« kthehu tek Botimet e Phoenix


Biblioteka e tė Pėrkohshmes Kulturore "Phoenix"

Nevila Nika

DIOQEZA E SHKODRĖS GJATĖ SHEK. XVIII SIPAS DORĖSHKRIMEVE ARKIVORE

Phoenix Shkodra 2001

Recensentė: Prof. As. Dr, Ferit Duka
Redaktor: Dom Nikė Ukgjini
© by Nevila Nika & phoenixshkodra
Adresa: Redaksia e tė Pėrkohshmės Kulturore "Phoenix"
Pranė Arqipeshkvisė Metropolitane Shkodėr
Sheshi "Gjon Pali II
Shkodėr, Albania.
e-mail: vnika@acsf.org.al, phoenixshkodra@yahoo.com
http://www.phoenix-shkodra.de

CIP Katalogimi nė botim BK Tiranė

Nika, Nevila
Dioēeza e Shkodrės gjatė shekulli XVIII, sipas dokumenteve
arkivore / Nevila Nika ; red. Nikė Ukgjini. - Shkodėr : Revista
Phoenix, 2001.. - (Bibliot. e tė Pėrkohshmes Kulturore "Phoenix"; 4)
ISBN 99927-690-3-3
259(496.514)"16"
282(496.514)(091)"16"

908.496.514"16"
930.25(496.5)

PARATHENIE

Nėpėrmjet studimit tė rregjistrave tė Ipeshkvisė dhe famullisė sė qytetit tė Shkodrės, merret pėrsipėr tė jepet njė shembull i pėrdorimit nė fushėn e historisė shoqėrore e kuantitative, tė disa prej dokumenteve mė interesante klerikale tė historisė moderne: Rregjistrave tė famullive.

Kėto lloj rregjistra janė lehtėsisht tė gjėndshme nė mjaft pjesė tė Europės, veēanėrisht atje ku feja katolike ka qenė gjithnjė mbizotėruese. Kėshtu nė rastin tonė rregjistrat e famullive, tė ruajtura deri mė sot dhe qė datojnė nga shek. XVIII e deri nė ditėt tona, pėrbėjnė njė kapital tė dhėnash pėr tu patur zili. Shumėllojshmėria e informacionit, qė mund tė vilet nga kėta rregjistra, i rendit ata ndėr dokumentet mė tė rėndėsishėm tė kohės. Ndryshe nga dokumentet e shkruara nga njerėz tė huaj, qė vizitonin Shqipėrinė pėr njė kohė tė shkurtėr duke relatuar shpesh herė nė mėnyrė tė gabuar, pėr arsye tė ndryshme objektive e subjektive, kėta rregjistra janė njė burim dokumentar vendas me vlerė shumė mė tė madhe shkencore nė drejtim tė pasqyrimit mė me vėrtetėsi tė problemeve, traditave dhe zakoneve shoqėrore tė kohės. Gjithashtu edhe burimet osmane, d.m.th. rregjistrimet e kryera prej autoriteteve osmane pėr qėllime tė ndryshme, sidomos pėrsa i takon popullatės me besim katolik, mendojmė se edhe mund tė kenė mangėsi nė krahasim me burimet e marra nė shqyrtim nė kėtė punim. Arrijmė nė kėtė pėrfundim duke patur parasysh se nė nėnpunėsi otoman, konsiderohej pushtues, armik e i huaj, ndėrsa "bariu i grigjės" , prifti katolik nė shumicėn e rasteve ishte shqiptar dhe konsiderohej prej banorėve vendas njė person tepėr i besuar dhe i afėrt me ta.

Pėr hir tė sė vėrtetės duhet tė themi se pėrdorimi nga ana e studiuesve vendas e tė huaj, i kėsaj pasurie tė paēmuar dokumentare, sidomos pėrsa i takon shek. XVIII, ka qenė mjaft fragmentar dhe mund tė themi se pothuaj ka munguar.

Punimi ėshtė bazuar nė disa rregjistra tė cilėsuara si tė famullisė sė Top-hannės (Shkodėr), Sheldisė;, Shirokės, Jubanit dhe tė Ipeshkvisė sė Shkodrės. Harku kohor kur janė shkruar kėta rregjistra ėshtė 1736-1831.

Rregjistrat janė tė lidhura relativisht mirė. Kapakėt janė prej lėkure bojė kafe dhe njėkohėsisht edhe me kapak kartoni tė brendshėm. Letra e pėrdorur ėshtė mjaft e mirė, pasi edhe pse ka kaluar njė kohė tepėr e gjatė dhe duke patur parasysh edhe keqpėrdorimet e ndryshme, vazhdon tė jetė nė njė gjėndje relativsht tė mirė. Boja e shkrimit gjithashtu e pėrdorur ka qenė e njė cilėsie shumė tė mirė. Pėrdorur mė tepėr se 250 vjet mė parė ajo i ka rezistuar kohės pa ndonjė pengesė tė dukshme pėrsa i takon leximit tė tyre.

Rregjistrat kanė natyrisht edhe dėmtime tė ndryshme mekanike si rezultat i pėrdorimit tė gjatė. Rregjistrit tė Ipeshkvisė sė Shkodrės mendojmė se i mungon tė paktėn faqja e parė dhe ndonjė faqe paraqitet e grisur nė cepa. Por nuk mungojnė edhe dėmtime si pasojė e lagėshtirės, e cila ka shkaktuar njolla, tė cilat gjithsesi nuk paraqesin problem pėr studiuesin, qė do tė dėshėrojė tė njihet me kėtė dokument.

Duke parė me vėmėndje rregjistrat e famullisė sė Top-hannės kemi konstatuar se ata janė lidhur tė paktėn edhe njėherė mbas mbarimit tė funksionit tė tyre, d.m.th. mospėrdorimit mė pėr tė rregjistruar akte martesash, pagėzimesh e vdekjesh. Kemi arritur nė kėtė pėrfundim pasi personi, qė e ka rilidhur rregjistrin ka gabuar nė renditjen e fletėve.

Tė gjihtė rregjistrat e pėrfshirė nė kėtė punim, janė tė njė natyre tė ndryshme. Kėshtu rregjistrat e famullive tė Top-hannės, Shirokės, Sheldisė e Jubanit janė rregjistra tipik tė ēdo famullie. Nė kėto rregjistra janė rregjistruar thjesht aktet e martesave tė lidhura; aktet e pagėzimit tė fėmijėve tė lindur, si edhe aktet e vdekjeve tė ndodhura nė famulli. Aktet e mėsipėrme paraqiten nė shumicėn dėrmuese tė rasteve tė plotėsuara sipas tė gjitha kėrkesave, qė parashikoheshin nga Rituali roman.

Ndėrsa rregjistri i Ipeshkvisė sė Shkodrės ka njė pamje krejt tjetėr. Ai nė thelb ėshtė njė dokument mjaft kompleks, i cili mund tė quhet fare bukur njė arkiv i vogėl i kėtij institucioni kishtar mjaft tė rėndėsishėm. Nė kėtė rregjistėr janė kopjuar relacione tė Arqipeshkvit tė Tivarit, Ipeshkvit tė Shkodrės dėrguar instantancave eprore tė Kishės Katolike; letėrkėmbim i institucioneve kishtare shqiptare mė Kongregatėn pėr Pėrjapjėn e Fes (Propaganda Fide) - Selinė e Shenjtė; vendimet e Sinodeve tė Pėrgjithshme Dioqezane; testamente tė personave tė ndryshėm; etj.

Rregjistrat natyrisht janė dorėshkrime origjinale. Gjuha e pėrdorur nė to ėshtė italishtja, shqipja e latinishtja. Mendojmė se personat, qė kanė shkruar nė to janė me siguri famullitarėt e ndryshėm dhe kuptohet vetė Ipeshkvi, vikari ose sekretarėt e Ipeshkvisė sė Shkodrės.

Duke qenė se kleri katolik i jepte rėndėsi tė madhe mbajtjes sė njė arkivi sa mė tė rregullt, nė rregjistrin e Ipeshkvisė sė Shkodrės gjėnden tė kopjuara dokumente mė tė hershme se fillimi i pėrdorimit tė kėtij rregjistri. P. sh. mund tė pėrmendin kėtu rastin e kopjimit tė vendimeve tė Sinodit tė Pėrgjithėshėm Dioqezan tė mbajtur nė Beltojė mė 1704, nėn kryesinė e Imzot Anton Babit.

Puna pėr leximin, transkriptimin e pėrkthimin e kėtyre dorėshkrimeve nuk ka qenė e lehtė. Vėshtirsia e parė ėshtė se kėta rregjistra janė shkruar nga shumė persona, tė cilat kanė pasur nivele tė ndryshme njohurish pėr gjuhėt nė tė cilat kanė shkruar dokumentet. Kėtu duhet tė shtojmė se secili prej tyre ka mėnyrėn e vet e tė shkruarit. Tjetėr problem ka qenė se shkruesit kanė pėrdorur shpesh shkurtime tė fjalėve dhe natyrisht terminologjinė klerikale.

