Prof. As. Dr. David Luka

Regjistri turk i vitit 1485*

Prania e toponomisė sllave nė tokat shqiptare ėshtė bėrė objekt i studimeve tė ndryshme me karakter historik e gjuhėsor. Analiza shkencore e saj shėrben pėr tė hetuar e shpjeguar shkaqet e mirėfillta tė ekzistencės sė kėtyre toponimeve si mish i huaj nė onomastikėn shqiptare.

Ky problem shpesh zhvendoset nė shek. XV, ku dalin tė regjistruara nga turqit viset e banuara nga shqiptarėt e qė pėrbėjnė nė tėrėsi pėrafėrsisht etnosin shqiptar.

Nė analizėn e emrave tė defterėve tė kadastrės osmane tė vitit 14311 dhe 14672, shqyrtimi i toponimeve me gurrė nga sllavishtja na shėrben pėr tė treguar kryesisht gjurmėt e invazioneve dhe tė kadastrimeve tė tė huajve nė tokat shqiptare. Nė trevat qė pėrfshijnė kėta dy regjistra, shqiptarėt janė autoktonė sė paku qė nga koha antike, ata kanė banuar gjithnjė e vazhdojnė tė banojnė aty edhe nė shek. XV. Analiza gjuhėsore e emrave tė kėtyre regjistrave3, vetėm pėrforcon karakterin vendės tė tyre duke shpjeguar nė disa raste edhe shkakun e daljes sė disa toponimeve sllave nė kėto toka shqiptare.4

Nė regjistrin e vitit 1485 puna qėndron pak mė ndryshe, sepse nė skajet mė veriore tė trevave qė pėrfshin ky defter, kemi tė bėjmė drejtpėrdrejt me simbiozėn shqiptare-sllave gjatė mesjetės. Ky problem, i rrahur shumė veēanėrisht nga historianė tė huaj, i ka kaluar shpesh caqet e njė vėshtrimi shkencor tė mirėfilltė, duke iu nėnshtruar qėllimeve politike tė caktuara. Kėto mendime tė paracaktuara, kanė gjetur pėrhapje te shumė autorė sllavė ku "mė i njohuri dhe mė frytdhėnėsi" (siē!) ishte dhe mbetet J. Cvijiqi, i cili qe edhe themeluesi i shkollės antropogjeografike, nė kuadrin e sė cilės qe formuar edicioni i posaēėm "Naselja i poreklo stanovnistva"5. Sipas Cvijiqit6, nė Kosovė nuk ka popullsi tė vjetėr, sepse, sipas tij, shqiptarėt kanė ardhur pas luftės austro-turke tė vitit 1690. Vetėkuptohet se emėrtimi Stara Srbija (pėr Kosovėn) nuk ka tė bėjė fare me ēėshtje shkencore, ai ka karakter politik tė mirėfilltė.

Duke e rrokur problemin nga ana historike vetėm "en bloc" (pėr tė mos dalė nga caqet gjuhėsore tė trajtimit tė tij), tani mund tė themi se pėrfundimet e Cvijiqit dhe tė pasuesve tė tij, janė tė gabuara. Elementi shqiptar jo vetėm ėshtė i pranishėm nė zonat skajore veriore tė viseve qė pėrfshin defteri i vitit 1485 (themi nė zonat skajore veriore, sepse nė trevat e tjera nuk kemi tė bėjmė me elemente, por me njė etnikum me intensitet tė plotė), por ai pėrbėn atė shtresė qė ėshtė autoktone qė nga koha ilire. Bile kėtu kemi njė pjesė tė trevės gjuhėsore tė kryehershme tė formimit tė gjuhės shqipe7. Nė kėto rrethana nuk bėhet fjalė pėr autoktoni tė shqiptarėve nga shek. XV (kjo fjalė mund tė pėrdoret vetėm pėr arsye tė karakterit metodik pėr tė kundėrshtuar mendimet e Cvijiqit me shokė). Shqiptarėt janė autoktonė nė kėto vise qė nga koha ilire. Dokumentet e shek. XV vlejnė vetėm pėr tė vėrtetuar praninė e tyre nė viset pėr tė cilat po flasim. Kjo prani tani, ėshtė e padiskutueshme duke filluar qė nga Krisobulat e Deēanit8, pastaj nė regjistrin e vitit 1455 tė vilajetit Vellk9 (Kosova nė kuptimin e ngushtė tė saj, duke pėrfshirė edhe qytetet), si edhe nė regjistrin e vitit 1485.10

Nga pikėpamja historike, prania e shqiptarėve nė trevat skajore veriore tė regjistrit tė vitit 1485, nuk pėrbėn problem. Pikėrisht duke u mbėshtetur nė kėto tė dhėna historike do tė mundohemi ta trajtojmė onomastikėn e kėtij regjistri edhe nga ana gjuhėsore. Nė kėtė drejtim duhen mbajtur parasysh disa ēėshtje.

