qė pėrjetoi Arbėria, njė vepėr pėr brezat qė do vinin.

Autor i dokumentit tė parė tė shkuar nė gjuhėn shqipe, diplomat, atdhetar, humanist i njohur, Imzot Pal Engjėlli si bashkėpunėtor e bashkėluftėtar i Skėnderbeut pėr ēėshtjen shqiptare ka njė vend tė merituar nė historinė religjoze e kulturore tė atdheut.

Imzot Pal Engjėlli ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė marrėdhėniet e Shqipėrisė sė kohės sė Skėnderbeut me Papatin, dhe konkretisht me Papėt, Nicola V (1447 - 1453) humanist i pėrmendur, Kalisti III (1453 - 1458), Pio II (1458 - 1464) dhe Paolo II (1464 - 1471), gjatė pontifikateve tė tyre.

Enea Silvio Piccolimini, humanist i shquar qė mė vonė u bė Papė, e ēmoi shumė humanistin Pal Engjėlli si prelat fetar dhe humanist. Dihet historikisht se ky Papė (Pio II) qe nisur pėr Shqipėri pėr t'i ardhur nė ndihmė Skėnderbeut dhe kishte ndėrmend tė kurorėzonte Heroin Kombėtar mbret tė Shqipėrisė. Por dihet se Papa Pio II, gjatė rrugės pėr nė Shqipėri, vdiq nė Ankonė mė 15 gusht 1464.

Bibliografia

1. M. Barleti. "Historia e Skėndėrbeut", Tiranė, 1964 (pėrkth. prof. Stefan Prifti) fq. 395, 396, 397, 430, 467.

2. N. Jorga. "Notes et extraites per servir à l'histoire des croissades au XV siècle", Bukuresht, 1915, fq. 195.

3. Fan S. Noli "Historia e Skėnderbeut", Tiranė, 1967, fq. 245, 251, 270, 120, 159, 170; George Castrioti Scanderbeg (1405-1468) by Bishop Fan Stylian Noli Ph.D., International Universities Press, New York, 1947.

4. Giammaria Biemmi. "Istoria di Giorgio Castrioto Scanderbegh, Brescia, Giam. Battista Bissimo, 1742 (Biblioteka e Muzeut Shkodėr).

5. M. Barlezio "De vita et Gestis Scanderbeghi Principes, Romae 1508 - 1510. (Biblioteka e Universitetit Shkodėr).

(Shėnim i autorit: Nė librin tim "Kontribut shqiptar nė Rilindjen Europiane" Tiranė 1980, mungojnė humanistėt Imzot Pal Engjėlli dhe prifti nga Drishti Dhimiter Frangu, historian i Skenderbeut. Me botimet qė po i bėn "Phoenix" kėtyre dy figurave, plotėsohet edhe kuadri i kėsaj trajtese).

 



Phoenix 13_14 - Artikulli 10
http://www.dardania.com/phoenix/phoenix_13_14/phoenix_13_14_art10.html

© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
http://www.dardania.com/phoenix