Sidoqė tė jetė ėshtė e qartė se tė trajtosh njė shekull tė jetės sė komunitetit katolik tė qytetit tė Shkodrės nėpėrmjet kėtyre rregjistrave mbetet njė argument shumė kompleks nga ēdo kėndvėshtrim qė ta shohėsh.

Na u desh tė shihnim ngjarjet kryesore politike, fetare dhe ekonomike, strukturėn administrative, shkollore e shėndetsore, jetėn kulturore tė qytetit, deri tek ndodhitė atmosferike, shkurt nuk mundėm tė mos kishim parasysh asnjė element pėr njė interpretim sa mė korrekt tė tė dhėnave mbi popullsinė, qė nga gjithė faktorėt e mėsipėrm ndikohet vazhdimisht.

Interesimi pėr kėtė lloj dokumentacioni ėshtė i madh, pėr shkak tė natyrės sė tij tepėr komplekse, si edhe pėr lėnien pėr njė kohė relativisht tė gjatė pothuaj pa u shfrytėzuar fare nga studiuesit e ndryshėm.

Punimi ėshtė fryt i njė pune gadi 20 vjeēare me dokumentet e klerit katolik shqiptar, fillimisht si arkiviste e mė pas si historiane e studiuese. Kėtu nuk mund tė lė pa pėrmėndur znj. Eleni Duka Theodhosi, prej tė cilės kam marrė njohuritė e para mbi punėn me dokumentet. Shtysa vendimtare pėr tė nisur kėtė punim modest kanė qenė takimet mbresėlėnėse me klerikėt e nderuar i ndjeri Imzot Frano Ilia, Arqipeshkv i Shkodrės dhe At Zef Pllumit cilėt i falenderoj pėr nxitjen dhe pėrkrahjen.

Gjithashtu njė ndihmesė tė vyer kam patur edhe nga punimet e veprat e studiuesve tanė tė shquar si prof. Injac Zamputi, prof. Zija Shkodra, prof. Petraq Pepo, prof. Selami Pulaha, prof. Stavri Naēi, prof. Petrika Thėngjilli, prof. Kristaq Prifti etj.

Punimi ėshtė i shoqėruar me pėrkthimin e relacioneve tė Arqipeshkvit tė Tivarit dhe Ipeshkvit tė Shkodrės tė hartuara me rastin e vizitave tė tyre baritore periodike nėpėr famullitė e ndryshme, si edhe vendimeve tė Sinodeve tė Pėrgjithshme Dioqezane tė Ipeshkvisė sė Shkodrės.

Gjithashtu punimi ėshtė shoqėruar edhe me njė fjalorth tė vogėl pėr termat kryesisht me karakter kishtar tė pėrdorura gjatė pėrkthimit tė tekstit origjinal.

Nuk kemi bėrė asnjė ndryshim nė toponominė e hasur nė tekstin origjinal, me qėllim qė studiuesit e kėsaj fushe tė kenė mundėsi tė krahasojnė ndryshimet e ndodhura nė kėtė drejtim nga pikpamja gjuhėsore, por edhe pėr arsye tė tjera. Janė pėrkthyer nė shqip vetėm ato emra vendesh, tė cilat nė tekstin origjinal janė pėrkthyer nga shqipja nė italisht, siē ėshtė rasti i emrit tė fshatit Kryethi nė tekst Testaporco, ose Guri i Zi nė tekst Saso Nero, Pika e Madhe nė tekst Puntagrande etj.

Punimi shoqėrohet edhe me njė listė tė literaturės me tė cilėn jemi konsultuar gjatė punės sonė.

Nė fund tė kėsaj parathėnie tė shkurtėr do tė doja tė falenderoja udhėheqsin shkencor Prof. As. Dr, Ferit Duka, i cili me vėrejtjet e sygjerimet e vlefshme qė mė ka bėrė, ka ndihmuar pė pėrmirėsimin cilėsor tė studimit.

Kapitulli I
KLERI KATOLIK SHQIPTAR DHE POZITA E TIJ NĖ PERANDORINE OTOMANE

I -1. Njė historik i shkurtėr i mbajtjes sė kėtyre rregjistrave

Pėrpara se tė shqyrtojmė pėrmbajtjen e kėtyre rregjistrave na duket me vend tė japim disa tė dhėna pėr origjinėn dhe qėllimin e tyre.

Historia e kėtyre shkrimeve ka tė bėjė me krizėn e gjithėanėshme tė institucioneve dhe ndjenjave fetare, qė lindi e mori formė gjatė shek. XV pėr tė shpėrthyer vrullshėm gjatė shekullit pasardhės.

Megjithatė shenjat e kėsaj krize ishin dukur edhe mė parė pothuaj nė tė gjithė vendet europiane, ku popullsia praktikonte besimin e krishterė, tė ritit katolik.

Konēili i IV Lateranens mė 1215 nė sajė tė pėrpjekjes sė Inocentit III (1198-1216) vendosi normėn, qė i detyronte besimtarėt tė rrėfeheshin dhe tė kungoheshin tė paktėn pėr festėn e Pashkėve. Moszbatimi i kėsaj norme u desh tė shoqėrohej me dėnime tė ashpra pėr ata, qė nuk i pėrmbaheshin asaj. Dėnimet konsistonin nė ndalimin e hyrjes nė kishė pėr sė gjalli dhe varrosjen nė tokė tė bekuar, d.m.th. nė varrezat e pėrdorura pėr tė gjithė besimtarėt, por jashtė tyre. Kėto masa dėshmonin qartas se si autoritetet kishtare ishin tė detyruar qysh atėherė tė imponoheshin nėn petkun e rregullave tė detyrueshme pėr tė gjithė, praktikat bazė fetare, shenjė kjo qė besimi i fortė mesjetar po fillonte tė zbehej.

Megjithėatė u desh shpėrthimi i Reformės pėr tė shkundur Kishėn nga plogėshtia nė tė cilėn e kishin zhytur shekuj pushteti tė padiskutueshėm. Ajo arriti tė kuptojė se origjina e parė e krizės sė katolicizmit ishte mondaniteti i Kishės. Nė kėto kushte ajo mendoi se duke u bazuar nė rinovimin moral tė istitucionit tė vet do tė mund tė rifitonte besimtarėt dhe pushtetin e humbur. Kėshtu u bėnė pėrpjekje pėr tė pėrmbushur dėshirat e pėrgjithshme pėr reformim duke krijuar njėherit urdhėra tė rinj fetarė, duke filluar me jesuitėt nė vitin 1540, nė mėnyrė qė tė jepej njė shembull i njė shėrbimi baritor mė modern e mė rigoroz. 1)

Ndėr masat, qė Kisha i quajti me vend ti adoptojė, veēanėrisht tė dobishme qenė ato, qė i takojnė sektorit politiko- administrativ. Kėto masa falė pėrvojės sė gjatė qeverisėse, tė lidhura ngushtė edhe me traditėn shtetėrore romake, bėnė qė Kisha katolike shumė shpejt tė ishte nė gjėndje tė riorganizohet mjaft mirė pėr tė kombinuar nevojat e karakterit fetar e moral, me ato tė karakterit absolutizmit, tipike tė njė organizmi pushtetar nė fillimet e epokės bashkėkohore.

Vendimet e Koncilit Tridentin (1545-1563) janė njė shprehje tipike e kėtyre masave. Objektivi mė imediat i kėtyre masave nuk mund tė mos ishte Kuria romake, organi kryesor administrativ kishtar, pushteti politik e ekonomik i tė cilit kishte njė kufizim vetėm nė personin e Papės. Shembull nė kėtė drejtim qe reforma e kongregacioneve tė kardinalėve, me tė cilėn Sisti i V (15851590) donte tė mundte stėrpushtetin e kardinalėve, tė cilėt mbanin postet kyēe tė Kuries. Institucioni i kongregacioneve tė kardinalėve ishte, siē dihet, njė manifestim tipik i absolutizmit. Pushteti politik tradicional, armiqsor ndaj absolutizmit papnor, i Kolegjit tė Shenjtė, u zėvėndėsua me kompetenca tė veēanta administrative, aq sa kongregacione ishin. Kjo gjė ndoshta u favorizua objektivisht edhe nga numri mbizotėrues i juristėve nė krahasim me teologėt nė gjirin e kolegjit tė kardinalėve. Papa Sisti i V, autor i rregullores pėrfundimtare tė kongregacioneve tė qėndrueshme, e spjegonte problemin duke vėzhguar se donte ti pėrdorte kardinalėt si republika pėrdor senatorėt. Ky vėzhgim ishte mbase qėllimisht me nėnkuptim, pasi nuk donte tė pėrplasej me ndjeshmėrinė e Kolegjit tė Shenjtė. Por nuk ka dyshim se Papa me kėtė donte tė thoshte se kardinalėt duhet tė punonin nė zyrat e tyre si ēdo zyrtar i lartė burokrat, si p.sh. senatorėt e Republikės sė Venedikut.

