Don Ndoc Nogaj

Krishtėrimi dhe besimet e botės
Specifika e krishtėrimit

Si gjendet krishtėrimi pėrballė besimeve tė tjera dhe traditave fetare tė botės sė sotme. Duke pėrmbledhur me pak fjalė ato qė mė pas do tė analizohen gjerėsisht, themi se krishtėrimi ėshtė i ndėrgjegjshėm se nuk ėshtė "njė" prej besimeve tė botės, si dhe nuk mund tė vendoset nė tė njėjtin plan. Ai ėshtė i bindur se nuk ėshtė "njė" prej shumė shtigjeve nėpėr tė cilėt njerėzit shkojnė tek Zoti, por ėshtė "rruga" pėrmes sė cilės i afrohemi Zotit. Prandaj, duke pasur njė respekt tė madh pėr besimet e tjera dhe traditat fetare si dhe duke njohur qė ata zotėrojnė vlera autentike fetare, krishtėrimi nuk pranon idenė sipas sė cilės "tė gjitha besimet janė tė njėjta", dhe se megjithė ndryshueshmėrinė e formave, tė gjitha tė ēojnė drejt Zotit, dhe se pra kanė tė njėjtėn vlerė. Pohojmė prandaj njė "specifikė" nė fushėn fetare tė krishtėrimit qė e bėn atė "njė besim tė veēuar". Njė bisedė e tillė mund tė duket mendjemadhe, arrogante dhe fyese si dhe mundet tė provokojė tek lexuesit njė mospranim tė paragjykuar pėrsa do tė thuhet mė vonė, ose mund t'i shtyjė ata pėr tė ndėrprerė leximin, duke menduar se bėhet fjalė pėr njė bisedė "integraliste" e me pak respekt ndaj besimeve tė tjera. Prandaj i kėrkojmė lexuesit tė na ndjekė, duke i rezervuar kritikat eventuale pasi ai tė ketė pėrfunduar leximin.

* * *

Pėrpara se tė hyjmė nė thelbin e problemit, po pėrpiqemi tė thellohemi nė fenomenin fetar dhe nė trajtat me tė cilat ai shprehet, qė janė pikėrisht "besimet". Mė pėrpara jemi pėrqendruar mbi "besimin" dhe mbi shenjat dalluese qė na bindin pėr arsyet qė njė fenomen tė quhet "fetar". Por "besimi" ėshtė njė term abstrakt, me tė cilim paraqiten fenomenet fetare. Konkretisht nuk ekziston "besimi", por ekzistojnė "besimet": domethėnė besimi shtrihet dhe jeton nė besimet. Tani, kur tė shqyrtohet fenomeni fetar, zbulohet se ai ka njė sėrė karakteresh tė pėrbashkėta, por ai qė godet mė shumė ėshtė ndryshimi i plotė i tij. Besimet, domethėnė, janė jo vetėm tė shumta, por edhe mjaft tė ndryshme mes tyre, deri nė pikėn e tė qenurit kundėr e kundėrshtarė pėr vetė karakteret thelbėsore qė pėrcaktojnė fenomenin fetar. Padyshim qė ka ngjashmėri mes besimeve por ndryshimet janė mė tė shumta dhe mė domethėnėse, se sa ngjashmėritė.

Pėr kėtė arsye koncepti "besim" nuk duhet tė kuptohet nė sens "univok" - nė kuptimin qė tė mund t'i pėrshtatet nė tė njėjtėn mėnyrė dhe nė tė njėjtėn masė tė gjitha besimeve - , nė sens "analogjikisht", nė kuptimin qė ato realitete qė ne i quajmė "besime" nė disa pikėpamje mund tė hyjnė nė konceptin e besimit, por pėr disa pikėpamje tė tjera, qė mund tė quhen thelbėsore qė ne tė mund tė flasim pėr besim, mund tė mos hyjnė. Aq mė tepėr qė nė disa raste mund tė na kėrkohet tė flasim pėr "besimin" apo pėr "dije", njė koncept ky mė afėr filozofisė sė besimit. Nė veēanti, pėrsa i pėrket budizmit, koncepti i besimit - qė ėshtė njė koncept perėndimor, - duhet tė zgjerohet. Nėse me tė vėrtetė nė sensin e pėrgjithshėm "raport me Zotin ose me Hyjnoren apo me Trashendentin", ėshtė e qartė se budizmi nuk ėshtė njė besim, sepse ai nuk i referohet Zotit apo Hyjnores. As Buda nuk ėshtė Zoti apo njė Zot. As edhe Nirvana qė ėshtė Realiteti absolut, e vetmja qė mund ta kėnaqė aspiratėn njerėzore me lumturi, nuk ėshtė hyjnore. Sepse po tė ishte njė Zot ajo do tė ishte personale. Nė filozofinė indiane personi ėshtė gjithmonė njė realitet individual dhe relativ, por po tė ekzistonte njė Zot personal, ky do tė ishte njėkohėsisht edhe "absolut". Me fjalė tė tjera, pėr budizmin nocioni i Zotit ėshtė kontradiktor dhe i pamendueshėm. Por kjo nuk tregon se budizmi ėshtė "i pa Zot" (edhe njė koncept i tillė tė ēon nė njė problematikė perėndimore, tė huaj pėr budizmin), tregon vetėm se budizmi ėshtė "jo-teist": nuk mohon Zotin, por e lė mėnjanė, pėr mė tepėr gjendet jashtė problematikės sė "teizėm-ateizėm".

Pra budizmi nuk ėshtė njė besim sipas prospektivės perėndimore. Kjo gjė tregon se nuk ėshtė njė "besim". Sepse ai nuk ėshtė vetėm njė "moral" edhe pse ka njė moral shumė tė zhvilluar dhe tė lartė. Realisht budizmi ėshtė pėrgjigjia mbi kuptimin e jetės e tė gjithėsisė dhe mbi orientimin qė duhet t'i jepet jetės qė njeriu tė arrijė nė "shpėtim" nga gjendja e dhimbshme e ekzistencės njerėzore. Pra, ai ėshtė njė "rrugė shpėtimi". Nė kėtė kuptim ėshtė njė "besim", sepse "shpėtimi" ėshtė njė koncept thellėsisht fetar. Kjo rrugė sjell me vete "hapjen" e zbulimit tė shtegut qė tė ēon nė "zgjim" dhe tek Nirvana, tė bėrė nga Buda, nė "besimin" e nxėnėsit nė mėsimin e Budės dhe nė "nderimin" e tij. Tė gjitha kėto elemente e bėjnė budizmin njė "besim".