1. - Regjistrat e kadastrės osmane pėr vendin tonė (viti 1431, 1467 e 1485), duke pėrfshirė pjesėn mė tė madhe tė tokave ku banojnė shqiptarė, paraqiten edhe nga ana gjuhėsore si njė njėsi e njė populli qė flet shqip nė tė gjithė trevėn qė pėrfshijnė ato, e pasqyruar kjo nė emrat e vendeve dhe tė njerėzve.

A. - Alfabeti arab, me mungesat e tij, nuk e prish kėtė njėsi. Ndryshimi i emrave tė vjetėr me tė sotmit nė pjesėn mė tė madhe shprehin ato dukuri qė shpjegohen fare mirė nėpėrmjet fonetikės historike tė shqipes, duke sjellė njė ndihmesė tė re nė kėtė fushė tė dijes.

B. - Elementet vendėse janė mbizotėruese nė toponomastikė dhe nė antroponimi, duke mbajtur parasysh kėtu apelativat e shumtė, shpeshherė fjalė tė fondit autokton (qė pėrbėjnė njė numėr tė konsiderueshėm tė fjalėve tė shqipes paraletrare), elemente tė rėndėsishme tė strukturės si fjalėformimi: prapashtesat vendėse tė vjetra, kompozitat etj.

C. - Nė kėtė njėsi gjuhėsore dallojmė, me aq sa na lejon materiali onnomastik, qė shmangiet dialektore janė tė pakta dhe disa veēori sapo kanė filluar tė bigėzohen. Pėr dialektologjinė historike shqiptare thellimi nė kėtė drejtim paraqet, nė mungesė tė dokumenteve tė shkruara, pasqyrėn e gjendjes sė shqipes nė shek. XV.

2. - Elementet e huaja nė toponomastikėn e kėtij shekulli janė e mbetėn tė huaja, ato nuk marrin e japin me elementet vendėse.

3. - Nė shqyrtimin e onomastikės me gurrė tė huaj, pėr asnjė ēast nuk duhet harruar se pushtuesi pėrpiqet gjithnjė tė shuajė ndjenjat kombėtare tė popullit tė pushtuar. Nė kėtė drejtim gjithnjė ka njė program shtetėror tė pėrcaktuar mirė, qė pėrfshin edhe onomastikėn. Pėr mėnyrėn e emėrtimit dhe karakterin e pėrdorimit administrativ tė emrave me burim tė huaj tė defterit tė vitit 1485 vlejnė po tė njėjtat vėrejtje qė kemi bėrė pėr dy regjistrat e tjerė tė vitit 1431 e 146711. Bile, nė regjistrin e vitit 1485 ky drejtim ėshtė thelluar, duke pasur parasysh qė shkruesi i tij ėshtė me kombėsi sllave12.

4. - Nė shqyrtimin e emrave tė njerėzve tė defterit turk tė vitit 1485 duhet pėrdorur njė kriter specifik. Kėtu mund tė vihet shenja e barazimit ndėrmjet antroponomisė dhe etnicitetit, kur ėshtė fjala pėr banorė me emra shqiptarė (e shikuar kjo ēėshtje nga ēfarėdo lloj kėndi), por jo kur ėshtė fjala pėr banorė me emra sllavė (ortodoksė). Nė kėtė mes duhen mbajtur parasysh rrethanat politiko-shoqėrore dhe kulturore - fetare tė periodės qė po shqyrtojmė. Nė qoftė se pėr emrat e Krisobulave tė Deēanit vlejnė pėrfundimet se "... administrata pėrfaqėsonte interesat e kishės, tė shtetit ose tė institucionit qė i shėrbente, i cili kishte politikė ekspansioniste nė tė gjithė kuptimin e fjalės"13 dhe se "nė zonat ku sundonte kisha ortodokse sllave kemi njė proces tė riemėrtimit tė popullsive tė tjera nė tė gjitha kuptimet"14, emrat sllavė (ortodoksė) tė njerėzve tė defterit tė vitit 1485 mė tepėr se etnicitet tregojnė kufirin e ndikimit tė kishės sllave qė, duke nisur nga shekujt VII-VIII qe shtrirė mjaft.

Shembull i qartė i njė trajtimi tė emrave duke nisur nga kushtet konkrete ėshtė vetė regjistri i vitit 1485. Nė qoftė se do tė vinim pėr tė gjithė rastet shenjėn e barazimit ndėrmjet emrave tė njerėzve dhe etnicitetit tė tyre, do tė nxirrnim pėrfundimin e gabuar se myslimanėt e qyteteve tė Pejės dhe tė Shkodrės janė me kombėsi turke meqė mbajnė emra turq. Ky rast na jep dorė tė kuptojmė se ndikimi fetar turk, i nxitur nga shteti me diferencimin e taksave etj., ka filluar tė bėjė punėn e vet brenda njė kohe tė shkurtėr, duke nisur nga qendrat e mėdha.