Gjithashtu ėshtė domethėnėse se vlerėsimi pėrfundimtar i kongre-gacioneve tė kryera prej Sistit tė V, duhet tė shihet e lidhur me aksionin e vendosur zhvilluar nga Papa pėr vėnien nė zbatim tė reformės sė kishės katolikė. 2)

Megjithatė garancinė e vetme tė pushtetit tė saj efektiv mund ta kishte vetėm nga besimi i fortė i popullit, dhe pėr tė patur njė kontroll politiko-fetar sa mė efikas organi ideal u duk se ishte famullia. Pėrsa i takon kėtij enti, u desh njė impenjim mė i madh pėr rinovimin e tij, se sa pėr organet qėndrore. Kjo pėr dy arėsye;

1.duhej ndėrruar mėndėsia e famullitarėve, tė cilėt e shihnin famullinė vetėm si njė burim tė ardhurash, nė pritje pėr tė ngjitur shkallėt e hierarkisė kishtare, se sa njė pėrkujdesje pėr shpirtrat e pjestarėve tė famullive. 3)

dhe 2. njė kler mė i ndėrgjegjėshėm pėr detyrat e tij kishte nevojė pėr mjete veprimi mė tė pėrshtatėshėm pėr detyrat e reja, qė i kėrkoheshin.

Vendosjen e rregullave bazė e bėri Koncili Tridentin, i cili gjatė sesioneve tė gjata mundi tė sqarojė njėherė e pėrgjithmonė se ēfarė duhej kuptuar pėr mision priftėror dhe se si shumė implikime mondane ishin tė papajtueshme me tė. Dhe nga ana tjetėr vendimi pėr tė vendosur detyrimin e mbajtjes nga famullitarėt tė librave tė pagėzimeve dhe tė martesave kishte pėr qėllim tė bėnte, qė administrimi i sakramenteve, tė ishte thelbi i shėrbimit priftėror, njė rast pėr tė njohur mė thellė jetėn shoqėrore e fetare tė pjestarėve tė famullisė. Pėr kėtė mbas kėtij Koncili, shumė Sinode dioqezane u morėn me kėtė problem. Por nuk qe e lehtė tė detyroheshin famullitarėt tė mbanin kėto lloj rregjistrash, dhe veēanėrisht ato pėr "Gjėndjen e frymėve"- ('Libri status animarum"). U pa e nevojshme vendosja shprehimisht e detyrimit me Ritualin Roman tė vitit 1614 - Rituali roman, realizuar nė formėn pėrfundimtare tė tij me hyrjen nė pėrdorim si pasojė e bulės "Apostolicae Sedi" tė papės Pali V (1605-1621) nė 1614. Ai ėshtė libri liturgjik, qė pėrmban formulat pėr ritet e bekimit, ceremonive, administrimit tė sakramenteve, asistencėn e ulokėve, me njė fjalė gjithēka pėrmbledh misioni baritor, pra edhe metodėn e pėrpilimit tė librave tė famullive, qė u bėnė pjesė pėrbėrėse e saj. Pėrsa i takon librit tė "Gjėndjes sė frymėve", jepen normat se si duhet tė plotėsohen. 4)

Vetėm pas kėsaj date fillon pėrhapja e gjėrė e tyre. Megjithatė na duhet tė pohojmė se pėrpilimi i tyre mbeti gjithnjė problematik pėr kishėn katolike romane.

Gadishmėria e famullitarėve pėr pėrmbushjen e kėsaj detyre, d.m.th. pėrpilimi i kėtyre librave, nuk ishte ajo qė duhej. Dhe kjo kuptohet lehtė, pasi ata pėr tė kryer kėtė punė duhej tė shkonin shtėpi mė shtėpi nė periudhėn para Pashkės. Rituali i kėrkonte famullitarėve tė shėnonin tė paktėn emrin dhe mbiemrin , sa vjeē ėshtė ēdo pjestar i familjeve tė famullisė, duke i shėnuar njėkohėsisht edhe njė "K" pėr aktet e kungimit. Famullitarėve, veēanėrisht nė famullitė mė tė populluara mund t'ju jepeshin edhe skeda emrore, tė cilat dorėzoheshin nė ēastin e kungimit tė Pashkės. Kėto skeda do ti jepnin mundėsi famullitarit tė verifikonte pėrmbushjen e detyrimit tė Pashkės. Nė fund tė librit famullitari duhej tė pėrmblidhte tė dhėnat e mbledhura nė njė lloj tabele, e t'ja dėrgonte atė Ipeshkvit.

Ėshtė i qartė volumi i punės, qė duhej tė kryhej. Por pėr famullitarėt nė dioqezat shqiptare, nuk ishte kurrsesi numri i madh i popullsisė, qė krijonte vėshtirėsi nė pėrmbushjen e kėsaj detyre. Famullitarėt nė trevat shqiptare punonin nė kushtet e sundimit otoman, gjė qė natyrisht nuk ishte e lehtė pėr tu kapėrcyer aq mė tepėr nė kushtet kur besimi zyrtar nė Perandorinė Otomane, ishte ai islam.

Tjetėr vėshtėrsi, shpesh kryesorja, nė mos plotėsimin e kėtij detyrimi, ishte pozicioni gjeografik i fshatrave, qė bėnin pjesė nė njė famulli. Largėsia jo gjithnjė e vogėl midis fshatrave dhe rrugėt tepėr tė vėshtira pėr tu pėrshkruar pėr shkak tė terrenit tepėr tė ashpėr dhe pasigurisė politike.

Gjithashtu kėtu duhet tė pranojmė se njė rol jo tė vogėl negativ pėr mosplotėsimin e detyrimeve, qė parashikonte Rituali, luante edhe varfėria e madhe e besimtarėve dhe vetė famullitarėve.

Megjithatė nė thelb mosrespektimi i normave tė vendosura nga autoritetet eprore kishtare, nga ana e famullitarėve pėrbėri pėr njė kohė tė gjatė, jo njė pėrjashtim, por njė rregull.

Kėshtu nga dioqezat shqiptare nuk kemi mundur tė kemi asnjė nga kėta libra pėr "Gjėndjen e frymėve" dhe pėr rrjedhojė nuk jemi nė gjėndje tė pėrcaktojmė nė se famullitarėt nė dioqezat shqiptare e kanė ose jo kryer kėtė detyrim. Megjithatė pėr hir tė sė vėrtetės duhet tė themi kėtu se nė Sinodin e mbajtur nė Beltojė, mė 31 Mars 1704, nėn kryesinė e Imzot Anton Babit, ėshtė vendosur mbajtja nė libra tė veēantė ashtu siē ėshtė parashikuar nė Ritualin Roman, e Pagėzimeve, Martesave, Krezmimėve, Vdekjeve dhe Gjėndjes sė Frymėve. 5)

Duke u nisur nga vendimet e kėtij Sinodi, na lejohet tė mendojmė se ndoshta nė kushtet e pushtimit otoman, klerikėt katolik nė dioqezat shqiptare, mund ta kenė kryer detyrimin e mbajtjes sė librit tė Gjėndjes sė Frymėve, nė formė relacionesh vetėm pėr Kongregatėn pėr Pėrjapjėn e Fes (Propaganda Fide) - Selinė e Shenjtė. Pėr tė arritur nė kėtė pėrfundim na vjen nė ndihmė edhe njė shėnim i vetė Ipeshkvit tė Shkodrės i vitit 1750, 6), ku thuhet se Papa Bendikti XIV (1740-1758) ka nxjerrė njė dekret mbi dėrgimin e raporteve ēdo tre vjet pranė Kongregacionit pėr Pėrhapjėn e Fes mbi famullitė e dioqezat. Pra si rrjedhim i kėtij dekreti jemi tė mendimit se kleri shqiptar natyrisht e ka zbatuar, dhe njėkohėsisht ka patur edhe kopjen e vet tė kėtyre raporteve. Mirėpo duke qenė se autoritetet pushtuese otomane mund ta pėrdornin kėtė dokumentacion pėr qėllimet e tyre, si pėr nxjerrjen e shtimin e taksave, angarive e tributeve tė ndryshme, pjesa mė e madhe e tyre nuk ėshtė ruajtur.