* * *

Ajo qė e specifikon fenomenin fetar ėshtė "kuptimi fetar", qė ėshtė i ndryshėm nga ai estetik, nga ai etik dhe nga ai shoqėror, edhe nėse janė tė mundshme afrimet mes kuptimit fetar dhe atij estetik, ndėrsa arti dhe simboli, me tė cilėt arti shpeshherė don tė shprehet, mund tė arrijnė deri tek "hyjnorja" mė thellėsisht se sa realitetet e tjera. Mbi tė gjitha ekziston njė afėrsi mes kuptimit etiko-moral dhe kuptimit fetar, ndėrsa besimi sjell gjithmonė njė etikė e cila gjen mbėshtetjen mė tė fortė nė besim. Nė realitet, "kuptimi fetar" ėshtė ai pėr tė cilin njeriu jeton njė "pėrvojė", qė ėshtė e njė rendi tė ndryshėm nga ēdo pėrvojė tjetėr njerėzore. Ato njerėzoret janė tė njė rendi imanent, domethėnė i pėrkasin "kėsaj" bote. Pėrvoja "fetare" i pėrket njė bote tjetėr, "pėrtej" kėsaj bote, qė ėshtė kontigjente dhe relative. Pėrvoja fetare ėshtė botė e absolutizmit, prandaj dhe e "hyjnores" dhe "e shenjtes". Njeriu qė ka kėtė pėrvojė fetare - dhe nė vetvete ēdo njėri ėshtė i thirrur - ėshtė homo religiouos, i cili dallohet nga njeriu jo besimtar, sepse, siē thotė M.Eliade (le sacre et le profane, Paris, 1955, 171), "beson gjithmonė se ekziston njė realitet absolut, shenjt, qė tejkalon kėtė botė, por qė manifestohet dhe, pėr kėtė shkak, e shenjtėron dhe e bėn reale". Me fjalė tė tjera, homo religiosus ėshtė ai qė ka "ndjenjėn fetare" veēori e ēdo njeriu, "ndjen" dhe "eksperimenton" nė jetėn e tij e nė botėn qė e rrethon praninė e njė Realiteti qė tejkalon jetėn e botės, nė jetėn e botės nė tė cilėn rrėnjėsohen dhe nga e cila marrin zanafillėn, qėndrueshmėrinė e vlerėn. Kjo "ndjenjė fetare" mbartet nė pėrvoja fetare qė ndryshojnė sipas rrethanave historike, kulturave dhe, mbi tė gjitha, sipas historisė personale, psikologjike tė njeriut besimtar dhe rrethanave ambientale e kulturore nė tė cilat jeton. Kjo shpjegon ndryshueshmėrinė e madhe tė besimeve tė botės.

Ndryshueshmėria e tyre mund t'i pėrkasė strukturės: sepse disa si besimet animistike dhe naturaliste, kanė besime mjaft tė thjeshta, edhe pse ritet dhe kulti i tyre mund tė jenė nganjėherė mjaft tė ndėrlikuara. Tė tjera, si besimet "historike (qė kanė njė themelues historik), janė mjaft tė ndėrlikuara si doktrinė, me njė strukturė tė fortė e me baza. Mbi tė gjitha ndryshimi mes besimeve mund t'i pėrkasė konceptit qė ato kanė pėr "Hyjnoren". Pėr disa Hyjnorja ėshtė e shumėllojshme (besimet politeistike). Tė tjerat synojnė tė pėrjashtojnė hyjnitė nė njė tė vetme (enoteizėm). Pėr tė tjerat pėrsėri Hyjnorja ėshtė njė e vetme (bisedime monoteistike). Pėr disa bota ėshtė trashendente, kurse pėr tė tjerėt Zoti ėshtė vetė bota lėndore (besime panteistike). Pėr disa ėshtė personal, pėr tė tjerė ėshtė larg nga njeriu, i tmerrshėm dhe kėrcėnues, kėshtu qė njeriu duhet ta pajtojė me kushtimin e dhuratave e tė flijimeve dhe mund tė hyjė nė raport me tė vetėm pėrmes qenieve mė te ulėta (shpirtėrave) ose njerėzve tė paisur me njohuri e fuqi tė veēanta (meshtarėt, shiamanėt). Pėr disa mund tė paraqiten me figura njerėzish apo kafshėsh. Pėr tė tjerė ēdo pasqyrim antropomorfik ose zoomorfik i hyjnisė ėshtė i ndaluar. Pėrveē kėsaj, Hyjnorja mund tė paraqitet, pėr disa, me anėn e "ierfanive", qofshin ato "kozmike" (qiell, diell, hėnė, tokė, ujė, male, pemė, gurė) apo "biologjike" (kafshė, ngjizje, blerim, bujqėsi, seksualitet), ose "topike" (vende tė shenjta). Pėr tė tjerė mund tė manifestohet nė njerėz tė "frymėzuar" (profetė, vegjentė, fallxhore) ose pėrmes librash "tė frymėzuar" (librash tė shenjtė).

Besimet, pra, janė tė ndryshme, por duke folur pėr ndryshueshmėrinė e tyre ėshtė e rėndėsishme tė zbulosh se janė thellėsisht tė ndryshėm edhe nė elementėt e pėrbashkėt tė tė gjithave (apo gati tė tė gjithave) merret p.sh. rasti i lutjes. Ajo ėshtė sigurisht e pėrbashkėt nė tė gjitha besimet (me pėrjashtim tė budizmit): "Asnjė besim nuk ėshtė pa lutje, nė kuptimin mė tė gjėrė tė fjalės" (F.Heiler, "Besimet e njerėzimit", Milano, Jaca Book, 1985, 313). Por, nė ēdo besim, lutja ėshtė e ndryshme jo vetėm nė formė por edhe nė domethėnie. Kėshtu nė ndonjė besim lutja ka njė vlerė dhe njė forcė "magjepsėse", shtrėngimi tė hyjnisė sė cilės i ėshtė drejtuar. Ështė njė karmen, njė formulė magjike, qė duhet ta shtrėngojė hyjninė pėr tė dhėnė atė qė i kėrkohet. Kėtej del domosdoshmėria pėr tė njohur emrin e hyjnisė (tė njohėsh emrin e njė qėnieje ėshtė tė kesh fuqi mbi tė!) dhe tė shqiptosh me saktėsi formulėn e lutjes dhe tė e pėrsėritėsh me shumė kėmbėngulje aq sa "ta lodhėsh" zotin: ėshtė fatigare deos, pėr tė cilin flasin Horaci (Od. 1, 2,26) dhe Senekra (Ad Lucil. IV,7).