Pėr katėr shekuj me radhė (XI-XIV) me pak ndėrprerje krahinat e Shqipėrisė Veriore (pėrafėrsisht ato qė nė tė ardhmen do tė bėjnė pjesė nė sanxhakun e Shkodrės), qėndruan nėn sundimin e feudalėve serbė tė shtetit tė Dioklesė dhe tė Rashės. Vetėkuptohet se klasa sunduese, ajo qė diktonte nė tė gjitha fushat e jetės, qe sllave, prandaj mbizotėrimi i saj politik dhe fetar mbi popullsinė shqiptare qe i padiskutueshėm15. Politika ekspansioniste e shtetit dhe e kishės ortodokse sllave dokumentohet sė paku nga shek. XIV16.

Ndaj shqiptarėve tė krahinave skajore veriore tė regjistrit, qė gjithnjė kanė qenė jashtė kufijve tė truallit amtar, ėshtė ndjekur njė politikė asimilimi dhe genocidi17.

Nė kėto rrethana as nė pikėpamje gjuhėsore elementet sllave tė kėtij defteri nuk mund tė vėshtrohen nė njė hulli me ato vendėse. Janė pikėrisht kėto kushte politiko-shoqėrore qė shpesh ndihmojnė pėr tė kuptuar disa dukuri kontradiktore qė nė rrethana normale janė tė pashpjegueshme.

Onomastika me gurrė sllave, veēanėrisht nė viset skajore veriore tė regjistrit tė vitit 1485 mė tepėr se vepėr e njė bashkėjetese paqėsore me zhvillim nė kohė, ėshtė pasojė e rrethanave politiko-shoqėrore (ndėrhyrje administrative etj.) me qėllime tė caktuara**.

 

*Defteri i regjistrimit tė sanxhakut tė Shkodrės 1485, I Tiranė, 1974. Ky defter ėshtė i tipit mufassal "i hollėsishėm" dhe pėrfshin njė trevė tė gjerė, qė i kapėrcen kufijtė e sanxhakut tė Shkodrės. Ky sanxhak nė vitin 1485 ndahej nė katėr kaza: tė Shkodrės, tė Podgoricės, tė Pejės dhe tė Bihorit. Kazatė ishin tė ndara nė njėsi mė tė vogla administrative, nė nahije. Pėrveē kėtyre, nė regjistėr janė pėrfshirė edhe njė pakicė fshatrash nga nahijet e Vuēiternit, tė Prishtinės, tė Prizrenit etj., qė bėnin pjesė nė sanxhakun e Vuēiternit dhe tė Prizrenit. Regjistri ka si shtojcė nė fund regjistrimin e hollėsishėm tė nahijeve tė Pipėrit e tė Kelmendit tė bėrė nė vitin 1497. (Pėr shėnime mė tė hollėsishme shiko Defteri i regjistrimit ..., Hyrje, f. 3-46).

1 - Sûreti defter-i sancak-i Arvanid, H. Inalcik, Ankara 1954.

2 - Sûreti defter-i esami vilayeti Dibra, f. 124-176, Basbakanlik Arsivi, maliyeden mudever, nr.508.

3 - Shiko hollėsitė po nė kėtė pjesė te Regjistri turk i vitit 1431 dhe Regjistri turk i vitit 1467.

4 - Po aty.

5 - M. Tėrnava, Shqiptarėt dhe qytetet e Kosovės nė shek. XV-XVI, nė revistėn "Studime historike" nr. 2, 1979.

6 - Osnove za geografiju i geologiju Makedonija i Stara Srbija, libri III, Beograd 1911, f. 1169, 1194. Shiko pėr hollėsi tė tjera edhe te Mark Krasniqi, Disa burime pak tė njohura mbi popullsinė e Kosovės, nė rev. "Studime historike" nr. 2, 1979, f. 98.

7 - E. Çabej, Problemi i vendit tė formimit tė gjuhės shqipe, "Kuvendi I i studimeve ilire "Tiranė 1974, v.II, f. 26.

8 - R. Ismajli, Disa ēėshtje tė onomastikės mesjetare, nė rev. "Studime filologjike" nr. 4, 1978.

9 - M. Tėrnava, Shqiptarėt nė ..., SH 2, 1979.

10 - S. Pulaha, Elementi shqiptar sipas onomastikės tė krahinave tė sanxhakut tė Shkodrės nė vitet 1485-1582 I, II, III nė revistėn "Studime historike" nr. 1 dhe 2 e 4, 1972.

11 - Shiko hollėsitė te po kjo pjesė te regjistrat e viteve 1431 e 1467.

12 - Defteri i regjistrimit ..., Hyrje, f. 5.

13 - R. Ismajli, Disa ēėshtje ..., f. 152.

14 - Po aty, f. 157.

15 - Historia e Shqipėrisė, v. I, 1967, f. 175-176.

16 - R. Ismajli, Disa ēėshtje ..., 151; shiko edhe shėn. nr. 1.

17 - M. Tėrnava, Shqiptarėt dhe qytetet ..., f. 109.

**Kjo kumtesė paraqet njė fragment tė Hyrjes sė njė punimi tė gjerė mė tė njėjtin titull.



Phoenix 10 - Artikulli 09
http://www.dardania.com/phoenix/phoenix_10/phoenix_10_art09.html

© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
http://www.dardania.com/phoenix