Por ndėrsa deri mė sot nuk kemi mundur tė ndeshemi me njė libėr tė Gjėndjes sė Frymėve, tė pėrpiluar prej ndonjė nga famullitarėt e shumtė tė dioqezave shqiptare, e kundėrta ka ndodhur me librat e tjerė tė famullive. Deri mė sot kemi mundur tė grumbullojmė njė sasi jo tė vogėl tė librave tė famullive, ku janė rregjistruar aktet e martesave, lindjeve, vdekjeve dhe krezmimeve. Por edhe nė kėtė drejtim Ipeshkvia e Shkodrės ka hasur nė vėshtirėsi nga mosrespektimi nga ana e famullitarėve tė detyrimit pėr tė mbajtur nė rregull kėtė lloj dokumentacioni. Kėshtu Ipeshkvi i Shkodrės, Imzot Pal Pema Kampsi gjatė vizitės sė tij baritore mė 26. 12. 1747 nė famullinė e Top – hannės, 7), konstaton se famullitari nuk i ka mbajtur nė rregull aktet e pagėzimit, martesave dhe vdekjeve. Pėr kėtė ai urdhėron se nė se nuk do tė veprohet konform udhėzimeve tė nxjerra nga instancat e larta kishtare famullitari rrezikon tė shkishėrohet.

Gjithashtu ka edhe rregjistra tė Ipeshkvisė e mė vonė tė Arqipeshkvisė sė Shkodrės, ku pėrveē tė dhėnave tė mėsipėrme (lindje, martesa, vdekje e krezmime) janė kopjuar edhe relacione tė Ipeshkvėve dhe Vizitatorėve Apostolik rreth vizitave tė tyre baritore nė famulli tė ndryshme; testamente tė personave tė ndryshėm; evidenca mbi pronat e famullive, kishat e pajisjet e tyre; lista tė meshėve sasia e meshėve tė mbajtura ose qė duhet tė mbahen etj.

Duke qenė se kisha katolike e konsideronte mbajtjen e dokumentacionit tė saj, d.m.th. librave tė sipėrpėrmendur dhe ēdo lloj tjetėr dokumenti tė pėrpiluar nga instancat e ndryshme tė hierarkisė kishtare, njė detyrė parėsore tė saj, drejtuesit e dioqezave kryenin kontrolle tė shpeshta pėr tė verifikuar mėnyrėn e mbajtjes dhe rregullsinė e pėrpilimit. Me rastin e kėtyre kontrolleve periodike, Ipeshkvėt bėnin edhe shėnimet pėrkatėse nė dokumente, duke thėnė nė se ēdo gjė ėshtė gjetur e shkruar e kryer sipas rregullave kishtare ose nė se ka nevojė pėr njė plotėsim apo rregullim. Konstatojmė nga dokumentacioni qė kemi nė dispozicion se arkiva kishin jo vetėm Dioqezėt dhe Kryedioqezėt, por edhe secila famulli e mision shėtitės franēeskan etj.

I - 2. Organizimi i klerit katolik nė Dioqezėn e Shkodrės

Historia e pėrhapjes sė krishtėrimit nė trevat shqiptare, si edhe krijimi dhe organizimi i kishės katolike shqiptare pėrbėjnė njė ndėr, kapitujt mė interesant jo vetėm tė historisė sonė kombėtare, por edhe asaj europiane.

Sipas burimėve tė njohura historike shėn Pali ( Apostull i Krishtit) ka kaluar nėpėr trevat shqiptare duke bėrė nė tė njėjtėn kohė qė popullata vendase tė pėrqafonte besimin e krishterė. Kėshtu sipas, shėn Euzebie tė Cezarės (339), shėn Grėgorit nga Nishi (Naissus) 344, studiuesit tė madh tė ilirisė shėn Jeronimit nga Stridoni (Spliti) 347 etj, thėnia e shėn Palit drejtuar romakėve, se ka bėrė apostulimin e tij" prej Jeruzalemit e pėrqark dhe gjer nė Iliri" , nėnkupton predikimin fizik tė Palit brenda nė Iliri.

Nė shekujt, qė pasuan besimi i krishterė u pėrhap me shpejtėsi kudo nė Europė dhe kuptohet edhe nė trevat tona, duke u bėrė nė kėtė mėnyrė feja mbizotėruese nė tė gjithė vendet e kontinentit tė vjetėr.

Edhe pse trevat shqiptare kaluan nga sundimi i Perandorisė Romake nė atė tė Perandorisė Bizantine, feja e krishterė, qė praktikohej prej popullatės vendase vazhdoi tė ishte gjėrėsisht ajo e ritit katolik. Por natyrisht duke qenė se kisha e krishterė nė Perandorinė Bizantine i takonte ritit ortodoks, ėshtė e kuptueshme qė njė pjesė e mirė e besimtarėve tė krishterė filloi tė praktikonte kėtė besim sipas ritit ortodoks. Nė kėtė drejtim bėnė pėrjashtim disa zona, siē ishin bregdeti dalmat deri nė Grykat e Kotorrit, bregdeti i sotėm i Malit tė Zi, krahina e Shkodrės, Lezhės, Mirditės, Durrėsit, Tiranės, Krujės etj. d.m.th. pothuaj i gjithė bregdeti i detit Adriatik dhe atij Jon. Ky pėrjashtim mendojmė se qe i mundur vetėm nė sajė tė ndikimit tė madh fillimisht tė Selisė sė Shenjtė dhe mė vonė edhe tė Republikės sė Venedikut.

Nė kėtė kontekst duhen parė edhe marėdhėniet e pozita e klerit katolik nė Shqipėri gjatė pushtimit otoman. Kėshtu si ecte kurba e marėdhėnieve midis Portės sė Lartė dhe Republikės sė Venedikut e Selisė sė Shenjtė ashtu ishin edhe marėdhėniet me autoritet otomane tė institucioneve klerikale shqiptare. Por sidoqoftė mbijetesa e kishės katolike shqiptare mund tė themi pa mėdyshje ka qenė tepėr e vėshtirė dhe nė disa raste e pamundur.

Pėr pėrhapjen e ritit katolik dhe organizimin e kishės katolike vendase, gjatė shekujve tė Mesjetės sė Hershme e tė Mesme, nuk kemi njoftime tė mjaftueshme nga arkivat tona. Mendojmė se ky boshllėk informatash, d.m.th. mungesa e dokumenteve tė shkruara, ėshtė njė pasojė drejtpėrdrejtė e mosqėndrueshmėrisė politike nė kėto treva dhe mbi tė gjitha luftrat e panumurta tė zhvilluara nė shekuj. Megjithatė trajtimi i kėtyre dokumenteve nuk ka qenė ai qė duhej tė ishte jo mė larg, por edhe rreth 30 vjet mė parė. (Kėshtu sipas at Zef Pllumit, nė arkivin e Urdhėrit Franēeskan, u ruajt deri nė fund tė viteve 40 tė kėtij shekulli, njė ndėr dokumentet mė tė rėndėsishėm, jo vetėm pėr historinė e kishės katolike shqiptare, por edhe tė historisė sonė kombėtare, Rregjistri i Urdhėrit Franēeskan, qė i takonte vitit 1414). Ky dokument si edhe qindra e mijra tė tjerė sot nuk gjėnden mė, duke na detyruar ti drejtohemi arkivave tė huaja si atyre tė Vatikanit, Venedikut, Stambollit, etj. Nga kėto arkiva kemi njoftimin p.sh. se Imzot Pal Ėngjėlli ishte Kryeipshkv i Durrėsit nė shek. 15. Sigurisht edhe pėr shekujt, qė pasojnė po nga arkivat e bibliotekat e huaja kemi mjaft njoftime mbi kėtė problem, por meqėnėse kjo nuk pėrbėn objektin e punimit tonė, mendojmė tė kalojmė nė shqyrtimin e njoftimeve, qė na japin Rregjistrat e Ipeshkvisė sė Shkodrės, ato tė famullisė sė Top- hannės, Shirokės, Jubanit, Sheldisė dhe ato tė Vėllazėrive tė "shėn Mikel Arkangjelit", "shėn Pjetrit e Palit".

Nė kėta rregjistra ka tė dhėna tė bollshme rreth kuadrit klerikal, ndarjes organizative tė famullive, misioneve shėtitėse tė Urdhėrit Franēeskan, si edhe natyrisht tė veprimtarive tė institucioneve klerikale vendase.

Kėshtu sipas Rregjistrit tė Ipeshkvisė sė Shkodrės, 8) gjatė gjithė shekullit tė XVIII si dhe mė parė, Ipeshkvia e Shkodrės ka qenė nėn vartėsinė e drejtpėrdrejtė tė Arqipeshkvisė sė Tivarit, varėsi qė ka vazhduar tė jetė deri nė vitin 1867.

Nė krye tė Dioqezės sė Shkodrės, natyrisht si nė tė gjitha dioqezat kudo, qėndronte njė Ipeshkv, i cili kishte edhe zėvėndėsin e tij, vikarin (mėkėmbės). Veēojmė kėtu se nė vitet 1777 e 1778 sipas dy shėnimeve nė rregjistrin e Ipeshkvisė sė Shkodrės, 9) ipeshkvi kishte 5 zėvėndėsa.