Nė besime tė tjera ėshtė njė thirrje qė i bėhet fuqisė bamirėse dhe mirėsisė sė hyjnisė. Kėshtu nė kristianizėm lutja ėshtė sjellje "Ati" dhe ka njė karakter "Birnor" tė njė besimi absolut dhe koefidencial. Nė disa besime, lutja ka njė formė tė pėrcaktuar, sikurse salat-i islamik (por islamizmi njeh edhe lutjen private dhe tė lirė (dùva)). Nė besime tė tjera ėshtė mė e brendshme dhe e vetvetishme. Nė disa ėshtė thelbėsisht kėrkesė pėr tė mira materiale: kėshtu romakėt luteshin pro bobus uti valenat (pėr shėndetin e mirė tė qeve) (Catone, De Agricultura, 83). Nė tė tjera ėshtė thelbėsisht lutje adhurimi, lavdie, falenderimi dhe kėrkesė tė mirash shpirtėrore, kėshtu i krishteri, duke u lutur pėr nevojat e tij materiale dhe kohore, lutet mbi tė gjitha qė "tė vijė mbretėria e Zotit", qė Ati t'i japė dhuratėn e Shpirtit tė Shenjtė.

Çfarė themi pėr lutjen vlen edhe pėr tė gjitha pikėpamjet e pėrbashkėta tė besimeve. Tėrheqim vėmendjen mbi kėtė pikė pėr tė vėnė nė dukje njė fakt pėr tė cilin ne nuk kemi kujdesin e duhur, kur flasim pėr dialog ndėrbesimtar ose e fusim nė punė atė: besimet janė thellėsisht tė ndryshme edhe nė paraqitjet e tyre tė pėrbashkėta. Prandaj duhet tė kihet parasysh njė vėmendje e madhe kur bėhet njė krahasim mes besimeve tė ndryshme, pėr tė mos rėnė nė gabime shumė tė ulėta, duke shikuar ngjashmėri dhe mundėsi takimesh atje ku ngjashmėritė mund tė jenė reale, por qė nė tė vėrtetė ato janė sipėrfaqėsore dhe tė dukshme. Sepse duhet tė kemi parasysh se ēdo besim ka identitetin e tij doktrinor dhe kulturor, qė bazohet mbi bėrthamėn e tij qėndrore, kjo pasqyron dritėn e saj mbi tė gjitha pikėpamjet, edhe mbi ato anėsore, dhe i jep atyre domethėnien e vet. Prandaj ēdo element apo pikėpamje e njė besimi duhet tė shihet, e kuptuar dhe e shpjeguar nė dritėn e bėrthamės sė saj qėndrore, dhe nuk mundet tė shkoqet nga ajo dhe tė shpjegohet nė dritėn e njė besimi tjetėr.

Pėr kėtė arsye ēdo pėrpjekje sinkretizimi, dua tė them, ēdo pėrpjekje pėr tė zgjedhur mes besimeve tė ndryshme, tė vjetra dhe mė tė reja, lindore e perėndimore, "mė tė mirėn" e secilės prej tyre pėr tė krijuar njė besim tė ri, ėshtė njė gjė e kotė dhe pa kuptim. Mjerisht, nė botėn e sotme, nė tė cilėn ēdo gjė ėshtė e tregtarizuar, besimet shihen si njė "supermarket fetar", nė tė cilin ēdo njeri ka mundėsi tė blejė pak nga tė gjitha, duke ndjekur shijet dhe kuriozitetet e veta. Kėshtu nuk ėshtė e vėshtirė tė gjesh njerėz "besimtarė" nė tė cilėt tė gjenden elemente krishtėrimi, induizmi, budizmi, "besimesh tė reja", magjie, astrologjie, spiritizmi, ekologjizmi. Njė shembull janė ndjekėsit e New Age, qė duan tė jenė "besimi i ri" i kohės sonė, i pėrcaktuar post-kristiane dhe post-moderne.

Pra ēdo besim ka identitetin dhe "specifikėn" e tij, qė e bėn tė ndryshojė nga tė gjithė tė tjerėt. Cila ėshtė "specifika" e krishtėrimit nė raport me besimet e tjera? Kur flitet pėr "specifikė" tė krishtėrimit duhet tė dallojmė specifikėn absolute nga ajo relative. Specifika relative tregon se specifikimi i krishtėrimit nuk gjendet nė tė gjitha besimet, kuptohet, por nė disa, qė ndoshta s'janė edhe tė krishtera. Specifikimi absolut tregon se specifika e krishtėrimit nuk gjendet nė asnjė besim tjetėr, por vetėm nė krishtėrim.

Specifika relative i pėrket atyre trajtave tė krishtėrimit qė, nga njėra anė janė karakteristika tė tij, por nga ana tjetėr gjenden edhe nė besimet e tjera. Mes kėtyre mund tė pėrmendim kėto tė mėposhtmet:

a. Ështė specifike e krishtėrimit tė qėnurit "historik", domethėnė njė besim tė cilit i njihet historikisht krijuesi. Nėn njė dukje tė tillė krishtėrimi dallohet nga induizmi, nga shintoizmi e nga besimet animiste, qė nuk kanė njė themelues. Por besime historike janė edhe hebraizmi, islamizmi, mazdeizmi, budizmi, gjainizmi, taoizmi, sikizmi, tė themeluar historikisht nga Moisiu, Muhameti, Zarathushtra, Siddharta Gautama i quajtur Buda, Jina (fitimtari) Mahavira, Lao Tze, Nanak.

b. Ështė specifike e krishtėrimit tė qėnurit "universal", domethėnė njė besim i destinuar pėr tė gjithė njerėzit dhe tė gjitha kulturat, i tillė qė mund "tė ndėrthuret" me tė gjitha kulturat dhe mėnyrat e tė jetuarit, tė qėnurit dhe tė menduarit tė njerėzve. Nė kėtė pikė krishtėrimi dallohet nga hebraizmi, qė ėshtė besimi i popullit ēifut. Por besime universale janė edhe budizmi dhe islamizmi, qė faktikisht mjaft shpesh kanė dalė nga vendet e origjinės pėr t'u pėrhapur nė shumė vende, duke marrė trajtat e kulturave tė tyre. I pėrkasin universalizmit edhe "besime" tė mėvonshme, si Dėshmitarėt e Jehovas dhe Bahizmi.

c. Ështė specifikė e krishtėrimit, bashkė me hebraizmin, tė qėnurit njė besim "i zbuluar" nė kuptimin qė tė vėrtetat nė tė cilat beson nuk janė frut i thjeshtė i urtisė njerėzore, por janė tė zbuluara nga Zoti pėrmes njerėzish "tė frymėzuar" nga Ai (profet, Jezusi i Nazaretit, Apostujt). Nė kėtė gjė dallohet nga budizmi, sepse Buda nuk ėshtė njė profet qė lajmėron njė zgjedhje tė marrė nga hyjnia, por ėshtė njė i urtė qė me forcat e tij ka arritur nė iluminim dhe i tregon njerėzve rrugėn pėr ta arritur atė. Dallohet nga induizmi, edhe pse ky thotė se librat e shenjtė mė tė vjetėr - Vedat - pėrmbajnė "zbulesėn" (shruti), domethėnė tė vėrtetat ekzistuese deri nė patjetėrsi, qė disa tė urtė (rishi) tė pajisur me pėrsosmėri tė jashtėzakonshme, nė qėnien e tyre iluminuese tė brendshme, perceptuan dhe shprehėn me fjalė njerėzore, e qė pastaj gjatė shekujve, - mes 1700 dhe 600 para Krishtit - u pėrmblodhėn nė katėr libra tė quajtur tė "Veda-s". Nė tė vėrtetė nuk bėhet fjalė pėr njė "zbulesė" tė mirėfilltė qė rishit paskan marrė nga hyjnia. Megjithatė disa rryma tė induizmit flasin pėr Veda-t si njė zbulesė tė Brahma, Zoti suprem.

d. Ështė specifikė e krishtėrimit tė qėnurit njė besim "eskatologjik". Krishtėrimi pra ėshtė njė "histori shpėtimi", qė, e filluar me krijimin e njeriut dhe lartėsinė e tij, pėr pura gratia, nė gjendjen e mbinatyrshme dhe e vazhduar me thirrjen e Abrahamit, me zgjedhjen e popullit tė Izraelit dhe tė Besėlidhjes sė Sinait, ka arritur plotėsinė e tij dhe pėrcaktimin nė personin e Krishtit, Fjalėn e Zotit tė mishėruar, tė vdekur e tė ringjallur, dhe, mbas kohės sė Kishės, do tė pėrfundojė me ardhjen e dytė tė Jezusit nė fund tė historisė njerėzore, kur njerėzimi i gjykuar nga Krishti, do tė hyjė nė mbretėrinė e Zotit dhe Zoti do tė jetė gjithēka nė tė gjithė. Eskatologjia supozon njė konceptim linear tė kohės dhe jo rrethor. Nė kėtė krishtėrimi dallohet nga induizmi i cili beson nė kthimin e pėrjetshėm tė botės. Kjo nė fakt krijohet, ruhet dhe shkatėrrohet nė njė proēes ciklik qė pėrsėritet pa fund. Nė njė lėvizje tė tillė ciklike futet ringjallja, qė zgjat derisa njeriu, qė ėshtė njė pėrbėrje accidentale e atmanit (element i pėrjetshėm, i pashkatėrrueshėm, jo i lindur, jo i krijuar) dhe sharires (element kohor, i krijuar, i ndryshueshėm, i shkatėrrueshėm); nuk del nga avidya (domethėnė nga injoranca e natyrės sė vėrtetė tė atmanit, qė ėshtė shkaku pėr tė cilin ky ėshtė lidhur me njė trup fizik) dhe nuk ka pėrmbushur karmen e tij (domethėnė duke kaluar nga njė jetė nė tjetrėn, nuk ka paguar deri ne fund detyrimin moral tė veprimeve tė tij). Prandaj njeriu kalon nėpėr rimishėrime tė pafundme, qėndron domethėnė nė "rrymė" (samsara), derisa tė mos arrijė tė dalė jashtė me "lirimin" (moksha) pėrmes zbritjes dhe praktikimit tė formave mė tė qarta tė yogas: dhiana (meditimi) dhe samadhi (pėrthithja mendore), nė tė cilin atmani individual njihet si Vetja absolute, Brahmani, dhe thotė "Unė jam Brahman" (Aham Brahmasmi). Pėrkundrazi islamizmi ka njė eskatologji shumė tė zhvilluar qė ka rezonanca tė forta biblike, qoftė hebraike, qoftė tė krishtera. Dogma esenciale e fesė muslimane ėshtė dita e fundit, ringjallja e trupit dhe fundi i botės, qė do tė jetė e paraprirė nga dhjetė shenja paralajmėruese. Njėra prej tyre ėshtė kthimi i Jezusit, i bėrė musliman i vėrtetė, ose ai i Mabdit, lajmėtari "i udhėhequr mirė", qė Zoti do tė dėrgojė nė fund tė kohėve pėr tė bėrė qė tė triumfojė besimi i vėrtetė (din) dhe pėr tė shpartalluar forcat satanike (pėr shi'itit Mabdi i pritur ėshtė Imami i dymbėdhjetė, Muhameti al-Mahdi al Huajia, i zhdukur nė vitin 878, qė tani jeton i fshehur nė ndonjė vend). Ështė njė besim eskatologjik edhe mazdeizmi, qė pret pėr fundin e kohėrave ardhjen e njė shpėtimtari, Saoshyant, i cili do tė provokojė ringjalljen e trupave pėr gjykimin final.