Mėnyrėn e zgjedhjes sė Ipeshkvit mendojmė se na e jep njė nga vendimet e marra nė Sinodin e mbajtur nė Kasena mė 22. 1. 1778 nėn kryesinė e Imzot Gjergj Ėngjėll Radovani. 10) Aty ėshtė vendosur se nė rast tė vdekjes sė Ipeshkvit, mė i moshuari ndėr famullitarėt, pavarėsisht nga zotėsitė apo shkollimi, thėrret Sinodin e Pėrgjithėshėm Dioqezan, i cili propozon Ipeshkvin e ri nga vikarėt e mėparshėm.

Nga ky rregjistėr mėsojmė se kanė kryer detyrėn e Ipeshkvit tė Shkodrės gjatė shek. XVIII Imzot Anton Babi, Imzot Anton Vladanji, Imzot Pal Pema Kamsi, Imzot Gjergj Ėngjėllor Radovani, Imzot Mark Kriesesi, Imzot Borzi.

Secila famulli kishte njė ose mė shumė famullitarė (priftėrinj), nė varėsi tė madhėsisė sė famullisė, si numėr besimtarėsh dhe si shtrirje gjeografike.

Gjatė mbledhjes sė Sinodeve zgjidheshin edhe priftėrinjt ė tė quajtur vėzhgues. Kėta me sa duket mbikqyrnin ose kishin tė drejtėn e dhėnies sė vlerėsimit pėr kryerjen mirė ose jo tė detyrės nga ana e famullitarėve. Gjithashtu kishte edhe priftėrinj tė ngarkuar me mbarėvajtjen e punimeve tė Sinodeve, dhe quheshin kapitullarė sinodalė. 11)

Ndėrsa pėrsa i takon etėrve franēeskanė ata quheshin misionarė shetitės dhe kishin nė krye tė tyre Prefektin Franēeskan.

Po nga burim i mėsipėrm kemi njė pasqyrė pak a shumė tė qartė tė ndarjeve ose organizimit tė zonave e krahinave tė ndryshme pėrsa i takon shėrbimit shpirtėror tė besimtarėve katolikė.

Nė vitin 1744 Imzot Vinēenc Zmajeviē, Arqipeshkv i Tivarit, 12), nė relacionin e tij dėrguar Selisė sė Shenjtė thotė se , "... kjo Arqipeshkvi numėron pesė famulli, ajo e Borgo Tivarit ( Nėn qytetin e Tivarit), Susanit (Sushanit), Spicės (Shpijit), Kastel Lastuas (Sutomora) dhe Shestanit." Po nga ky relacion mėsojmė se : "... famullia e Borgo Tivarit pėrmbledh edhe fshatrat e Zubzit e Tuxhemillit, larg i pari 3 milje dhe i dyti 4 milje nga qyteti;....

nė famullinė e Susanit pėrfshihet edhe fshati i Sesinės larg nga Susani 4 milje;... nė famullinė e Spicės, e cila ėshtė 1 milje larg nga Susani, bėn pjesė edhe fshati Barza ngjitur me Spicėn;...

famullia e Kastel Lastuas gjėndet midis popullsisė sė Pastroviēėve;... nė famullinė e Brishit (Briskut)

e Shestanit pėrfshihen 11 fshatra malorė pak larg nga njeri tjetri, Shestani, Brishi, Tesiqi, Livari, Pinēiqi, Lukiki, Gjurapsi, Brugari, Guresi, Rediki, e Ruda." 13)

Ndėrsa Dioqeza e Shkodrės nė vitin 1745 sipas relacionit tė Ipeshkvit tė Shkodrės, 14), ėshtė e ndarė nė famulli tė Nėnshkodrės dhe Mbishkodrės, si edhe Misionet e Etėrve Franēeskanė.

Kėshtu ndarja e famullive sipas relacionit tė mėsipėrm ėshtė kjo, famullitė e quajtura tė Nėnshkodrės:

"..1. famullia e Top- hannės pėrfshin edhe fshatin e Remanjit 2 milje larg nga qyteti;

...2. famullia e Kasenės pėrmbledh edhe fshatin Shelevrendi treēerek ore larg nga Shkodra, Kisanjin gjysėm ore larg nga Shkodra dhe Qafėn e Shkodrės;

...3. famullia e Shirokės njė orė larg nga Shkodra pėrmbledh edhe fshatin Pika e Madhe (Puntagrande);

...4. famullia e Sheldisė larg nga Shkodra 3 orė pėrmbledh fshatrat Renezi e Kryethiu larg nga njėri tjetri rreth njė orė;

...5. famullia e Jubanit dy orė larg nga Shkodra pėrmbledh fshatrat Gavoē 20 min. nga Jubani, Ganjollė 40 min. larg, Ashti 30 min., Grenasi njė orė e gjysėm dhe Guri i zi treēerek ore.;

...6. famullia e Barbullushit larg nga Jubani 2 orė e nga Shkodra 3 orė pėrmbledh fshatrat Bushat larg nga Barbullushi gjysėm ore dhe Kukel rreth ēerek ore;

...7. famullia e Lagjes Kondi larg Shkodra 2 orė;

...8. Trumshi i Poshtėm njė orė larg nga Lagja Kondi pėrmbledh fshatin e Darragjatit treēerek larg;

...9. famullia Lagja Çarme larg nga Shkodra njė orė e gjysėm pėrfshin edhe fshatin Shėn Serxhio;

...10. famullia e Shėn Nikollė nė breg tė detit larg nga Shkodra 6 orė, pėrmbledh fshatrat Pullanji e Reēi tė pėrshkuar tė dy nga Buna;

...11. famullia e Shėn Gjergjit nė breg tė Bunės larg nga Shkodra 3 orė pėrmbledh fshatrat Prenkali i ndarė nga Buna, Frashkanjeli, Pentari, Keroqi, Luaresi, Reēi i Shėn Gjergjit, Çurkanji, Pistuli njė orė e gjysėm larg nga Shėn Gjergji;

...12. famullia e Brias (Brisė) larg nga Shkodra 3 orė pėrmbledh fshatrat Kelesena gjysėm ore nga Bria, Bukmira njė orė larg nga Bria, Shasi treēerek ore larg, Selita larg njė orė, Suma larg 2 orė, Mida (Milla)larg 2 orė e Braisha njė orė e gjysėm larg;

...13. famullia e Dajēit larg nga Shkodra 2 orė, pėrmbledh edhe fshatrat Gramshi e Bashandi;

...14. famullia e e Obotit larg nga Shkodra 2 orė, pėrmbledh edhe fshatrat Serreqi gjysėm ore larg nga Oboti, Sambrishi njė orė larg, Goriza njė orė larg e Lisena njė orė e gjysėm larg;

...15. famullia e Berdicės njė orė larg nga Shkodra, pėrfshin edhe fshatin Bahēallėk gjysėm ore larg;

...16. dhe sė fundi famullia e Beltojės njė orė larg nga Shkodra, pėrmbledh edhe fshatrat Kosmaē treēerek ore larg, Buzgjarpni njė orė larg e Melgushi treēerek ore larg.

Ndėrsa famullitė, tė cilat Ipeshkvi nė relacionin e tij tė mėsipėrm i quan tė Mbishkodrės janė;

" ...1. famullia e Riollit 4 orė larg nga Shkodra, pėrmbledh fshatrat Rashi e Gruda;

...2. famullia e Shkeriellit nė vijė tė drejtė 6 orė larg nga Shkodra, pėrmbledh fshatrat Reēi larg nga Riolli njė orė, Lohja larg nga Reēi gjysėm ore, Zagora gjysėm ore larg nga Lohja, Dedanji (Dedaj) larg nga Zagora gjysėm ore, Duzanji (Ducaj) larg njė orė nga Dedanji, Gioanji (Xhaj) larg nga Duzanji njė ēerek ore, Bashieta (Bzheta) e Poshtme larg nga Dedanji njė orė, Bashieta e Sipėrme larg nga ajo e Poshtme gjysėm ore, Boga larg nga Bashieta e Sipėrme 2 orė e gjysėm larg dhe Verinsi (Vrithi) larg nga Boga tre orė ".

Pėrveē famullive tradicionale, qė u pėrshkruan mė sipėr, sipas njė relacioni tė vitit 1745 tė Ipeshkvit tė Shkodrės, shėrbimet shpirtėrore tė besimtarėve nė zonat malore mbuloheshin nga Misionet e Etėrve Franēskanė. Prefekti i kėtyre misionarėve i raporton Ipeshkvit pėr gjėndjen e Misioneve, pasi Ipeshkvi nuk e kryen vizitėn e tij baritore tė pėrvitshme nė kėto zona pėr shkak tė vėshtėrsisė sė madhe tė qarkullimit.