Krishtėrimi, pra, ndan me besimet e tjera disa karaktere qė janė specifike. Por, pėrveē zotėrimit tė njė specifike qė e kemi quajtur "relative", krishtėrimi zotėron edhe njė tjetėr specifikė "absolute", qė nuk e ndan me asnjė besim tjetėr. Po e themi menjėherė qė pikėrisht njė specifikė e tillė absolute e bėn krishtėrimin njė "besim mė vete". Sikur pėrnjimend ai tė zotėronte vetėm njė specifikė relative, do tė ishte "njė" prej besimeve, nga disa aspekte tė ndryshme nga tė tjerat dhe nė aspekte tė tjera tė njėjtė me ta ose tė paktėn me ndonjėrėn prej tyre. Nėse nuk ėshtė "njė" mes besimeve tė botės, ėshtė pėr faktin se zotėron njė specifikė tė vetme tė cilėn nuk e zotėron asnjė besim tjetėr.

Nė ēka konsiston njė specifikim i tillė absolut? Thelbėsisht nė dy "mistere", domethėnė nė dy tė vėrteta tė pandara nga arsyeja njerėzore dhe tė tilla qė mund t'i bėhen tė njohura njeriut vetėm nėpėrmes zbulimit personal tė vetė Zotit. Konsiston para sė gjithash nė misterin e trinisė. Nė krishtėrim Zoti vetė-zbulohet dhe vetė-komunikohet si njė Zot i vetėm (domethėnė njė Thelb i vetėm ose Natyrė hyjnore) nė tre vehte (Ati e i Biri dhe Shpirti i Shenjtė) tė njėllojta me njėra-tjetrėn nė hyjnueshmėri dhe tė dalluar nė tė qėnurit e tyre: tri "relacione tė prejardhura" ose tri "prejardhje" nga thelbi i vetėm hyjnor, tri vehte tė hyjnueshme qė janė edhe "relacione", domethėnė qė zotėrojnė Thelbin hyjnor tė vetėm, por e zotėrojnė secila nė formėn e vet, Ati e zotėron si Parim dhe Burim tė Fjalės sė Tij qė nga Ai ka lindur nė mėnyrė tė pėrsosur e i njėllojtė me Atė, i Biri e zotėron si Fjalė tė lindur nga Ati; Shpirti i Shenjtė e zotėron si "i frymėzuar" Birin dhe Biri me Atin; me fjalė tė tjera, si Dashuri reciproke tė Atit e tė Birit, si "ne" qė rrjedh nga Ati e Biri.

Nė krishtėrim Njė-Trinia e Zotit ėshtė e njohur vetėm pėrmes zbulimit tė vetė Zotit, duke qenė njė "mister" dashurie, domethėnė njė e vėrtetė qė e zbulon Zotin si Dashuri, por qė e tejkalon bindshėm arsyen njerėzore, pasi, siē pohon shėn Gregori i Nazianzit (Himni 29 (PG 37, 507)), Zoti ėshtė "pėrtej ēdo gjėje qė ekziston" (ho panton epekeina). Realisht, arsyeja njerėzore mund tė mirėpresė tė tilla tė vėrteta vetėm me njė akt "feje" dhe "dashurie", domethėnė me njė akt bashkimi besues dhe dashurues pėr Zotin, e Vėrtetė Supreme dhe Dashuri e Pafund, qė nė rizbulimin nga dashuria pėr njeriun si "Mister shpėtimi" nuk mund t'a mashtrojė atė. Prandaj, nė pohimin e Njė-Trinisė sė Zotit njeriu mbėshtetet jo mbi forcėn e arsyes sė vet, por mbi Zotin, qė duke qene e Vėrtetė absolute, nuk mund tė gėnjehet dhe, duke qenė Dashuri e pafund, nuk mund ta gėnjejė njeriun.

Sigurisht, e vėnė pėrballė misterit trinor, arsyeja njerėzore, pasi e ka njohur pėr zbulesė mund tė kėrkojė ta bėjė nė njėfarė mėnyre tė kuptueshme dhe ta justifikojė pjesėrisht duke treguar jo-absurditetin dhe jo-kontradiktėn e tij, biles mundet tė hedhė dritė mbi pasurinė dhe thellėsinė e tij pėr vetė kuptimin e njeriut si "qėnie ndėrlidhėse" dhe jetėn e krishterė si "dhuratė" e vehtes pėr Zotin dhe njerėzit: kjo ėshtė detyra e teologjisė si intellectus fidei (inteligjenca e fesė), por nuk mund tė kuptohet nė esencėn e saj intime e tė thellė. Pėrpara Zotit Njė-Trinor njeriu duhet vetėm tė adhurojė nė qetėsi dhe tė dojė. Nė fakt vetėm dashuria ėshtė e aftė tė depėrtojė nė misterin e trinisė, qė ėshtė njė mister dashurie, dhe kjo vetėm atėherė kur Zoti, pėrmes njė dhurate tė dashurisė sė tij dhe pa mundur tė bėhet asgjė pėr ta merituar e vė besimtarin nė intimitetin e tij. Kjo gjė verifikohet plotėsisht nė eksperiencėn mistike, qė pėr krishtėrimin ėshtė gjithmonė e rendit tė mbinatyrshėm dhe asnjėherė fryt i pėrpjekjeve tė njeriut, sado i menēur dhe ngulmues qoftė. Por nuk ėshtė vetėm fakti qė Zoti ėshtė Njė-Trinor qė kundėrdallon vizionin e krishterė tė Zotit nga ai i besimeve tė tjera. Nė fakt krishtėrimi ėshtė monoteist, por monoteizmi i tij ndryshon nga dy monoteizmat e tjerė tė njohur tė historisė sė besimeve nga ai mysliman, qė ndalon "tė bashkojė" ndokėnd me Allahun dhe prandaj akuzon krishtėrimin se ėshtė jo monoteist, por triteist, se pranon pra tre Zota; si dhe nga monoteizmi hebraik, nė sa monoteizmi i krishterė, sipas tyre, nuk ėshtė "i vetėm", por "trinor" dhe pra, sipas hebrejve, dallon me monoteizmin jahveist, tė kuptuar sipas koncepteve tė ngurta tė traditės mozaike, prej nga rrjedh refuzimi i hebrejve pėr tė pėrkrahur Jezusin dhe krishtėrimin.