Kėshtu sipas Prefektit Franēeskan nė vitin 1745 kishte tre Misione tė tilla nė malėsinė e Mbishkodrės. Kėto Misione quheshin edhe Misione shėtitėse. Sipas raportimit tė Prefektit, 15), i pėrfshirė nė relacionin e vetė Ipeshkvit;

"...1. Misioni i Kastratit ėshtė larg nga Shkodra 8 orė, pėrfshin Spajėn ose i thėnė ndryshe Vukel larg nga Kastrati 6 orė, Selcėn larg nga Spaja 3 orė dhe Triepshin larg nga Selca 6 orė;

...2. Misioni i Grudės sė Sipėrme larg nga Triepshi duke ecur fshat mė fshat 6 orė, drejtpėrdrejt 3 orė;

...3. dhe Misioni i Hotit larg nga Gruda 3 orė e gjysėm".

Ndarja e mėsipėrme e famullive dhe Misioneve tė Etėrve Franēeskanė ėshtė pak a shumė e njėjtė edhe gadi pas tridhjetėsh. Mbas vizitės baritore tė Ipeshkvit tė Shkodrės nė vitin 1777 nėpėr Dioqezėn e Shkodrės, ai pėrpilon relacionin pėrkatės mbi kėtė vizitė. Sipas kėtij relacioni 16), Dioqeza e Shkodrės ėshtė e ndarė nė kėtė mėnyrė:

1. Famullia e Top-hannės, rrethina e Shkodrės, qė pėrfshin edhe fshatrat Remanj, Vrakė e Grilli i Riolit;

2. Famullia e Barbullushit, qė pėrmbledh fshatrat Kukuli, Bushiati i Poshtėm, Goriza, Pasterpati, Ranza e Tuoshi;

3. Famullia e Beltojės, qė ka tė pėrfshirė edhe fshatin Buzgjarpni;

4. Famullia e Lagja Konti, nuk thuhet nė se ka edhe fshatra tė tjerė.

5. Famullia e Trumshit tė Poshtėm, qė pėrfshin edhe fshatin Jugė.

6. Famullia e Brias, qė pėrfshin fshatrat Shėn Gjergj, Kelesina, Mida, Suma, Bruisa, Shasi e Bukmira.

7. Famullia e Goricės, qė pėrmbledh fshatrat Sambrishi i Poshtėm, Sambrishi i Sipėrm, Murriqani, e Lisna.

8. Famullia e Obotit, qė pėrfshin edhe fshatin Sereqi.

9. Famullia e Lagjes Çarme, qė pėrmbledh fshatrat Daragjat e Shėn Gjergj.

10. Famullia e Berdicės, pėr tė cilėn nuk thuhet nė se ka ndonjė fshat tė bashkuar me tė.

11. Famullia e Shėn Gjergjit, pėr tė cilėn nuk jepet spjegimi se cili fshat apo fshatra pėrfshihen nė tė.

12. Famullia e Dajēit, qė pėrmbledh fshatrat Gramshi, Mbushandi, Skordula, Rushkuli e Bellenji.

13. Famullia e Shėn Nikollės nė breg tė detit, qė pėrmbledh fshatrat Setoi e Dulanji.

14. Famullia e Pullanjit, qė pėrmbledh fshatrat Reē, Kierreti, Barzha, Velipoja, Gadurēi, Villuni, Bakesi, Suka e Mali i Bashetės.

15. Famullia e Shėn Gjergjit,(Ky ėshtė shėn Gjergji i vertet mbi bunė) qė pėrmbledh fshatrat Frashkanjeli, Pentari, Keroqi, Prenkali, Luarsi, Reēi, Çiurēiai, Pistuli dhe Isterpore (?).

16. Famullia e Shirokės, qė pėrfshin Kasenėn ose ndryshe Tebuena dhe Kisanjin.

17. Famullia e Sheldisė, qė pėrfshin vetėm fshatin Kryethi.

18. Famullia e Jubanit, qė pėrmbledh fshatrat Ganjolla, Gavoēi, Temani, Kosmaēi, Ashti, Vukatana, Kuēi, Guri i Zi e Renez.

Siē shihet nė vitin 1777 Dioqeza e Shkodrės ėshtė e ndarė nė 18 famulli, nga 17 qė kanė qenė nė vitin 1745. Gjithashtu ka edhe disa ndryshime pėrsa i takon kalimit tė ndonjė fshati nga njė famulli nė tjetrėn. Kėto kalime jemi tė mendimit se janė thjesht pėr arsye praktike tė lehtėsimit ose tė famullitarit ose tė vetė besimtarėve pėr tė kryer ritet e ndryshme fetare.

Njoftimin e fundit pėr mėnyrėn e ndarjes sė famullive nė Dioqezėn e Shkodrės pėr shek. e XVIII e kemi nga viti 1778. Gjatė Sinodit tė mbajtur nė Kasena (Shirokė) mė 21 Janar 1778, 17), ndėr tė tjera ėshtė vendosur qė Dioqeza tė ndahet nė 13 famulli dhe konkretisht ato do tė jenė: 1. Kasena e Shiroka, 2. Top-hanna, 3. Rioli, 4. Shkrieli, 5. Jubani e Sheldia, 6. Barbullushi, 7. Beltoja e Berdica, 8. Tre Trumshat, 9. Daiēi, 10. Shėn Nikolla e Pullanji, 11. Shėn Gjergji, 12. Bria, dhe 13. Oboti e Gorica.

Nga vendimi i mėsipėrm i Sinodit tė pėrgjithėshėm dioqezan tė Kasenės i mbajtur nė viti 1778 arrijmė nė pėrfundimin llogjik se tė gjitha organizimet ose riorganizimet e famullive dhe misioneve bėheshin detyrimisht nė mbledhjet periodike tė klerit.

Theksojmė kėtu se edhe nė se njė klerik i thjeshtė do tė donte tė kalonte nga njė Dioqezė nė tjetrėn duhej detyrimisht tė merrte leje nga autoritetet kishtare. Kėshtu nė kėtė rregjistėr gjėndet njė shėnim i Ipeshkvit tė Shkodrės, Imzot Gjergj Ėngjėll Radovani, e cili bėn fjalė pėr njė klerik tė quajtur Anton Marashi, i cili dėshėron tė shkėputet nga Dioqeza e Shkodrės pėr tė kaluar nė atė tė Durrėsit. 18) Sipas kėtij shėnimi Ipeshkvi dėshėron ti bėjė tė ditur pasardhėsve tė tij, se i quajturi Anton Marashi, kierik minor nė Kurbin, nė Shkurt tė vitit 1775 i ka bėrė njė lutje pėr tė kaluar nė varėsi tė Dioqezės sė Durrėsit. Kjo lutje e tij ėshtė aprovuar me keqardhje nė Nėntor tė vitit 1775.

Gjithashtu edhe problemet e kuadrit kishtar vendoseshin po nė kėto mbledhje tė klerikėve ose Sinodet e pėrgjithshme dioqezane. Nė relacionet e tyre Arqipeshkvi i Tivarit dhe Ipeshkvi i Shkodrės rregullisht japin tė dhėna mbi kuadrin klerikal tė dioqezave pėrkatėse. Pėrveē emrit dhe origjinės, japin moshėn, shkollimin, vitet e pėrvojės si klerik dhe disa cilėsi tė tyre profesionale e personale. E shohim me vend tė theksojmė se duke analizuar tė dhėnat mbi origjinėn e tyre edhe nė se nuk jepet, duke gjykuar nga emrat, arrijmė nė pėrfundimin se pothuaj tė gjithė janė shqiptarė. Nuk jemi nė gjėndje tė bėjmė tė njėjtin pohim pėr misionarėt franēeskanė, pasi pėr ta nuk ka asnjė tė dhėnė nė relacionet e sipėrpėrmendura. Pėrsa i takon numrit tė tyre, ai ka variuar nga viti nė vit nė funksion tė numrit tė besimtarėve dhe natyrisht nevojave tė tyre. Por mendojmė edhe nė varėsi tė interesave tė Selisė sė Shenjtė apo Republikės sė Venedikut, si edhe marrėdhėnieve tė tyre me Portėn e Lartė.

Kėshtu sipas relacionit 19) tė Imzot Vinēenc Zmajeviqit nė Arqipeshkvinė e Tivarit nė vitin 1744 kishte 5 priftėrinj, tė cilėt shėrbenin nė famullitė e kėsaj Arqipeshkvie. Po nė kėtė relacion Arqipeshkvi thekson se po pėrgatiten edhe 4 tė rinj, dy nė shtėpinė e tij dhe dy nė Kolegjin e Fermos, 20)

Mė shumė tė dhėna kemi pėr Dioqezėn e Shkodrės. Kėshtu nga relacioni i Ipeshkvit tė Shkodrės, Imzot Pal Pema Kampsi, hartuar nė vitin 1745, 21), mbas vizitės baritore nėpėr Dioqezė, na rezulton tė kenė qenė nė shėrbim tė besimtarėve 20 priftėrinj dioēezan, duke pėrfshirė edhe vetė Ipeshkvin, dhe 12 misionarė franēeskanė.

Pėr priftėrinjtė dioēezan nė relacion jepet origjina, nga cila fshat janė, gjėndjen familjare dhe natyrisht shkollimi. Sipas kėtij bilanci tė bėrė prej Ipeshkvit, pjesa mė e madhe janė tė shkolluar nga Etėrit Franēeskanė, katėr nė Kolegjin Ilirik tė Loretos dhe njė nė Fermo.

Ndėrsa nė relacionin e vitit 1777, 22) tė Ipeshkvisė sė Shkodrės numri i priftėrinjve rezulton tė ketė qenė 29, pa llogaritur Ipeshkvin dhe ndonjė sekretar tė tij. Siē shihet mbas gadi tridhjetė vjet numri i priftėrinjve ėshtė rritur 50%. Ky fakt mendojmė ėshtė i lidhur drejtpėrdrejt me rritjen e numrit tė popullatės me besim katolik, por edhe natyrisht me kushtet mė tė favorshme politike nė Vilajetin e Shkodrės.

Gjithashtu duhet theksuar se pėrsėri tė gjithė priftėrinjtė e Dioqezės sė Shkodrės janė shqiptarė dhe nė pjesėn mė tė madhe janė tė shkolluar nga Etėrit misonarė franēeskanė, nga Ipeshkvėt, nga Kongregacioni i Propogandės Fide, nga Familja e Shenjtė e Napolit dhe vetėm tre prej tyre janė shkolluar nė Kolegjin Ilirik tė Loretos.

Nė kontekstin e organizimit dhe funksionimit tė klerit katolik shqiptar mendojmė se nė gjirin e komunitetit katolik, pėrveē institucionit tradicional tė famullisė, i cili krijonte njė lidhje tė natyrshme midis klerikut e besimtarit, funksiononte edhe njė lidhje tjetėr e veēantė, shoqeritė fetare, ose vėllazėritė, tė cilat mbanin emrin e njė shenjtori.

Ky fenomen tepėr intersant do tė trajtohet mė gjėrė nė fund tė kėtij kapitulli.

Rregjistri i Ipeshkvisė sė Shkodrės i vitit 1744, 24), ėshtė gjithashtu edhe njė burim tė dhėnash me vlerė pėrsa i takon pronave tė kishave nė famullitė e ndryshme tė Dioqezės sė Shkodrės, si edhe tė pajisjeve tė shenjta, qė kanė kėto objekte.

Nga tė dhėnat e kėtij rregjistri rezulton se nė pjesėn dėrmuese objektet e kultit nuk janė tė pajisura si duhet me tė gjitha sendet e duhura pėr tė kryer shėrbesat e ndryshme fetare. Gjėndja e tyre si ndėrtesa gjithashtu sipas relacioneve tė vetė prelatėve katolikė ishte shumė e keqe. Njė numėr jo i vogėl i kishave bile ishin edhe krejt tė zbuluara, disa tė tjera kishin pėsuar dėme nga tėrmetet, disa tė tjera edhe pse nuk specifikohet nga luftrat, disa nga vjetėrsia etj., por mbi tė gjitha mundėsitė pėr ti rregulluar ishin shumė tė pakta. Shkaqet ishin dy mungesa e burimeve financiare dhe moslejimi nga ana e autoriteteve otomane pėr tė kryer meremetimin e tyre.

Relacionet e viteve 1745 e 1777, 25), Ipeshkvėt e Shkodrės japin tė dhėna tė sakta pėr tė ardhurat, pronat dhe pajisjet, qė zotėrojnė ose kanė nevojė secila famulli e kishė.

Sipas tyre nė pjesėn mė tė madhe trojet, ku janė ndėrtuar kishat dhe objektet e tjera tė kultit janė pronė e kishės katolike. Megjithatė ka disa raste kur prona jo vetėm nuk ėshtė pronė e kishės, por nuk ėshtė as e banorėve tė famullisė.

Kėto raste Ipeshkvi i Shkodrės, Imzot Pal Pema Kampsi, nė relacionin e tij tė vitit 1745, 26), i pėrshkruan si prona tė otomanėve. Kėshtu ai spjegon se "...pronat nė fshatin Ganjollė, ... trualli i Abacisė nė Shėn Gjergj,... dhe trualli i kishės sė Xhovani Batistės nė Riol janė pronė e otomanėve..." Specifikimi i bėrė prej Ipeshkvit se janė tė otomanėve dhe jo tė turqve, mendojmė se ka tė bėjė me atė se pėr otomanė ai nėnkupton autoritetet vendore nė Sanxhakun e Shkodrės, d.m.th. kėto troje janė pronė shtetėrore.

Gjatė vizitave tė tyre baritore Ipeshkvėt e Shkodrės, siē e kemi thėnė edhe mė sipėr midis shumė tė dhėnave siē numri i shtėpive katolike dhe i frymėve, janė fėmijėt e krezmuar, personat qė janė krezmuar, personat e paaftė, vendndodhja e famullisė dhe fshatrave qė bėjnė pjesė nė tė, kisha ose kishat qė mund tė jetė nė tė, famullitari dhe tė dhėna personale pėr tė, gjėndja e arkivit tė famullisė, gjėndja e objekteve tė kultit, qė eventualisht gjėnden nė famulli, pajisjet e tyre, jepen edhe tė dhėna pėr tė ardhurat e kishės dhe pronat, qė ajo zotėron nė secilėn famulli.

Kėshtu duke analizuar kėto tė dhėna na rezulton se kleri katolik gjatė shek. XVIII nga pikpamja financiare ėshtė nė vėshtirsi tė mėdha, edhe pse Selia e Shenjtė, por sidomos Kongregacioni i Propogandės Fide mundoheshin tė dėrgonin diēka nė ndihmė tė klerit katolik shqiptar, ndihmė qė sipas vetė klerikėve ėshtė krejtėsisht e pamjaftueshme. Nė kushtet kur gjėndja e fshatit shqiptar tė shek. XVIII dhe sidomos ai i banuar nga besimtarė katolike ishte jo e mirė, kuptohet qė edhe tė ardhurat e famullitarit nga besimtarėt ishin relativisht tė vogla. Nga dy relacionet e viteve 1745 dhe 1777 vėrejmė se Ipeshkvia e Shkodrės merrte nga Kongregacioni i Propogandės Fide njė ndihmė vjetore nė tė holla. Kjo ndihmė i shpėrndahej famullitarėve ose pėrdorej pėr blerjen e meremetimin e pajisjeve tė objekteve tė kultit.

Kėshtu nė relacionin 27), Ipeshkvi i Shkodrės shkruan se tė ardhurat nė tė holla tė famullitarėve tė Dioqezės sė Shkodrės nga besimtarėt bamirės janė 273 skuda dhe njė famullitar nxjerr 16 skuda nga pronat e kishės, ndėrsa pėr Kongregacionin e Propogandės Fide thuhet se jep 45 skuda, tė cilat i shpėrndahen famullitarėve tė ndryshėm. Siē shihet ndihma e marrė nga Kongregacioni i Propogandės Fide ėshtė gadi 15 % i tė ardhuravet nga banorėt e famullive.

Nė relacion nuk jepen tė ardhurat pėr Misionet e Etėrve Franēeskanė dhe as tė vetė Ipeshkvit e zėvėndėsave tė tij.

Ndėrsa nė relacionin 28), Ipeshkvi i Shkodrės jep mė shumė hollėsi rreth pronave dhe tė ardhurave tė famullive. Sipas njė "pyetsori" tė pėrcaktuar qė mė parė, Ipeshkvi pėr secilėn famulli, qė viziton, na jep pothuaj tė njėjtat tė dhėna, duke filluar me listėn e fėmijėve tė krezmuar e duke pėrfunduar me nevojat, qė mund tė ketė famullia.