Pėrveē kėsaj, Zoti i krishterė ėshtė njė Zot personal. Nuk ėshtė as Hyjnia (to theion) e grekėve, as Absoluti pa atribute "Brahmani i pakualifikuar" (Nirguna Brahman) i metafizikės vedantike. Ështė njė Zot me tė cilin njeriu mund tė vendosė njė dialog personal "Njė nė Tre", ėshtė njė Zot me tė cilin nėn fluksin e hirit hyjnor, njeriu mund tė hyjė nė bashkim dashurie derisa tė bėhet "njė me Atin e me Birin e me Shpirtin Shenjtė" (cfr Gj. 17,21-23), pa humbur asgjė nga personaliteti i tij. Zoti nuk ėshtė pra ēdo gjė nė tė cilėn zhytet, duke humbur individualitetin e vet, as nuk ėshtė Vetvetja (Atmani universal) nė tė cilin njeriu (atmani individual) njihet, domethėnė njeh qėnien e tij tė vėrtetė qė avidya (injoranca) i kishte fshehur deri atėherė, duke e bėrė tė besojė se natyra e vet e vėrtetė ishte ajo e njė atmani individual.

Mbi tė gjitha Zoti i krishterė i zbuluar nga Jezusi ėshtė Ati. Paraqitja e Zotit si "at" ndeshet edhe nė besime tė tjera, nga ato mė tė thjeshtat nė ato mė tė ndėrlikuarat, veēanėrisht nė besimet e vjetra tė pellgut mesdhetar e tė Mesopotamisė, nė bazė tė parimit qė njerėzit e kanė origjinėn nga Zoti pėr trashėgimi, kėshtu Zoti El i ugariteve ėshtė quajtur "babai i njerėzimit", zoti Sin i Babilonisė ėshtė quajtur "babai dhe krijuesi i zotave". Edhe nė filozofinė stoike flitet pėr Zotin-At, pėr Epitetin (Dis. 1,9,7) Zoti ėshtė "krijues, at dhe "ruajtės" i njerėzve, tė cilėt ai i konsideron si bijtė e tij truporė.

Nė hebraizėm, Zoti ėshtė quajtur At vetėm nė referim tė popullit tė Izraelit (Dt 32,6; Is 63,16,64,7) ose mbretit tė Izraelit (2 Sam 7,14; Sal 68,6), asnjėherė referuar njė personi tė vetėm apo tė gjithė njerėzimit nė pėrgjithėsi. Ndėrsa nė krishtėrim emėrtimi i saktė i Zotit ėshtė "Ati". Kėshtu Jezusi e quan gjithmonė Zotin me emrin e Atit dhe flet pėr Tė si pėr Atin "e tij" dhe pėr Atin e dishepujve ("Atin e tyre"). Pėr kėta Zoti tregon "atėsinė" e tij me mėshirėn e tij (Lk. 6,36), me mirėsinė e tij (Mt 5,45), me provaninė e tij ndaj tyre (Mt 6,8), me faljen e mėkateve tė tyre (Mk 11,25), me dhėnien atyre tė dhuratave tė kohės mesianike (Mt 7,11) dhe mbretėrinė e tij (Lk 12,32). Prandaj nxėnėsit e Jezusit janė tė ftuar pėr t'iu drejtuar Zotit nė lutjet e tyre duke e quajtur "Ati ynė". Por atėsia e krishterė e Zotit nuk ėshtė vetėm morale, secili qė beson tek Jezusi dhe ėshtė i pagėzuar bėhet realisht "bir" i Zotit, pėr aq sa janė nga Ai "tė lindur" pėr jetėn e mbinatyrshme (Gjn. 1,13) dhe bėhen me Krishtin "pjesėtarė tė natyrės hyjnore" (2 Pt 1,4).

* * *

Por specifika absolute e krishtėrimit nuk kufizohet vetėm me misterin trinor. Ajo i pėrket njė tjetėr misteri, "skandaloz" - pėr arsyen njerėzore - edhe mė shumė se i pari dhe qė edhe mė shumė se ky e cilėson krishtėrimin si misteri i Mishėrimit tė Birit tė pėrjetshėm tė Zotit, i vetes sė dytė tė Trinisė, nė figurėn historike tė Jezusit tė Nazaretit. Krishtėrimi pohon pėrnjimend qė Biri i Zotit ėshtė bėrė njeri, jo nė sensin se pushon sė qėnuri Bir i Zotit, por nė sensin se duke qėndruar nė kushtet e tij Hyjnore, ka marrė trajta njerėzore; jo njė natyrė njerėzore kalimtare, por njė natyrė tė vėrtetė njerėzore. Kėshtu qė Jezusi i Nazaretit ėshtė Zot i Vėrtetė nė plotėsinė e tė qėnurit hyjni dhe ėshtė njėri i vėrtetė, nė plotėsinė e tė qėnurit njėri, dhe ėshtė i tillė jo nė formė kalimtare, por nė formė definitive, nė kėtė mėnyrė Biri i Zotit s'do tė pushojė kurrė sė qėnuri njeri. Ai ka hyrė nė historinė e njerėzimit, duke marrė mbi vete gjithė ēka njeriu ka tė mirė ose tė mjerueshme, pėrveē mėkatit, tė gjithė peshėn - e madhe dhe tragjike - tė historisė njerėzore, pėr t'ia kthyer njerėzve Zotin, duke shkatėrruar me vdekjen e vet mbi kryq mėkatet e tyre dhe me Ringjalljen e tij nga tė vdekurit duke i bėrė tė marrin pjesė nė lavdinė e pėrjetshme dhe lumturinė e Trinisė. Kėshtu nė Jezusin e Nazaretit ekziston vetėm njė vetje - ajo e Birit tė Zotit, - dhe dy natyra - ajo hyjnore dhe ajo njerėzore - jo tė ndara, as tė vetmuara, por nė tė njėjtėn kohė jo konfuze, nė mėnyrė qė ajo qė Jezusi bėn nė natyrėn e tij njerėzore ka si subjekt, si "Unė", Birin e Zotit. Kėshtu ėshtė Biri i Zotit qė lind nga Virgjėra Mari, qė jeton si njeri mes njerėzish, qė vuan, vdes mbi kryq, dhe ringjallet nga vdekja. Ështė Biri i Zotit qė, duke marrė mbi vete mėkatet e gjithė njerėzve, i shpreh nė humanizmin e tij, ringjallet nga vdekja ditėn e tretė, dhe pėrmes humanizmit tė tij tė lartė, fut tek njerėzimi dhuratėn e Shpirtit tė Shenjtė dhe i bashkon besimtarėt nė Kishėn e tij, e cila prandaj bėhet Trupi mistik i tij.

Kėshtu specifika e krishtėrimit ėshtė tė qėnurit besim i Mishėrimit tė Birit tė pėrjetshėm tė Zotit nė figurėn historike tė Jezusit tė Nazaretit, qė ka jetuar nė kohėn e sunduesve August dhe Tiber, si dhe qė ka vdekur i kryqėzuar nė Jeruzalem me urdhėr tė Poncit Pilat afėrsisht me 7 Prill tė vitit 30 pas Krishtit. Kjo specifikė ėshtė absolute. Asnjė besim tjetėr - as edhe induizmi me doktrinėn e tij tė avataras - nuk profetizon Mishėrimin e Zotit nė njė figurė historike dhe historikisht tė njohur. Ështė pra njė besim qė sjell fenė nė formėn e saj mė tė plotė e mė tė guximshme, duke kaluar "skandalin" e njė Zoti qė bėhet me tė vėrtetė dhe pėrfundimisht njeri, i njė Zoti bile qė ulet biles deri nė atė pikė sa tė bėhet njeri, domethėnė njė natyrė njerėzore me gjithė dobėsitė dhe mjerimin e saj, deri sa vdes, vdekja mė mizore qė mund tė merret me mend. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė njė besim, i cili duke u shprehur se nė figurėn historike tė Jezusit tė Nazaretit ėshtė i pranishėm vetė Zoti, duhet domosdoshmėrisht tė pohojė se ėshtė njė besim jo "njerėzor", por "hyjnor", e pra absolutisht i vėrtetė dhe absolutisht i pėrcaktuar, se ėshtė pra besimi qė Zoti do pėr tė gjithė njerėzit. Nėse nė Jezu Krishtin ėshtė vetė Zoti qė flet dhe vepron, fjala e tij nuk mund tė jetė tjetėr veēse "e vėrteta" nė fushėn fetare dhe shembulli sjellja e tij nuk mund tė jenė gjė tjetėr veēse ato qė ēdo njeri duhet t'i bėjė tė vetat, nė mėnyrė qė nė fushėn morale dhe fetare "ligji" qė duhet ndjekur ėshtė ai qė shpall me shembullin dhe me fjalėn e tij. Pėr njė arsye tė tillė Krishti ėshtė "Rruga, e Vėrteta dhe Jeta" (Gjn. 14,6) dhe "askush nuk shkon tek Ati veēse pėrmes Tij". Me fjalė tė tjera, Jezusi i Nazaretit, pėr aq sa ėshtė Biri i Zotit i bėrė njeri, ėshtė i vetmi Mėsues dhe Shpėtimtar i njerėzve, dhe asnjė tjetėr mėsues dhe shpėtimtar nuk mund tė vendoset pėrbri Atij.

Pėrsa i pėrket kėsaj pike rrjedh edhe njė problem: a ėshtė tamam e vėrtetė qė Trinia e Zotit dhe Mishėrimi i Birit nė Jezusin e Nazaretit janė "misteret" e vetme tė krishtėrimit? Nuk gjenden doktrina tė ngjashme edhe nė besimet e tjera? Pėrnjimend njė "triadė" hyjnore e thjeshtė gjendet nė besimin egjiptian me Osiriden, Isiden dhe birin e tyre Horus. Njė triadė mė e komplikuar gjendet tek induizmi me "trimurti" (tre (tri) pėrfytyrime (murti) apo manifestime hyjnore). Kėshtu zoti Shiva paraqitet me tri fytyra: Shiva prejardhės absolut nė qendėr, Shiva krijues majtas dhe Shiva shkatėrrues djathtas. Dallon nga "trimurti" qė tregon manifestimin e trefishtė hyjnor qė duket nė zotat Brahma, Vishnu e Shiva, secili prej tė cilėve ka njė funksion qė e dallon nga tjetri: Brahma ėshtė krijues, Vishnu ėshtė mbrojtės dhe Shiva ėshtė shkatėrrues i botės. Ose, nė "trimurti" tė interpretuar nė mėnyrė filozofike ėshtė Brahma, suprem, pavetor, qė nė planin fenomenik paraqitet nė tre zota, qė dallojnė nga njėri-tjetri. "Trimurti" indu ka, pra, ndonjė ngjashmėri me Trininė e krishterė, por nė thellėsinė e tij ėshtė rrėnjėsisht i ndryshėm, sepse, ose pranon tri hyjni ose tri mėnyra apo dukje tė ndryshme tė njė hyjnie tė vetme, ndėrsa Trinia e krishterė nuk pranon as tre zota, as tri mėnyra tė tė qėnurit tė njė Zoti tė vetėm. Specifika e Trinisė sė krishterė qėndron nė faktin se ajo njeh njė Zot tė vetėm nė tri vetje tė njėllojta dhe tė dalluara nga njėra-tjetra, tė cilat nuk janė tri "mėnyra" tė qėnuri tė njė Zoti tė vetėm dhe nuk janė tre zotėr, por njė Zot i vetėm.

Edhe Mishėrimi ėshtė nga disa i asimiluar nga doktrina e avatarės sė induizmit vishnuist. Avatara do tė thotė "ulje" dhe tregon uljet apo shfaqjet e Vishnusė mbi Tokė pėr tė luftuar forcat e sė keqes. Nė Puranat flitet pėr dhjetė avatara, e teta e tė cilave ėshtė Krishna, e nėnta Buda dhe e dhjeta Kalkin. Kėto avatara janė shfaqje kalimtare, pėrmes tyre kurrė Vishnu nuk hyn nė gjendjen njerėzore, por mbahet sipėr saj. Pėrkundrazi me Mishėrimin, Biri i Zotit ėshtė bėrė njeri nė mėnyrė tė vetme, pėrcaktuese dhe jo tė pėrsėritur, dhe ka hyrė nė historinė njerėzore, duke marrė trajta njerėzore deri nė aftėsinė e tij pėr tė vuajtur dhe pėr tė vdekur pėr tė hequr mėkatet e njerėzve. Mishėrimi ėshtė pra rrėnjėsisht i ndryshėm nga avatarat e induizmit.