Kėshtu ky relacion ėshtė diēka mė i hollėsishėm se ai i vitit 1745. Duke analizuar tė dhėnat pėr pronėsitė e famullisė vemė re se njė pjesė e mirė e pronave si ara, livadhe, vreshta, shtėpi, ullishta etj. janė lėnė nė favor tė famullisė, duke kėrkuar nė kėmbim celebrimin e meshave pėr nder tė tė vdekurve. Sipas vlerės sė pronės sė lėnė me testament kishės pėrcaktohet sasia e meshėve dhe mėnyra e celebrimit tė meshėve, tė kėnduara ose jo. Kjo ishte edhe rruga kryesore pėr shtimin e pronave tė kishės. Kėtu mund tė pėrmendim ndėr tė tjera se "...shtėpia e famullisė sė Barbullushit ėshtė lėnė nga gruaja e Mark Geg Reēit ... 6000 aspra tė lėna me detyrimin pėr tė bėrė 6 mesha tė kėnduara nė vit;...famullisė sė Lagjes Kondi i ėshtė lėnė njė livadh, qė jep 8 korra bar nė muaj, pa caktuar sa meshė duhen bėrė, si edhe pėrsėri pa caktuar se sa meshė duhen celebruar rreth 3 ditė terren, qė i mbjellin me oriz ēdo tre vjet e japin rreth 8 skuda nė muaj;...nė famullinė e Trumshit tė Poshtėm Anton Geca i ka lėnė njė ditė livadh kishės pa caktuar se sa meshė duhen celebruar;... nė famullinė e Lagjes Çarme fshati ka dhėnė 9000 aspra pėr shtėpinė e famullisė nga tė cilat 4500 me detyrimin e celebrimit tė 3 meshėve tė kėnduara ēdo vit, 12 ditė tokė qė njė herė nė tre vjet mbillet me oriz e jep 6000 aspra po u mboll e tėra dhe pėr kėtė dhurim celebrohen meshėt nė ditėt e Djela, dhe njė meshė nė kujtim tė Mark Barzit, qė i ka lėnė njė ditė tokė famullisė;... nė famullinė e Berdicės livadhet janė lėnė tė gjitha me detyrimin e celebrimit tė meshėve, zotėrimet janė Rogameja 6 kopella, Vitheja 3 kopella, Pultinea tre masa pėr meshė, Nendeteja e Dushkeja dy masa, Bairoz nė Lite 6 ditė dhe Nenutheja;...nė famullinė e Daiēit trualli i shtėpisė sė famullisė ėshtė lėnė nga Ėngjėll Dodanji me detyrimin e vėnjes sė njė pėrkujtimoreje nė tabelė mbi altar, ka 17 ditė tokė e pėr to celebrohen meshėt ditėt e Djela, 7 ditė livadhe pa caktuar meshė;... nė famullinė e Shėn Gjergjit ka rreth 6 ditė tokė pėr tė cilėn celebrohen meshėt tė Djelave;...nė famullinė e Pullanjit Kolec Jak Juta ka falur truallin pėr ndėrtimin e shtėpisė sė famullisė me detyrimin e dy meshave tė kėnduara nė vit, rreth 7 ditė tokė e pėr kėto celebrohen meshė ditėt e Djela;...nė famullinė e Brias pėr ndėrtimin e shtėpisė sė famullisė dom Anton Guga ka dhėnė 8000 aspra me detyrimin e celebrimit tė njė meshe tė kėnduar nė vit, ka rreth njė ditė vreshtė, njė pemė ulliri dhe rreth 5 ditė tokė pėr tė cilat nuk ka detyrim pėr celebrim meshash;.. nė famullinė e Top- hannės trualli i shtėpisė sė famullisė ėshtė lėnė prej Imzot Pal Pema Kampsit, Paula Logorezi ose Gjierpineja i ka lėnė famullisė qė pas vdekjes sė saj gjysmėn e dyqanit nė Pemeneve e pėr kėtė kėrkon celebrimin e 3 meshėve tė kėnduara dhe 32.000 aspra tė lėna me detyrimin e celebrimit tė meshėve;... nė famullinė e Jubanit janė 38.598 aspra tė lėnė nė pėrdorim pėr meshė, njė ograjė, njė kopėsht, njėmbėdhjetė ullinj, dy ditė zotėrim tokė."

Nė relacionin e vitit 1777 29), tė ardhurat e famullitarit jepen me sasinė e prodhimeve bujqėsore, qė ai merr me sa duket nga pronat e vetė famullisė. Kėshtu midis tė tjerave thuhet se "...famullitarėt e Top- hannės marrin 30 skuda nga Kongregacioni i Propogandės Fide dhe nga famullia 9000 aspra;... famullitari i Brias merr nga Kongregacioni i Propogandės Fide 18 skuda, mė tepėr se 7 masa grurė e misėr, 6 okė djathė, 2 okė lin, 60 masa verė;... famullitari i Obotit merr nga 2 ditė vreshtė 80 masa verė;... famullitari i Shėn Gjergjit merr 30 masa grurė e misėr, 20 okė djathė, 6 okė lin, 30 spatula; famullitari i Jubanit merr 5 reale nė muaj nga ullinjtė, 2 reale nga njė ograjė, 24 masa misėr e grurė, 15 okė djathė, 12 skuda nga Kongregacioni i Propogandės Fide;... famullitari i Pullanjit merr 13 masa misėr e grurė dhe 4 karro bar;... famullitari i Dajēit merr 16 masa misėr e grurė, djathė 4 okė, rreth 4 okė lin, 12 karro bar;.. famullitari i Beltojės merr 21 masa misėr e pak grurė, dhe 4 okė djathė,.... ai i Lagjes Kondi merr rreth masa misėr e grurė, 10 okė djathė, mė tepėr se 10 spatula,... nga njė livadh 8 karro bar nė muaj;... ai i Trumshit tė Poshtėm merr 9 masa misėr e pak grurė, 3 okė djathė, 6 karro bar njė herė nė ēdo dy vjet, dhe 8 skuda nga Kongregacioni i Shenjtė;... famullitari i Berdicės ka vetėm 1400 aspra tė ardhura etj." , e kėshtu me radhė pėr tė gjithė famullitė e tjera.

Tjetėr burim tė ardhurash ishin edhe lėmoshat e marra me rastin e shpėrndarjes sė indulgjencave dhe Vitit tė Shenjtė gjatė festave fetare tė ndryshme. Sasitė e tė hollave tė grumbulluara me kėtė rast Ipeshkvi nė relacion i evidenton veēmas nga tė ardhurat e tjera. Kėshtu sipas po tė njėjtit relacion tė vitit 1777, 30) "... nė famullinė e Goricės lėmosha e Vitit tė Shenjtė ėshtė 60 aspra;... nė famullinė e Kasenės kjo lėmoshė ėshtė 13 reale e dy aspra;...nė famullinė e Barbullushit lėmosha ėshtė 3 reale e 2000 aspra;... nė famullinė e Lagjes Kondi lėmosha ėshtė 4 reale e 20 para;... nė famullinė e Pullanjit lėmosha ėshtė 400 aspra;...etj."

Dhe sė fundi nė pasuritė e famullive mendojmė se bėjnė pjesė objektet e kultit, si edhe pajisjet e sendet e tyre, qė gjėndeshin nė famullitė respektive. Nė kėtė drejtim kemi tė dhėna mė tė plota vetėm nga relacioni i vitit 1777 i Ipeshkvit tė Shkodrės i hartuar gjatė vizitės baritore tė ndėrmarrė prej tij nė periudhėn 30 Tetor 1777 deri mė 8 Janar 1778, 31), megjithėse duhet tė themi se pėr sa i takon sasisė sė kishave Ipeshkvi edhe nė relacionin e vitit 1745, mbas vizitės baritore ka sinjalizuar sasinė e kishave tė gjetura nė kėtė Dioqezė. Nė relacionin e mėsipėrm Ipeshkvi i Shkodrės jep hollėsisht pėr secilėn famulli se sa kisha gjėnden nė tė, gjėndjen e tyre fizike, nė se i ėshtė bėrė ndonjė ndėrtim ose meremetim, nė se ka nevojė pėr rregullime, si edhe njė inventar i pajisjeve tė gjetura, ato qė mungojnė, si edhe gjėndjen fizike tė kėtyre tė fundit. Gjithashtu pėrsa i takon kishave ka disa raste kur evidentohen edhe veprat e artit tė realizuara e tė dhuruara nga besimtarė shqiptarė.

Sipas relacionit tė vitit 1745, 32), nė gjithė Dioqezėn e Shkodrės gjėndeshin mbi 30 kisha, njė katedrale dhe njė kuvend, si edhe njė sasi kishash tashmė tė rrėnuara.

Ndėrsa nė relacionin e vitit 1777, 33), Ipeshkvi i Shkodrės ka numėruar gjatė vizitės sė tij nėpėr Dioqezė 21 kisha dhe njė katedrale. Nuk ka tė pėrfshirė kėtu numrin e kishave, qė gjėnden nė Malėsi dhe qė janė nėn kujdesin e Etėrve Franēeskanė. Gjithashtu nė ndryshim nga relacioni i vitit 1745 nė kėtė relacion nuk bėhet fjalė pėr kishat e rrėnuara, nė tė cilat nuk kryhen mė shėrbesa fetare.



http://www.dardania.com/phoenix/botime/NNika.html

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr & Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
http://www.phoenix-shkodra.de