* * *

Kėshtu pėr dy "misteret" e Trinisė dhe Mishėrimit, qė sjellin njė seri mjaft tė gjatė "misteresh" tė tjera, krishtėrimi pėrqendrohet nė njė zonė qė nuk ėshtė, veēse nė disa aspekte tė vogla, e pėrbashkėt me besime tė tjera. Kėto nė fakt kanė tė gjithė origjinė njerėzore. Kjo nuk do tė thotė se njerėzit e besimeve tė tjera, nėsa janė tė hapur ndaj Zotit, sė vėrtetės dhe sė mirės dhe praktikojnė me besnikėri dhe sinqeritet jetėn e tyre fetare dhe morale duke ndjekur zėrin e ndėrgjegjes sė tyre, nuk janė nėn ndikimin e hirit shpėtimtar tė Zotit. Do tė thotė vetėm qė besime tė tilla janė vepra njerėzish, sigurisht tė admirueshme dhe tė denja pėr ēdo respekt, por gjithmonė vepra njerėzore, nė tė cilat prandaj ashtu si nė tė gjitha veprat njerėzore, edhe mė tė admirueshmet dhe tė shenjat - ekziston njė pėrzierje e sė vėrtetės me gabimet, e sė mirės me tė keqen. Duke pohuar se krishtėrimi ėshtė besimi absolutisht i vėrtetė, sepse ėshtė vepėr jo e njė njeriu, sado i shenjtė dhe afėr Zotit tė jetė ai, por e vetė Zotit qė ėshtė mishėruar tek Jezusi i Nazaretit dhe i ka zbuluar njerėzve me fjalėn e tij dhe me shembullin e tij "rrugėn" qė tė ēon drejt Zotit, jemi tė detyruar, pėr koherencė, tė pohojmė qė krishtėrimi vendoset mbi njė plan tė ndryshėm nga ai nė tė cilin vendosen tė gjitha besimet e tjera. Pėrfytyrimi qė disa pėrdorin kur flasin pėr besimet ėshtė si i malit nė majė tė tė cilit mund tė arrihet pėrmes rrugėsh tė ndryshme. Besimet e ndryshme do tė ishin nė mėnyrė preēize rrugėt e ndryshme por qė tė prijnė tė gjitha nė majė tė malit, domethėnė tek Zoti, e pra, edhe pse tė ndryshme, do tė kishin tė gjitha vlera tė njėjtė. Ky pėrfytyrim, padyshim sugjestionues, nuk mund tė aplikohet tek krishtėrimi. Ai nuk ėshtė njė prej rrugėve qė tė ēojnė tek Zoti, por ėshtė "rruga", sepse ėshtė vetė Zoti qė na e mėson. Nuk vendoset, pra, pėrbri besimeve tė tjera, por vendoset nė njė plan tė ndryshėm. Nuk ėshtė, pra, njė besim si tė tjerėt dhe nuk ka tė njėjtėn vlerė me tė tjerėt.

Kėta pohime mund tė mos pėlqehen dhe tė duken forma krenarie dhe arrogance ose, mė keq, fondamentalizmi fetar, mund tė duken edhe forma ndarjeje fetare, pėr aq sa mund tė fshehin njė vullnet fuqie dhe dominimi mbi besimet e tjera. Prandaj ėshtė e nevojshme qė tė kuptohen drejt, kur pohohet se krishtėrimi ėshtė besimi i vėrtetė dhe pėrfundimtar, duhet tė sqarojmė qė absolutizmi i sė vėrtetės dhe i shenjtėrisė, qė i takon vetėm besimit tė krishterė, nuk i atribuohet krishtėrimit i cili ėshtė realizuar historikisht, por Jezu Krishtit. Nė ecjen e tyre historike, tė krishterėt kanė pėrzier tė vėrtetėn dhe gabimin, shenjtėrinė me mėkatin, kanė bėrė mėkate dominimi dhe mbivlerėsimi nė krahasim me besimet e tjera, nganjėherė kanė pėrdorur edhe fuqinė politike pėr t'iu imponuar besimeve tė tjera. Prandaj nė krishtėrim e vėrtetė dhe e shenjtė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse Krishti, Ungjilli i tij dhe tė vėrtetat qė ai pėrmban, Jezusi i Nazaretit, Biri i Zotit qė ėshtė mishėruar, ka vdekur pėr shpėtimin e njerėzve dhe ėshtė ngjallur. Pėrkundrazi tė krishterėt kanė qenė dhe janė mjaft larg realizimit tė sė vėrtetės dhe shenjtėrisė sė krishtėrimit dhe nuk mund tė vazhdojnė me pretendimin se janė mė tė mirė se ata qė praktikojnė besime tė tjera, biles, mjaft shpesh, nė praktikėn e besimit tė tyre, duhet tė rrėfehem se janė shumė mė pak besnikė.

Edhe njė herė: kur pohohet se besimi nė Jezusin ėshtė besimi se Zoti i do tė gjithė njerėzit, nuk dėshirohet tė inkurajohen ose tė justifikohen as fondamentalizmi as fanatizmi fetar, nuk duhet tė pohohet qė besimet e tjera nuk kanė tė drejtė tė ekzistojnė, as duhet tė detyrohen pėr t'u bėrė tė krishterė, duhet vetėm tė pohohet parimi qė vullneti i Zotit ėshtė qė tė gjithė njerėzit tė besojnė nė Jezu Krishtin dhe tė gjejnė tek ai plotėsinė e sė vėrtetės dhe tė hirit, por sigurisht, qė njė parim i tillė duhet tė vendoset nė situatėn konkrete historike tė njerėzimit dhe nė pėrgjegjen e lirė tė njeriut para thirrjes sė Zotit. Sidoqoftė, asnjė nuk duhet tė mendojė qė vendi i veēantė qė, pėr origjinėn hyjnore, ne i atribuojmė krishtėrimit mes besimeve tė botės, mbart sjellje jo tė respektueshme ndaj ndjekėsve tė tyre.



Phoenix 09 - Artikulli 04
http://www.dardania.com/phoenix/phoenix_09/phoenix_09_art04.html

© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
http://www.dardania.com/phoenix